Page 1 of 1

Dashuria, sa më kushton?

Posted: Sun Jan 29, 2012 8:29 am
by Sally
Nga miqësia te dashuria, gjithçka e ka një çmim


Përfundimet e një studimi janë këto: femrat janë më romantike, por më pak të prirura për të shpenzuar para, ndërkohë që meshkujt janë shumë bujarë, pavarësisht se llogarisin gjithçka me laps në dorë
Dashuria, sa më kushton? Kjo është shprehja e një reklame të vjetër, që tregon se edhe ndjenja më e madhe që ekziston ka vlerën e saj ekonomike. Dikur ishin orët e gjata që të dashuruarit kalonin në telefon duke thënë absurditete, tani ndjenjat kanë kaluar në rangun e aritmetikës. Kostoja e tyre është vërtetë e lartë, në varësi të bollëkut të djalit ose vajzës. Tashmë dashuria e kthyer në llogari është bërë fryt i një studimi.

Studimi i realizuar përmes internetit para një muaji nga “Human Highway”, te 25 milionë individë, është drejtuar nga “Qvc”, lideri botëror për “shopping tv”, kanali i dytë amerikan për nga përmasat. Duke u bazuar te studimi, vihet re se femrat janë më romantike, por nuk u pëlqen shumë të shpenzojnë. Maksimumi që bëjnë është blerja e ndonjë skulpture të vogël artizanale, ose një darkë në çift në shtëpi. Nuk preferojnë t’i blejnë dhuratat për të dashurit nëpër dyqanet luksoze apo të darkojnë në ndonjë restorant të shtrenjtë. Burrat u besojnë njerëzve të jashtëm për të shmangur incidentet e pakëndshme. Ata llogarisin me mendje se sa para u nevojiten për një mesazh të veçantë, dashuria e tyre mund të ndjekë këtë linjë: “Je në mendimet e mia”, kushton 87 euro; “Të dua shumë”, 98 euro; “Je jeta ime” (vlera rritet në 135 euro); e njëjta gjë ndodh edhe kur thotë “Të dua”, 140 euro; ndërsa kur arrihet te gjërat e rëndësishme, normalisht që edhe çmimi do të shtrenjtohet: “Do të martohesh me mua?” arrin deri në 767 euro.

Nëse martesa ua zbraz xhepat të paktën një herë në jetë, nuk keni pse të dëshpëroheni, sepse të gjitha dukuritë janë riciklike. Do të vijë sërish dita që buxheti vjetor të rritet, ku për të thënë të “Të dua” do të investoni 300 euro dhe 400 për urimet.
Duke parë dhuratat e bëra për një vit, 86% e të rinjve që kanë marrë pjesë në studim (rreth 21 milionë persona), kanë bërë të paktën një dhuratë për të treguar dashurinë e tyre, ndërkohë që 69% (16 milionë e 500 mijë) kanë bërë një dhuratë për të shprehur dashurinë. Gjatë vitit të fundit janë shpenzuar 3 milionë e 300 mijë euro për të thënë “Të dua”, 6 milionë e 500 mijë euro për thënë “Të kam xhan”; urimet e thjeshta kanë kushtuar 9 milionë e 500 mijë euro, ndërsa për urimet për ngjarjet e lumtura ose gëzimet familjare janë shpenzuar 5 milionë e 900 mijë euro.

Dihet që shpenzimet lidhen me dhuratat. Sivjet dhuratat më të përdorura kanë qenë veshjet (15%), më pas vijnë produktet elektronike dhe aksesorët e ndryshëm (13%) dhe bizhuteritë (10%), ndërsa 6% kanë dhuruar një natë speciale ose një fundjavë të paharrueshme. Asgjë nuk i është lënë rastësisë, duke qenë se për çdo ndjenjë ekziston një lloj produkti që e mishëron atë në veçanti. Për shembull, fjala “Të dua” mund të shoqërohet me një bizhuteri dhe një restorant të veçantë. Dashamirësia ndaj një miku, kolegu, të afërmi ka përmasa të tjera, për shembull mund të shoqërohet me një libër ose një darkë në shtëpi. Luleve, në veçanti trëndafilave, u besojnë 28% e të intervistuarve, sepse kanë frikë se mos bëjnë ndonjë gafë sentimentale.

Nga gjithçka që shkruam më lart, vërehet një diferencë e madhe mes meshkujve dhe femrave për shpenzimin e parave dhe shprehjen e ndjenjave. Ndërkohë që vajzat u tregojnë gjithçka me detaje të afërmve, miqve, djemtë janë më të rezervuar. 72% e meshkujve pohon se i tregon gjithçka të dashurës, ndërkohë që kjo e fundit nuk lë njeri pa i treguar; përfshin në listë prindërit, fëmijët, motrat, shoqet. Ndryshimi mes dy gjinive vërehet edhe te shpenzimet e përditshme: femrat u dërgojnë mesazhe burrave ose të dashurve kur u nevojitet diçka, ndërsa ata vendosin dorën në portofol. Një burrë shpenzon mesatarisht 128 euro për një dhuratë, ndërsa një grua 65 euro. Ky është një detaj që hedh poshtë mendimin se meshkujt nuk janë aq të kujdesshëm ndaj detajeve: 44% pohon se kartolina shoqëruese e dhuratës është shumë e rëndësishme për ta.