Studimi: Njeriun e zemrës e zgjedhim sipas interesave gjinore. Dashuria, në plan të dytë. Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat zgjedhin paranë.
Gabimet financiare, që bëjnë femrat e martuara.
Ekspertët tregojnë pesë gabimet e zakonshme financiare që i bëjnë të gjitha gratë e martuara.
Shoqëruar me to, ekspertët japin edhe disa këshilla se si t’i shmangni këto gabime.
1- Shpenzimi i tepërt. “Injoranca nuk është lumturi”, thotë Patricia Powell. Shpesh, femrat shpenzojnë më tepër sesa mund të fitojnë. Duke mos i përballuar dot vetë të gjitha shpenzimet dhe detyrimet financiare, femrat qëndrojnë nën përgjegjësinë e bashkëshortëve, duke u varur ekonomikisht nga ta. Powell tregon se ajo, gjatë kohës që ishte beqare, kishte punën dhe të ardhurat e saj. Por çdo gjë falimentoi pas martesës, kur u detyrua të paguante faturat e shtrenjta të veshjeve ekstravagante të bashkëshortit të saj.
Zgjidhja: Tregoni kujdes me financat e familjes. Të dy partnerët duhet të tregohen të kujdesshëm për anën e tyre ekonomike, duhet të takohen me agjentë sigurimi, planifikues financiarë dhe avokatë. Kështu, edhe femrat do të kujdesen për rrogën e tyre mujore, do të paraqiten në banka, dhe do të kenë kartat e tyre të kreditit.
2- Humbasin identitetin e tyre ekonomik. Kur Elizabeth Lundin, tani 33 vjeç, u martua para gjashtë vitesh, bashkëshorti i saj u tregua i gatshëm që të kujdesej ai për të ardhurat financiare të çiftit. Dhe ajo, e lumtur, pranoi. Kështu, të gjitha të ardhurat e tyre, edhe ato bankare, u bashkuan. Por, pas dy vitesh, kur çifti vendosi të divorcohej, Lundin mësoi se karta e kreditit të çiftit ishte në emrin e bashkëshortit të saj, ndërsa ajo ishte thjesht një përdoruese e autorizuar. Por, pas divorcit, ajo nuk mund të realizonte më tërheqjen e parave dhe, vetëm pas përpjekjeve të shumta, mundi të tërhiqte vetëm sasi të vogla të hollash.
Zgjidhja: Mbani disa llogari personale. Sipas specialistëve, femrat e martuara duhet të mbajnë llogari financiare më vete. Ata rekomandojnë që një çift duhet të ketë tri llogari bankare: të gruas, të burrit dhe të çiftit, duke i mbajtur të ardhurat në karta të veçanta krediti.
3- I largohen kujdesit të tyre vetjak. Numri i shtëpiakeve është rritur rreth 26 për qind, nga ai i dekadës së kaluar, tregojnë statistikat e realizuara. Gjatë kohës që këto femra qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre, ato e reduktojnë mundësinë për të lëvizur apo për të punuar. Edhe në momentin kur ato duan një punë, aftësitë e tyre kanë ngrirë. Kështu, ato humbasin pavarësinë e tyre ekonomike dhe sociale, duke qenë gjithnjë e më tepër të ndërvarura nga bashkëshorti i tyre.
Zgjidhja: Ruajini aftësitë tuaja të freskëta. Edhe pse mund të jeni shtëpiake të përkohshme, kujdesuni për aftësitë tuaja krijuese dhe vepruese. Angazhohuni me gjithçka, lexoni, projektoni ide dhe, në momentin kur ju do të kërkoni ndonjë punë, do të keni mbledhur gjithë energjitë e nevojshme.
4- Nuk kujdesen për sigurimin tyre. Shumë gra nuk kujdesen për të siguruar pensionin e tyre. Femrat, për shkak të natyrës së tyre, kujdesen më tepër për të ardhmen e burrave të tyre sesa për të ardhmen e vet. Pjesa më e madhe e meshkujve kujdesen për figuracionin e tyre gjatë kohës që janë në punë, ndërsa femrat të ardhurat e tyre i shpenzojnë për gjëra të ndryshme.
Zgjidhja: Investoni për të ardhmen tuaj. Fati dhe kalimi i viteve mund të sjellë surpriza të ndryshme, kështu që është mirë të jeni të përgatitur edhe nga ana financiare. Siguracionet tuaja do t’ju nevojiten një ditë.
5- Pyesin për shtëpinë, gjatë divorcit. Kur gratë divorcohen nga bashkëshortët e tyre, ato kërkojnë domosdoshmërish kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Por, për ato gra që nuk kanë të ardhurat e tyre financiare, po ashtu, edhe shtëpia rezulton në emrin e burrit, ato gjenden në mes të katër rrugëve. Kështu që pronësia e shtëpisë bën pjesë në kërkesat e tyre primare.
Zgjidhja: Pajtoni një këshillues financiar. Kur femrat janë pranë divorcit, ato shpesh kthehen në egoiste dhe duan të shënojnë sa më shumë pikë, duke përfituar nga divorci. Por e rëndësishme është që edhe gjatë martesës femrat të këshillohen me një financier. Vetëm në këtë mënyrë, ato mund të përfitojnë dhe të analizojnë prioritetet e tyre.[/b][/i]