"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ne kerkim te dashuris?!

Flisni për dashurinë si një ndjenjë, për eksperiencat tuaja, ndani me te tjerët njohuritë tuaja.

Moderator: Adriana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#16

Post by Sally » Sun Aug 02, 2009 12:38 am

Une e postova kete artikull qe titullohet Ju e pyesni veten se pse ajo nuk iu përgjigjet telefonatave tuaja? por ama dua te them qe nuk jam jam aspak dakord per keshillat e autorit, me duken shume absurde, Kujdes ushqimin..., Turpi nga punët e shtëpisë..., Hidhe atë..., I bërë prej flokësh..., etj, etj, Nuk jam aspak me keto keshilla, me duken teper te pa pershtashme. :shock:
E postova kete artikull vetem duke menduar qe mbase dikujt mundt te duken keshilla te arsyeshme!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#17

Post by Sally » Tue Sep 01, 2009 10:17 pm

Sekreti eshte tek syte!



Kontakti me sy mund te jete nje mjet teper i fuqishem per te joshur dike, megjithate ai eshte nje art qe pak perdoret dhe ne pergjithesi nenvleftesohet.


Po te mendoni qe 55% e komunikimit ndodh pa fjale, eshte e rendesishme qe kontakti me sy te behet ne menyren e duhur ne menyre qe te jepni nje pershtypje te mire.

Perberesit baze te sjelljes me ane te perdorimit te syve jane te lehte per t'u zoteruar, mjafton te dini se si funksionojne. Ndiqni kater hapat e meposhtem per te perdorur syte me nje efekt rrezatues dhe te rrjedhshem




Vendos: Takimi i syve me dike tjeter eshte hapi i pare perpara se te ndermerrni nje bisede me te. Jepini objektivit tuaj veshtrime te shpeshta dhe te shkurtra, nese ai person jua kthen veshtrimet, atehere e keni marre lejen per t'iu afruar dhe per te prezantuar veten


Ruaj: Zgjatni veshtrimin apo kontaktin me sy nderkohe qe ai eshte duke folur. Veshtrimi per nje degjues mesatar eshte tre sekonda, por duke e zgjatur ate ne pese sekonda, ju forconi interesin qe keni tek bashkebiseduesi. Duke treguar vemendje dhe kujdes, ju jo vetem qe i beni te tjeret te ndjehen te rendesishem, por ne syte e tyre do te dukeni terheqes.

Maksimizo impaktin: Me qe syte jane gjeja e pare qe dikush ve re kur ju takon dhe pika kyce gjate bashkebisedimit,eshte e rendesishme qe ata te duken mire.



Zgjero: Syte e medhenj e bejne dike te duket me joshes - nje impuls i lidhur i cili na terheq drejt partnereve te rinj dhe energjike. Bejini syte te duken te medhenj duke ngritur vetullat dhe duke ulur pak qepallat - nje teknike qe yjet e Hollywood-it si Marilyn Monroe e kane perdorur me mjaft magji.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#18

Post by Sally » Mon Sep 28, 2009 4:40 pm

Takimi i pare, cfare duhet te bejme?


Takimin duhet ta organizoje ai apo un?

Nese ju takon juve, gjeja me e mire per te bere eshte te mos tentoni ta cudisni me gjeste te pa menduara. So te ishte me te vertet e ekzagjeruar. Pas nje darke ju propozojme nje shetitje. Eshte nje shkak per te ndenjur edhe pak bashke dhe te vazhdoni te flisni. Argumentat vijne spontane. Fillimi eshte gjithenje i njejte: studimet, miqte qe njehni te dy, pushimet, hobi etj. Por ka dhe gjera te cilat duhen evituar: ta mbysni me pyetje, mbi te gjitha personale, apo te flisni shume, dhe mos e permendin ish-in
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#19

Post by Sally » Mon Sep 28, 2009 4:43 pm

Te gjeni dashurine



Eshte me e thjeshte per tu thene se te behet. Jetoni pasione te medha, per kuptojme qe dashuria ajo me D te madhe nuk ka ardhur ende.

Nje studim i fundit tregon se menyra me e mire per te gjetur dashurine eshte ta deklaroni ate kur ju pelqen dikush. Ja se cfare thote nje nga shkencetaret Ben Jones: nese te pelqen dikush eshte e paevitueshme qe edhe ai tju pelqeje. Te fshihni ndjenjat tuaja dhe te beni sikur nuk ndjeni asgje sigurisht qe eshte e veshtire.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#20

Post by Sally » Mon Sep 28, 2009 4:54 pm

Ç’eshte dashuria ?!



Cilat jane menyrat per te dashuruar dhe cila eshte fuqia per te dashuruar?
Cilat jane te keqijat qe mund te qendrojne prane respektit te ndersjellte, embelsise, miresise, besimit dhe bashkjeteses paqesore ?
Çdo te thote ne ditet e sotme fjalia “Duajeni njeri-tjetrin”?


Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.

Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.

“Duajeni njeri-tjetrin”. Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me gjithe fuqine qe permban ky mesazhi Bibles, shume prej nesh nuk e kane vleresuar gjate gjithe ketyre viteve.

Flitet shume, por shume pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene shenjtoreve dhe te çmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te vdesim thote dikush…

Shoqeria moderne eshte indiferente ndaj thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone. Por nje gje eshte e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.

Sa me shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune, paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perçmimin ndaj dinjitetit njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithçka, me te njejtin shpirt, shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore jane shpenzuar kot. E megjithate vazhdojme te luajme rolin e nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise. Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe, duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj eshte thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise per te zgjidhur problemet nderkombetare.

Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore.

Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne çdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo eshte pika ne te cilen gjithçka behet e mundshme. :?:

Dashuria eshte e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime.
Sipas nje percaktimi te Finck, “ Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj çdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem”.

Ka ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria eshte nje subjekt i kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por psikologet mendojne se çdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne martesen, divorcin etj.[/b][/i]


Ky fenomen eshte mjaft i perhapur per njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare.

Çdo premtim i shpirtit ka çdo here plotesime te panumerta. Natyra, e papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj lumturie eshte nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe eshte magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem, mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe qytetare, e çon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave, i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore.

“Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme… Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria.

Dashuria nuk eshte thjesht nje pelqyeshmeri me e madhe nga ana sasiore por nje gjendje psikologjike cilesisht e ndryshme, qe ndryshon nga terheqja e thjeshte ne shume drejtime. Me teper se nje miqesi tipike ne fazat e hershme, dashuria perfshin nje ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazim per te , lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente te magjepjes, deshires seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria e llojit te mesiperm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, per ta dalluar nga terheqja siperfaqesore.


Titulli origjinal i librit: Living, Loving, and Learning
Autor: Prof. Dr. Leo Buscaglia
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Dashuria”