ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Thu Sep 09, 2010 5:33 am

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 8 posts ] 
Author Message
 Post subject: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime lufte
Post Number:#1  PostPosted: Tue Jul 27, 2010 9:52 am 
Offline
Grand Star Member
Grand Star Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
SHBA vlerëson dëmin nga dokumentet


Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dënuar fuqishëm publikimin e dokumentave të nxjerra.
Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se dëmi i shkaktuar nga publikimi i më shumë se 90 mijë dokumenteve sekrete rreth luftës në Afganistan, do të duhet të vlerësohet me javë.





Dokumentet që u publikuan në internet nga organizata Wikileaks, përmbajnë akuza të ndryshme duke përfshirë edhe atë që agjencitë pakistaneze të zbulimit kanë mbështetur militantët e Talebanit në Afganistan.

Philip Crowley zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se para publikimit të dokumenteve janë njoftuar edhe zyrtarët në Afganistan dhe Pakistan.

Themeluesi i faqes së internetit Wikileaks, Julian Assange, në një konferencë për shtyp tha se dokumentet e publikuara sugjerojnë se janë bërë krime lufte, por këtë tha ai do ta vendosin gjyktatat.

Vetë numri i dokumenteve të botuara i shkakton kokëçarje të mëdha qeverisë amerikane. 91.731 raporte dhe të dhëna ushtarake janë bërë publike. Shumica vlerësohen si sekrete. Shumë prej tyre nuk janë të reja, por kurrë nuk janë botuar me kaq hollësi.






Informatat tronditëse


Të mbytyra nga një zhargon ushtarak që përfshihen në Wikileaks, janë edhe një numër akuzash tronditëse.

Numri i civilëve afganë të vrarë është më i madh, sesa numri që është raportuar. Shumica e tyre nga talebanët, por edhe nga ushtarët e Nato-s dhe atë britanikë.

Ministria britanike e Mbrotjes thotë se është duke verifikuar dokumentet, por megjithatë nuk i ka dhënë rëndësi ndikimit që do të ketë ky zbulim ndaj operacioneve britanike.

Pakistani del prej dokumenteve si një aleat i perëndimit që nuk është i besueshëm, duke raportuar se i jep ndihmë Talibanit.

Dokumentet zbulojnë edhe hollësi për operacionet shumë sekrete të Pentagonit TF 373, një njësi speciale që vret dhe ndalon udhëheqës të kryengritjes.

Në dokumente ka edhe referenca se Talibani po përpiqet të sigurojë raketa tokë-ajër, një armë që ndihmoi për të nxjerrë jashtë Afganistanit ushtrinë sovjetike 21 vjet më parë.

_________________
Faleminderit


Last edited by Sally on Tue Jul 27, 2010 10:41 am, edited 5 times in total.

Top
 Profile E-mail  
 
 Post subject: Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft
Post Number:#2  PostPosted: Tue Jul 27, 2010 10:23 am 
Offline
Grand Star Member
Grand Star Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
Wikileaks e siguron gjithmonë vëmendjen e publikut

Faqja e internetit Wikileaks ka shkaktuar disa herë reagime të shumta me gjërat që ka publikuar. Në fillim të këtij viti Wikileaks ka bërë publike një video nga lufta në Irak, ku shihet si një helikopterr amerikan sulmon një grup civilësh. Në këtë incident vriten 12 vetë, ndër të cilët edhe dy bashkëpunëtorë të agjencisë së lajmeve Reuters.

Për punën e Wikileaks mund të dëgjohen shumë fjalë të mira por edhe kritika. Në këtë faqe shpesh botohen dokumente pa e analizuar sa duhet arsyen dhe kuptimin e publikimit. Autorët e kësaj faqe thonë se nuk e kanë idenë se kush ua ka dërguar të dhënat e pulikuara tani. Por edhe sikur ta dinin, nuk do të bënin publik burimin e informacioneve.

_________________
Faleminderit


Top
 Profile E-mail  
 
 Post subject: Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft
Post Number:#3  PostPosted: Tue Jul 27, 2010 10:28 am 
Offline
Grand Star Member
Grand Star Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
Shtëpia e Bardhë nën presion

Shtëpia e Bardhë rikujton se dokumentet e fundit vijnë nga fundi i vitit 2009 me shpjegimin se për shkak të gjendjes serioze, presidenti Obama në dhjetor të vitit 2009 ka paraqitur një strategji të re.


Kjo është një përpjekje e qartë që për kaosin në Afganistan të fajësohet administrata e ish-presidentit Xhorxh Bush. Shtëpia e Bardhë i ka dërguar edhe një letër speciale reporterëve ku thuhet se Wikileaks nuk është ndonjë burim objektiv, por një organizatë që kundërshton politikën amerikane në Afganistan.

_________________
Faleminderit


Top
 Profile E-mail  
 
 Post subject: Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft
Post Number:#4  PostPosted: Tue Jul 27, 2010 10:38 am 
Offline
Grand Star Member
Grand Star Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
Realitet i pazbukuruar

Dokumentet e gjashtë viteve të kaluara të luftës, prej vitit 2004 - 2009, tregojnë gjendjen e vërtetë dhe të pazbukuruar të luftës. Shumicën e raporteve i kanë përpiluar ushtarakët në terren apo analistët e shërbimeve sekrete ushtarake. Ata dëshmojnë për sulme masive të talibanëve, për sulme të trupave aleate, të cilat nuk janë bërë publike kurrë, gjatë së cilave janë vrarë me qindra civilë, komandot që veprojnë kundër talibanëve dhe të dhënat e shërbimit sekret të Pakistanit.

Këto të dhëna dëshmojnë se avionët amerikanë pa pilotë, kaherë nuk po funksionojnë aq mirë sa ushtria amerikane, ndërkohë që talibanët kanë armë më moderne se kanë pranuar aleatët. Faqja e specializuar e internetit Wikileaks ka kumtuar se një pjesë të dokumentave tepër të rëndësishme nuk do t'i bëjë publike, sepse mund të rrezikojnë aksionet dhe trupat atje.

_________________
Faleminderit


Top
 Profile E-mail  
 
 Post subject: Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft
Post Number:#5  PostPosted: Tue Jul 27, 2010 10:46 am 
Offline
Grand Star Member
Grand Star Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
"WikiLeaks".Ekspertët thonë se dokumentet janë të vërteta.




Më shumë se 90.000 dokumente ushtarake amerikane për misionin në Afganistan, shumë prej tyre dokumente tepër sekrete janë publikuar në platformën e internetit



"Po, ne u shokuam", e pranon zëdhënësi i presidentit afgan, Hamid Karzai. Të shokuar për faktin se ishte e mundur që një numër kaq i madh i dokumenteve të dalë në opinon, por jo edhe për përmbajtjen e tyre:

"Përsa i përket përmbajtjes së dokumenteve, reagimi i menjëhershëm i presidentit ishte: shumica e tyre nuk janë të reja, të gjitha ka kohë që ne i kemi diskutuar."

Zëdhënësi i Karzait, Vaheed Omer ka veçuar dy çështje nga dokumentet në të cilat është hedhur më shumë dritë mbi ngjarjet. Së pari: roli i palavdishëm, të cilin e ka luajtur në të kaluarën shërbimi i fshehtë i vendit fqinj Pakistan, për të destabilizuar Afganistanin. Dhe së dyti: faktin që në raportet e fshehta bëhet fjalë për raste deri tani të panjohura për vrasjen e civilëve.

"Qëndrimi ynë në të dy pikat ka qenë shumë i qartë në vitet e fundit: në e kemi diskutuar gjithmonë temën e vrasjes së civilëve. Dhe kemi paralajmëruar se sa e dëmshme është nëse bashkarisht duam që të mposhtim terrorizmin në Afganistan dhe njëkohësisht vdesin njerëz të pafajshëm."

Ajo çfarë është publikuar në platformën e internetit është material bruto, i cili nuk është përpunuar më parë nga zyrat për marrëdhënie me publikun.

Mbledhja e të dhënave është bërë vetëm deri në fund të 2009. Pallati Presidencial i Karzait thekson se që atëherë janë bërë përparime të dukshme për evitimin e viktimave të pafajshme. Aktuale mbetet tema e dytë: shërbimi i fshehtë paistanez ISI dhe marrëdhëniet e tij të veçanta me talebanët.

_________________
Faleminderit


Top
 Profile E-mail  
 
 Post subject: Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft
Post Number:#6  PostPosted: Tue Jul 27, 2010 10:49 am 
Offline
Grand Star Member
Grand Star Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
Eksperti i politikës afgane, Haroun Mir mendon:


"Për ne në Afganistan tema e mbështetjes pakistaneze për kryengritësit nuk është ndonjë befasi e madhe. Ne ka kohë që flasim për këtë çështje, edhe presidenti Karzai ka folur shpesh hapur për këtë me zyrtarët amerikanë dhe pakistanezë. Fatkeqësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kemi pasur asnjëherë reagime pozitive. Është koha që t'i sqarohet popullit dhe kongresit amerikan, përse këto raporte kanë provuar t'i mbajnë të fshehta."

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paguajnë shumë para për të luftuar talebanët. Por nëqoftëse pakistanezët mbajnë njërën dorë të shtrirë dhe arkëtojnë parata e amerikanëve dhe me dorën tjetër mbajnë kontakte të mira me ekstremistët, atëherë kjo krijon një situatë të pakëndshme edhe për qeverinë në Uashington.

Nuk mund të mohohet se lidhjet e shërbimit të fshehtë pakistanez me ekstremistët në të kaluarën kanë qenë shpesh të ngushta. Shumë vëzhgues mendojnë: shërbimi i fshehtë ISI përpiqet ende t'i ruajë këto lidhje, sepse në të ardhmen talebanët mund t'i hyjnë në punë për siguruar ndikimin në vendin fqinj, kur Perëndimi të ketë tërhequr trupat e tij nga Afganistani.

_________________
Faleminderit


Top
 Profile E-mail  
 
 Post subject: Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft
Post Number:#7  PostPosted: Thu Jul 29, 2010 8:56 am 
Offline
Grand Star Member
Grand Star Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
Berlini reagon për protokollet e Afganistanit në internet



Në faqen e internetit Wikileaks këtë të hënë u botuan mijëra dokumente sekrete për misionin ushtarak ndërkombëtar në Afganistan. Ministria gjermane e Mbrojtjes e ka quajtur të dyshimtë bërjen publike të këtyre të dhënave



Me një përmbajtje demonstrative reagoi Ministria e Mbrojtjes ndaj bërjes publike të dokumenteve sekrete në këtë faqe interneti, lidhur me misionin ushtarak në Afganistan. Në bazë të raporteve të mediave deri tani nuk mund të jepet ndonjë vlerësim i ri për këto dokumente, deklaroi zëdhënësi Christian Dienst. Dokumente të shumta janë vlerësuar në kuadër të punës së përditshme, për të parë nëse preken interesat gjermane të sigurisë.

"Për momentin ne duhet të nisemi nga fakti se kështu është apo kështu mund të jetë dhe në bazë të këtyre të dhënave duhet të shikojmë masat që duhet ndërmarrë. Sa i përket misionit dhe veprimeve tona në Afganistan, për momentin nuk ka ndryshuar asgjë."

Lidhur me ndjekjen e udhëheqësve të talibanëve, të cilët janë në një listë sekrete të trupave ndërkombëtare, zëdhënësi Dienst tha se për këtë është informuar edhe Bundestagu gjerman para se të fillojnë pushimet verore.

"Ne informojmë rregullisht Parlamentin lidhur me angazhimet e forcave speciale dhe të aksioneve ,sipas listës me prioritet (Joint Prioritized Effects List). Kjo listë e kryengritësve është miratuar në kuadër të konsultimeve të NATO-s dhe ISAF-it, ndërsa forcat tona speciale bashkëpunojnë me autoritetet vendore në Afganistan për kapjen e tyre. "

Gjahu i njerëzve - moskuptim në Gjermani

Në dokumentet e ushtrisë amerikane poashtu thuhet, siç informon revista gjermane "Der Spiegel", se pjesëtarët e forcave speciale US-Task Force 373 mund të arrestojnë, por edhe të vrasin personat nga lista. Për këtë shkak, shefja e ekologjistëve, Claudia Roth kritikon qeverinë gjermane.

"Në qoftë se këto dokumente janë të vërteta, që forcat amerikane ndërmarrin masa jashtëzakonisht ofensive ushtarake, ku përfshihet edhe vrasja e talibanëve, që do të thotë gjah i njerëzve, atëherë këto masa nuk mund t'i kuptoj fare. Kjo nuk paraqet një ndryshim strategjie drejt një perspektive civile."

Sipas revistës "Spiegel", rreth 300 gjahtarë amerikanë të talibanëve janë të stacionuar në bazën gjermane në Masar-i-Scharif. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Dienst tha se me amerikanët bëhet një koordinim i rregullt lidhur me veprimet e tyre në sektorin gjerman. Marrëveshjet janë sekrete, por ajo që është prezantuar në media "me siguri që nuk është gabim".

_________________
Faleminderit


Top
 Profile E-mail  
 
 Post subject: Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft
Post Number:#8  PostPosted: Fri Jul 30, 2010 8:58 am 
Offline
Grand Star Member
Grand Star Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1348
Gender: Female
Reputation point: 23
Becoming popular
ISAF dënon publikimin e dokumenteve të fshehta mbi luftën në Afganistan - Video-konferencë shtypi e zëdhënësit të ISAF-it Blotz



Fakti që Wikileaks publikoi dokumente të fshehta nga misioni në Afganistan i trupave perëndimore nuk shkakton zemërim vetëm tek qeveritë e përfshira. Edhe drejtuesit e operacionit ISAF në Afganistan e dënojnë publikimin.



Dokumentet e faqes Wikileaks preokupojnë që prej së hënës jo vetëm Gjermaninë. Pothuajse 92.000 dokumente nga Afganistani, para së gjithash të ushtrisë amerikane, nxori në internet në fundjavë portali Wikileaks. Pas vlerësimeve të para shumë medie shprehen se misioni paraqitet shumë më dramatik sesa mendohej deri tani. Megjithatë, zëdhënësi i trupës ndërkombëtare ISAF, gjeneral brigade Josef Blotz, i lidhur me video-konferencë me komandën e misionit në Potsdam përpiqet fillimisht të qetësojë

"Për ta filluar ndoshta me një ton pak më të lehtë dua të them, se përmbajtja që është prej së shtunës në valët e radios mund të lërë pa gojë vetëm ata që nuk kanë lexuar gazetë ditët e fundit. Duke pasur parasysh morinë e raporteve të veçanta është e qartë se këtu kemi të bëjmë me material bruto të pakorrektuar, që nuk, nuk lejon përcjelljen e një pamjeje të përfunduar, të korrektuar dhe të konfirmuar."


Për ISAF-in publikimi i dokumenteve përbën vepër penale

Një pjesë e madhe e dokumenteve është klasifikuar si sekrete. Qeveria amerikane e kritikoi ashpër publikimin. Sipas saj Wikileaks rrezikon me këtë sigurinë e ushtarëve dhe të punonjësve. Edhe Blotz thekson se përcjellja e dokumenteve të tilla përbën vepër penale.

"Për fat të keq përmenden vërtet shumë emra afganësh, që punojnë për shembull si përkthyes ose bashkëpunojnë në çfarëdo forme tjetër me forcat afgane të sigurisë. Kjo është vërtet diçka që duhet dënuar energjikisht."



Përmasat e vërteta të luftës fshihen

Shumë medie i interpretojnë dokumentet si një lloj kronologjie dështimi, në të cilën bëhen për herë të parë të qarta hollësisht përmasat e luftës. Akuza është se udhëheqja politike dhe ajo ushtarake në vendet e përfshira në misionin ISAF në Afganistan i fsheh këto përmasa. Sipas tyre talibanët janë të armatosur shumë më mirë sesa dihet në publik dhe numri i viktimave civile prej aksioneve të trupave perëndimore është më i lartë sesa pritej. Në konferencën për Afganistanin javën e kaluar vendet e ISAF-it paralajmëruan se deri në vitin 2014 do ta dorëzojnë përgjegjësinë tek trupat afgane, sepse atëherë këto do të jenë në gjendje ta garantojnë vetë sigurinë. Por këto u duken shumë vëzhguesve, aq më tepër pas publikimit të dokumenteve në Wikileaks, ëndrra në diell.

_________________
Faleminderit


Top
 Profile E-mail  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 8 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
Partners: Eklipsi, Shqiperia.Com, Mbreti i Tregut
Template made by DEVPPL