"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ndarja e marteses

Flisni për dashurinë si një ndjenjë, për eksperiencat tuaja, ndani me te tjerët njohuritë tuaja.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Ndarja e marteses

#1

Post by Adriana » Sat Jun 20, 2009 2:59 pm

Kush jane shkaqet e ndarjes se marteses, xhelozie, financiare, apo kur dashuria nuk eshte me pjese e kesaj martese?
C'far mendoni per ndarjen e nje martese mbas nje periudhe shume te gjate (10-20-30-vjet)?
Do ishte me e lehte nje ndarje martese pa arritur ne krijimin e plot te nje familje?
Si ndikon ndarja e prinderve tek femijet?


Faleminderit
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 980
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Ndarja e marteses

#2

Post by Hymniarber » Sat Jun 20, 2009 4:26 pm

Adriana wrote:
Kush jane shkaqet e ndarjes se marteses, xhelozie, financiare, apo kur dashuria nuk eshte me pjese e kesaj martese?
C'far mendoni per ndarjen e nje martese mbas nje periudhe shume te gjate (10-20-30-vjet)?
Do ishte me e lehte nje ndarje martese pa arritur ne krijimin e plot te nje familje?
Si ndikon ndarja e prinderve tek femijet?


Faleminderit
Ne radhe te pare jane motivet ekonomike, nese nje partner(sidomos femra) ve re se bashkeshorti nuk shqetesohet shume per te sjelle te ardhura sa me te medha ne familje, ajo behet burim i gjithe kontradiktave te tjera, duke zbuluar dhe dobesite e tjera ne maredheniet e ciftit.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ndarja e marteses

#3

Post by Sally » Wed Jul 29, 2009 2:32 am

Nuk është e mjaftueshme, vetëm të jeni të dashuruar


Për ta mbajtur një lidhje martesore, nuk është e mjaftueshme vetëm dashuria… Jetuan të lumtur deri në fund të jetës. Nuk është e thënë që kjo frazë përdoret vetëm nëpër përalla dashurije.
Hulumtues Australian, kanë zbuluar se ç’farë duhet të posedojë një çift, për ta mbajtur me sukses martesën e tyre dhe për këtë nuk mjafton vetëm të jeni të dashuruar. Duke ju referuar këtij studimi në Universitetin Shtetërorë, në Australi, vitet e partnerëve, lidhjet e mëparshme bile edhe të dhënat nëse jeni duhanpirës apo jo, janë faktorë që ndikojnë në jetëgjatësinë e lidhjes martesore.

Hulumtimi në fjalë është emëruar: “What Love Got to Do Whith It” ( Ç’far roli ka dashuria me këtë) dhe pjesëmarrës janë mbi 2.500 partner të martuar. Sipas këtij studimi, në qoftë se mashkulli është 9 vite ose më shumë, më i vjetër se gruaja e tij, shanset për tu ndarë janë të dyfishta; ashtu siç është rasti me meshkujt që martohen para se ti mbushin 25 vjet. Fëmijët njëjtë kanë shumë rëndësi për jetëgjatësin e lidhjes martesore. Gratë që duan të kenë fëmijë dhe instistojnë për këtë më shumë se sa partneri i tyre, gjithashtu janë më “të përshtatshëm” në lidhjen e tyre martesore. Prindërit e partnerëve, gjithashtu kanë rolë të rëndësishëm në lidhjen martesore të një çifti, ata luajnë rolin e idolit(idhullit), për fëmijët e tyre (në këtë rast, të çiftit martesorë). Nëse prindërit e tyre nuk janë ndarë asnjëher, kjo u ndihmon edhe fëmijëve të tyre të kenë lidhje martesore më të shëndetshme.

Nuk është për tu habitur se edhe parat luajnë rol shumë të rëndësishëm për mbajtjen e një lidhje të suskesshme martesore. Kështu që përqindja e ndarjeve të çiftëve martesor që kanë patur probleme financiare ose papunësie, është më e madhe, se sa të partnerëve që nuk kanë patur vështirësi të tilla.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ndarja e marteses

#4

Post by Sally » Tue Sep 22, 2009 2:51 pm

Kriza ekonomike godet çiftet




Të ziheni për para është me të vërtet diçka e keqe, por kjo i ndodhë 55 për qind të çifteve.Këtë e thotë një studim i ndjekur nga PayPal dhe Ipsos. Sigurisht ajo që sjell keqkuptime nuk është dëshira për të ndërruar gardërobën dhe aksesorët e modës së fundit, sesa disponibiliteti i parave dhe i kohës. Parat, sidomos në këtë vit krize ndikojnë shumë në marrëdhënien në çift, duke filluar nga zgjedhja e pushimeve deri tek blerjet e rutinës.

Dhe është kjo një nga shkaqet kryesore të debateve mes çiftit. Rreth 85 për qind e çifteve përfundojnë duke blerë në internet për të mos humbur kohë në dyqane dhe për të evituar stresin. Tashmë blerjet nëpërmjet internetit janë përhapur shumë, pasi rezultojnë të jenë më shumë fitimprurëse, sespe gjenden produkte me çmime konkuruese. Blerjet me të vlerësuara janë ato për partnerin ose partneren, pasi 42 për qind të dashuruarve mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për pushime, janë të gatshëm të paguajnë çfarëdo shifre.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ndarja e marteses

#5

Post by Sally » Mon Sep 28, 2009 4:36 pm

Studimi: Njeriun e zemrës e zgjedhim sipas interesave gjinore. Dashuria, në plan të dytë. Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat zgjedhin paranë.







Gabimet financiare, që bëjnë femrat e martuara.
Ekspertët tregojnë pesë gabimet e zakonshme financiare që i bëjnë të gjitha gratë e martuara.
Shoqëruar me to, ekspertët japin edhe disa këshilla se si t’i shmangni këto gabime.




1- Shpenzimi i tepërt. “Injoranca nuk është lumturi”, thotë Patricia Powell. Shpesh, femrat shpenzojnë më tepër sesa mund të fitojnë. Duke mos i përballuar dot vetë të gjitha shpenzimet dhe detyrimet financiare, femrat qëndrojnë nën përgjegjësinë e bashkëshortëve, duke u varur ekonomikisht nga ta. Powell tregon se ajo, gjatë kohës që ishte beqare, kishte punën dhe të ardhurat e saj. Por çdo gjë falimentoi pas martesës, kur u detyrua të paguante faturat e shtrenjta të veshjeve ekstravagante të bashkëshortit të saj.

Zgjidhja: Tregoni kujdes me financat e familjes. Të dy partnerët duhet të tregohen të kujdesshëm për anën e tyre ekonomike, duhet të takohen me agjentë sigurimi, planifikues financiarë dhe avokatë. Kështu, edhe femrat do të kujdesen për rrogën e tyre mujore, do të paraqiten në banka, dhe do të kenë kartat e tyre të kreditit.



2- Humbasin identitetin e tyre ekonomik. Kur Elizabeth Lundin, tani 33 vjeç, u martua para gjashtë vitesh, bashkëshorti i saj u tregua i gatshëm që të kujdesej ai për të ardhurat financiare të çiftit. Dhe ajo, e lumtur, pranoi. Kështu, të gjitha të ardhurat e tyre, edhe ato bankare, u bashkuan. Por, pas dy vitesh, kur çifti vendosi të divorcohej, Lundin mësoi se karta e kreditit të çiftit ishte në emrin e bashkëshortit të saj, ndërsa ajo ishte thjesht një përdoruese e autorizuar. Por, pas divorcit, ajo nuk mund të realizonte më tërheqjen e parave dhe, vetëm pas përpjekjeve të shumta, mundi të tërhiqte vetëm sasi të vogla të hollash.

Zgjidhja: Mbani disa llogari personale. Sipas specialistëve, femrat e martuara duhet të mbajnë llogari financiare më vete. Ata rekomandojnë që një çift duhet të ketë tri llogari bankare: të gruas, të burrit dhe të çiftit, duke i mbajtur të ardhurat në karta të veçanta krediti.


3- I largohen kujdesit të tyre vetjak. Numri i shtëpiakeve është rritur rreth 26 për qind, nga ai i dekadës së kaluar, tregojnë statistikat e realizuara. Gjatë kohës që këto femra qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre, ato e reduktojnë mundësinë për të lëvizur apo për të punuar. Edhe në momentin kur ato duan një punë, aftësitë e tyre kanë ngrirë. Kështu, ato humbasin pavarësinë e tyre ekonomike dhe sociale, duke qenë gjithnjë e më tepër të ndërvarura nga bashkëshorti i tyre.

Zgjidhja: Ruajini aftësitë tuaja të freskëta. Edhe pse mund të jeni shtëpiake të përkohshme, kujdesuni për aftësitë tuaja krijuese dhe vepruese. Angazhohuni me gjithçka, lexoni, projektoni ide dhe, në momentin kur ju do të kërkoni ndonjë punë, do të keni mbledhur gjithë energjitë e nevojshme.



4- Nuk kujdesen për sigurimin tyre. Shumë gra nuk kujdesen për të siguruar pensionin e tyre. Femrat, për shkak të natyrës së tyre, kujdesen më tepër për të ardhmen e burrave të tyre sesa për të ardhmen e vet. Pjesa më e madhe e meshkujve kujdesen për figuracionin e tyre gjatë kohës që janë në punë, ndërsa femrat të ardhurat e tyre i shpenzojnë për gjëra të ndryshme.
Zgjidhja: Investoni për të ardhmen tuaj. Fati dhe kalimi i viteve mund të sjellë surpriza të ndryshme, kështu që është mirë të jeni të përgatitur edhe nga ana financiare. Siguracionet tuaja do t’ju nevojiten një ditë.


5- Pyesin për shtëpinë, gjatë divorcit. Kur gratë divorcohen nga bashkëshortët e tyre, ato kërkojnë domosdoshmërish kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Por, për ato gra që nuk kanë të ardhurat e tyre financiare, po ashtu, edhe shtëpia rezulton në emrin e burrit, ato gjenden në mes të katër rrugëve. Kështu që pronësia e shtëpisë bën pjesë në kërkesat e tyre primare.
Zgjidhja: Pajtoni një këshillues financiar. Kur femrat janë pranë divorcit, ato shpesh kthehen në egoiste dhe duan të shënojnë sa më shumë pikë, duke përfituar nga divorci. Por e rëndësishme është që edhe gjatë martesës femrat të këshillohen me një financier. Vetëm në këtë mënyrë, ato mund të përfitojnë dhe të analizojnë prioritetet e tyre.[/b][/i]
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Dashuria”