"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A e ke provuar zjarin e xhelozisë?

Flisni për dashurinë si një ndjenjë, për eksperiencat tuaja, ndani me te tjerët njohuritë tuaja.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

A e ke provuar zjarin e xhelozisë?

#1

Post by Sally » Tue Sep 01, 2009 10:29 pm

Image

A e ke provuar zjarin e xhelozisë?


1-Ç’është xhelozia? Sëmundje?
2-Cilat janë shkaqet e kësaj sëmundjeje dhe si mund ta mjekojmë?



Xhelozia është reagim, që në të vërtetë tregon interesim, përkujdesje dhe ruajtje.
Burri xheloz revoltohet e nervozohet shumë shpejt për çdo gjë të keqe që prek familjen e tij. Gjithashtu edhe gruaja xheloze revoltohet dhe zemërohet për burrin e saj, nëse dikush e konkurron atë.


Në psikologji, xhelozia është një reagim që gërshetohet nga katër reagime të tjera që janë: zemërimi, frika, dëshpërimi dhe neveria. Në rastet e xhelozisë së fortë shfaqet smira, lakmia dhe dëshira për hakmarrje. Në përgjithësi xhelozia është reagim i turbullt, që njeriu e ndien kur kupton se ekziston dikush që po konkurron për pozitën, vendin apo dashurinë e një personi.

Në të njëjtën kohë ai ndien xhelozi kur kupton se konkurrenti i tij arrin atë që dëshiron.

Reagimi i xhelozisë gjendet tek të gjithë njerëzit në shkallë të ndryshme. Ka njerëz që bëhen xhelozë në disa raste, por shumë shpejt e kontrollojnë veten përpara se besimi në vetvete t’u lëkundet. Ndjenjat e xhelozisë tek ai luajnë rolin e nxitësit drejt suksesit kundrejt sfidës, pa mundur të krijojnë ndjenjat e smirës e të lakmisë.

Por, ka njerëz që bëhen shumë xhelozë dhe ndjenjat e frikës, të dëshpërimit dhe të neverisë e sundojnë, e shumë shpejt prej tij ndihet smira, lakmia, ndjesia se ai është i mangët, i pafuqishëm dhe fajtor. Tërë këto janë ndjenja të dhembshme, që e nxisin njeriun drejt armiqësisë kundrejt sfiduesit apo edhe dëmtimin e çështjes për të cilën konkurrohet. Nëse dështon, atëherë i kthehet hileve shpirtërore mbrojtëse, të cilat mund të kalojnë kufijtë, duke e rrënuar shpirtërisht. Në të shfaqet paqëndrueshmëria shpirtërore apo sëmundje të ndryshme si psikosomatia, një sëmundje tepër e rëndë, që ka si shkak ndjenjat e smirës, të dëshpërimit dhe të pafuqisë që mbizotërojnë mbi njeriun xheloz.

Shenjat e një xhelozie të lehtë nuk konsiderohen të dëmshme për shëndetin mendor, sepse ato janë shtytës për punë, aktivitet dhe përfitim përvoje, realizimin e suksesit dhe arritjen e kulmeve në fushën e konkurrencës. Si rezultat, xhelozia e gruas ndaj burrit, nëse është e lehtë, do ta shtyjë atë të shfaqë dashurinë e saj dhe interesimin për të, ndërsa xhelozia e burrit ndaj gruas do ta bëjë atë të jetë i kujdesshëm ndaj saj si dhe të ndiejë mbrojtjen e tij.

Pak xhelozi kërkohet, që edhe jeta bashkëshortore të jetë e bukur. Xhelozia e tepërt është ndjenjë e dhembshme, që e torturon të zotin dhe të tjerët rreth tij, shkatërron jetën shoqërore dhe rrënon shëndetin shpirtëror.

Xhelozia e fortë konsiderohet si një shkak i drejtpërdrejtë i shumë sëmundjeve mendore dhe shoqërore. Kështu, për shembull, nëse xhelozia e fëmijës ndaj vëllait të tij të vogël është e fortë, do ta bëjë atë të hakmerret e të armiqësohet, jo vetëm me të, por edhe me prindërit e tij. Kjo xhelozi mund ta bëjë të tërhiqet e të ndrydhet në vetvete, mund të shkaktojë disa anomali si: mekjen e gojës, urinimin e pavullnetshëm, prishjen e gjumit, humbjen e oreksit apo ta bëjë që të qajë shpejt a të gënjejë.

Nëse xhelozia e gruas është e fortë, mund ta armiqësojë me burrin e saj, të hakmerret apo edhe t’i prishë jetën bashkëshortore me grindje e konflikte, të cilat mund të çojnë në ndarje.

Kjo xhelozi mund të nxisë edhe kryerjen e krimeve. Ja disa nga rastet kriminale që kanë si shtysë ndjenjën e xhelozisë: një nëpunës i vuri flakën magazinave të kompanisë vetëm se shoku i tij fitoi dhe u caktua magazinier në to; një fëmijë hodhi vëllanë e tij të vogël nga dritarja kur ndjeu se ai po e konkurronte në dashurinë e prindërve të tij, kur ndjeu kalimin e dashurisë së prindërve tek vëllai i vogël
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Dashuria”