Page 1 of 1

“The Guardian” Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27-vjeçare të emrit

Posted: Thu Jul 06, 2017 8:50 pm
by Adriana
Gazeta e njohur britanike “The Guardian” shkruan se:

- Maqedonia dhe Greqia janë afër zgjidhjes së çështjes 27-vjeçare të emrit të shtetit të Maqedonisë.


Sipas kësaj gazete, sinjalet pozitive janë dhënë nga kryeministri Zoran Zaev, pas vizitës së tij në Bruksel. “E di që nëse kemi marrëdhënie miqësore dhe qasje pozitive, atëherë një zgjidhje është e mundshme”, citohet të ketë thënë Zaevi.

Më tej, gazeta citon atë çfarë Zaev tha në konferencën për shtyp së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërkaq përmend edhe deklarimet greke për frikën e tyre për pretendime territoriale ndaj provincës veriore greke të Maqedonisë.

“The Guardian” konsideron se Zaevi ka një qëndrim më pajtues rreth kësaj çështjeje, duke shtuar se ndonjë emër i ri i mundshëm mund të përfshijë cilësime gjeografike si Maqedonia e sipërme, e veriut, ose Maqedona e Re.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të realizojë sot takim me homologun e tij grek, Nikos Kotzias.


Ideja më e fundit ishte ajo e dalë nga një gazetar i gazetës `Financial Times` e cila sugjeron:

- “Për shkak të rëndësisë vitale për t’u arritur stabiliteti në Ballkan, unë sugjeroj që emri i ri duhet të jetë “Paeonia”. Banorët duhet të jetë shumë krenar me këtë emër, pasi për dallim nga Maqedonia, Paeonët kurrë nuk njohën besnikërinë ndaj Mbretit të Madh të Persisë gjatë periudhës 512 deri 496 p.e.s.”, shkruan Malcolm Spencer nga Universiteti i Manchesterit.

Nga Pirro Prifti*

Çfarë fshihet pas Emrit të ri të Maqedonisë – Paeonia

Per mendimin tim të cilin e kam shprehur edhe tek www.infopress Pak Histori) emri Paeoni, nuk shpreh dhe nuk e përfshin tërësinë e emrit aktual Maqedoni, dhe mendoj se është një `dhuratë greke` e dërguar nëpërmjet “Financial Times”. Me këtë për të interesuarit me një gur vriten `jo dy por tre zogj`:

- Justifikojnë pjesën tyre veriore me të njëjtin emër me kryeqytet Thesalonikun,
- Përkëdhelin shqiptarët se Paeonia nuk është Maqedoni por një entitet i vjetër iliro-dardan që dikur ka ndihmuar Trojën.
- U thotë maqedonasve të sotëm që ju jeni etni e vërtetë dhe nuk jeni as bullgarë as sllavë madje as …..maqedonas.


Kjo zgjidhje mendoj se do të ngatërrojë edhe më keq situatën dhe të shkaktojë pakënaqësi si brenda Maqedonisë, ashtu dhe te fqinjët e saj kryesisht bullgarët dhe më pak te serbët, kurse politika greke do të fërkojë duart për këtë `puzzle` që ua ka dhuruar me marifet nëpërmjet “Financial Times”- shtetit maqedonas.

Si do reagojë Shteti Maqedonas? Këtë do ta shohim.

*publicist



Pak Histori
Nga Pirro Prifti / www.infopress


Mbas Traktatit të Shën Stefanit midis Rusisë fituese dhe Perandorisë Turke humbëse, në 3 Mars 1878, u konfiguruan 2 shtete kryesore të krishtera: Bullgaria dhe Serbia. Greqia, e pavarur që nga viti 1831. Nuk kishte pretendime territoriale ndaj fqinjëve deri në atë moment.

Europa Perëndimore sidomos Anglia, Franca Austro-Hungaria, dhe Gjermania, duke mos qenë dakord me këtë Traktat, realizuan Kongresin e Berlinit më 1 qershor 1878, Gadishulli i Ballkanit u nda ndryshe dhe fituese konkrete të tokave së bashku me popullsinë u bënë Serbia, Mali i Zi dhe më pak Bullgaria. Humbëse e tokave dhe e popullsisë ishte Shqipëria, Maqedonia, Rumelia e atëhershme dhe Thrakia.

Greqia mori në 1881 Selanikun dhe pjesë të tjera të trevave maqedonase në veri, mori Janinën dhe Epirin e Jugut, me pretendime qe të merrte dhe Epirin e Veriut në të ardhmen,

Serbia mori Kosovën dhe një pjesë të veriut të Maqedonisë, Bosnjën, Hercegovinën dhe së bashku me Kroacinë bënë një Mbretëri.

Mali i Zi mori Plavën, Gucinë, Tivarin, Kotorrin, Ulqinin, Tuzin. Për pak mori dhe Shkodrën.

Bullgaria si më e privilegjuara e Rusisë sipas Traktatit te Shën Stefanit, mori me pak toka pas Kongresit te Berlinit, një pjesë të Rumelisë dhe të Thrakisë.

Maqedonia nuk është përmendur në “Iliadën” e Homerit. Maqedonia lindi si emërtim rreth viteve 700 p.e.s. dhe sipas autorëve popullata e atëhershme nuk ishte Helene, kjo dhe sepse Helenët erdhën rreth po atij shekulli dhe quheshin Dorianë.

Disa Historianë të lashtë përmendin se Maqedonia erdhi si emër nga Aemathia (e Madhe- Mati), e cila përfshihej në fiset ilire të Enkeleasve dhe Dardanëve dhe flisnin të njëjtën gjuhë.

Historianët grekë si tendenciozë që janë kanë dhënë disa variante të lashta se nga vjen emri maqedonas duke u përpjekur të thonë se Maqedonia ishte territor dhe popullatë Helene, gjë që nuk është fare e vërtetë po t’iu referohesh Herodotit dhe Polibus, por dhe historianëve më të vonshëm p.sh., sipas grekëve dhe pikërisht sipas Hesychius të Alexandrisë, Macedonia vjen nga fjala `Macednos` që është fjalë doriane e që do të thotë i madh (macros). Por sipas Robert S. P. Beekes,, kjo fjalë është me substrat pre-grek dhe spjegohet me termat indoeuropianë.

Prandaj sipas studimeve tona Maqedonia vjen nga AeMathia- e madhe (ose siç e kanë shtrembaruar grekët me fjalën Makros- që do të thotë gjithashtu – e madhe), pra është fjalë shqipe. Sipas Edwin Zhak, fjala Maqedoni mund të përkthehet si fjalë e përbërë shqipe: Maj (mbaj)- Qe dhe Dhoi (Dhi) (https://en.wikipedia.org/wiki/Macedonia_(terminology).

Popullata e Maqedonsë së lashtë dhe kishte lidhje shumë të afërta me ilirët, por nuk ishin Paonë, dhe as thrakë). Paonët ishin shumë të afërt me thrakët. Maqedonia e atëhershme kufizohej dhe përfshinte Paeoninë në veri, në veri-perëndim kufizohej nga Dardanët, dhe në jug kufizohej me Enkeleasit, Pelagonët dhe Lyncestët që përfshihen në Mbretërinë e Mollosëve që konsiderohen pjesë të fiseve të shumta të ilirëve nga e cila e kishte emrin dhe Gadishulli Ilirik.

(https://en.wikipedia.org/wiki/Republic_ ... #Etymology).

Sipas Strabonit në pjesën perëndimore, në saje të të dhënave të Polibit të cilave iu referohet, kufiri etnik në mes maqedonëve e ilirëve është distanca hapësinore midis Lihnidës dhe Heraklesë në vendin ku kalon Via Egnatia, rrugë me rëndësi ekonomike e strategjike.

Nga fiset dardane, përkatësisht me Dardaninë në veri, Maqedoninë e ndante kufiri që kalonte në Byllazorë (Veles), pikë me rëndësi strategjike në luginën e lumit Aksi (Aksisos, Vardari). Ky ka qenë edhe qyteti më i madh në mbretërinë e Peonisë. Këtë qytet Filipi V në vitin 167 p.e.s. e shtie në duart e maqedonëve.

Kufirin verior e përshkruan Ptolomeu. Ai merr vijën që shkon në drejtim të Scardusit (Mali Sharr), pastaj të malit Orbelos, prej këtu vazhdon gjer në pikën prej 49 shkallë të gjatësisë gjeografike lindore dhe 42 shkallë e 20 minuta të gjerësisë gjeografike veriore. Mirëpo Stroboni, nga ana tjetër, si kufi verior të Maqedonisë e merr vijën që shkon prej perëndimit në drejtim të lindjes duke i bashkuar malet Bertiscos, Scoradus, Orbelos, Rhodope dhe Haemus. Këto të dhëna që i jep ky autor antik (Stroboni) për kufizimin e Maqedonisë në pjesën veriore, prof. Selmani është i mendimit se nuk mund të merren në tërësi si të sakta. Këtë e arsyeton me faktin se Stroboni shkon shumë në veri, gjë që nuk mund të shihet në të dhënat e autorëve të kësaj periudhe kohore. Kështu, p.sh. mali Orbelos nuk mund të identifikohet me Malin e Zi të Shkupit, as me malin Bellasica. Ky i fundit mund të identifikohet me malin Osogovo, kurse Haemus me malin Ballkan.

Përk kufirin lindor nuk jepen shumë të dhëna. Përmendet se Maqedonia antike në vitin 160 p.e.s. në këtë anë kufizohej me mbretërinë e Peonisë. Në pjesën jugore kufiri i Maqedonsë fillon prej lumit Penea. Ky lumë ndan dy krahina të Maqedonisë, Pierinë dhe Magnesinë e Thesalisë me krahinën e tretë në veri, e cila përfshin një hapësirë shumë të madhe. Pjesët e tjera të kufirit në këtë anë, Selmani i cakton në saje të të dhënave të periudhës romake. Në bregun e Haliakmonit gjendet Dolihe, qytet me rëndësi i Tripolisit peraibik në Republikën e Thesalisë. Në këtë anë kufiri ka kaluar nëpër anët perëndimore të Olimpit në veri, që pastaj kalon në Pition (Thesali) dhe Petre ose Pjetri në Maqedoni http://fax.al/read/news/10501023/151947 ... et-paeonia.

Popullsia e atëhershme e Maqedonisë

Për strukturën e popullsisë antike në këtë hapësirë janë marrë shumë autorë, Në këtë drejtim dallohet edhe studiuesi J.G. fon Han. Ky autor ka bërë një analizë mjaft të gjerë për strukturën e etniteteve. Ai shprehimisht thotë: “Epirotët dhe maqedonët qysh në kohën e Strobonit kanë qenë jogrekë ose barbarë. Epirotët, maqedonët dhe ilirët janë fise të afërta me njëri-tjetrin, ose me prejardhje të përbashkët. Ka shumë shenja se epirotët dhe maqedonët formonin bërthamën e trungut të popujve tireno-pellazgjikë…

Polibi, autor antik, maqedonët dhe peonët i quan grekë. Mirëpo për këta dy popuj studiuesi kroat A. Stipçeviq në librin e tij “Ilirët” thotë se janë me prejardhje ilire. M a q e d o n ë t e p e o n ë t gjatë shekullit IV qenë helenizuar duke humbur gradualisht identitetin e tyre.

Për sa i përket Paeonisë, është popullatë dhe vend i lashtë. Në Iliadë Paonët ishin aleatë të Trojanëve.

Paeonia, toka e Paonëve. Ka ekzistuar para Maqedonisë dhe përfshinte gjithë luginën e lumit Axius (Vardar) dhe trojeve fqinje që sot përfshihen në Republikën e Greqisë pjesa e Veriut, Maqedoninë dhe Bullgarinë perëndimore. Paonët ishin thrako-ilirë dhe jo helenë, u dobësuan shumë nën sundimin Persian (viti 490 p.e.s.). Forcimi i Maqedonisë i detyroi paonët që kishin mbetur të shkonin në veri dhe në vitin 358 p.e.s. ata u shpartalluan nga Filipi II i Maqedonisë. Nën sundimin e Perandorisë Romake, Paeonia u përfshi në distriktin e dytë dhe të tretë të Maqedonisë. Në vitin 400 e.s. Paonia e humbi identitetin dhe mbeti vetëm një emër gjeografik. Kërkesat dhe propozimet për ndryshimin e emrit të Republikës.

Duke e ditur që nuk ka një etni maqedonase të vërtetë në ditët e sotme por një përzierje popullate të sllavëve të jugut dhe pikërisht bullgarëve, një pjesë e vogël popullate serbe në veri, pak turq, dhe minoriteti më i madh është ai shqiptar, popullata e Maqedonisë është sot

popullatë prej 2.100.000 banorësh, me sipërfaqe 25.7 mijë km2, dhe më pëzierje etnike ku minoriteti më i madh është ai shqiptar:

2% Macedonians
2% Albanians
9% Turks
7% Romani
8% Serbs
2% other / unspecified
Presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë (FYROM), Kiro Gligorov, ka pohuar se maqedonasit e sotëm nuk kanë asnjë lidhje me Maqedoninë e Aleksandrit të Madh, por janë puro sllavë.

Përplasjet për emrin kryesisht me Greqinë e cila nuk e pranon emrin e thjeshtë ‘Republika e Maqedonisë’ me pretendimin se ka një zonë me emrin Maqedoni me kryeqytet Selanikun (Thesalonikun), kanë vazhduar që pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe deri në ditët e sotme me Greqinë dhe një nga pengesat më të mëdha të Republikës Maqedonase për t’u përfshirë në BE dhe në NATO është pikërisht emri. Shumë negociata kanë dështuar për emrat, duke filluar që nga Republika e Shkupit, Republika e Maqedonisë së Veriut, e deri në idenë e shpërbërjes.

Zyrtarisht dita e Pavarësisë është 8 shtator 1991, dhe 2 gushti si dita e lirisë.

Konflikti që ndodhi midis shkurt-gusht 2001 midis shqiptarëve dhe shtetit maqedonas kryesisht në veri dhe në perëndim të Maqedonisë, përfundoi me ndërhyrjen e NATO-s dhe u arrit një armëpushim i cili u monitorua deri vonë. Arritja e `Marëveshjes së Ohrit` midis shqiptarëve dhe maqedonasve për liri më të mëdha të popullsisë shqiptare për njohje politike, kulturore, gjuhën zyrtare shqipe, (dhe çarmatimi e kryengritësve), mbeti një nga sfidat më të mëdha. Qeveria Maqedonase edhe sot e kësaj dite nuk e ka zbatuar plotësisht `Marrëveshjen e Ohrit`. Zgjedhjet e fundit ku fitoi Zaev me ndihmën e Partive Politike shqiptare që shpesh u quajt dhe `Platforma Rama`, në të cilën midis të tjera kërkohet që gjuha shqipe të bëhet gjuhë e dytë zyrtre në Maqedoni, gjithsesi nuk e ka zgjidhur problemin shqetësues maqedonas të emrit.