"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Martesa apo bashkejetesa?!

Flisni për dashurinë si një ndjenjë, për eksperiencat tuaja, ndani me te tjerët njohuritë tuaja.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3194
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Martesa apo bashkejetesa?!

#1

Post by Adriana » Sat Jun 20, 2009 2:25 pm

Pershendetje te gjitheve

Jeni i/e martuar?
Si e mendoni martesen?
Diskutoni mbi martesen, jepni keshilla, ose kerkoni mendime.
Jeni me mendimin e marteses apo te bashkjeteses me partenerin Tuaj?
Nuk jeni i/e martuar? Kerkoni mendime/opinione nga personat qe po e jetojn ate.


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Edvin
Member
Member
Posts: 23
Joined: Sun Jul 12, 2009 11:02 am
Gender: Male

Re: Martesa apo bashkejetesa?!

#2

Post by Edvin » Tue Jul 21, 2009 5:10 pm

Nuk jom i martum, po jom i menimit si shqiptar qe po te gjejm personin ku koptohena dhe ndjejm per njoni tjetrin duhet me shku drejt rruges marteses,se me thon drejten ky bashkejetim me duket mu qe nuk i plotso kushtet me hap familje, po sot kjo dynjo o bo lomsh fare nuk meret vesh.

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Martesa apo bashkejetesa?!

#3

Post by Sally » Fri Jul 24, 2009 5:19 pm

Image

Julian Deda: Ja si e mendon martesen

E ndjen veten shumë familjar. Dëshira e tij është të merret vetëm me fëmijët dhe t’i kënaqë në maksimum, por puna dhe angazhimet e tij të përditshme nuk e lejojnë ta arrijë plotësisht këtë. Ndihmon mjaft në punët e shtëpisë, por edhe bezdis herë-herë me parregullsi. Të gjitha këto, Juli Deda, aktori i mirënjohur na i rrëfen në një intervistë ndryshe për “Bluetooth”


Sa familjar je?
Të them të drejtën, unë e ndjej veten shumë familjar. Sigurisht dihet që unë kam një profesion që të lë shumë pak kohë të merresh me familjen, por unë e gjej kohën dhe jam pafundësisht i lumtur me familjen time. Padyshim që arrij ta bëj ndarjen mes familjes dhe punës, dhe kam përshtypjen se ky është sekreti që të ndihmon ndër të tjera për të pasur harmoni në familje. Nuk e di të tjerët, por unë për vete kur shkoj në shtëpi te fëmijët, relaksohem.

Ndihmon në punët e shtëpisë?
Ndihmoj në ato punë që mund t’i bëj. Për shembull në pazare, në pagesa faturash, gjithmonë i bëj unë dhe në kohën e duhur. Pastaj për të pastruar e për të gatuar nuk ia kam idenë fare. Me fëmijët merrem shumë, e bëj me kënaqësi të madhe.

Ku mendon se e lehtëson më tepër bashkëshorten, në cilat punë?
Në fakt i kemi detyrat instiktivisht të ndara. Bashkëshortja merret shumë me problemet e ngushta të familjes, kurse unë zgjidh çdo problem që ka të bëjë me jetën jashtë shtëpisë, duke pasur parasysh se jam figurë e njohur dhe kjo më ndihmon t’i zgjidh më shpejt. Siç thashë, faturat i paguaj unë, shumë shpesh e çoj dhe e marr vajzën nga çerdhja.

Çfarë e mërzit më tepër bashkëshorten tek ty?
Ndoshta e mërzit fakti që ndonjëherë jam i çrregullt, i hedh gjërat siç më vjen. Në përgjithësi nuk është se ka ndonjë gjë të madhe që e mërzit. Në përgjithësi jam shumë korrekt.

Si e cilëson veten si baba?
Jam një baba jo i keq. Merrem shumë me fëmijët, sidomos me Reinën, sepse është edhe më e rritur se Mateo dhe kupton. Luaj me ta. Vajza ka filluar atë fazën që pyet për gjithçka dhe sigurisht pret përgjigjet. Mundohem të jem i qartë me të, bërtasim shumë nëpër shtëpi, aq sa po çmenden komshinjtë. Është vërtet shumë bukur.

Çfarë vlerëson më shumë te bashkëshortja?
Vendosmërinë dhe përkushtimin që ka ajo për t’i bërë gjërat që kanë lidhje me familjen dhe me profesionin e saj. Kjo është kryesorja, pastaj ka edhe të tjera veti shumë të mira që më bën të ndjehem mirë pranë saj.

Po ajo tek ty?
Ajo ma thotë shpesh që i pëlqen tek unë korrektësia dhe fakti që i dua gjërat të bëra mirë dhe shpejt. U tha, u bë!

Je xheloz?
Sigurisht. Xhelozia është pjesë e jetës. Por nuk jam xheloz në kuptimin e rëndë të fjalës. Çdokush e ka brenda nga pak xhelozi.

Çfarë bën kur ndihesh i tillë?
Të them të drejtën akoma nuk e kam pasur atë rast, se vërtet nuk kam pasur shkak, por po them që nëse do të ndodhte, do ta bombardoja me pyetje. hahahahahahhahah

Të ngjan më shumë vajza apo djali?
Të dy janë një miks i të dy prindërve. Vajza, në energji e në karakter është 97% si unë, kurse djali është akoma i vogël e nuk di ç’të të them akoma.

Çfarë të thotë vajza kur të sheh në Tv??
Absolutisht kënaqet shumë. Qesh, hidhet, fiksohet para televizorit. Por akoma nuk ka filluar me pyetjet se përse e bëj unë këtë punë. Por gjithsesi, i kam bërë përgjigjet gati. (Qesh)

Çfarë të ka mërzitur më shumë këto kohë?
Unë në përgjithësi mërzitem gjatë verës me kohën, se unë dua shumë vjeshtën dhe dimrin. Por sigurisht ka shumë gjëra të tjera që të mërzisin apo të bëjnë nervoz. Shqipëria është një vend që, siç ka të mirat e veta, ka edhe problemet e veta të panumërta. Por gjithsesi duhet të jetojmë pa u menduar shumë.

Me çfarë po angazhohesh tani gjatë pushimeve?
Jo shumë pushim. Po luajmë në skenat e teatrove një pjesë me regji të Milto Kutalit, gjithashtu vazhdojmë çdo të hënë e të mërkurë emisionin radiofonik “Ping-pong” në “NRG Radio”. Projekte të tjera na presin, kështu që po bëj shumë pak pushim.

Cili është synimi yt më i madh që do të doje të realizoje në jetë?
Të kem një familje të shëndoshë e të mbarë, kjo është kryesorja, pse jo edhe ekonomikisht mirë. Pastaj për sa i përket profesionit, do të doja që karriera ime të zhvillohej edhe më tej kufijve shqiptarë.

Nga 1 deri në 10, sa ke arritur në karrierën tënde?
Mendoj se karriera nuk ka fund, por meqë më ke vënë këtë limit numrash nga 1 deri në 10, po them 7 e 25. hahahhahahah

Si e mendon veten pas 10 vjetësh?
38 vjeç.

Ku do t’i kaloni pushimet këtë verë?
Do iki në Kolashin, në mal. Pasi m’u bë dhuratë nga një emision që titullohet “Histori dashurie”.


intervist nga Julian Deda ne: Gazeta Shqip
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Martesa apo bashkejetesa?!

#4

Post by Sally » Wed Jul 29, 2009 2:40 am

Ndërron tradita e martesave


Mësiti mbetet jashtë ‘lojës’ Tani shumica e martesave realizohen duke e zgjedhur vetë njeriun e jetës, madje ka raste kur nuk përfillen fare traditat, pasi po shkohet drejt në martesë, apo, thënë më mirë, fejesë-martesë në të njëjtën kohë...
Mësiti mbetet jashtë ‘lojës’ Tani shumica e martesave realizohen duke e zgjedhur vetë njeriun e jetës, madje ka raste kur nuk përfillen fare traditat, pasi po shkohet drejt në martesë, apo, thënë më mirë, fejesë-martesë në të njëjtën kohë...

Periudha e tranzicionit nëpër të cilin po kalon vendi dhe shoqëria jonë ka sjellë shumë ndryshime, si në mënyrën e të jetuarit ashtu edhe në shumë aspekte të tjera të jetës. Mënyra e të jetuarit nga tradicionalja tek modernia ka ndikuar ndër të tjera edhe në mënyrën tjetër të zgjedhjes së bashkëshortit. Dikur, martesat janë realizuar përmes shkuesve (mësitëve), të cilat për shkak të traditës së atëhershme, me gjithë mosnjohjen e mirë të çiftit të ardhshëm, martesat kryesisht kanë qenë të suksesshme dhe të rralla kanë qenë rastet e dështimeve, kurse në kohën e sotme po ndodh e kundërta. Tani shumica e martesave realizohen duke e zgjedhur vetë njeriun e jetës, madje ka raste kur nuk përfillen fare traditat së pari fejesë e pastaj martesë, por shkohet drejt në martesë, apo, thënë më mirë, fejesë-martesë në të njëjtën kohë.

Ndryshe në rajonet rurale

Rrethanat e reja të krijuara nuk do të thotë që në ditët e sotme anashkalohen shkuesit, por rastet e tilla janë më të rralla. Ky fenomen më i shprehur është në zonat rurale, ku femra është e detyruar të martohet me atë njeri që i propozon dikush nga të afërmit dhe për një gjë të tillë merr vendim prindi i saj dhe ndodh që vajza nuk pyetet fare, vetëm del takohet një herë apo dy herë dhe vendos për martesë. Por, akoma ma absurd qëndron fakti se femrat në rajonet e thella të Kosovës, të cilat nuk shkollohen, sapo t’i mbushim 14 apo 15 vjet, fejohen dhe bashkëshortin nuk e shohin deri në ditën e martesës. Lokja Hasime Ibrahimi, e cila është martuar para 50 vjetësh, rrëfen se ajo është martuar në moshë shumë të re, kur i kishte vetëm 13 vjet. Atë e kishte fejuar babai i saj dhe ajo thotë se nuk e ka parë burrin e saj derisa është martuar në natën e dhëndërisë.“Mua më ka martuar baba im kur i kam pas 13 vjet. E atëherë ka qenë kohë tjetër, na është dashur të durojmë e punojmë shumë. Jemi ballafaquar edhe me skamje. Fëmijët e mi më shumë janë rritur pa bukë se me bukë dhe kemi pasur durim”, është shprehur lokja Hasimja. Ajo thotë se pas një jave e ka kuptuar se babai i saj e kishe fejuar me një djalë më të vjetër se ajo plot 10 vjet.“Tash ka ardhur kohë tjetër moj loke, nuk kemi pas guxim me kundërshtuar burrin për asgjë, kurse nuset e sotme janë shumë ma ndryshe nga ne. Ato zgjohen dhe dalin kur të donë, nuk i pengon askush, kushtet për jetesë i kanë shumë më të mira se ne atëherë, edhe prapë gjejnë fjalë. Ka humb moj loke edhe respekti edhe marrja mos vet me çfarë kohe po jetojmë”, ka thënë lokja Hasime, duke shtuar: “Mua më ka rrahur burri im kur ju ka tek dhe më është dashur të duroj, sepse në vaktin tonë ka qenë marre mu nda apo me ia kthye fjalën burrit. Kurse sot s’ka më burra, ata nuk guxojnë me ua prish qefin grave të tyre dhe bëjnë çfarë të thonë ato”. Po ashtu edhe axha Shaban Hajdari, rreth të shtatëdhjetave, ka potencuar se atëherë ka qenë kohë tjetër dhe martesat me mësit kanë qenë shumë më të mira se ato të ditëve të sotmet.“Bre axhë, martesat me mësit janë shumë ma të mira se sa këto që po bëhen vetë, e po pajtohen vetë dy të rinjtë. I riu nuk di me menduar shumë dhe nuk ia shikon fijet djalit apo vajzës, por vetëm e njohin njëri-tjetrin dhe martohen. E pas disa vjetësh po i dalin telashet e po ndahen, po i lajnë fëmijët rrugëve. Ka ardhur kohë e vështirë si për djem ashtu edhe për vajza, se nuk po mundesh me ditë as çka po merr e as çka po e jep”, ka shprehur shqetësimin e tij axha Shaban.

Jeta moderne sjell risi

Sociologët potencojnë se në shoqëritë tradicionale martesat me mësit kanë qenë shumë të shprehura. Por, në kohën e sotme, kur shoqëritë kanë kaluar në një fazë transitore, nga tradicionalja në moderne, martesat me mësit janë më të pakta, ato janë rralluar dhe kanë dalë jashtë “modës”. “Në mesin e shoqërive që kanë qenë të përhapura këto martesa është edhe Kosova, ku shumica, e për të mos thënë të gjitha martesat, janë bërë përmes mësitit. Edhe pse çiftet bashkëshortore nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht, deri në momentin e hyrjes së nuses në shtëpinë e burrit, këto martesa kanë pasur sukses dhe jeta bashkëshortore është zhvilluar normalisht. Tani, kur shoqëritë kanë kaluar në një fazë transitore, martesat me mësit janë më të pakta, ato janë rralluar, ka potencuar sociologu Artan Hasani. Sipas tij, për të rinjtë e kohës moderne është bërë e papranueshme martesa me mësit, pa njohje paraprake të njëri-tjetrit.

Modernizimi ka sjell shumë risi në martesë, duke e lënë jashtë “loje” mesitin.“Nëse dikur i është kushtuar shumë rëndësi njohjes së familjes së çifteve, prejardhjes dhe statusit familjar, në ditët e sotme më shumë kujdes i kushtohet njohjes së çifteve në mes vete e më pak njohjes së familjes. Duke i lënë anash këta faktorë dhe duke i kushtuar më shumë rëndësi njohjes mes tyre, sot kanë lindur shumë probleme shoqërore, meqë jeta është bërë shumë dinamike, krahasuar me tradicionalizmin”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Martesa apo bashkejetesa?!

#5

Post by Sally » Tue Sep 22, 2009 2:36 pm

Njih veten, pastaj martohu!



Kur vendosni për t’u martuar, para se të gjykoni nëse është apo jo i përshtatshëm personi përballë jush, më parë ju duhet të njihni veten tuaj.

Duhet të dini se çfarë karakteri keni, nevojat tuaja, ç’prisni nga martesa? Botëkuptimi juaj mbi jetën dhe vlerat tuaja morale në mënyrë që të bëni një zgjedhje më rezultative dhe më të lehtë. Pasi të njohë vetveten, më pas duhet që edhe personit me të cilin mendon të martohet t’i paraqitet ashtu siç është.


Të ndash të njëjtin besim, nuk do të thotë që përshtatesh me njëri tjetrin

Zakonisht, bashkëshortët para se të vendosin për tu martuar, shikojnë kriteret biologjike apo materiale apo edhe ndoshta bazohen në sugjerimet e të tjerëve po mbi këto kritere. Veçoritë që njeriu fiton nga besimi, janë në rapor të drejtë me veçoritë që ai njeri zotëron. Pra, besimi i njëjtë, nuk do të thotë që një çift mund t’i të përshtatet me njëri tjetrin.

Nuk mund të ndryshosh pas martesës...

Në përzgjedhjen e bashkëshortit, duhet të jesh maksimalisht i hapur dhe i ndershëm. të jesh siç dukesh apo të dukesh siç je, është një tregues i rëndësishëm. Martesat e lumtura, janë një rezultat i ekuilibrimit të logjikës me ndjenjat. Martesa nuk mund të ndryshojë karakterin e askujt. Logjika se “Unë mund ta ndryshoj atë pasi të martohemi” është një logjik që nuk të çon në lumturi, por në të kundërtën.


Paraqitja fizike dhe ana ekonomike nuk mjaftojnë...

Pamja e jashtme, ana ekonomike dhe aftësitë sociale janë tre kritere mjaft të mara parasysh para vendimit për martesë. Ashtu siç pasuria nuk është një tregues se dikush mund të bëhet një biznesmen i mirë duke zotëruar atë, po ashtu edhe këto kritere kurrësesi nuk sigurojnë harmoni në familje apo përzgjedhjen e personit të duhur.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Dashuria”