"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës

Flisni për diplomacinë dhe të drejtën ligjore ndërkombëtare, lidhjen dhe ndikimin e saj në politikën dhe ekonominë e vendit dhe komunitetit tuaj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës

#1

Post by Sally » Fri Dec 18, 2009 11:19 am

Në Gjyqin e Hagës, Bashkimi Europian ishte një mbrojtës i pavarësisë e jo përkrahës i Serbisë, sepse 22 shtete të tij e kanë njohur Republikën e Kosovës, dhe vetëm 5 vende mbeten ende kundërshtuese, fatkeqësisht Spanja një ndër to. Ky numër i madh mbështetësish dhe numri shumë i vogël i përkrahësve të Serbisë, tri prej tyre vende ballkanike - Greqia, Rumania dhe Qipro, duhet t’i kallte droje Serbisë për të shkuar në Hagë.

Në Gjyqin e Hagës, Serbia e akuzoi Kosovën për faj kolektiv, ndërsa politika botërore, pas luftës, bëri përpjekje të posaçme ta ruante Serbinë nga një dënim moral, duke e shpëtuar atë nga akuza për faj kolektiv, në spastrimin etnik të Kosovës. Beogradi politik, kur e pa se i shpëtoi klasifikimit të Serbisë si fajtore kolektive në katër luftëra, u gjallërua pak nga pak dhe, bëri transferimin e fajit të vet kolektiv te shqiptarët, duke ua hedhur pavarësinë në gjyq si një zgjidhje me miratim gjithëpopullor. Ajo u përpoq që ata të dënohen kolektivisht në Hagë, edhe pse pavarësimi ishte hapi më i madh i kompromisit, sepse po të ishin të lirë të vendosnin, ecja do të kishte ndalur te bashkimi i shqiptarëve.

Gjyqi i Hagës do të shprehet ose edhe mund të mos shprehet, por Serbia nuk ndalon së qeni agresore. Ajo, përveç që nuk pajtohet me realitetin e ndodhur, mban edhe luftën e ftohtë: keqpërdor pakicën serbe, me kushtetutë mbetet kolonizatore, ndërmerr veprime diplomatike dëmtuese, nxjerr deklarata acaruese, deri edhe hedhjen në gjyq të Kosovës.

Në Hagë gjyqi u bë, por vendimi nuk ç’bën ato që kanë përfunduar - çlirimin me sakrificat e shqiptarëve e luftën e NATO-s dhe pavarësimin me vullnetin e popullit e mbështetjen ndërkombëtare. Kështu, në një kuptim, gjykimi i kryer mund të merret si një kotësi e të thuhet: përse u bë gjyqi?

Përveç vendimit që pritet të merret, gjithë të tjerat janë parathënë, siç është shtjelluar shpesh herë që, gjykata edhe mund të mos shprehet, apo shprehja të jetë diçka e mjegullt e aspak deturuese, ose si të thuash 50 me 50, domethënë bardhë - bardhë, ose paqë - paqë, pa një rezultat lufte fitues - humbës, por dy shtete, Serbia e pavarur dhe Kosova e pavarur, të dy fitues, dy popuj fqinj të vjetër me status fqinjësor të rivendosur. Gjyqi i Hagës mund të japë një vendim i cili të mos mund të merret si triumf i asnjërës palë, për të mos futur mes tyre një ngatërresë më tepër, që të shtyjë edhe më larg paqën mes dy vendeve fqinjë, e ashtu të shtonte një pështjellim juridik midis dy popujve që shpejtojnë njëkohësisht drejt Bashkimit Europian. Beogradi e ka ditur dhe e di që pavarësia është e pakthyeshme, por edhe me gjyq sillet të mbetet dëmtues i shqiptarëve, kurse Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë do të sillet paqëtues mes Serbisë e Kosovës.

Thirrja e përfaqësuesit amerikan, Harold Koh, në gjyq, që, “Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është vullneti i popullit dhe faktor stabiliteti në Ballkan”, thotë shumëçka e gjithçka, për të mos bjerrë, më dhe kot së koti, kohë, diplomaci e politikë, pasi Kosova e pavarur as nuk mund të kthehet pas, as nuk mund të ndalet së ecuri përpara
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Rusia ndërsen Ukrainën kundër Kosovës

#2

Post by qiellikaltër » Mon Jun 07, 2010 10:06 pm

Ne opinionin publik ukrainas nuk u kuptua se perse ne konferencen e tij te shtypit tradicionale me rastin e 100 ditëve të para si president i ri i Ukrainës, Viktor Janukoviç, gjeti kohë dhe vëmendje për çështjen e Kosovës. Në një kohë kur duhej t'u përgjigjej qindra pyetjeve që kanë lindur me ardhjen e tij në pushtet, që nga keqësimi i gjendjes së vështirë ekonomike dhe cungimi i lirive demokratike e deri tek lejimi i qëndrimit të bazës ushtarako-detare ruse në territorin e Ukrainës edhe 30 vjet të tjera, ai e quajti të nevojshme t'i drejtonte bashkësisë ndërkombëtare një pyetje për Kosovën: "Zgjidhja e Kosovës vuri në jetë një politikë të standarteve të dyfishta dhe unë pyes pse Kosova njihet dhe Abhazia e Osetia e Jugut jo?". Është një pyetje me origjinë, përmbajtje dhe synime ruse sepse është pikërisht Rusia mbështetësja kryesore e tezës për ngjashmërinë dhe barazinë e rastit të Kosovës me rastet e Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut. Mbi këtë premisë të barazueshmërisë së rasteve të mësipërme, Rusia u përpoq të bllokonte dhe të sabotonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës, dhe, po mbi këtë premisë, po kërkon që të mbrojë dhe përligjë veprimin e saj të armatosur dhe politikën e saj të shkëputjes me dhunë të dy rajoneve nga territori i Gjeorgjisë dhe aneksimin e tyre në formën e dy shteteve kukulla të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut. Kjo është një nga kartat bazë të bixhozit diplomatik të Rusisë në arenën ndërkombëtare. Dhe kaq e fiksuar është Moska në këtë qëndrim, sa që diplomacia ruse kohët e fundit në takimet e niveleve të larta diplomatike ka paraqitur edhe ofertën që, nëse njihen Abhazia dhe Osetia e Jugut nga shtetet që kanë njohur Kosovën, Rusia është gati të njohë Kosovën. Presidenti i Ukrainës e rimerr qëndrimin rus për Kosovën dhe e paraqet si të tijin, duke u përpjekur t'i krijojë një jehonë më të madhe ndërkombëtare kësaj teze ruse. Pyetja e tij retorike, e cila në fakt e ka qëndrimin e qartë brenda saj, i drejtohet Perëndimit, SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Polonisë, shteteve pribaltike, Suedisë, dhe rreth 70 shteteve të botës, që e kanë njohur Kosovën e pavarur. Janukoviç, njeriu simbol i anti-demokratizmit, kundër të cilit u organizua Revolucioni demokratik i Portokalltë pesë vjet më parë, dhe i cili me ndihmën e Rusisë e përmbysi Revolucionin e Portokalltë në shkurt të këtij viti, tani kërkon t'u japë mësime demokracie shteteve më demokratike të botës dhe t'i kritikojë pse kanë njohur Kosovën, e nuk kanë njohur shtetet kukulla të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut, të cilat u krijuan nga Rusia nëpërmjet agresionit të armatosur kundër sovranitetit të Gjeorgjisë, në gusht të vitit 2008. Është e njëjta gjë që bëjnë zyrtarët dhe diplomatët rusë në të gjitha tryezat ndërkombëtare, kur vjen fjala për Kosovën. Presidenti ukrainas bën jehonën e interesit rus. Mirëpo, një dalje e tillë publike e vë atë në një pozitë disi të vështirë, e cila bie ndesh me të ashtuquajturin neutralitet apo status të paangazhuar, që ai ka shpallur se do të ndjekë në politikën e jashtme. Sepse nuk mund të vlerësohet si neutrale një politikë e jashtme, që mban hapur anën e Rusisë lidhur me Kosovën, dhe del kundër njohjes e kundër pavarësisë së saj.
Rusia ka qenë e shqetësuar në kohën e regjimit demokratik, të krijuar nga Revolucioni i Portokalltë, sepse edhe për çështjen e Kosovës, në gjirin e politikës së lartë demokratike të Ukrainës, po piqej një qëndrim më realist dhe më në përputhje me qëndrimet e shumicës së shteteve demokratike të Bashkimit Europian dhe të NATO-s. Kryeministrja e asaj kohe, Julia Timoshenko, pati deklaruar si një detyrë të qeverisë se "duhet të vijmë me një koncept se si do ta shohim çështjen e Kosovës, si një fenomen unik në botë apo në kontekstin e ekzistencës së Trasndniestrit, Abhazisë, Osetisë etj". Shtrimi i çështjes së Kosovës si një rast unik, dhe që po i hapte rrugën ecjes drejt një njohjeje të pavarësisë së Kosovës, pati krijuar alarme në diplomacinë ruse, e cila ndërmori presione të mëdha mbi Kievin, që të mos devijonte nga qëndrimi rus mbi Kosovën. Presidenti Janukoviç, i cili erdhi në fuqi me ndihmën e Rusisë, nuk mund të pritej të bënte gjë tjetër, veçse të rivendoste format dhe modelet ruse në qëndrimet e politikës së jashtme, duke përfshirë edhe Kosovën. Por, që ta servirë si më të pranueshëm këtë kopjim të politikës ruse për Kosovën, ai u shtir si parimor dhe sikur ishte, edhe kundër njohjes së Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut. "Unë nuk kam njohur kurrë as Abhazinë, Osetinë e Jugut ose Kosovën, si shtete të pavarura", - deklaroi ai më 4 qershor. E vërteta është ndryshe, dhe rusët e dinë fare mirë atë. Pas agresionit rus në Gjeorgji dy vjet më parë dhe krijimit nga ana e Moskës të dy shteteve kukulla të Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut, Viktor Janukoviç deklaroi se pranon vullnetin e popullit të Osetisë së Jugut dhe të Abhazisë dhe njeh pavarësinë e tyre. Ishte një apologji e hapur dhe publike e agresionit rus dhe e produktit të këtij agresioni, dy mikroshteteve kukulla. Këto qëndrime janë bërë publike në websajtin zyrtar të partisë së Janukoviçit. Rusinë nuk e shqetëson aspak deklarata e tanishme se ai nuk njeh as Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, bashkë me Kosovën. "Njohja e Abhazisë dhe e Osetisë së Jugut nuk është një problem presues i marrëdhënieve ruso-ukrainase", - deklaroi pas konferencës së shtypit të presidentit ukrainas, një nga deputetët më të rëndësishëm rusë dhe drejtor i Institutit të Studimeve të Komonuellthit të Shteteve të Pavarura, CIS-së, Kostandin Zatulin. Rusisë i intereson të bëhen dhe të krijohen probleme e shqetësime ndërkombëtare rreth Kosovës, ndaj i duhet përkrahja e presidentit ukrainas për politikën ruse në çështjen e Kosovës. Është një formë presioni diplomatik mbi Perëndimin, sepse Bashkimi Europian ndodhet vërtetë në një udhëkryq lidhur me Ukrainën. Presidenti i ri i Ukrainës e braktisi përfundimisht rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe parlamenti i Ukrainës me 4 qershor e vulosi edhe me ligj këtë ndarje të vendit, nga rruga e integrimit Atlantik. Tani për tani Ukraina ka deklaruar se do t'i qëndrojë kursit të integrimit europian. Por, sa përputhet me interesat e Perëndimit kjo politikë anti-atlantike nga njëra anë, dhe pro-ruse e "pro-europiane" nga ana tjetër, kjo mbetet për t'u hulumtuar më tej. Në fakt, janë shtuar edhe mëdyshjet, edhe përplasjet e qëndrimeve brenda vetë BE-së në lidhje me atë se çfarë linje do të ndiqet ndaj Ukrainës; do të përkrahet presidenti i ri V. Janukoviç, i cili përmbysi Revolucionin e Portokalltë, apo do të mbahet ai në distancë... Në këtë situatë ka zëra dhe sugjerime brenda BE-së, të cilat duket se janë për një yshtje të regjimit të ri të Janukoviçit dhe për ta tërhequr atë me oferta, kompromise e tolerancë. Në këtë kuadër, në Moskë mund të mendohet se toleranca europiane do të shtrihet edhe në çështjen e Kosovës, ku qëndrimi rus do të dalë me veshje ukrainase. Angazhimi pro-rus i presidentit ukrainas për çështjen e Kosovës tregon se Ukraina po kërkon të marrë një rol më aktiv në çështjet e Ballkanit, si dhe të aktivizohet më shumë në punët e tij. Në të vërtetë, memoria ballkanike për Ukrainën është një rol negativ në përzierjen e saj në konfliktet e ndryshme në rajon, me armë, helikopterë dhe mercenarë ukrainas, të përdorur në Bosnjë, në Kosovë dhe Maqedoni në vitin 2001. Nuk dihet nëse presidenti ukrainas ka ndonjë interes të veçantë personal për Ballkanin apo për Kosovën. Para një muaji, në një intervistë për rrjetin prestigjioz "Euronews", ai ngatërroi Kosovën me Malin e Zi dhe Osetinë e Jugut me Osetinë e Veriut. Nuk po përmendim se në një fjalim të tijin ai, edhe shkrimtarin e madh rus Anton Çehov e ka quajtur "poet i madh ukrainas". Këto mund të quhen gabime të vogla dhe njerëzore. Por, po të ndjekësh në mënyrë të verbër politikën e një shteti tjetër, gabimet pritet të jenë edhe më të mëdha, dhe të bëhen gabime politike, diplomatike e shtetërore, si në rastin e qëndrimit ndaj Kosovës.

Gazeta Shqiptare
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lëreni të qetë pavarësinë e Kosovës

#3

Post by Sally » Sat Jul 10, 2010 10:17 am

Tadiq: Nuk e kuptoj pse Mali i Zi e ka njohur Kosoven


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka thënë se nuk i kupton arsyet pse Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Siç raportojnë mediat malaziase, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi, të enjten, Tadiqi ka thënë se ...
... asnjëra qeveri në Serbi nuk do ta njohë Kosovën e pavarur, ndërsa sipas gazetës “Vijest” ka porositur se çështja e Kosovës edhe më tutje mund të shkaktojë mospajtime mes Beogradit dhe Podgoricës, duke përmendur në këtë kontekst kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës.
“Ekziston një ndjeshmëri e posaçme në lidhje me njohjen e Kosovës nga ana e shteteve fqinje dhe përmes këtij fakti është theksuar edhe çështja e definimit të kufijve”, ka thënë Tadiqi në Cetinë, pas takimit me kreun malazias Filip Vujanoviq.
Në anën tjetër, rapoorton “Vijesti”, presidenti malazias Vujanoviq nuk e ka mbrojtur vendimin e Malit të Zi për ta njohur Kosovën, duke thënë se Kosova ka dy realitete.
“Njëri (realitet) është njohja nga 69 shtete, ndërsa tjetri është mosnjohja nga 123 shtete anëtare të OKB-së”, ka thënë Vujanoviq, duke shtuar: “Gjithsesi që Mali i Zi mund të thotë vetëm atë që në Mal të Zi është e pritshme, se këto dy realitete kështu edhe trajtohen”.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Diplomaci dhe e drejtë ndëkombëtare.”