"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Epshi, dashuria dhe seksi

Këtu mund të flisni për sexin dhe raportet fizike, për ndjenjën fizike ne përgjithësi, mund tëflisni për kujdesin seksual dhe mbrojtjen nga sëmundjet seksuale.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Epshi, dashuria dhe seksi

#1

Post by Aulona » Sat Aug 15, 2009 5:44 pm

Image

Le ta themi troç: njerëzve u pëlqen seksi. Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim.

Kënaqësia seksuale, kjo veçori e jona për seksin, na ka bërë të sillemi më nazelinj në marrëdhëniet seksuale. Në vend që t'ia kërcejmë një femre, thjesht sepse ajo është në ashk (oestrus), siç bëjnë të gjitha kafshët, ne zgjedhim shumë kur vjen puna për partnerin e shtratit. Vetëm kur kemi pirë alkool e drogë dhe mendja e ka humbur kontrollin, ne bëhemi më pak zgjedhës.

Për ne është e qartë, përpara se të bëhemi intimë me seksin tjetër, partneri duhet të jetë tërheqës fizikisht dhe emocionalisht.
Këto i dinë të gjithë. Por, qëllimi im në këtë shkrim është të diskutoj, shkurtimisht, për të gjithë ato elementë të fuqishëm që ndikojnë në tërheqjen seksuale të njerëzve.

Për ato elementë, që nuk duan t'ia dinë as për vetëkontrollin e personave më të arsyeshëm.
Kujtoni gjithë ato hormone, të cilat i kam përmendur shpesh. Janë ato që e bëjnë të papërmbajtur dëshirën tonë seksuale.
Ato janë përgjegjëse për ndjenjat epshore që na zgjohen kur kryqëzohemi rrugëve me vajzat gjysmë lakuriqe, kur shkojmë pub-eve dhe kafeneve, madje, edhe atëherë, kur bosja 'seksi' vjen të kontrollojë punën që kemi bërë. Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse është truri ynë që na dallon prej kafshëve, në mos të gjithëve, shumicën prej nesh.

Rregullat e shoqërisë, mjedisi në të cilin jemi rritur, frika që kemi prej sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si dhe shumë sfida të tjera jetësore na kanë aftësuar që ta mposhtim, atëherë kur duhet, kërkesën natyrale për marrëdhënie seksuale.

Madje, edhe kur ajo është shumë urgjente. Tamam, në këtë pikë, ne dallojmë nga kafshët e tjera. Janë ritualet njerëzore të takimeve dhe bashkimeve, ato që u japin marrëdhënieve tona seksuale atë që do ta quaja, aspektin e tyre human.
Çfarë është epshi
Epshi është dëshirë kimike, hormonale dhe emocionale për të bërë seks. Në zemër të të gjithë këtij procesi kompleks është hormoni testosteron. Testosteroni, siç e dini, është hormoni kryesor mashkullor.

Ai nxit dëshirën për seks (libidon) tek burri dhe e shëtit atë drejt orgazmës. Profesoresha Tereza Krenshau, thotë: "Testosteroni është Marlon Brando - seksual, sensual, tërheqës, ezmer dhe i rrezikshëm".

Është testosteroni që na nxit ta ndjekim, ta fillojmë dhe ta dominojmë seksin. Burrat, siç e dini, kanë 20 deri 40 herë më shumë testosteron nga sa kanë gratë. Pikërisht, kjo është arsyeja që instinkti seksual i burrave ndryshon nga instinkti seksual i grave.

Si bëhet një djalë ose një burrë epshor? Fillimisht, duhet një fantazi seksuale që të zgjojë dëshirën për seks dhe të nxitë hormonet të shpërthejnë. Djali dëshiron të arrijë një orgazmë dhe kërkon të gjejë një partnere, që të bashkëpunojë me të për të arritur orgazmën. Kjo do të thotë se ai, në fund të fundit, kujdeset vetëm për veten. Epshi është egoist.
Çfarë është dashuria?

Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Përzierja e serotoninës, testosteronit, dopaminës, endorfinave dhe e lëndëve të tjerave kimike që qarkullojnë në trup e në tru në një kohë të dhënë, përcaktojnë përgjigjet fizike dhe emocionale të personit. Disa hormone nxisin, të tjerat frenojnë. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona.

Hormonet, secili me kontributin e tij, vijnë në shtrat bashkë me ne. Çdo kimikat që rishfaqet, shton diçka të re në marrëdhënie.
Mënyra se si veprojnë hormonet në dashuri, pavarësisht punimeve të Helen Fisherit e të tjerëve, është akoma një mister.

Pse ndodh që një person special na bën vetëm një gjest dhe ne shkrihemi në një shpërthim përvëlues emocionesh dhe eksitimi të përgjithshëm? Pse logjika dhe arsyeja davariten si mjegulla dhe nuk mendojmë dot asgjë tjetër?

Siç shihet, dashuria na bëhet si atmosfera. Ne e thithim atë kudo ku jemi. Përpiqemi ta shpjegojmë këtë gjendje duke kërkuar fakte, por më kot. Me sa duket, mendja jonë përpiqet t'i japë kuptim asaj që nuk kuptohet.

Niveli i lartë i testosteronit tek burrat, bën që epshi të jetë forca e tyre drejtuese. Ndërsa tek gratë, të cilat kanë sasi shumë më të vogla testosteroni, ndodh ndryshe. Ato priren të kërkojnë të parën dashurinë jo epshin.

Profesoresha Patti Britton, thotë: "Gratë janë rritur të mendojnë për dashurinë dhe seksin, pa e ndarë njërën nga tjetra. Burrat janë inkurajuar të ndjekin instinktet e tyre." Natyra, siç e shihni, luan mirë me forcat e saj!
Në marrëdhëniet burrë-grua, përgjithësisht, ekziston një dikotomi e qartë. Burrat identifikohen me epshin, thjesht, me dëshirën e tyre seksuale.

Kjo dëshirë nuk ka të bëjë me identitetin e personit. Shtysa e tyre është: "unë dua të bëj seks tani". Gratë, krejt ndryshe, identifikohen me dashurinë. Ato, përgjithësisht, kanë ndjenja të forta për lidhje më të thella me një person tjetër.

Shumica e burrave thonë: "Është seksi i mirë që na shpie drejt marrëdhënieve të mira të dashurisë". Shumica e grave thonë: "Janë marrëdhëniet e mira dhe dashuria që na çon tek seksi i mirë."

Seksologët, këtë të vërtetë e përmbledhin në këtë mënyrë: "Gratë, fillimisht dashurojnë pastaj shkojnë tek seksi, ndërsa, burrat, seksi i çon tek dashuria". Një medalje me dy anë të ndryshme, që mbahen të lidhura nga përpjekjet e përbashkëta e të mundimshme, të burrave dhe të grave.

Burrat, shpesh, ndjehen fajtorë për preokupimin e madh që kanë për seksin, ndërkohë që gratë e rëndojnë edhe më shumë këtë faj të burrave. Ato thonë: "Burri është shok i qenit",

"Burrat vetëm një gjë kanë në mendjen e tyre". Këtu ato nuk kanë të drejtë. Burrat, në të vërtetë, kanë dy gjëra në mendjen e tyre, njëra prej tyre është futbolli"!
Por, le t'i lëmë shakatë. Po qe se burrat mendojnë për seksin gjatë gjithë kohës, kjo është krejt normale.

Sipas një raporti të institutit Kinsey mbi seksualitetin, burrat midis moshës 15 dhe 50 vjeç, mendojnë për seksin çdo 5 ose 10 minuta. Lidhur me këtë, seksologu Kasteleman thotë: "Kjo mund të mos jetë e admirueshme, por është normale dhe jo patologjike".

Duke fituar më shumë eksperiencë jetësore, ne mësojmë t'i kontrollojmë, ose t'i civilizojmë ndjenjat tona të epshit. Ne nuk mund të rendim pas gjithkujt që na tërheq. Zgjedhjet seksuale ne i bëjmë me zemër dhe me mendje, edhe atëherë kur vetia na bërtet me zë të lartë.

Për shkencëtarët, është akoma mister, arsyeja pse ne tërhiqemi nga objektet e epshit dhe nga njerëz që nuk i njohim. Sociologia Alman, e përfytyron në këtë mënyrë këtë situatë: "Është një panteon plot me zota dhe perëndesha, ku secili luan me një tjetër dhe observon çfarë ndodh".

Pavarësisht çfarë thonë shkencëtarët, e vërteta është se kur godet epshi, ai godet aq fort dhe në mënyrë aq të papërshtatshme, sa që gjithmonë mbetet një gjë e çuditshme.

http://www.shekulli.com.al/2009/08/15/e ... seksi.html
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Epshi, dashuria dhe seksi

#2

Post by Aulona » Sat Aug 15, 2009 5:53 pm

Le ta themi troç: njerëzve u pëlqen seksi. Në mos të vetmit, ne jemi nga të paktët anëtarë të mbretërisë shtazore, që e bëjmë seksin më shumë për kënaqësi, se sa për riprodhim.
Dr. thuje ne dac troc ne dac plot, ne nje breg dalim. :D

Megjithese duke lexuar rreth historise se seksualitetit qe ne koherat e lashta, seksi edhe atehere perdorej per tu argetuar pervec riprodhimit, madje shume duke pare pikturat apo sklupturat qe ishin nude te asaj kohe. Mund te themi qe me ardhjen e feve dhe sidomos te kishave seksi filloi te reklamohej si nje dicka qe ishte mekat, duhej te perdorej vetem per ripordhim.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Epshi, dashuria dhe seksi

#3

Post by alfeko sukaraku » Sat Aug 15, 2009 8:21 pm

lona

kryesisht besohet se figurat e lashta erotike ..shpesh edhe teper te perparuara edhe per boten e sotme...kishin lihdhje me pjellshmerin edhe kryesisht me vazhdimin e pjellshmeris ne boten tjeter.

Nje nga dashnoret me te rrezikshem te antikitetit ka qene edhe Zeusi(jo ky i yni) ..nuk linte femer te bukur pa e bere me te..............por po te ndjekim rrjedhen e histrois do kuptojm se"epshet e Zeusit" kishin per qellim te tregonin nje mite te pavdekshem i cili krenonte "krenarin e pjelles sone"..pra p sh ..pjella jone ishte nga lidhja e Zotit me Leden etje etje

Zusi me Leden
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Epshi, dashuria dhe seksi

#4

Post by Arta » Sat Aug 15, 2009 8:53 pm

alfeko sukaraku wrote:lona

kryesisht besohet se figurat e lashta erotike ..shpesh edhe teper te perparuara edhe per boten e sotme...kishin lihdhje me pjellshmerin edhe kryesisht me vazhdimin e pjellshmeris ne boten tjeter.

Nje nga dashnoret me te rrezikshem te antikitetit ka qene edhe Zeusi(jo ky i yni) ..nuk linte femer te bukur pa e bere me te..............por po te ndjekim rrjedhen e histrois do kuptojm se"epshet e Zeusit" kishin per qellim te tregonin nje mite te pavdekshem i cili krenonte "krenarin e pjelles sone"..pra p sh ..pjella jone ishte nga lidhja e Zotit me Leden etje etje

Zusi me Leden

Per kete ke te drejte, sepse kur ndoqa programin ne Histroy Channel qe jepte per Zeusin, thoshte pikerisht kete: "Zeusi nuk kryente akte seksuale me asnje femer tokesore nqs ato nuk ishin fertile", dhe pa disktuim qe ka te beje me ate gjithashtu.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Epshi, dashuria dhe seksi

#5

Post by alfeko sukaraku » Sat Aug 15, 2009 9:06 pm

arta

kryesisht mbreterit krenoheshin se ishin pjella e nenes se tyre me Zotin...ju kujtohet Aleksandri i madhe edhe historia e tij..po keshtu edhe plote histori te tjera mitike.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4157
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Epshi, dashuria dhe seksi

#6

Post by Zeus10 » Sat Aug 15, 2009 9:27 pm

Kjo eshte lista e zonjave me te cilat Zeusi pati femije dhe emrat e tyre. Lista eshte e gjate dhe me disa versione, por thelbi i saj eshte qe jeta ne toke eshte mbjelle prej tij.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Epshi, dashuria dhe seksi

#7

Post by alfeko sukaraku » Sat Aug 15, 2009 9:35 pm

Zeus10 wrote:Kjo eshte lista e zonjave me te cilat Zeusi pati femije dhe emrat e tyre. Lista eshte e gjate dhe me disa versione, por thelbi i saj eshte qe jeta ne toke eshte mbjelle prej tij.
i njeh mire bemat e tua eeeeeee.hahahhah.

mbetet per tu studjuar edhe njeher nga e para botkuptimi i lashte paragrekolatin per ceshtjen e figurave dashurore.Faktikisht disa nga ato do ti kishte zili edhe Ciculina,por realisht nuk munde te jemi te sigurte per kuptimin e drejt te tyre sepse si greket edhe romaket shkaterruan c do gje nga e shkuara duke e bastarduar te verteten
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Epshi, dashuria dhe seksi

#8

Post by Arta » Sat Aug 15, 2009 10:32 pm

Zeus10 wrote:Kjo eshte lista e zonjave me te cilat Zeusi pati femije dhe emrat e tyre. Lista eshte e gjate dhe me disa versione, por thelbi i saj eshte qe jeta ne toke eshte mbjelle prej tij.

Zeus e bera save si imazh qe te duket me mire!


Image Image
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Seks dhe seksualitet”