"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Zemra serbe e Rusisë

Flisni për diplomacinë dhe të drejtën ligjore ndërkombëtare, lidhjen dhe ndikimin e saj në politikën dhe ekonominë e vendit dhe komunitetit tuaj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4155
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Zemra serbe e Rusisë

#1

Post by Zeus10 » Mon Dec 07, 2009 1:49 pm

Nga: PETRIT HALITI

Ekstaza është e palejueshme për diplomacinë, por ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandër Konuzin, krijoi
një rast të ri, duke sjellë në arkivën e dëshmive të muajve të mjaltit mes Rusisë dhe Serbisë, një shfaqje delirante. Në Kongresin e Partisë së Serbisë së Bashkuar, më 29 nëntor, ai deklaroi se, "Kosova jehon në zemrat e të gjithë rusëve me të njëjtat dhimbje siç bën në zemrat tuaja". Panegjiriku diplomatik se, "Kosova është në zemrën e Rusisë", u bë në prag të hapjes së seancës dëgjimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, GJND, ku Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar një mendim këshillimor lidhur me ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë nga ana e popullit të Kosovës, Ose ambasadori, ose shefat e tij në Moskë, kanë gjykuar se Serbia ka nevojë për një injeksion emotiv dhe politik, duke pasur parasysh se baza juridike, diplomatike dhe morale e pretendimeve dhe e argumenteve serbe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është shumë larg shenjave për një bindje në favor të Serbisë. Por, çështja është se vetë Rusia, si avokatja kryesore e Serbisë në arenën diplomatike ndërkombëtare, nuk duket se e ka edhe ajo bazën morale për një avokaturë bindëse të çështjes serbe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ekziston vërtet një paradoks diplomatik dhe juridik në pozitën e Rusisë. Sepse, ajo aktualisht është vetë e paditur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Më 12 gusht 2008, Gjeorgjia e ka paditur Rusinë në Gjykatën e Hagës për dhunim të Konventës Ndërkombëtare të vitit 1965 mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racial. Gjeorgjia e ka paditur Rusinë, sepse ka zhvilluar, inkurajuar dhe mbështetur diskriminimin racial kundër gjeorgjianëve, duke kontribuar në dëbimin e tyre masiv nga territori i rajoneve gjeorgjiane të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut, të cilat u pushtuan ushtarakisht nga Rusia në 8 gusht të vitit 2008. Sipas procedurës së kësaj Gjykate, më datën 3 dhjetor (pra kur po zhvillohej seanca dëgjimore për Kosovën), Rusia paraqiti vërejtjet e saj mbi këtë padi, sidomos lidhur me juridiksionin e GJND, dhe sipas Moskës, GJND nuk ka juridiksion të shqyrtojë padinë e Gjeorgjisë kundër saj. Rusia, jo vetëm është e paditur në atë gjykatë, por ka dalë hapur kundër kompetencës dhe mandatit të GJND-së për të shqyrtuar padinë e Gjeorgjisë. Pavarësisht objeksioneve të Rusisë, Gjykata e ka futur në procedurë gjyqësore dhe do ta shqyrtojë padinë e mësipërme, pas paraqitjes nga ana e qeverisë gjeorgjiane të argumenteve plotësuese mbi vërejtjet ruse. Kjo Rusi, e paditur në GJND dhe e akuzuar për dëbimet e spastrimet etnike në rajonet e Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut, paraqitet si dëshmitare në favor të Serbisë po në atë gjykatë. Një shtet i paditur për krime kundër një shteti tjetër pretendon të besohet si dëshmitar i një debati juridik për çështjen e Kosovës. Pozicioni i Rusisë është edhe më i dobët, për faktin se paraqitet nga shteti që ka ndërmarrë një agresion kundër Gjeorgjisë, duke i shkëputur asaj dy territore, të cilat i ka shpallur shtete kukulla dhe i ka njohur diplomatikisht. Dhe, tani ka guximin diplomatik e moral të dalë kundër pavarësisë së Kosovës. Se sa i dobët është pozicioni i Rusisë, e tregon edhe fakti i lëkundjeve dhe i paqëndrueshmërisë së politikës ruse. Ndërsa para agresionit rus kundër Gjeorgjisë, Moska profesonte kudo se Kosova është e ngjashme me Osetinë e Jugut dhe me Abhazinë, pas pushtimit të dy rajoneve gjeorgjiane, dhe pas njohjes nga ajo të dy shteteve kukulla, Kremlini doli me qëndrimin se Kosova nuk është e ngjashme me rastin e dy rajoneve gjeorgjiane. Kaq i dobët është pozicioni diplomatik rus, saqë dy shtetet kukulla të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut, nuk ka guxuar t'i njohë as vetë Serbia, sepse akti që ndërmori Moska kundër Gjeorgjisë në gusht të vitit të kaluar, e diskreditoi si pozicionin, ashtu dhe mbështetjen e Rusisë për qëndrimin serb ndaj Kosovës. Në planin gjeostrategjik është e kuptueshme kjo emfazë dashurie e Rusisë, e cila paska Kosovën në zemrën e saj dhe që barazon zemrën e Rusisë me zemrën e Serbisë. Serbia është i vetmi shtet ballkanik aleat i Rusisë, është i vetmi shtet ballkanik që nuk ka në programin e qeverisë së vet hyrjen në NATO. Entuziazmi i Rusisë u rrit sidomos pas vizitës së presidentit rus, Dimitri Medvedev, në Serbi në muajin tetor, ku përveç marrëveshjeve të mëdha ekonomike, për të cilat u fol shumë, pat edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme dypalëshe, për të cilën nuk u fol shumë. Kjo marrëveshje ka të bëjë me ndërtimin e një baze të përbashkët emergjence ruso-serbe në qytetin e Nishit, dhe më konkretisht në aeroportin e tij. Në këtë bazë të përbashkët do të dislokohen njësi ushtarake dhe të specializuara ruse. Me gjithë fshehtësinë e madhe mbi karakterin dhe objektivat e kësaj baze, duhet thënë se kjo është një sukses i madh i Rusisë, e cila për herë të parë arrin të sigurojë një bazë logjistike të saj jashtë kufijve të ish-Bashkimit Sovjetik. Është gjithashtu vendosja e një pike të rëndësishme logjistike ruse në rajonin e Ballkanit, në një zonë që ndodhet në mesin e shteteve ballkanike, të cilët janë të gjithë ose shtete anëtare të NATO-s, ose shtete aspirante për të hyrë në NATO. Rusia e "ka Kosovën në zemrën e saj", jo për hatër të Serbisë, dhe as për hatër të së "kaluarës së përbashkët", siç shprehet ambasadori rus. Ajo e ka Kosovën në zemër, sepse Kosova i shërben si një pretekst, argument dhe mjet për të bërë presion mbi Serbinë, për ta pasur atë një trampolinë të influencës ruse në Europën Juglindore. Rusia e ka në zemër Kosovën, sepse me pretekstin e saj, ajo kërkon që të vendoset në Ballkan dhe të rivalizojë me NATO-n dhe me Bashkimin Europian. Nuk është rastësi që ajo po e kthen Serbinë në një depozitë gjigante gazi për furnizimet e saj europiane. Nuk është rastësi që ajo po ndërton një të ashtuquajtur bazë emergjence, që, sipas ekspertëve ka një thelb ushtarak, në qendër të Ballkanit dhe të krahut juglindor të Aleancës Atlantike. Rusia e ka përdorur dhe po e përdor Kosovën si një çështje për të realizuar ambiciet e saj në rajonin e Ballkanit, i cili laget nga Mesdheu, Adriatiku dhe Deti i Zi. Avokatia diplomatike e Rusisë për Serbinë në çështjen e Kosovës lidhet pikërisht me këto objektiva strategjike të një shteti aspirant për statusin e superfuqisë, dhe jo me mitet për pansllavizmin apo ortodoksizmin, që janë thjesht mbulesë.
Në këtë funksion, Rusia nxit dhe i intereson qëndrimi intransigjent i Serbisë në çështjen e Kosovës. Një qëndrim radikal, nacionalist dhe i ngurtë i Beogradit për Kosovën, kuptohet se e mban Serbinë larg nga integrimi europian dhe atlantik. Pikërisht, ky zhvillim regresiv i intereson Rusisë, që Serbia të bllokohet në rrugën e integrimit europian dhe të mos hyjë fare në rrugën e integrimit atlantik. Në një izolim të tillë nga bota perëndimore, Serbia do të shtyhej akoma më fort drejt përqafimit strategjik me Rusinë. Ndaj konstatohet një presion diplomatik i Moskës mbi Beogradin, për të vazhduar në këtë intransigjencë jorealiste në çështjen e Kosovës. Rezultati i një kursi të mospranimit të realitetit të Kosovës së pavarur nga ana e Serbisë do të jetë një dëm për vetë aspiratat europiane dhe demokratike të popullit serb. Kjo është kaq e dukshme, saqë edhe vetë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, u detyrua në fund të muajit nëntor të afishonte për herë të parë publikisht, dështimin që ka prodhuar politika e deritanishme serbe e qëndrimeve të ashpra, jofleksibël, në çështjen e Kosovës. Ambasadori rus nxitoi të shpallë ekstazën e dashurisë ruse për Kosovën, tri ditë pasi foli presidenti Tadiç për nevojën e një kthese serbe në politikën ndaj Kosovës. Gjesti i tij mund të interpretohet edhe si një presion i ri ndaj Beogradit, për të ruajtur kursin e intransigjencës anti-perëndimore. Serbia e ka provuar dhe herë të tjera në historinë e saj se përqafimi i dashurisë së Rusisë për të, ka qenë gati duke e mbytur. Nuk ka rëndësi nëse strategjinë ruse dikur e përçonte Stalini, dhe tani Medvedevi e Putini. Dashuritë artificiale mbysin edhe shtetet.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Zemra serbe e Rusisë

#2

Post by alfeko sukaraku » Mon Dec 07, 2009 8:02 pm

ne radhe te pare neve na duhet te kuptojme se "sllav" do te thote "bekim" edhe sllavet jane te bekuarit.

Sllavet kane nje politik te perbashket ne mbrojtje te ortodoksis,ndersa ne jemi te percare edhe vazhdojme ta thellojme hendekun duke ndjekur ideologjit edhe jo kombin.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Diplomaci dhe e drejtë ndëkombëtare.”