"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Femra, një mësim nga mitologjia

Këtu mund të flisni për sexin dhe raportet fizike, për ndjenjën fizike ne përgjithësi, mund tëflisni për kujdesin seksual dhe mbrojtjen nga sëmundjet seksuale.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Femra, një mësim nga mitologjia

#1

Post by Aulona » Sat Aug 22, 2009 8:31 pm

Image

Andromeda



Lëvizja për çlirimin e gruas, në këto pesë dekadat e fundit ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimet shoqërore. Sot, shumë gra kanë përqafuar fort idetë e feminizmit dhe të barazisë midis sekseve. Ka midis tyre që janë shtyrë deri në ekstrem. Ato kanë krijuar atë që disa autorë e konsiderojnë si orientimin "Amazonë" në shoqëri.

Sipas legjendës së Hippolitës, kultura Amazonë i kishte zhvleftësuar burrat dhe i kishte eliminuar ata nga të gjitha pozitat qeverisëse. Në disa versione të legjendës, të gjithë burrat ishin skllevër, ndërsa në versione të tjera, "burrat hamshorë" prej ishujve fqinjë, shërbenin vetëm për riprodhim. Amazonat shkonin në ishujt fqinjë, ngeleshin atje shtatzëna dhe ktheheshin për të lindur fëmijët në ishullin e tyre. Vajzat që lindnin i mbanin në ishull, djemtë i dërgonin tek baballarët.

Edhe sot, shumë gra "amazona" i kërkojnë dhe pastaj i abandonojnë dashnorët e tyre. Për gratë e sotme "moderne", tek të cilat spikat vetëbesimi dhe synimi për karrierë, asnjë burrë nuk ka më rëndësi.

Por, në legjendën origjinale, Hippolita, mbretëresha e Amazonave, më në fund e krijoi marrëdhënien me një burrë. Një marrëdhënie që kënaqi feminitetin e saj dhe bëri që të rrëzohet përfundimisht kultura mitologjike "Amazonë".

Legjenda e Hippolitës, siç dihet, tregohet në shumë variante. Ne, për qëllimin që ka ky shkrim, do ta kujtojmë legjendën e vjetër në variantin që e tregon autorja Mary Renault në veprën e saj "The Bull from the Sea".


MITI I HIPPOLITËS

Tezeu, mbreti i Athinës, rastësisht shkoi në ishullin e Amazonave dhe u çudit nga çdo gjë që pa atje.

Gratë që ai pa, nuk u ngjanin fare grave shtëpiake dhe të buta të Athinës. Këto ishin gra luftëtare, të tendosura, atlete që notonin në det të hapur, që kalëronin mbi kuajt pa samar dhe të armatosura për luftë. Trupat e tyre ishin të praruara prej diellit, ndërsa flokët bionde zbrisnin me gërsheta të trasha poshtë shpinës.

"Në qoftë se këto janë gra, - tha i çuditur Tezeu, - si duhet që të jenë burrat?"

Ai shtangu kur pa Hippolitën, mbretëreshën e Amazonave. Kurrë më parë nuk kish soditur një fytyrë kaq krenare dhe të bukur. Ai e cilësoi atë si "Hënën, perëndeshën e pafajshme; fisnike dhe të rreptë si një luan." Ai menjëherë ra në dashuri me të, por shpejt kuptoi se aty pari nuk kish asnjë burrë, me të cilin të luftonte për ta fituar Hippolitën. Luftëtari me të cilin do të luftonte, ishte para tij, ishte vetë Hippolita.
"Çfarë të bëj që ta fitoj këtë luftë?". Këtë pyetje i bëri vetes Tezeu, ndërsa pa tek Hippolita staturën e luftëtarit, njësoj si të vetën. Ai ndjeu se duhet të luftonte për vdekje, por nga ana tjetër, dëshironte ta merrte atë të gjallë. Prapa burrit, tek ajo, ai kish parë gruan dhe ai e donte atë grua për vete.

Le ta ndërpresim për një moment këtë përrallë të vjetër dhe të marrim në konsideratë atë që ajo na nxit të shohim te "Gratë Amazona" të sotme. Shumë gra që e lexojnë këtë histori të vogël tërheqëse, mund ta identifikojnë veten me heroinën Hippolita, mbretëreshën e Amazonave. Ato, heshturazi, presin për kohë të gjatë një "mbret", që të vijë e të kërkojë dashurinë e tyre. Por, shumë burra të "mëdhenj", sot, nuk dëshirojnë të luftojnë me gra, siç bëri Tezeu. Ata u largohen zënkave dhe kërkojnë vajza më të sjellshme.

Sido që të jetë, kjo është një përrallë, prandaj le ta vazhdojmë.

I përvëluar nga pasioni, Tezeu ndjeu se fati, në fakt jeta e tij ishte e lidhur me të mbretëreshës Amazonë. Ata vlerësuan me kujdes njëri-tjetrin dhe ndonëse gjuhët që flisnin ishin të ndryshme, arritën të merren vesh. Tezeu tha se ai erdhi paqësisht, por Hippolita ishte e zëmëruar. Ajo e dinte që Tezeu dhe njerëzit e tij e kishin parë ritualin e valles së vjetër që kërcenin amazonat. Ky ritual ishte një "mister" i ndaluar për sytë e burrave. Dhe...ndëshkimi për këtë veprim të palejuar, ishte vdekja. Hippolita dhe vajzat e saj sfiduan Tezeun dhe burrat e tij. Ato kërkuan të luftojnë. Ndërkohë, Tezeu tha: "Vetëm unë pashë...dhe të ftoj të luftojmë një për një, o mbretëresha e vajzave... Ndeshu me mua Hippolita. Mbreti nuk mund ta refuzojë Mbretin."

Hippolita u prek në krenari dhe nder. Ajo kërkoi që po të vritet në dyluftim, Tezeu duhet të kryejë ritualin e nderimit të saj dhe do t'i linte të qeta vajzat Amazona. Tezeu e pranoi menjëherë këtë kusht dhe kërkoi që po qe se ai do të vdesë, ta djegin në malin e ishullit, që të qëndronin bashkë.

Të dy ranë dakord me këto kushte, por Tezeu shtoi edhe diçka:

"Po qe se unë fitoj dhe ti do të mbetesh e gjallë, ti do të më marrësh mua për mbretin tënd dhe do të vish me mua."

Kjo nuk mund të ndodhë, mendoi Hippolita dhe ia ktheu thjesht e shpejt: "Unë luftoj për vdekje"

Mbreti, që e dinte se nuk do ta vriste, iu përgjigj: "A je dakord atëherë?"

Në kundërshtim me dëshirat e luftëtareve të saj Amazona, Hippolita pranoi dhe zgjodhi si armë të saj të parë shtizën, pastaj shpatën. Ajo bëri një luftë të egër për vdekje, aq të fortë dhe të shpejtë sa që Mbreti mendoi me vete: "Do të isha i lumtur të mos e bëja këtë luftë për ditë".

Më në fund, ai e rrëzoi atë në tokë dhe e mbajti ashtu të shtrirë për shumë kohë, që ajo të qetësohej. Pastaj i tha: "Lufta mbaroi Hippolita. Ti nuk vdiqe. A do ta mbash fjalën?"
Ajo u përgjigj si në një ëndërr: "Ashtu le të bëhet".

Mbreti i madh i Athinës e ngriti atë në duart e tij dhe e nxori nga fusha e betejës. Ai ndjeu se fatet e tyre u lidhën për jetë.


GJITHÇKA PËR DASHURINË


Dihet se perandori të tëra janë thërrmuar për një grua. Bota vëzhgoi e çuditur se si Duka i Windsorit, Mbreti Eduard VIII, abdikoi mbretërinë për një grua që e deshi. Një tjetër shembull nga historia, është tërheqja e jashtëzakonshme përvëluese e Nikollës së II (Cari i fundit i Rusisë) për Aleksandrën (një princeshë e re gjermane), që pati efekt të thellë në civilizimin Perëndimor. Nikolla i II ishte një figurë shumë e fuqishme, me dominim autokratik në një të gjashtës e botës. Dashuria e tij e fortë për Aleksandrën, është parë nga disa historianë, si shkaku që çoi në rrëzimin e carizmit dhe fitoren e komunizmit në Rusi. Por, personalitete të tilla janë një përjashtim i rrallë. Pak burra sakrifikojnë gjithçka për dashurinë.

Gratë janë ndryshe. Në librin e saj "Knowing Woman", Irene Claremont de Castillejo shkruan: ".... edhe 'Gratë Amazona' më të forta të ditëve tona, kur janë në marrëdhënie me një burrë, dorëzohen dhe i përshtaten atij. Është natyrë e dytë e grave, të vënë në radhë të parë dashurinë. Ato e bëjnë këtë pa menduar, pa synim të caktuar, por si një gjë e natyrshme. Ideologjia na shtyn që të besojmë, se kjo është vetëm një kondicionim kulturor, një 'nurture' që i kundërvihet 'natyrës'. Një mënyrë sjelljeje që determinohet nga burrat, në një shoqëri patriarkale."

Por, e vërteta nuk është kështu. Kjo sjellje është natyrale për shumicën e grave, veçanërisht kur kanë të bëjnë me një burrë, të cilin ato me të vërtetë e duan dhe e admirojnë. Kjo e vërtetë ka shkaktuar shqetësim dhe bezdisje për gratë "Amazona" të disa dhjetëvjeçarëve më parë. Kjo e vërtetë shkakton shqetësim dhe bezdisje edhe tek "Amazonat" e sotme. Dhe,...kjo bezdisje vjen nga dobësia që ato ndjejnë në "punët e zemrës". Është një shqetësim që vjen nga që, potencialisht, ato kanë humbur kontrollin e territorit. Ashtu si Hippolita, shumë gra që lidhen me një burrë, i shkojnë mbrapa atij. Territorialiteti është një imperativ i fuqishëm mashkullor. Në dashuri, zakonisht, është gjithmonë gruaja që pushton territorin e burrit dhe jo e kundërta.

Hippolita, ashtu si shumë gra Amazona të kohës tonë, e jetojnë jetën plot vetëbesim dhe të pavarura. Hippolita është konfuze dhe e shqetësuar nga dorëzimi i saj tek ky mbret i madh. Por, që të jetë një grua e nderuar, ajo i shkon atij pas, ashtu siç i ka premtuar.
Shkurt, në errësirën e natës, brenda në çadrën e saj private, në fushën ku pushonte ushtria e Tezeut, një nga vajzat amazona vjen dhe i jep asaj një thikë, një nga ato që amazonat e përdornin në ritualin e valles "Mister". Konfuze dhe e çorientuar, Hippolita u afrua tek Tezeu që flinte, (i cili në të vërtetë ishte zgjuar, por preferoi të qëndrojë akoma shtrirë dhe të priste ç'do të ndodhte). Në vend të thikës, ai ndjeu lotët e nxehtë që binin mbi të. Lotët ishin një shprehje e re e ndjenjave femërore. I shqetësuar se mos turpëronte Hippolitën e përlotur, ai vazhdoi të qëndrojë shtrirë. Por befas, Hippolita u kthye shpejt, e vendosur për ta ngulur thikën në zëmrën e tij.

Me shkathtësinë që e pat mësuar në arenën e buajve, Tezeu u largua nga shtrati, kapi dorën e Hippolitës, i mori thikën dhe e flaku atë në një qoshe të çadrës. Ai u përpoq ta qetësonte mbretëreshën duke i thënë: "Shpesh, jetën e një tjetri e rrezikojmë për një gjë fare të vogël, e pse të mos e bëjmë për një gjë kaq të madhe?"

Hippolita nuk u përgjigj. Ajo akoma nuk e kuptonte drejtimin që pat marrë jeta e saj, në mënyrë kaq të papritur. Ajo kish filluar t'i besonte mbretit dhe ndërsa shiu i natës binte nga qiejt, ajo ra në duart e tij të forta dhe u përlot.

"Dashuria erdhi tek ne, siç erdhi dhe lindja. Ajo gjeti kohën e vet dhe kjo është më mirë se kur e pret atë", - tha Tezeu dhe vazhdoi, - tani që ti më njohe mua, ti di më shumë. Unë tani jetoj bashkë me ty. Me të gjitha gratë e tjera, me të cilat kam jetuar më parë, unë kam qenë gjithmonë vetëm."

Më vonë, duke provuar një dashuri në rritje dhe afrim me Tezeun, Hippolita e pranoi se dorëzimi në fushën e betejës e detyroi të zhveshë armorin e saj prej amazone dhe të mendojë, për veten, ndryshe: "Tani nuk jam asgjë".

Shumica e "Amazonave" të sotme, po njësoj, frikësohen shumë se mos humbasin personalitetin tyre, kur duhet të lidhen me një burrë. Lidhje do të thotë ngjitje, dhe ngjitja kërkon një lloj dorëzimi dhe transformimi të identitetit të personit. Por, gruaja amazonë, tmerrohet, sepse ky tranzicion i duket si humbje e identitetit të saj. Identitet për të cilin, ajo, shumë gjatë dhe shumë fort ka punuar që ta krijojë.

Miti i Hippolitës dhe Tezeut, nuk mbaron me dorëzimin, ose humbjen e identitetit. Krejt ndryshe, përralla shkon më tutje dhe tregon për endjen e një qilimi të shtrenjtë. Për Hippolitën, jeta në Athinë rrodhi si jeta e një gruaje që provoi rritje psikologjike dhe që mësoi të përqafojë një identitet krejtësisht të ri. Amazonave të sotme u duhet e njëjta gjë. Por, fatkeqësisht, ka vetëm fare pak, ose aspak, burra e mbretër, që duan të harxhojnë kohë dhe energji për të gjetur "vajzën prapa djalit", që t'u dorëzohet.

Në luftë, padyshim, dorëzim do të thotë disfatë. Por në dashuri, ashtu siç e zbuloi Hippolita, dorëzim për një grua do të thotë fitore. Kjo do të thotë të përqafosh totalisht potencialin femëror dhe t'i hapësh veten një burri me besim dhe mirëkuptim të plotë.


TË TENSIONUARA DHE TË STRESUARA

Por, gruaja amazonë e sotme, nuk është as e qetë, as e hapur. Ajo është e stresuar dhe e lodhur. Mendja e saj punon tej kohës normale të punës. Ajo gjithmonë është diku në fushëbetejë dhe nuk është e gatshme ta presë një burrë. Ja pse shumë gra të sotme, preferojnë të shoqërohen me "një burrë të ndjeshëm, të rastësishëm", që ta zotërojë dhe të lozë me të. Por, fatkeqësisht, këtyre lloj burrave u mungon agresiviteti dhe burrëria dhe kjo i zhvleftëson në sy të këtyre grave. Përrallat janë përralla. Tezeu dhe ëndrrat e tij janë sajesa. Ai është një mbret i përrallave, mjaft i ndjeshëm, prandaj dhe mori një grua luftëtare. Shumë burra sot, fare thjeshtë do të thoshin: "Pse të shqetësohem?. Një grua luftëtare është një telash i madh".

Dëgjoni këtë drejtoreshë rreth tridhjetëvjeçare:

"Unë kam arritur fuqi dhe sukses të madh. Jam e fortë, e mençur dhe shumë e respektuar. Mendja ime gjithmonë punon dhe ajo nuk pushon së punuari edhe kur jam në shtrat me një burrë. Ajo gjithmonë është e fokusuar diku. Dashnori im, gjithmonë ankohet pse unë eksitohem seksualisht me shumë vonesë dhe rrallë arrij në orgazmë. Por.... e them sinqerisht, të përpunoj në kokë një çështje biznesi është më eksituese dhe më bindëse, se sa çdo orgazmë tjetër."

Për shumë gra "moderne", seksi ka vetëm kuptimin e një lidhjeje të shkurtër dhe jo të një procesi që duhet të jetë në rritje të vazhdueshme. Ato, kur bëjnë seks kanë shumë fantazira dhe kjo bën që të mos ndjehen shumë të afruara me partnerët aktualë. Kuptohet, fantazitë nuk janë gabim. Ato ndihmojnë të rritet eksperienca seksuale e vërtetë. Por, për fat të keq, nga gruaja "moderne", fantazitë përdoren si mjet për t'u distancuar nga marrëdhënia aktuale. Ato ndjehen më të sigurta kur imagjinojnë se janë me dikë tjetër dhe pretendojnë se janë dikush tjetër. Të jesh vetja jote dhe të dorëzosh kontrollin tek një burrë, për shumë gra të sotme, është kërcënuese dhe dëshpëruese.
Dhe... ka arsye që këto gra të jenë të frikësuara. Gruaja që në personalitetin e saj e ndjen të plotë feminitetin, i dorëzohet vetëm një burri që i beson dhe e respekton. Këtë e dinë me intuitë edhe gratë "amazona" të sotme, por ato nuk janë të sigurta nëse e duan atë burrë. Lidhja me një burrë dhe humbja e kontrollit është shkatërruese për "amazonën", ndaj ajo zgjedh një burrë që është "poshtë statusit të saj". Një burrë që mund ta eksitojë atë për momentin, por që e di mirë se me të nuk do ta kenë të përbashkët të ardhmen.

Por, në një marrëdhënie pa të ardhme, çdo lidhje është e vështirë dhe jo e mençur. Kur gruaja e di që marrëdhënia nuk ka të ardhme, ajo nuk dorëzon tek ai gjithçka të qenies së saj, por vetëm trupin e saj. Ajo ka frikë nga dominimi dhe kontrolli i burrit, dhe është kjo frikë që dëmton edhe aspektet fizike të marrëdhënieve mashkull-femër.
Last edited by Aulona on Sat Aug 22, 2009 8:44 pm, edited 1 time in total.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Femra, një mësim nga mitologjia

#2

Post by Aulona » Sat Aug 22, 2009 8:43 pm

Eshte mese e vertete qe femrat te cilat quhen "Amazonat" e koheve moderne, dhe nuk ka te beje fare se c'fare orintimi seksual ato kane, por me teper menyra e ideologjise se tyre sesi e shikojne veten nga ana intelektuale ne krahasim me meshkujt. Keto femra e dedikojne nje kohe me te madhe te jetes se tyre ne fushat e diturise dhe te jene lidere ne me te shumtat e rasteve, e duan mashkullin qe te jete me teper nje shok i tyre, ose ne nje pozite me ulet se to, dhe kjo shkon anasjelltas gjithashtu edhe per meshkujt qe nuk mund te durojne dot nje femer qe te jete ne nje pozite me ta.

Sado qe kjo eshte nje problematike qe nuk ma merr mendja do te kurohet ndonjehere, do te thoshja qe gjeja me e mire midis meshkujve dhe femrave sado te nje rangu intelektual apo jo te jene, te gjejne nje pike ku vertet te gjejne nje respekt reciprok te ideve dhe ndjenjave te njeri-tjetrit. Mos te harojme se komunikimi i hapur eshte pika me kulminante e cila shtjellon problemet qe mund te ndiejne keta dy sekse sidomos kur e ndiejne veten ne te njetin nivel diturie dhe jo te perdorin arrogancine.

Informacionet pafund te sotme te bejne me te ditur, por ne te nejten kohe duhet te jesh gjithmone ne dijeni te tyre, dhe kjo e ben femren Amazone te koherave moderne edhe me te stresuar, mbasi ka nje konkurence te shumeanshme.

A mund te themi qe nje femer Amazone e sotme mund ti harrije te gjitha, duke pasur nje karriere te mire, duke pasur nje bashkejetese te mire dhe te hapur pa e perdorur personin qe e quan partner apo bashkeshortin dhe te kete familje ne te nejten kohe?

Une them qe po, me pak sakrifice, por pa sakrifice asnjgje nuk behet, plus ate qe theksova me lart komunikimi i hapur rreth cdo teme ka te beje shume. Doja te theksoja ketu gjtihashtu qe c'do gje duhet te kete vendin e vet, sado qe e kuptoj shoqen kur thote qe me punon mendja me bizness apo disktuime shkencore, etj... :D
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Post Reply

Return to “Seks dhe seksualitet”