"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ne kerkim te dashuris?!

Flisni për dashurinë si një ndjenjë, për eksperiencat tuaja, ndani me te tjerët njohuritë tuaja.

Moderator: Adriana

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Ne kerkim te dashuris?!

#1

Post by Sally » Thu Jun 11, 2009 6:22 pm




Ne kerkim te dashuris?!

Kam degjuar nga shume shoqe/shoke dhe te njohur, qe shpesh here thon qe "jam ne kerkim te dashurise" dhe me lindi kjo ide per ta biseduar se bashku. Une personalisht jam e mendimit qe dashuria e vertete nuk kerkohet, po ajo lind vet midis dy personave kur fillon te ndjesh mungesen ( e Tij o te Asajt), gje qe do te thot te pelqen shoqeria dhe pranimi i ketij personi, keto jane shenjat e para qe ndjen qe je i/e dashuruar. Pastaj me kalimin e kohes nga bisedat me njeri tjetrin duke njohur dhe tipin e tyre fillon te ndihesh dhe te kuptosh me shume qe je apo nuk je i/e dashuruar me ate person.Sepse jam e mendimit qe ne dashuri nuk duhet pare ne rradhe te pare pamja e jashtme, po ne rradhe te pare duhet te njohin opinionet, deshirat, traditat, se keto sherbejn per te ndertuar nje dashuri te fort dhe te pathyeshme.


Po Ti si e mendon........?
Last edited by Sally on Wed Aug 26, 2009 1:27 pm, edited 4 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#2

Post by Zeus10 » Fri Jun 12, 2009 12:31 pm

Sally wrote:Pershendetje te gjitheve.

Ne kerkim te dashuris?!

Kam degjuar nga shume shoqe/shoke dhe te njohur, qe shpesh here thon qe "jam ne kerkim te dashurise" dhe me lindi kjo ide per ta biseduar se bashku. Une personalisht jam e mendimit qe dashuria e vertete nuk kerkohet, po ajo lind vet midis dy personave kur fillon te ndjesh mungesen ( e Tij o te Asajt), gje qe do te thot te pelqen shoqeria dhe pranimi i ketij personi, keto jane shenjat e para qe ndjen qe je i/e dashuruar. Pastaj me kalimin e kohes nga bisedat me njeri tjetrin duke njohur dhe tipin e tyre fillon te ndihesh dhe te kuptosh me shume qe je apo nuk je i/e dashuruar me ate person.Sepse jam e mendimit qe ne dashuri nuk duhet pare ne rradhe te pare pamja e jashtme, po ne rradhe te pare duhet te njohin opinionet, deshirat, traditat, se keto sherbejn per te ndertuar nje dashuri te fort dhe te pathyeshme.
Po Ti si e mendon........?

Faleminderit
Ne fakt nuk ka rregulla se cili person do te bente qe ju te binit ne dashuri me te, deshira lind vetvetiu nga nje alkimi e panjohur qe merr informacion prej shqisave te njohura dhe misterioze. Gjuha e dashurise eshte interesante dhe misterioze, askush nuk ka mundur te shpjegoje deri me sot, perse e do filan person me shume se te tjeret.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#3

Post by Adriana » Tue Jun 16, 2009 12:46 am

12 Shenjat që e kuptoni se keni rënë në dashuri



A besoni se keni rene ndonjehere me te vertete ne dashuri? Nganjehere ngaterrohen ndjenjat dhe ju duket sikur ajo qe po perjetoni eshte dashuri.

01. I rilexon mesazhet e tij/saj shpesh
02. Ecen shume ngadale kur je me te
03. Pretendon se je e/i turpshem kur je me te
04. Kur mendon per te zemra te rreh gjithmone e me shpejt
05. Kur degjon zerin e tij/saj...buzeqesh pa asnje arsye
06. Kur sheh ate, nuk i ve re njerezit e tjere perreth teje
07. Fillon te degjosh kenge te lehta
08. Fillon te mendosh gjithmone e me shume per te
09. Emocionohesh vetem nga aroma e tij/saj
10. Kupton qe gjithmone buzeqesh me vete kur mendon per te
11. Do beje cdo gje per te...
12. Tani qe po lexon kete, kishe vetem nje person ne mendje te gjithe kohen...


Faleminderi
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#4

Post by Sally » Tue Jun 16, 2009 3:54 pm

Image


Në ç'mënyrë femrat i bëjnë te dashurit për vete?



Disa femra kur, më në fund, e gjejnë te dashurin për të cilin ëndërrojnë, bëjnë çdo gjë që ai të bëhet i varuri i saj. Duke shfrytëzuar kombinimin e përsosur të vetëbesimit, shkathtësitë në dashuri dhe në humor, ato për asnjë çast nuk lejojnë që dashnori i tyre të mendojë për ndonjë tjetër. Dhe e dinë mirë se si të veprojnë në secilën fazë të lidhjes.
Disa femra dinë se si të lozin lojën e përsosur dhe në fund shumë lehtë, pothuajse pa kurrfarë djallëzie, e bëjnë atë që të dorëzohet.



Taktika e parë:

Paralizojeni me shikim. Është me rëndësi se çfarë qëndrimi mban dhe sa është seksi. Pra, si ta bësh mashkullin që sa çel e mbyll sytë të mbetet gojëhapur dhe me shikimin të drejtuar nga ti, edhe pse nuk ke bel të hollë dhe minifund "turbo"? "Patjetër duhet ta pushtoni me qëndrimin tuaj pa asnjë fjalë të vetme", konstaton Martin Lloyd-Elliot, autor i librit "Fshehtësia joshëse e të folurit të trupit". "Mënyra se si ecni më së shumti zbulon se kush jeni dhe çfarë përshtypjeje dëshironi të leni te mashkulli.
Kopjojeni, në tërësi kopjojeni. Kur hyni në lokal, mendoni për veten si për partnerin i cili vërsulet pas gjahut. Sa herë që hyni në ndonjë kafene, apo në ndonjë disko, mendoni për atë se si je gracioze dhe e pakundërshtueshme. Në qoftë se bie muzika, ecni në ritmin e saj dhe do të vëreni se meshkujt me admirim kthejnë shikimin nga ju. Kur të gjeni një vend të përshtatshëm ku do të mund të qëndronit, drejtojeni shikimin përreth në një mënyrë të painteresuar.
"Kapeni" shikimin e tij, buzëqeshini pa imponim. Pastaj kthejeni shikimin në anën tjetër, pas ca çastesh sërish, pas rreth një minute, kthejeni shikimin nga ai me një buzëqeshje enigmatike. Tashmë "ju ka rënë në rrjetë" dhe keni filluar të bisedoni. Provoni që t'i afroheni edhe më shumë, duke filluar befasisht të kërkoni diç nëpër çantën tuaj.



Taktika e dytë

Bëni çdo gjë që bën edhe ai. Natyrisht, ka qenë joshje çasti kur keni bërë flirt, madje edhe kur keni dalë me të mbrëmjen e parë. Mirëpo, çfarë duhet bërë pastaj? Dita D po afrohet, ndërsa ju mendoni se dëshira e ndërsjellë për të qenë bashkë edhe më është e papërmbajtshme.
Pra, ç'duhet bërë ju? Bëni lëvizje sikur të jeni para pasqyrës. Kur ai përkulet nga ju, përkuluni edhe ju. Kur ai pi pijen e vet, edhe ju pijeni një hurpë pijeje tënde. Në qoftë se i kopjoni me besnikëri lëvizjet e tij, shumë shpejt do të filloni të merrni frymë me të njëjtin ritëm dhe me siguri do të gjendeni bashkë për jetë.



Taktika e tretë

Bëhuni e durueshme dhe herë-herë lavdërojeni. Disa takime në fillim kanë qenë të paharrueshme. Tashti është koha që të hapni një faqe të re dhe shumë delikate të lidhjes suaj.
Në qoftë se në fillim të lidhjes suaj nuk e maltretoni atë dhe nuk e ngufatni me kërkesa të llojllojshme, është shumë e sigurt që ai do t'ju thërrasë i pari.
Kurrë mos e nënçmoni egon e mashkullit. Edhe diç: kohë pas kohe ia jepni nga ndonjë kompliment. Pastaj, mos u frikësoni që t'i tregoni se çfarë jeni në të vërtetë. Ç'është e vërteta, vetëm të marrët në ditët e para të lidhjes nuk frikësohen se a do t'i pëlqejnë atij anët e errëta të personalitetit tuaj të cilat ka filluar t'i zbulojë. Andaj, mos fsheh vesin tuaj, qëndrimet tuaja dhe disponimin tuaj të paparashikueshëm, sado që frikësoheni se me këtë do të ftohni epshin e tij fillestar.



Taktika e katërt

Lidheni për vete - edhe pas kontakteve me të. Më në fund kontakti jeni me atë . Për fat të keq, shpesh herë mund të jetë një moment kthese, pas të cilit shumë çifte të reja përgjithmonë ndahen. Mirëpo, ekzistojnë disa veprime që duhet bërë pas aktit intim, të cilat dashnorit tuaj do t'i tregojnë se ka bërë gjënë më të mirë me personin e vërtetë. Menjëherë pas intimitetit mos kërkoni që t'ju thotë se ju dashuron. Ia bën me dije se intimitetin nuk e shikon si një garanci për lidhje të qëndrueshme, pa marrë parasysh se a mendon ashtu apo jo. Është koha që ai të fillojë të ndjehet i sigurt dhe mirë me ju. Kënaqeni egon e tij duke i thënë se me të është kënaqur .
Mënyra tjetër që të theni akullin pas intimitetit - hani së bashku. Apo, në qoftë se nuk ju pëlqen kjo, shmanguni ushqimit dhe me shpejtësi marshoni diçka tjetër.



Taktika e pestë

Ngrohjani shputat e ftohta të dashurit tënd. Kështu rëndom ndodh midis muajit të tretë dhe të gjashtë të lidhjes. Marrëdhëniet të cilat janë zhvilluar deri një përsosmëri të plotë kanë arritur në një pikë kthese. Meshkujt nuk dinë se si të ballafaqohen me lidhjen e cila bëhet gjithnjë e më "serioze" dhe me mundësinë që, duke pasur parasysh se i keni zbuluar disa dobësi të tij, bëhet i lëndueshëm.
Çelësi se si ta mbani lidhjen të shëndoshë: Mos pritni shumë dhe mos kërkoni shumë nga partneri juaj. I tregoni se e keni jetën tuaj, punën, miqtë tuaj se në asnjë mënyrë nuk varen nga ai. Hidhuni në punë.
Thirrni shoqet të cilat nuk i keni para me muaj të tërë. Në tërësi përkushtojuni vetes, ndërkaq gjëja tjetër e cila mund t'ju ndodhë është ajo që pikërisht t'ju thërrasë dhe të të kërkojë që të kaloni më shumë kohë bashkërisht.
Në qoftë se ju frustron dyshimi i tij, propozoni që një kohë të mos takoheni. Lejoni që edhe ai të shihet me shokët e tij, lejoni që të takohet me vajza të tjera. Pas një kohe, në qoftë se lidhja juaj vërtet ka qenë e vlefshme, do ta ndjejë mungesën tuaj më shumë se çdo gjë tjetër në botë.
Last edited by Sally on Tue Jul 28, 2009 3:08 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#5

Post by Sally » Thu Jun 18, 2009 4:28 pm

Image

Disa këshilla për të përvetësuar partnerin që duam



Kjo eshte nje nga pikat me kryesore qe ne (femrat) mund te perdorim ne kete proces te dashuris. Te dashurosh eshte dicka e komplikuar qe nuk kontrollohet dot. Secila nga Ne (femrat) mundohet të dijë se cili është (mshkulli) me i përsosur, përgjigja e kësaj pyetje është e pamundur, nuk ekziston (mashkull) i përsosur (ashtu si nuk ekziston dhe femer e persosur), por ne mundohemi ta gjejmë atë që është më afër të qenit i përsosur. Ne (femrat) duhet te jemi ato qe mbajn ndezur ate zjarr dashurie qe lindi midis nesh me partnerin, dhe duhet te mundohemi qe të dinë çdo gjë në lidhje me ata që u interesojnë (mashkulli mendon shume dhe shprehet pak, ose ne te shumten e rasteve nuk shprehet me fjale po me veprim). Çfarë e nxit një mashkull të mendojë se Ti je e duhura? Çfarë procesi zhvillohet në trurin e tij? Dhe pyetja të cilës jemi munduar t'i japim një përgjigje,''çfarë mund të bëjmë ne (femrat) për të ndikuar në këtë. Janë disa kërkesa të tyre për të cilat Ne (femrat) duhet veprojme me reagimin e duhur.


Lejojeni t'iu mbrojë

Meshkujve u pëlqen ta mbrojnë atë që u takon atyre. Lejojeni atë të shohë anën tuaj të dobët, atë do ta bëjë të ndjejë afërsi, për shkak të instinktit për tu kujdesur.

Jepi një detyrë

Kërkoni nga ai që të riparojë diçka që ju është prishur. T'i japësh një detyrë konkrete do të thotë të lejosh atë ta zhvillojë ndjenjën e suksesit.

Kërko opinionin e tij

Të kërkosh opinionin e tij për të do të thotë shumë. Ai do të kuptojë se ju e vlerësoni mendimin e tij.

Materialet e buta

Materialet e buta si mëndafshi dhe gëzofët e kafshëve, meshkujve iu japin një ndjesi butësie, që shkakton dukja juaj e bute dhe femërore.

Liria

Edhe meshkujt e shëndoshë emocionalisht, duan të sigurohen se identiteti i tyre do të jetë i njëjtë edhe pasi kanë hyrë në një marrëdhënie më serioze. Duke ia bërë atij të qartë se nuk prisni të ndryshojë, se ju e pranoni ashtu si është, zgjon një ndjenjë vetëbesimi tek ai.

Mos u mundo ta lidhësh

Meshkujt e urrejnë ndjenjën e të qenit "i lidhur". Shumë femra mendojnë se kështu e ruajnë atë për vete, është gabim i rëndë të mundohesh ta bësh "për vete" duke mos i lënë hapësirë. Do ta ngulfatni duke ia cenuar lirinë e shoqërimit, lejoje të argëtohet me shokë, të shkojë në ndeshje futbolli apo basketbolli, kjo nuk i jep atij të drejtën të ju lë anash.

Ndajeni frikën me të

Meshkujt mendojnë se të gjitha femrat kanë një qëllim "të vënë unazat" duke harruar se as ato nuk duan të nguten kur fjala është te marrëdhënia serioze. Nëse ajo ka kërkuar të njoftohet me prindërit e saj, nuk do të thotë se do të martoheni, thjeshtë tregon se ajo nuk dëshiron "të luajë", por ai e keqkupton. Tregoji friken tënde lidhur me dështimin tuaj, ai do ta vërejë se nuk e ke për qëllim të martohesh me të për ndonjë arsye.

Zbulo vetveten

Ndryshimet e vogla të pamjes e bëjnë atë të mendojë që ju keni edhe tipare tjera të personalitetit, se nuk jeni gjithmonë e njëjtë. Ndryshimet e mira e bëjnë atë t'ju çmojë më tepër, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë të karakterit.

Respekto fshehtësinë e tij

Secili njeri në botë ka të drejtën e sekretit, nëse këtë e lejon ligji, pse nuk e lejoni ju. Askush nuk ka të drejtë të kontrolloje letrat e askujt, të kontrolloje celularin e askujt, madje as të pyes dikë për diçka që do ta ruajë të fshehtë. Këto janë vese që më vonë shndërrohen në shprehi.

Të jetë i vlerësuar

Ndoshta ai është kryelartë, por akoma është i pasigurt. Atij i pëlqen të jetë i respektuar dhe i vlerësuar. Kur ndodhet pranë jush ai dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes, si brenda ashtu edhe në prani të tjerëve. Ja disa fshehtësi që ju ndihmojnë për ta arritur këtë.

Bëjeni të lumtur

Qesh edhe atëherë kur ai tregon një barsoletë jo edhe aq interesante, nxirreni nga situatat e palakmueshme duke e arsyetuar edhe për ato që më vonë ndoshta do ta qortosh, bëje të ndihet i relaksuar edhe kur është i stresuar.

Bëhu e mirë më shoqërinë e tij

Meshkujt janë të mirë kur kanë të bëjnë me shitjet, ndeshjet e sportit dhe veturat e shpejta, mirëpo dobësia e tyre është shoqërimi me njerëz të panjohur. Kur ai ju njofton me dikë, mundohu që të lësh përshtypje të mirë, ai do të ndihet krenar dhe ti do të përfitosh nga rasti të shoqërohesh me rrethin e tij.

Luani lojëra të zgjuarsisë

Luani lojëra që kanë të bëjnë me inteligjencë, zgjuarsi dhe gjendshmëri. Ai do ta vërejë se ju dini të gjendeni nëpër situate të vështira, kjo e bën atë t'ju admirojë. Nuk do të ndihet në siklet kur ndonjë shok tregon barsoleta biondesh, dhe do të ndihet krenar që ka afër një femër të zgjuar.

Luaj rolin e asaj që të gjithë e dëshirojnë

Lejoni që ai të ju shohë me sytë e ndonjë mashkulli tjetër që do të vdiste për të të pasur afër. Por mos u mundoni ti afroheni "karremit" që e përdorni. Nëse një burrë është ulur shumë afër teje, përdore situatën, por mundohu që të dashurin tënd ta vësh në mes teje dhe të panjohurit. Ai do të ndihet me superior, ndërsa ju e keni rritur nivelin e vlerësimit dhe të qenit e vlerësuar.

Rehati

Të dashurosh është proces i ndërlikuar që përfshin në vete zhvillimin e përshtatjes që ndodh kur oksitoksina vërshon trurin. Ju mund ti lironi këto hormone duke e bërë atë të ndiejë se ju dy thjeshtë përshtateni. Ai ndihet mirë me ty kur ndalon së menduari për lidhjen tuaj dhe thjesht e përjeton çdo moment të saj
Le të ju shohë gjithmonë të dukeni bukur Mos provo ti dalësh përpara në mëngjes në gjendjen e zakonshme. Mundohu të zgjohesh para tij, të rregullosh pak flokët, të mbash pamjen hyjnore që të fal mëngjesi, dhe mos e befaso me ndonjë surprizë të keqe, në fakt mos e lejo veten të të pyes "kush je ti?"

Gatuani bashkë

Meshkujve u pëlqen të hanë. Pse të mos mundohen edhe ata për këtë punë? Nëse gatuani bashkë ju do të fitoni shprehinë e të ndihmuarit, në mënyrë që të mos ekzistojë ndarja e punëve. Ndani me të çdo gjë. Do ta shihni sa të paharrueshme janë çastet që keni kaluar në kuzhinë. Bëje të ndihet si në shtëpinë e tij Nëse ai vendos që të kalojë disa ditë në shtëpinë tënde, mundohu që atë ta bësh të ndihet si në shtëpinë e tij, duke blerë gjerat ushqimore që ai konsumon, shtriju afër tij kur ai do të shtrihet për të pushuar, thjesht tregoji në mënyrë indirekte se ju do të mund të jetonit bashkë.

Disa faktorë ndikojnë që ai të tërhiqet

1). Mundësitë e reja në punë

Ngritja në detyrë do të thotë më tepër orë të shpenzuara në zyrë. Në vend që ta kalojë kohën me partnerin, ai zgjedh karrierën. Kjo është diçka që ka të bëjë më të jo më ty. Nëse ai ka zgjedhur karrierën, respekto vendimin e tij, nëse prapë mendon se mund të rrish pa e parë 12 orë në ditë, të shtunave, madje edhe të dielave (gjë që nuk ndodh) vrapo pas tij.

2). Ju nuk grindeni asnjëherë

Nuk është shenjë e mirë. Të jesh dakord me të edhe atëherë kur nuk ka asnjë shans, jo që e bën më të afërt, por e largon krejtësisht. Askujt nuk i pëlqen t'i bëhet qejfi çdo herë.

Nëse thua për çdo gjë PO ai do të mendojë :

a) Se do ta lidhësh pas një kohe kur ai të dashurohet.

b) Se je mësuar të të shkelin

c) Ti nuk interesohesh

Njëra nga këto do ta bëjnë atë të tërhiqet, madje përgjithmonë.

3) Paniku i humbjes

Shumë meshkuj mendojnë se në çastin që do të lidhen me dikë, do të humbasin shokët, jetën e natës madje edhe gjysmën e pasurisë. Nëse ju reagoni si mos më keq në njërën nga këto tri raste, konsiderojeni "të humbur"
Last edited by Sally on Tue Jul 28, 2009 3:06 am, edited 2 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#6

Post by Sally » Sat Jun 20, 2009 1:12 pm

Image


Si të krijosh përshtypjen e duhur në takimin e parë



Po i afrohesh vendtakimit dhe e sheh atë në tavolinë duke të pritur . Je disa metra larg saj dhe deri sa t’i i afrohesh tavolinës, truri i saj tashmë fillon të funksionojë me të madhe. Në çastin kur ti tashmë je afruar në tavolinë, ajo e ka të gatshme konstatimin, vlerësimin e saj dhe tashmë e ka krijuar një mendim bazë për ty. A do të dëshironit të dini se në çka është bazuar ajo për ta krijuar atë mendim bazë për ty? Nëse po, atëherë lexoje në vazhdim.

1- Sa mirë je “i veshur dhe i paketuar”

Këtu ajo tek ty kërkon ndonjë paralajmërim. Asnjë vajzë nuk ka dëshirë që për vete ta ketë një djalë që thjesht ka hedhur ca rroba në trup, të cilat më parë kanë qenë të shpërndara nëpër dhomë. Po ashtu, ajo vëren se sa rëndësi ju i keni kushtuar flokëve dhe pamjes së fytyrës. Kur jemi në këtë temë, shumica e femrave i dëbojnë tipat e meshkujve që nuk përkujdesen fare për veten, por edhe ata që përkujdesen për së tepërmi. Sidoqoftë është më mirë të dukesh perfekt sesa i lënë pas dore. Në anën tjetër, nëse i pëlqen stili yt, atëherë hulumtimi i saj vazhdon, duke i rrotulluar sytë, poshtë-lartë derisa e fikson shikimin kohë pas kohe edhe në duart tua.

2- Ajo çfarë mbani në duar flet shumë për ju


Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo çka ke në duar, bën që femra të mund t’iu lexojë më mirë. Për shembull topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se je tip lexues, i qetë. Do t’i interesojë se çfarë lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexojë, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fati i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të arrijë edhe në konstatim se ia ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besojë se je fati i saj. Në anën tjetër telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je.

3- Sytë flasin më tepër se vetë goja

Sytë janë aq të lëvizshëm dhe në çdo lëvizje japin nga një informacion. Profesori Michael thekson se, prej syve mund të vërehet se sa është i mençur një njeri në bazë të asaj se a veprojnë sytë e atij personi aktivisht apo janë të ngurtësuara. Pastaj se sa është i shëndetshëm: A janë të kthjellët apo të skuqur, apo të turbullta. Nëse bebëzat i keni të zgjeruara, atëherë jepni sinjal se po mendoni në diçka seksuale, ndoshta për ndonjë aktore seksi bombë. Mos harroni se ajo ka të drejtë që i beson syve, ngase lëvizjet e syve janë të drejtuara në njëfarë mënyre nga ndërdija e njerëzve. Dhe, atëherë është çasti kur edhe ajo merr në mënyrë të vetëdijshme mjaft informata për botën tuaj dhe sjell vendimin për po apo jo. Tjetër gjë që asaj i tërheq vëmendjen është edhe madhësia e syve tu.

Kur një mashkull i kushton rëndësi vetes

Në rast se tepër i ke kushtuar rëndësi vetes, atëherë duhesh t’i ndihmosh femrës, që në njëfarë mënyre ta shërosh nga kompleksi i inferioritetit, e cila e ka kapluar nga pamja jote. Nëse ajo e sheh se rrobat tuaja janë aq perfekte, atëherë do ta kaplojë një frika nga ideja se është e pamundshme për t’iu kënaqur në jetë. Pra duhet t’i japësh ndonjë shenjë se ty të nevojitet ajo. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rastet kur asaj i pëlqen stili yt. Nëse jo, atëherë, skanimi i saj ndalet me kaq, i kaloni edhe disa çaste, dhe në vazhdim do të dëgjosh vetëm arsyetime për mungesë të kohës së saj etj. Ajo asnjëherë nuk të thotë drejtpërdrejt se ti nuk i pëlqen. Kjo ndodh për arsye se femrat asnjëherë nuk do të donin të ishin në pozitë të tillë që të mos i pëlqejnë një mashkulli. Paramendo, po t’i thotë një mashkull një femre, “ti s’më pëlqen”. Kjo do të shkaktonte te ajo trauma aq të thella sa që me muaj do t’i duhet të mjekohej për to.

Përshtypja e parë te sytë e femrës

Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato, nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre. Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant. Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj. Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptuar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe, kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të fillojë të studiojë faktin se çfarë është interesante te një mashkull për sytë e femrës.

Natyrshmëria apo paraqitja e një femre

Një vajzë më kalon në krah dhe buzëqesh. E bukur? S’jam i bindur. Disa kile më shumë, hunda pak me hark, por ka diçka që më tërheq tek ajo, është intriguese, shprehet një mashkull i kohëve të sotme. Përgjigjja që mund të merrte është se: Ajo që të tërheq është feminiteti, por edhe siguria e saj. Një miks eksploziv sensualiteti që tejkalon estetikën të bën të harrosh centimetrat më shumë apo më pak, këmbë të gjata, të shkurtra apo celulite, s’kanë rëndësi. Është thjesht sharm, “sex appeal”, erotizëm i pashprehur. E keqja jonë është se na ndodh që shpesh të fiksohemi tek defektet dhe lëmë pas dore armën tonë më të fortë: Natyrshmërinë. Joshja seksuale është veçanti ose më mirë krenaria e të qenit i veçantë, aftësia për përdorimin e disa defekteve, të cilat ndryshe përkthehen “sharm”. Në kohët që jetojmë ka shumë bukuri seriale, të manipuluara sipas operacioneve plastike.
Last edited by Sally on Tue Jul 28, 2009 3:02 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#7

Post by Sally » Sat Jun 20, 2009 1:21 pm

Image

Ekziston dashuria e perjeteshme? Po, por duhet fat dhe durim

Nje fjale e urte thote: dashuria eshte e perjetshme deri sa zgjat Shume shpesh theniet e popullit jane paksa te verteta, por shume vazhdojne te enderrojne se nje dite do te takojne nje person me te cilin do te perjetojne dashurine qe do te jete e perjeteshme.
Dashuria me kohen transformohet, dhe ne rastet me te keqia mund te behet thjesht nje ndjenje respekti ose indiference. Ekzistojne edhe histori dashurie por qe me pas "fiket", por nuk duhet te dekurajoheni. E rendesishme eshte te keni fatin per te gjetur dashurine e vertet dhe mos e lini tju ik. Si nje dhurat e cmuar kerkon shume kujdesje per ta ruajtur nga veshtiresit e jetes.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#8

Post by Adriana » Sat Jun 20, 2009 10:04 pm

Image


Dashuri sipas shqiptarëve


Dashurojnë me pasion, po me kaq pasion vrasin në emër të dashurisë, robërojnë nën këtë emër, ndëshkojnë, falin, dhurojnë vazhdimësi.

Ja cilët janë shqiptarët në raportet e dashurisë! Shoqëria shqiptare me vitet ka përjetuar forma të ndryshme të të dashuruarit, nga “dashuritë e ndaluara” ku “mëkatarët” paragjykoheshin dhe duhet të martoheshin në mos me dëshirë, të detyruar, tek “liria” e dashurisë sot, ku ndjenja gjithënjerëzore po fiton dimensionin e munguar.
Meshkuj që nuk janë më aq tradicional, por që akoma e mbajnë një këmbë peng dhe femra që kërkojnë të luftojnë si të barabarta në një betejë që u përket të dya palëve njëlloj. Kjo është beteja shqiptare për dashurinë.
Dashuria është konsideruar gjithmonë si ndjenja më e bukur që njeriu përjeton. Ajo do të vazhdojë të mbetet e tillë edhe pse kohët ndryshojnë, idetë tjetërsohen. Është ndjenja që ripërtërin shpirtin, e rilind atë. Është ajo për të cilën shpeshherë luftojmë ta kemi. Historitë përsëriten, në kohë të ndryshme, me personazhe të ndryshme. E njëjta gjë ndodh kudo.
Në vende të ndryshme dashuria përjetohet njësoj, midis njerëzve, të cilët dinë të luftojnë dhe ta mbrojnë dashurinë që i ka bashkuar. Por nga ana tjetër ajo ka karakter të caktuar dhe përjetohet në varësi të kulturave të ndryshme. Forca dhe pasione të vrullshme, tradhëti e “thika” pas shpine, nën një emërues të përbashkët, lufta e pakuptueshme e ndjenjave.
Kjo është dashuria, e çuditshme me mënyrat e saj. Nëse do të kalonim në pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor kjo ndjenjë e bukur duket se ka karakter të caktuar në varësi të kulturave dhe njerëzve, që e përjetojnë. Shqiptarët janë një popull me karakteristika të çuditshme në ndjenjën e dashurisë.


Tranzicion ndjenjash

Shoqëria shqiptare mund të cilësohet si një nga shoqëritë, e cila ka përjetuar forma të ndryshme të të dashuruarit. Kjo falë ndryshimit të kohërave, që e kanë karakterizuar këtë shoqëri, duke ndikuar në mënyrë të ndjeshme në vendosjen e rregullave të ndryshme, të cilat kanë qenë një diktat për mënyrën e arsyetimt, botëkuptimit dhe krijimit të lirshmërisë individuale.
A kanë qenë shqiptarët gjithmonë të lirë të jenë vetvetja dhe të dashurojnë ashtu siç mund të dashurohet vërtet? Në fakt, jo. Shumë njerëz do të jepnin përgjigje të ndryshme, por duke arritur në të njëjtin rezultat. Dikur shqiptarët e shihnin të natyrshme të fshihnin ndjenjat tyre, pasi dashuria midis të rinjve konsiderohej e ndaluar nwse ajo do ishte e dukshme edhe jo e fshehtë.
Dhe në fakt nuk kishe se si të veproje ndryshe, nëse do i referohemi periudhës së diktaturës, të cilën e jetuam për vite me radhë. Sistemi i cili krijoi në mendësitë shqiptare një kulturë atavike dhe mentalitet të prapambetur. Dashuria ishte “tabu”. Dy të rinj duhet të martoheshin dhe më pas të dashuroheshin, pasi nëse do ndodhte e kundërta shumë prej tyre do vuanin, jo për faktin se nuk mundën të luftonin për ta jetuar, por për faktin se nuk do të kishin shansin ta provonin këtë luftë të mirëfilltë dashurie.


Dashuria në “liri”

Megjithatë me kalimin e viteve mentaliteti i shoqërisë ka ndryshuar e deri diku është moderuar, madje edhe duke i kaluar parashikimet e sociologut më optimist. Mbi frenimet e dikurshme kanë lindur ide të tjera. Ide, të cilat shkaktohen nga shkatërrimi i shumë të tjerave. Me ndryshimin e tyre ndryshoi bashkëjetesa e shumë përjetimeve, koncepteve apo fenomeneve në një shoqëri tjetër.
Pikërisht periudha pas-komunizëm, apo e thënë ndryshme demokracia, solli natyrshëm mendime dhe botëkuptime të tjera tek të gjthë ne. Ose le ta themi më thjesht, arriti “të shkëlqente” pjesën e fshehur të shpirtit shqiptar. Ndjenja që dikur nuk pati mundësi të përjetohej me të gjtha nuancat e saj, sot shfaqet “lakuriq”, madje shpesh me një lakuriqësi neveritëse.
Pa paragjykime! Çdokush është i lirë të jetojë, por deri në atë kufi ku nuk cenohet liria e tjetrit. Shoqëria shqiptare ka ndryshuar, ( me të dyja anët e një medaljeje), duke sjellë me vete ndryshime të një mentaliteti, dikur të rrënjësor në prapambetje të kota e të pakuptimta. Të rinjtë shqiptarë janë ata të cilët kanë krijuar edhe shembujt e një shoqërie të civilizuar, e cila duke përcjellë tendenca të reja drejt modernes dhe të pavarurës ka krijuar edhe stereotipe kulturorë në mënyrën e të dashuruarit.


Stereotipi “mashkullor”

Megjithë këto ndryshime dhe tendenca sociale të reja, duhet të pranojmë se jetojmë ende në një shoqëri maskiliste. Meshkujt, kryesisht synojnë të tregojnë tiparet e një “të forti”, ku femrat duhet të jenë ato, që duhet të binden e të përshtaten. Ata mund të cilësohen si individë, të cilët kanë një natyrë të veçantë sidomos në krijimin e raporteve specifike në shoqëri dhe dashuri.
Shumica e tyre ka trashëguar nga brezat e tjerë atë pjesë mentaliteti, i cili ka jetuar me vite në shoqërinë shqiptare. E në fakt s’kishte si të ndodhte ndryshe. Shumë prej tyre le të themi që janë disi të “infektuar” nga mënyra e të jetuarit mes dy epokave. Kalimi nga diktatura në komunizëm natyrisht që la gjurmë tek të gjithë ne. Të qenurit i “lirë” do t’u pëlqentë të gjithëve, por kjo liri do të shihej e kufizuar përballë partneres së tyre.
Tepër të kujdesshëm, “sytë katër” për të parë çdo lëvizje të saj, për ta përndjekur deri në fajësi (pa dashur të përgjithësojmë). Si natyra mesdhetare, meshkujt shqiptarë do të dallohen gjthmonë për egoizmin dhe xhelozinë, që kanë ndaj partneres së tyre. Dinë të dashurojnë, dashurojnë ndoshta me tërë forcën e tyre, por shpesh herë dështojnë në mënyrën se si e transmetojnë këtë ndjenjë. Shumë prej tyre vuajnë nga komplekse, ekzistenca e të cilave në shumë vende perëndimore nuk njihet më. Shpeshherë ata e shohin veten si një racë “superiore”.
Ndonjwherë të fiksuar për të qenë dominant, reflektues të një shpirti posesiv po aq sa edhe shumë burrëror. Nëse do t’i krahasonim me meshkujt tipikë perëndimorë, shqiptarët dinë të dashurojnë ndryshe, kompleksivë duke i bërë ata të dallohen së tepërmi për mënyrën se si i tregojnë ndjenjat në raporte të ndryshme dashurie.


Stereotipi “femëror”

Pozitat inferiore duket se kanë nisur të zbehen disi. Figura femërore në Shqipëri çdo ditë lufton për të qenë në një rol të denjë në shoqëri. Do të tregoheshim shumë të pavërtetë nëse do të tregonim vetëm këtë panoramë. Formimi i femrave shqiptare ndryshon nga qytetet e mëdha në ato më të vogla apo edhe në zona të largëta, ku këmba e njeriut nuk shkel.
Nëse kalon “vijën e verdhë” të kryeqytetit në një vëzhgim të shpejtë nuk mund të mos befasohesh nga “zelli” që tregojnë gratë teksa punojnë në arë, kujdesen për kafshët e shtëpisë dhe më pas duhet të kthehen në familje për të vazhduar akoma deri në orët e vona të natës rolin e tyre si kujdestare, pranë burrit dhe fëmijëve. Në këtë familje tradicionale, dashuria është e diktuar nga sytë e fqinjit, farefisit, plakut më të vjetër apo edhe fshatit.
Por po tw zhvendosemi nw qytete tw tjera mw tw zhvilluara diçka ndoshta ka ndryshuar. Nëse dikur ishte një tabu thyerja e një lidhje dashurore nga frika ndaj familjes apo shoqërisë, duket se këto zakone të vjetra po largohen me kohën. Dhe iniciativën e “frikshme” femrat kanë ditur ta ndërmarin më lehtë. Ndikimi i shumë eksperiencave të huaja i kanë bërë të rinjtë shqiptarë të mendojnë se seksi nuk është më një tabu. Çështja e virgjinitetit që dikur konsiderohej e tillë, ka bërë të shihet ndryshe nga ndikimi i shumë kulturave të huaja, të importuara në vend edhe nga niveli i lartë i emigracionit.
Emancipimi i femrës shqiptare ka bërë që edhe meshkujt t’i shohin gjërat pak më ndryshe. Edhe pse për shumicën e tyre do ishte vështirë të martoheshin me një vajzë e cila ka patur eksperienca seksuale. Përkushtimi, që kanë vajzat shqiptare nw një lidhje dashurie është vërtet për t’u admiruar. Shumë prej tyre janë ato që duan një lidhje të vërtetë, të gjatë e të bukur. Pasi të tilla janë ato. Të ndjeshme, të përkushtuara dhe të ndryshme. Të vendosura të bëjnë çdo gjë për ta mbrojtur dashurinë e tyre. Sepse kjo është dashuria, një marrëveshje që zemrës nuk i bëhet dot.

Djemtë dhe vajzat shqiptarë, janë midis të rinjve të paktë që megjithë komplekset që kanë, konsiderohen si grupmoshat që dashurojnë më shumë. Që në adoleshencë ata i provojnë dashuritë e para me shumë emocion duke i parë me shumë përgjegjësi dhe sy kritik për të ardhmen. Shumë prej tyre përfundojnë në martesë. Fakt që ndryshon tërësisht në shumë vende të botës si në Amerikë apo Europë, ku martesa shihet si një iniciativë shumë serioze për t’u ndërmarrë.


Si përkufizohen djemtë shqiptarë?

Nga forumet e ndryshme dhe diskutimet shqiptare djemtë shqiptarë shprehen se dinë të dashurojnë dhe kërkojnë të dashurohen. E kanë tepër të vështirë të flasin për ndjenjat e tyre midis miqve më të ngushtë, siç ndodh rëndom me femrat. Shpeshherë në marrëdhënie intime nuk duan të tregojnë dobësitë e tyre, pasi i tremben mendimit të partneres dhe gjykimit nga shoqëria.
Shumica e tyre ende ruajnë në kokë mentalitetin se femra me të cilën do të ndajnë jetën duhet të jetë e “paprekur”, paradoksalisht vijon praktika e jetës së tyre. Krenaria mashkullore e quan “ofendim” kur femra shpreh dëshirën për të qenë ajo ofruesja e një pagese në ambiente të ndryshme, në shumë vende të Europës detaje të tilla janë të padallueshme. Edhe pse janë burrërorë, interesantë, simpatikë, të komunikueshëm, u pëlqen të tradhëtojnë dhe të falen sidomos, por kurrsesi të njëjtën gjë nuk do e mendonin për të dashurën e tyre.


Si përkufizohen vajzat shqiptare?

Femrat, nga natyra e ndjeshme janë më të hapura kundrejt dashurisë. Ato e kanë sa të lehtë po aq edhe të vështirë të kalojnë nga një lidhje në tjetrën. Shohin shumë përgjegjësi që në lidhjen e parë dhe i marrin gjërat më seriozisht se meshkujt. Heqin dorë nga shumë liri personale për të mbrojtur të ardhmen e një lidhjeje. U pëlqen që të flasin me partnerët e tyre hapur në lidhje me çdo gjë edhe pse shpesh herë nuk mirëkuptohen ose konsiderohen si mendjelehta. Ato dinë çfarë duan dhe e kërkojnë vazhdimisht, por jo gjithmonë arrijnë ta marrin, ndoshta për shkak të rrethanave apo edhe pse ndonjëherë mungon doza e duhur e guximit, apo edhe vetëvlerësimit. Kanë frikë të besojnë në aftësitë e tyre, por dinë nga ana tjetër të tregohen dinjitoze. Sigurisht që janë të bukura dhe të lindura për të dashuruar. Shumica e tyre duan të kenë përkrah meshkujt shqiptarë, dhe jo të juaj.[/color]


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#9

Post by Sally » Wed Jul 29, 2009 2:35 am

Image


Sekreti i dashurisë së përjetshme?



Kur jemi te dashuruar, mendojme gjate gjithe kohes vetem partnerin, e deshirojme deri ne deshperim dhe nuk e mendojme dot jeten pa te.
Te dashuruarit kerkojne nje bashkim te trupit dhe shpirtit. Tregojne dhe rijetojne sebashku jetet, identifikohen dhe plazmohen njeri me tjetrin, duke deshiruar te njejtat gjera dhe duke ndertuar projekte te perbashketa per te ardhmen.

Ajo lloj euforie, pasioni i nisjes se nje raporti dashurie eshte fantastik. Megjithate nuk shpjegohet shkencerisht se perse pasioni dhe deshira e vazhdueshme per partnerin, deshira erotike madje, ne disa raste vazhdon per vite e vite, madje ndodh qe edhe te rritet.

Dashuria zgjat, nese ka nje vazhdimesi kerkimi ndaj partnerit dhe qellimit per ta zbuluar ate sa me mire. Sa me afer shkon drejt zbulimit te mistereve te nje individi, aq me larg je ndaj pergjigjes se sakte. Keshtu rilind deshira per partnerin. Dashuria eshte shume e bukur, kur humbet dhe rigjehesh perseri me partnerin tend.

Nuk eshte nje gjendje statike, eshte plot me dallge, si deti, si drita...
Last edited by Sally on Wed Jul 29, 2009 3:25 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#10

Post by Sally » Wed Jul 29, 2009 2:54 am

Lidhjet e shëndosha vs. lidhjeve jo të shëndosha


Cilat janë disa nga mënyrat e identifikimit dhe të shqyrtimit të lidhjeve jo të shëndosha? Cilat janë strategjitë që njerëzit mund t’i përdorin në mënyrë që t’i përmirësojnë lidhjet e tyre? Cilat janë disa nga burimet e brendshme dhe të jashtme që janë në dispozicion për njerëzit që janë duke u përballur me lidhje jo të shëndosha?!

Përgjatë jetës sonë, jemi të përfshirë në marrëdhënie dhe lidhje të llojeve nga më të ndryshmet. Kemi miqësi, lidhje që kanë të bëjnë me studimet, punën, lidhje familjare e shpesh edhe lidhje që nuk mund të përfshihen në ndonjë kategori të caktuar. Secila nga këto situata përmban potencial ta pasurimit tonë, duke na i rritur ndjenjat e vetëvlerës, gëzimit dhe të zhvillimit. Këto janë marrëdhënie/lidhje të shëndosha.

Në anën tjetër, mund të gjendemi në situata të atilla që na bëjnë të ndihemi jo rehatshëm. Mund të jetë vështirë ta kuptojmë se i dashuri/e dashura, miku, kolegu ose anëtari i familjes nuk është duke na trajtuar me respektin që e meritojmë. Mbani mend se në të gjitha llojet e lidhjeve, ka të ngjarë të ketë pak mosmarrëveshje, nevojë për kompromis dhe kohëra të tensionimit. Këto, vetëm, nuk do të thotë që e bëjnë lidhjen jo të shëndoshë. Në vijim janë disa gjëra rreth të cilave duhet menduar gjatë shqyrtimit nëse një lidhje është e shëndoshë ose jo:


Në një lidhje të shëndoshë, ju:

• E trajtoni njëri-tjetrin me respekt
• Ndihen të sigurtë dhe rehatshëm
• Nuk jeni të dhunshëm ndaj njëri-tjetrit
• Mund t’i zgjidhni konfliktet në mënyrë të kënaqshme
• Kënaqeni duke e kaluar kohën së bashku
• E përkrahni njëri-tjetrin
• Interesoheni për jetën e njëri-tjetrit: për shëndetin, familjen, punën, etj.
• Keni intimitet në lidhje
• Mund t’i besoni njëri-tjetrit
• Jeni seksual sipas zgjedhjes personale
• Komunikoni qartazi dhe haptazi
• Shkëmbeni letra, telefonata dhe e-maila që janë tuajat
• I inkurajoni miqësitë tjera
• Nëse lidhja është intime, jeni të sinqertë për aktivitetin seksual të së kaluarës dhe të së tashmes
• Keni më shumë kohëra të mira sesa të këqija


Në një lidhje jo të shëndoshë, njëri prej jush ose që të dy:

• Mundoheni ta kontrolloni ose të manipuloni me njëri-tjetrin
• E bëni njërin prej jush të ndihet keq për vetveten
• E përqeshni ose e thërrisni me emra nënçmues tjetrin
• Urdhëroni si të vishet tjetri
• Nuk ofroni kohë për njëri-tjetrin
• I kritikoni miqtë e tjetrit
• Keni frikë nga zemërimi i tjetrit
• E dekurajoni tjetrin që të jetë i afërt me këdo tjetër
• E injoroni tjetrin është duke folur
• Jeni për së tepërmi posesiv ose bëheni xheloz kur sjelljet janë të zakonshme
• I kritikoni ose i përkrahni të tjerët që ju bëjnë kritika në lidhje me: gjininë, racën, përkatësinë etnike, orientimin seksual, religjionin, paaftësinë ose ndonjë veçori tjetër tuaj personale
• I kontrolloni paratë dhe mjetet e tjetrit
• I lëndoni ose kërcënoni se do t’i lëndoni fëmijët, familjen, kafshët e shtëpisë ose objektet që kanë vlerë për ju
• E shtyni, e rrëmbeni, e godisni, e grushtoni tjetrin ose e gjuani me objekte
• Përdorni forcë fizike ose kërcënime në mënyrë që ta bëni tjetrin që të mos ju lë



Nganjëherë nuk është lehtë të vendoset nëse një lidhje e mundimshme do të duhej të mbahej ashtu si është, të përpunohej ose të ndërpritej para se të keqësohet ajo edhe më shumë. Një gjë që duhet gjurmuar është të shikohet nëse lidhja është shumë më ndryshe se që ka qenë ndonjëherë përpara. A ka diçka stresuese që është duke ndodhur në jetën tuaj dhe që ka gjasë të ndikojë në mënyrën si jeni duke ndërvepruar me njëri-tjetrin? Ndoshta keni mungesë të parave, e keni ndërruar vendbanimin, jeni duke kërkuar punë ose jeni duke u marrë me rrethana të vështira familjare, ose jeni në ndonjë fazë tjetër kalimtare. Ndoshta ka edhe probleme më të hershme që asnjëherë nuk janë zgjidhur dhe që tani përsëri kanë dalë në sipërfaqe. Çka është duke ju bezdisur në veçanti dhe çka kishit pasur dëshirë të ndryshohet? Bisedoni për këto tema me njëri-tjetrin, si një mik, mësues ose këshilltar. Mendoni çka secili prej jush do të mund të bënte në mënyrë që ta bënte tjetrin të ndihet më rehatshëm në lidhje.

Nëse partneri, miku ose kolegu juaj është duke ju lënduar qoftë juve ose të dashurit tuaj në mënyrë fizike, emocionale ose seksuale, atëherë është koha të kërkoni ndihmë. Nëse ai/ajo është duke i inkurajuar sjelljet lënduese, siç është përdorimi i pakontrolluar i alkoolit ose i drogave tjera, seksi i pambrojtur, ose është duke bërë veprime tjera që ju bëjnë të ndiheni keq, është e drejtë e juaja të dilni nga ajo lidhje. Shumë gjëra do t’ju ndihmonin në këtë drejtim. Ndoshta gjëja më e rëndësishme që do të duhej ta bënit do të ishte besimi në instinktet tuaja dhe njerëzit që i keni përreth dhe në të cilët keni besim dhe i çmoni. Secili prej nesh e meriton të ndihet sigurt, i çmuar dhe i përkujdesur. Mbani mend se një prej shenjave më të sigurta që një lidhje e bën të shëndoshë është se që të dy personat e përfshirë në lidhje ndihen mirë për vetveten. Veç kësaj, duke e trajtuar veten me respekt dhe duke besuar në të drejtën tuaj për trajtim të mirë, ju jeni duke i ndërmarrë hapat e rëndësishëm drejt zhvillimit në të ardhmen të lidhjeve të barabarta dhe reciprokisht përmbushëse.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#11

Post by Sally » Wed Jul 29, 2009 2:58 am

Image


Rregulla të arta mbi komunikimin në çift


Së pari, përpiquni të njihni veten tuaj, jini në dijeni të ndjenjave që keni përbrenda...


• Përpiquni të kuptoni bashkëortin/bashkëshorten tuaj; mor prisni të jeni ju gjithmoni ju ai që duhet të kuptohet në çift...

• Kuptoni që tashmë jeni të martuar, keni arritur në një moshë të tillë që ju vë para përgjegjësive më të mëdha...

• Pas çdo problemi që mund të lind në çift, mos thoni kurrë “unë dalë dhe shkoj tek prindërit e mi” ose “marr xhaketën e ik nga shtëpia”. Përpiquni të jeni konstruktiv në forcimin e lidhjeve në familjen tuaj.

• Në rast problemi, mos kërkoni një gjykatës që mbështet problemet tuaja. Gjeni dikë që nuk merret me personat, por me zgjidhjen e çështjeve...

• Pasi të njihni njëri tjetrin, duhet të jeni në gjendje ti përgjigjeni situatës “Une e di se si duhet të sillem me bashkëshortin/bashkëshorten time në raste të caktuara, e di se duhet të komunikoj me të”...

• Mendoni mirë se si çfarë dhe si do të thoni atë që mendoni. Mos harroni mentalitetin e bashkëshortit tuaj...

• Mësoni të kërkoni ndjesë. Në momente të caktuara, rini larg ndjenjave të krenarisë...

• Kërkoni ti zgjidhni problemet pa u mbledhur shumë. Mos kujtoni problemet e shkuara në çdo problem që mund të dalë....
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#12

Post by Sally » Wed Jul 29, 2009 3:14 am

Image


C’është dashuria?


Pyetje e vështirë. Për disa, dashuria është miqësi - si dy drunj, një-mbi-një që digjen në vatër. Për të tjerë dashuria ështe si fati, duhet udhëtuar larg që t’a takosh. Por sido që të perkufizohet, dashuria është e vërteta e vetme, pa alternativë. Njeriu dashuron ose jo.

Dashuria është e duruar e sjellshme. Ajo as fryhet e as mburret. Të keqen e anashkalon, gjithmonë duke kërkuar në thellësi që s’mund të matet.Dashuria edhe krijohet. Shiko tek tjetri për anët e mira. Nëse kjo bëhet lehtë,edhe dashuria gjendet lehtësisht.

Dashuria është e larmishme; ajo romantike është e thellë, e ngjeshur e pa fund, me intimen, ndërpersonalen e sensualen. Edhe dashuria që quhet platonike ështe njësoj e fortë, ndoshta më e ndërlikuar, por vetëm në ndjenja, me dëshira të pashpresa për t’u realizuar.

Ndonjëherë dashuria vihet në dyshim. Disa thonë se ajo është e rreme, pakuptim a nuk ekziston; sa urrejtje janë ndezur e tradhëti jane kryer në emër të dashurisë?,pyesin ata. Dhe kjo ngre pyetje të tjera ; a është dashuria përgjegjëse për të gjitha këto, apo janë njerëzit, që kanë harruar kuptimin e saj?

Dashuria gjithmone ka mbizotëruar në art; muzikë, poezi, pikturë, skultpurë e letërsi. Edhe psikologjia e ka zbërthyer thelbin e saj, sic kane bërë biologia,antropologjia e neuroshkenca, secila ne fushen perkatese. Psikologjia thotë se fenomeni i dashurisë – intimja, zotimi, pasioni - është shkak shoqëror. Ndërsa filozofia pajtohet me fenë kur thotë se dashuria është shkalla më e lartë e tolerancës.

Por dashuria ndoshta është thjesht përputhje, që e bën të niset në udhëtim drejt së panjohurës, sepse personi pranë a përballë, mund të jetë më pak i afërt a i përshtatshëm me atë që ndodhet mijëra kilometra larg. Duaji të gjithë, besoi disave dhe mos i bë keq askujt, thotë Shekspiri.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#13

Post by Sally » Wed Jul 29, 2009 3:21 am

Image


Dashuria që të gjithë kërkojmë ! Dashuria pa kushte


Kemi degjuar kenge per te, kemi par filma, kemi lexuar libra, por cila eshte ajo dashuria e vertete sipas jush?

Ne te gjithe duam te na duan dhe te ndjejme dashuri, ne mendojme per te, shpresojme per te, dhe fantazojme gjithashtu, sepse shpesh jeta jone na duket e paplote kur ajo mungon.

Nuk mund te quhet ekzagjerim kur thuhet s nevoja emocionale per dashuri pa kushte eshte aq e madhe sa nevoja fizike per ajer dhe ushqim.

Disa kan miskoncepte per dashurine e vertete, kur bejme gjera te mira ne sy te tjerve, ata na duan si shperblim marrim dashurine, kur veprojme keq ajo dashuri zbehet.

Dashuria pa kushte- Dashuria e vertete- eshte kaq ndryshe. Dashuria e vertete eshte te duash lumturine e personit tjeter pa patur asnje mendim se cfare mund te duash per veten tende, pra ti nuk kerkon asgje ne kembim.

Nuk eshte dashuria e vertete kur njerzit e tjere na duan kur ne bejme ate cfare ata kerkojne apo kan deshire. Edhe kur ben gabime dhe faj, edhe kur nuk arrijme dot te bejme ate cfare te tjeret duan, por ata nuk ndjehen te zhgenjyer apo te irrituar me ne. Kjo eshte dashuria e vertete Dashuria Pa Kushte.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#14

Post by Sally » Wed Jul 29, 2009 3:47 am

Image


Ja disa këshilla që e forcojnë marrëdhënien tuaj


Romantizmi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj, ndjenjë e cila bën t’u rrahë zemra fort sa herë që jeni pranë partnerit. Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti.

Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta.




1. Thuaji partneres ose partnerit “të dua”, të paktën një herë në ditë. Edhe pse mund të jetë i sigurt, personi që keni në krah ka nevojë t’u dëgjojë ta thoni këtë fjalë.

2. Përshëndetjen e mëngjesit apo të rikthimit pas punës në shtëpi shoqërojeni gjithmonë me puthje dhe nëse atë ditë po mendoni edhe për të kryer marrëdhënie seksuale shtojini edhe një përqafim.

3. Bëni “takime dashurie” me partnerin për gjithë jetën tuaj. Trajtojeni partnerin edhe më mirë nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur në fillim. Mos harroni, jini të përzemërt, buzëqeshini partnerit sa herë që rikthehet në shtëpi, mbajini duart njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje që bëni të dy, etj.

4. Lërini pas defektet e tij. Nëse jeni të lidhur me një djalë apo vajzë që nuk është shumë e rregullt, atëherë keni dy alternativa t’i përsërisni ato që bëni dhe të mërziteni të dy, ose ta këshilloni butësisht që ai të mos i përsërisë më.

5. Përqendrohuni tek pozitivja. Në vend që të mendoni vetëm për një fjalë apo veprim të gabuar të tij, e cili u ka mërzitur shumë, mendoni pozitivisht, mendoni të gjitha gjërat e bukura që bën për ju, fjalët e ëmbla që u pëshpërit në vesh etj.

6. Mendohuni dy herë para se të flisni nëse jeni me nerva. Mos u përpiqni të flisni nëse jeni të mërzitur, thjesht heshtni ose qëndroni larg njëri-tjetrit. Dilni për pak çaste të merrni ajër dhe të qetësoheni, dhe kur të riktheheni sërish tek partneri do të shihni se mërzia ka mbetur pas dhe do të jeni gati të përkëdhelni dhe puthni njëri-tjetrin.

7. Mos përdorni sekretet e partnerit apo dobësitë e tij gjatë një zënke për të lënduar, apo edhe në një situatë të zakonshme. Ajo çfarë juve u duket e parëndësishme, idiote, mund të jetë diçka shumë serioze për partnerin tuaj. Merrni në konsideratë atë çfarë është e rëndësishme për njeriun e zemrës dhe mos e diskutoni atë me miqtë apo familjen tuaj.

8. Mendoni së pari për partnerin tuaj. Nëse të dy e bëni këtë, atëherë të dy i keni dhënë një ndihmë të madhe lidhjes suaj. Thuaji “po” partnerit sa më shumë të jetë e mundur, plotësojini atij edhe dëshirat më të vogla dhe mos e pengoni të shijojë aktivitete apo të tjera gjëra që i kanë dhuruar kënaqësi para se të lidheshit.

9. Respektoni partnerin tuaj. Mos e përgojoni atë me asnjëri. Kur flisni për të dashurin tuaj përdorni gjithmonë fjalë që tregojnë dashuri dhe respekt në radhë të parë.

10. Gjeni një mënyrë për t’u bashkuar të dy çdo ditë. Zbuloni çfarë u përshtatet dhe ndihmon me të vërtetë marrëdhënien tuaj. Hani jashtë bashkë, takohuni për të pirë çajin e pasdites, shtrihuni në krevat për të përkëdhelur njëri-tjetrin, bëni një shëtitje etj.




Dëshira për ngrohtësi dhe siguri

Mundësia për të pasur një martesë të mirë e të qëndrueshme e bën pothuajse këdo të gatshëm për ta provuar njëherë. E pra, pse është martesa kaq tërheqëse? E vërteta është se asnjë nuk dëshiron të jetë i vetëm. Edhe pse e bëjmë të madhe çështjen e “bërjes së gjërave si të duam” dhe këmbëngulim për të drejtat individuale, të gjithë dëshirojmë sigurinë dhe ngrohtësinë e një marrëdhënieje intime me dikë që çmendet pas nesh.

Ne mund të themi se “duam të jemi vetëm” dhe dëshirojmë “pak hapësirë”, por dëshira jonë më e fortë është ta ndajmë këtë hapësirë me dikë që na do. Edhe pse tërheqja intime është një pjesë e rëndësishme e dëshirës tonë për intimitet, këto dëshira për t’u lidhur fort me një person tjetër nuk janë vetëm për intimitet. Kjo dëshirë e zjarrtë për t’u njohur dhe vlerësuar nga dikush tjetër vjen nga mënyra si jemi projektuar që në fillim.


Dashuria dhe marrëdhënia

Shumica e praktikave intime, qofshin midis njerëzve me seks të kundërt ose të njëjtë, zakonisht përfshijnë prekjen, eksitimin dhe afeksionin. Përvojat intime mund të kenë të bëjnë sa me emocionet aq edhe me aktet fizike. Marrëdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e tyre intime dhe në ndjenjat intime mes tyre.

Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrëdhënie intime, po të mos të ekzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie intime aktive. Marrëdhëniet intime dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrëdhëniet intime shkojnë së bashku.

Mjetet e informimit shpesh i portretizojnë marrëdhëniet intime ose si një aktivitet i natyrshëm që është eksitues dhe pa rreziqe, ose si një aktivitet i dëmshëm, anormal dhe i rrezikshëm.


Tipat e marrëdhënieve

Asnjë prej nesh nuk mund ta thotë me saktësi se sa të kënaqshme do të jenë kontaktet e ndryshme intime që do të kemi ose se çfarë rezultati do të kenë ato.

Kjo është e vërtetë edhe kur është fjala për partnerët tanë, marrëdhëniet intime që kryejmë dhe kënaqësinë që marrim. Këto përvoja kërkojnë një eksplorim dhe njohje të thellë të trupit tuaj ose të trupit të të tjerëve.

Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është eksplorimi i trupit tuaj. Kjo mund të zhvillojë njohuritë tuaja në të kuptuarit e trupit, të ndjesive dhe të mënyrës se si reagon ai. Gjuha e trupit të të mëson se çfarë partneri je.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ne kerkim te dashuris?!

#15

Post by Sally » Sun Aug 02, 2009 12:28 am

Ju e pyesni veten se pse ajo nuk iu përgjigjet telefonatave tuaja?

Ne po ju paraqesim 10 mënyra se si mund ta humbni një femër.


Djem lexojeni me kujdes!

Kujdes ushqimin: Ngrënia e keqe-asgjë nuk e çmend më shumë një femër se sa shikimi i një mashkulli derisa e përtyp një copë mishi. Femrat e urrejnë kur meshkujt flasin me gojën plot, dhe i shtrëngojnë thikën e pirunin egërsisht sikur nuk po prenë ushqim. Djema, nëse dëshironi të keni një takim të dytë hani mirë.

Turpi nga punët e shtëpisë: Përtesa-gratë mund të falin shumë, por jo edhe sorollatjen nëpër shtëpi pa bërë asnjë punë. Gratë urrejnë kur burrat tregohen përtacë dhe nuk kujdesen të paktën për gjërat e veta. Është e pafalshme rrëmuja e krijuar në shtëpi, me rroba e gjëra të tjera të lënë në dysheme.

Hidhe atë: Duhanpirësit-tymosja e cigareve, apo papastërtia e dhëmbëve nga cigarja nuk do të ju ndihmojë të shkoni mirë me të dashurën tuaj. Posa t’ju afrohet ajo do të dëgjoj erën e keqe të duhanit, dhe do të ju thotë: unë dua të puth një mashkull e jo një taketuke.

Sytë e gjelbër të një vampiri: Inatosja-veprimet e juaja të një vampiri, ngritja e zërit pa arsye nuk janë një nga ato gjërat që i pëlqejnë vajzat. Xhelozia e juaj e paarsyeshme, apo takimet për “qërim të hesapeve” janë gjëra që ju pengojnë vajzave më së shumti. Prandaj kujdes fjalorin dhe kontrolloni veten.

Një baba: Një fëmijë në skenë është shumë për dëshirat e një vajze. Ajo do të preferonte më shumë një djalë beqar se sa një burrë me një fëmijë jashtë martesës.

I bërë prej flokësh: Ajo do të ik nesër kur është fjala te flokët, llogaritni mirë. Nuk do të jeni aspak tërheqës nëse keni qime në hundë dhe i gjithë trupi juaj është i mbuluar nga ato. Kjo është një gjë neveritëse për femrat.

Dhëmbët: Higjiena e papastër: të jesh i papastër nuk është bekim. Vajzat rrëqethen nga meshkujt me dhëmbë të palarë. Ato e urrejnë erën, frymëmarrjen me erë të hudhrës dhe thonjtë e papastër.

Lojërat kompjuterike: Aspak tërheqëse-dhënia pas lojërave kompjuterike nuk është aq argëtuese për vajzat sa është për meshkujt. Ajo do të lodhet një ditë nga lojërat tuja dhe nga ti.

Të sharat: Përdorimi i fjalëve të ndyta-më mirë një bisedë e vogël por e këndshme, se sa përdorimi i fjalëve të ndyta gjatë tërë kohës. Vajzat nuk e arsyetojnë këtë. Është irituese kur një mashkull e ndjen të nevojshme përdorimin e shpeshtë të fjalëve të ndyta!


E veshura pa shije: ‘Scruffiness’-veshja e bukur tek djemtë është po aq e rëndësishme sa edhe për vajzat. Nuk është krenari të vishesh pa shije, dhe veshja juaj të jetë aspak e modës. Vajzave u pëlqen kur i dashuri i tyre duket bukur. Nëse ndonjëherë ju shkon mendja të vishni sandale me çorape, atëherë do t’i keni punët keq.
Last edited by Sally on Sun Aug 02, 2009 12:42 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Dashuria”