"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Motivet e tradhtise

Këtu mund të flisni për sexin dhe raportet fizike, për ndjenjën fizike ne përgjithësi, mund tëflisni për kujdesin seksual dhe mbrojtjen nga sëmundjet seksuale.

Moderator: Adriana

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Motivet e tradhtise

#1

Post by Sally » Tue Jun 16, 2009 4:55 am

Image


A jane tradhtaret te lindur, apo situata te caktuara i bejne ata qe te tradhtojne? Ndoshta pak nga te dyja. Ja disa disa situata qe i bejne njerezit te tradhtojne:


1. Merzitja


Ky mund te jete nje prej shkaqeve me te zakonta qe i ben njerezit te tradhtojne. Kur je ne cift, ndonjehere gjerat behen monotone dhe nje marredhenie e re, sjell kenaqesi dhe te ben te ndihesh mire si dikur...

2.Varesia

Ne momentin e pare, tradhtia duket sikur eshte nje sjellje e pavarur. Por ajo shpesh eshte nje varesi, pasi persona te caktuar nuk jane te forte sa duhet per te mbajtur nje lidhje, ndaj rendin drejt se rese.

3.Konfuzioni

Ndonjehere jeta ose situata te vecanta te bejne konfuz. Kur ke nje rremuje te vertete ne koke ben edhe gabime!

4.Sepse te lene ta besh

"Nese nje vajze/djale me tradheton, atehere une ndahem urgjentisht nga ajo/ai". Kjo eshte shprehja me e zakonte e degjuar nga goja e njerezve kur flitet per tradhtine. Te falesh nje tradhtar i bie ta fusesh veten ne nje rreth te vertete vicioz. Nese ata e kryejne njehere tradhtine, jane ne gjendje ta bejne serish, duke e ditur se mund te kthehen serish te partneri i tyre.

5. Keqtrajtimi

Nese dikush keqtrajton partnerin, instikti i pare eshte qe te largohet sa me pare prej tij ose prej saj. Por ndonjehere nuk eshte edhe aq e lehte, pasi jane femijet ne mes. Keshtu qe njeriu i keqtrajtuar rend drejt nje tjeter lidhje te re me nje person qe e trajton mire.


6. Hakmarrja

Eshte shume e thjeshte, nese ndihen te tradhtuar, tradhtojne. Nese ne menyre te vazhdueshme ka tradhti, nuk ndodh gje tjeter vecse nje rremuje ne marredhenie.

7. A jane ende terheqes?


Kur partneret jane ne nje lidhje te gjate, ndonjehere pyesin veten nese jane ende terheqes per syte e seksit tjeter. Fakti i te mosqenurit single, i ben te mendojne se kane humbur dicka nga sensualiteti i tyre.

8. Tensioni


Ka njerez qe e shijojne tradhtine dhe i duket sikur po jetojne ne aksion: Rrezikojne te kapen mat, rendin ne menyre sekrete dhe pelqejne romancen sekrete.

9. Nuk e konsiderojne aspak tradhti edhe pse per te tjeret eshte


Kjo varet nga menyra e te konceptuarit. Per disa persona tradhti eshte nese del me dike me shume se kater here, per te tjere me shume se dy...e keshtu ka nje mal me justifikime per ate qe (s') quhet tradhti.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Motivet e tradhtise

#2

Post by Aulona » Tue Jun 16, 2009 5:26 am

Qenka kthyer anapodha rrota e historise, qenkan bere gjumash meshkujt, apo ndonje problematik tjeter! -hahaha-
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Motivet e tradhtise

#3

Post by Sally » Tue Jun 16, 2009 5:39 am

Po sic duket ne fotografi do jete i lodhur, se burrat punojn keshtu qe lodhen, pastaj mos te harrojm dhe fjalen e urte e te pareve tane:
"Nuk mbahen dot dy kunguj ne nje sqetull" -hahaha-
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Motivet e tradhtise

#4

Post by Sally » Tue Jun 16, 2009 6:16 am

Image


Meshkujt tradhtare, alkooli nuk eshte me shfajesim



Shfajesimet e meshkujve per tradhtite ndaj te dashurave ne gjendje te dehur, tani nuk kane me efekt.Te thuash se nuk ke qene esell per t’iu pergjigjur pyetjeve dhe perseve te partneres per nje tradhti, nuk eshte me e besueshme.
Teoria se alkooli ndikon ne mendjen e mashkullit, duke e shtyre te beje gjera qe nuk do te donte t’i bente, eshte kundershtuar nga nje grup shkencetaresh te Leicester University. Meshkujt shpesh shfajesohen se kur jane te duhur flirtojne edhe me femra qe nuk perputhen me shijet e tyre, por qe duke qene ne kete gjendje u duken te bukura.

Ekspertet britanike studiuan nje grup prej 240 vullnetaresh nga 18-70 vjec brenda nje pub-i dhe treguan se meshkujt, ndryshe nga femrat jane ne gjendje te shprehin nje mendim edhe pse te dehur. Keshtu, shfajesimi se alkooli i ben te gjitha femrat terheqese, nuk ekziston.

Studiuesit britanike arriten ne perfundimin se meshkujt ishin me te kthjellet se femrat.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Motivet e tradhtise

#5

Post by Sally » Tue Jun 16, 2009 2:57 pm

Image


Pse nje grua tradheton

Motivet qe cojne ne tradheti jane te shumte. Mund te themi se nje mashkull tradheton per seks, ndersa nje femer tradheton me mendje.
Ja perse motivet qe e bejne nje grua te tradhetoje jane me siguri me te thella sa nje terheqje e thelle fizike dhe sensuale.
Nje femer tradheton pasi nuk ndjehet me e vleresuar.
Nje femer deshiron te ndjehet gjithemon e rendesishme, e deshiruar, deshiron te jete ne qender te vemendjes se mashkullit te saj. Keshtuqe nje histori tjeter, nje mashkull tjeter.
Mungesa e kujdesit nga ana e partnerit eshte shkaku primar ne tradhetine e femrave.
Te kesh afer nje mashkull i cili tregon kujdes ndaj femrave, qe na ben te ndjehemi mire dhe te bukura, te deshiruara na bejne te kemi besim ne vetvete.
Nje grua duhet te ndihet e dashuruar, e deshiruar, eshte e vertet se femrat kane nevoj per konfirmime te herpashershme.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Motivet e tradhtise

#6

Post by Aulona » Tue Jun 16, 2009 6:11 pm

Sally wrote:Image


Pse nje grua tradheton

Me Gerard Buttler kush grua nuk do te tradhetonte! :oops: -haha-
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Motivet e tradhtise

#7

Post by Sally » Sat Jun 20, 2009 1:39 pm

Image


Kur mardhënia mbijeton edhe në rastin e tradhëtive


Pothuajse në çdo marrëdhënie, qoftë martesë, bashkëjetesë apo lidhje në çift, ka konflikte, zënka të çastit apo edhe grindje e debate ku partnerët fillojnë të njohin anët e tjera të personit që kanë përballë.


Dhe secili ka mënyrat e veta të reagimit ndaj këtyre situatave. Ka prej tyre që do të shmangeshin menjëherë, por ka dhe shumë njerëz që do të mundoheshin ta mbanin një lidhej edhe në ato raste ku ajo është e destinuar të përfundojë. Nëse lidhja e juaj është në krizë, kurse dëshironi që atë ta ruani, atëherë tentoni që t’i dëgjoni disa këshilla të psikologut, para se të vendosni që të ndaheni përfundimisht.
Nëse nervozoheni dilni në ajër të pastër, sepse është e pamundur të zhvillohet dialog normal nëse jeni të revoltuar. Ka raste kur dikush ndjehet i rrezikuar të përgjigjet me sulm dhe në këto raste më së miri është që të mendohet në stilin se “jam i revoltuar, por më mirë të bisedojmë rreth problemit. Le ta bëjmë atë bisedë në drejtim të qetësimit reciprok”. Po ashtu është mjaft e rëndësishme e drejta e partnerit për monolog.
Mos e ndërprisni përderisa flet sepse ka persona që iu duket se nuk i kanë thënë të gjitha! Mendoni për partnerin i cili e flet atë që e ka në zemër. Ka raste edhe kur mesazhe të rëndësishme dërgohen edhe me fjali të shkurta dhe në ato raste është shumë e rëndësishme që partnerit tuaj t’ia bëni me dije se e keni kuptuar. Ndërmerrni aksion në përmirësimin e lidhjes tuaj dhe atë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Argumentoni se jeni në gjendje ta bëni një punë, sepse përderisa vetëm flisni, partneri mund t’u marrë si jo serioz.
Mos reagoni në konflikte. Nëse partneri iu kritikon pse jeni vonuar, bëjeni me dije se me atë ai po ju nënçmon dhe nëse tregon shenja të vullnetit të mirë dhe nuk ju mërzit me fjali dhe sharje, detyra juaj është që herën tjetër mos të vonoheni.



Efekti i xhelozisë në martesë

Për xhelozinë thuhet se është efekt përcjellës në martesë. E ashtuquajtura xhelozi minimale duhet patjetër të ekzistojë dhe reflektohet në atë se, partnerët mbajnë llogari në lidhje me atë se ku tjetri e kalon kohën, atëherë kur nuk janë bashkë. Xhelozia patologjike, atëherë kur gjithçka vihet nën dyshim, është diçka si shpirtërisht, ashtu edhe fizikisht e padurueshme. Këtij lloji të xhelozisë më tepër i janë të nënshtruar meshkujt dhe ata me tendenca të homoseksualizmit. Xhelozia është një lloj i paranojës. Personi ka dëshirë patologjike të kuptojë diçka, që realisht ndoshta edhe nuk mund të kuptohet dhe atëherë kur arrihet kjo, informatat e sigurta zëvendësohen me projeksione shpeshherë fiktive.


Tradhtia në martesë

Vetë tradhtia nuk do të thotë automatikisht edhe përfundim të lidhjes. Sipas disa hulumtimeve të bëra në Amerikë më se 60 % e femrave i tradhtojnë burrat, kurse 40 % të meshkujve i tradhtojnë gratë. Shikuar në tërësi edhe në rastin e tradhtive lidhja mund të mbijetojë. Nëse edhe më tej, ekziston harmonia në një sistem martesor, ai do të vazhdoj së ekzistuari. Mashtrimi paraqet një formë të gjetjes së kënaqësisë të disa nevojave të caktuara, që partnerët zakonisht i fshehin prej njëri tjetrit. Nëse dëshirohet dhe ekziston vullneti, lidhja mund të shpëtohet, që do të ishte një fitore nëse ekzistojnë fëmijë, por njëherësh martesa nuk do të thotë edhe lidhje për tërë jetën, dhe në rastet kur gjithçka duket se është e rrënuar, më së miri është që secili të shkojë në rrugë të vet.


Përgatitja psikologjike dhe kënaqësia

Akti normal që siguron orgazëm të njëkohshme, pra edhe kënaqësi maksimale për të dy partnerët, nuk arrihet që në aktin e parë të një partneri, aq më tepër kur edhe vetë partneri mashkull është shumë i eksituar. Nga ana tjetër i shkakton dhimbje femrës, prandaj edhe ajo pothuajse nuk ndjen kënaqësi . Prandaj gjatë aktit të parë nuk ka nevojë për ndonjë përgatitje erotike duke prekur zonat erogjene, por nevojiten përkëdheljet, shfaqja e dashurisë dhe kujdesi për të arritur atë që synohet.
Nga ana tjetër dhimbja që ndjen femra në këtë moment varet edhe nga përgatitja e saj psikologjike për këtë akt. Kur vajza është e përgatitur psikologjikisht dhe partneri vepron me maturi e kujdes, dhimbja do të jetë fare e lehtë dhe pa shqetësime e ndërlikime. Nëse partneri shqetësohet nga ejakulimi i parakohshëm, partnerja duhet të tregohet e gatshme për ta ndihmuar në mënyrë që ai të mos bjerrë në depresion,


Të kesh atë që dëshiron dhe ke nevojë

Çdo individ ka mënyrën e vet të të qenit i dashuruar dhe të ndjerit dashuri. Për disa njerëz dashuria bëhet përmes fjalëve, pra fjalë të cilat të thëna nga parteri i bëjnë të ndihen të ledhatuara. Për të tjerë është thjesht një veprimi, për shembull njeriu i zemrës u përgatit një filxhan çaj, apo u vendos në sfond muzikë të lehtë dhe joshëse dhe ndoshta edhe i thotë një poezi dashurie në mbrëmje.
Ndërsa për individë të tjerë dashuria është një formë komunikimi mes prekjes dhe intimitetit , strukur pranë njëri tjetrit duke ledhatuar partnerin plot eksitim. Gabimi që bëjnë çiftet në një marrëdhënie është se flasin me gjuhën e marrëdhënies së tyre, në vend që të flasin me atë të partnerit. Nëse martoheni me dikë nënkupton dashuri mes prekjesh. Nuk është e thënë që femra të bëjë të gjitha punët dhe të kujdeset për gjithçka, por kjo do të thotë të punojë me zgjuarsi, pra t’i japë parterit atë që dëshiron dhe ka nevojë.


Marrëdhëniet reciproke në një lidhje

Dashuria e vërtetë nuk duhet kuptuar si mahnitje romantike e të rinjve, që ka si rezultat bashkimin e personave të gjinive të kundërta dhe marrëdhënie të lumtura ose më pak të lumtura. Dashuria është formë e marrëdhënieve reciproke, me anë të së cilës krijohet një lidhje e ngushtë e një njeriu me botën objektive që e rrethon. Kështu dashuria bëhet qëndrim permanent dhe në çdo situatë e pranishme te individi ndaj ambientit.
Ky qëndrim në radhë të parë është bazuar në ndjenjat dhe përjetimin e thellë intim, ku gjykimi objektiv luan rol të dorës së dytë. Aq më tepër dashuria e tillë nuk është e lidhur vetëm me disa perioda të caktuara të jetës së njeriut, por është normalisht prezente të njeriu prej fëmijërisë më të hershme e deri në vdekje. Po të shohim rreth vetes, do të shohim se aftësia e të dashuruarit te njeriu ekziston gjatë gjithë jetës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Edvin
Member
Member
Posts: 23
Joined: Sun Jul 12, 2009 11:02 am
Gender: Male

Re: Motivet e tradhtise

#8

Post by Edvin » Tue Jul 21, 2009 5:13 pm

Alba wrote:
Sally wrote:Image


Pse nje grua tradheton

Me Gerard Buttler kush grua nuk do te tradhetonte! :oops: -haha-


-lol- kshu thon dhe burrat Alba per femrat -lol-
po thuj mjer atit ose asaj qe i bje ne der tradhtia se kan mor fund -lol-

Post Reply

Return to “Seks dhe seksualitet”