"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

DISA MENDIME MBI “DIPLOMACIA PUBLIKE DHE GLOBALIZIMI RAJONAL

Flisni për diplomacinë dhe të drejtën ligjore ndërkombëtare, lidhjen dhe ndikimin e saj në politikën dhe ekonominë e vendit dhe komunitetit tuaj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

DISA MENDIME MBI “DIPLOMACIA PUBLIKE DHE GLOBALIZIMI RAJONAL

#1

Post by qiellikaltër » Wed May 26, 2010 10:13 pm

DISA MENDIME MBI SHKRIMIN E DR. SHABAN MURATIT “DIPLOMACIA PUBLIKE DHE GLOBALIZIMI RAJONAL”

Nga Shenasi Rama

Dr. Shaban Murati eshte njeri nder figurat e spikatura te diplomacise shqiptare. Autor i shume librave, komentator i njohur, ndjekes i vemendshem ne shtyp i proceseve politike ballkanike e me gjere, por edhe per nje kohe te gjate si Drejtor i Drejtorise se Prognozes e Analizes ne Ministrine e Jashtme, Ambasador e tash edhe si President i Akademise Diplomatike ne Ministrine e Puneve te Jashtme, Dr. Murati eshte nje personalitet publik mendimi i te cilit duhet analizuar me shume seriozitet. Edhe kur nuk e shpreh mendimin e tij personal, thjesht sepse ai vazhdon te jete nomenklature e Ministrise se Jashtme, nuk ka dyshim se ai i gjen menyrat per te shprehur mendimet e tija, ne mos tjeter duke i pranuar e paraqitur pikepamjet zyrtare si te vetat. Prandaj cdo gje qe thote e shkruan Murati duhet marre me seriozitet e duhet analizuar jo vetem si shprehje e mendimit te tij personal por edhe si shprehje e qendrimit dhe e pikepamjeve ne baze te te cilave e nderton politiken e vet te jashtme shteti shqiptar, ai qe eshte e ne kete gjendje mjerane ne te cilen gjendet sot, ne te gjitha instancat.

Per keto arsye, analiza e djeshme e Muratit “Diplomacia Publike dhe Globalizimi Rajonal,” botuar ne Gazeta Shqiptare te dates 24 Maj 2010 ishte nje shkrim shume i rendesishem dhe qe ia vlente te analizohej me qetesi. Sic shihet edhe nga titulli, tema e analizes se tij eshte per diplomacine publike por diplomacia publike nuk eshte qellim ne vetvete, nuk ka se si me kene, ajo eshte thjesht instrument per te arritur objektiva te caktuara politike. Me nje fjale pyetja eshte se cfare objektivash politike synohet apo propozohet qe te ndiqen. Mirepo, mbas konspektimit te vemendshem te saj, lexuesi i kujdesshem duhet te mbetet shume i shqetesuar e te ndjehet i paqarte. Kjo perpelitje vjen per shkak te disa arsyeve te nderlidhura por qe burojne nga botekuptimi i shprehur ne kete shkrim te dendur te tij.

Duhet thene qe ne fillim se analiza eshte profesionale, mundohet te ndertoje nje argument konsistent, dhe si e tille qendron ne nje nivel shume me te larte se rreterrterret e shtypit te perditshem te Tiranes. Mirepo eshte nje analize qe nuk i ve pikat mbi ‘i’ e per arsyet e meposhtme. Se pari, mendimi im eshte se analiza permban nje numer mangesish te thella konceptuale. Se dyti, analiza reflekton nje kuptim te ceket te proceseve ne politiken nderkombetare, ndoshta te qellimte, por nje pervetesim i tille i klisheve sunduese e qe shiten per konsum publik nga nje figure e nje niveli te tille, nuk eshte i pranueshem. Me ne fund, nuk eshte aspak e dobishme qe nje populli, edhe ashtu te dezinformuar deri ne ekstrem, t’i shiten argumente qe nuk kane fare vlere, thjesht se keshtu behet edhe me shume dem pa pasur nevoje. Se treti, e si pasoje e asaj cka u tha me lart, nese shteti shqiptar e formulon interesin e vet shteteror ne baze te kesaj mendesie qe pasqyrohet ne analizen e Muratit, atehere duhet thene se politikat e atij shteti kane qene e jane te deshtuara.

Problemi me kete analize e me luzmen e analizave pa fillim e fund qe botohen per dite eshte se duke mos e ditur mire se cka po ndodh ne te vertete, duke mos i pasur konceptet e qarta e te duhura per te analizuar proceset e dukurite, ose duke e bindur veten se po veprohet ne nje realitet i cili nuk ekziston, edhe kuptimi i interesit shteteror dhe ne vecanti interesat jetike shteterore, nuk perceptohen e nuk mund te mbrohen ashtu sic duhet. Prandaj ia vlen te ceken disa nga problemet kyce te kesaj analize, vecanerisht te dobishme per te vene ne pah disa mosperputhje midis mendesise se parise se Tiranes e te realitetit te politikes ballkanike e nderkombetare.

Problemi kryesor qe ka kjo analize eshte premisa lidhur me kahun e drejtimin ne te cilin po ecen sistemi nderkombetar si dhe me menyren se si keto procese do te influencojne te ardhmen e shtetit shqiptar. Premisa e diplomacise tradicionale eshte se politika behet per te mbrojtur interesat e shtetit tend, dhe se politika nderkombetare ka qene gjithnje e nje perpjekje e shteteve per te mbrojtur interesat e tyre me te gjitha menyrat e metodat e mundshme. Shtetet nuk kane fare besim ne institutionet nderkombetare apo ne miredashjen e shtetit tjeter. Parimi kryesor i politikes tradicionale eshte se gjithkush duhet te kujdeset per vete, e duke mbajtur ne mend se ka nje balance fuqie qe rregullon sistemin nderkombetar. Brenda strukturave te kesaj balance fuqie, fuqite e medha bejne cka dojne e shtetet e vogla bejne cka munden.

Mirepo, Murati mendon se eshte krijuar nje realitet i ri ku kjo sjellje tradicionale nuk vyen me. Ai thote se, “Ballkani eshte pjese e procesit boteror te globalizmit, por me vecorine se ne kete rajon, globalizmi eshte më i vonuar se në pjesët e tjera të kontinentit europian.” Premisa, pra, eshte se globalizimi eshte sundues, se eshte i pashmangshem, se Europa eshte e avancuar ne keto proceset e globalizimit dhe se eshte ceshtje kohe para se edhe Ballkani te perfshihet ne keto rrjedha te pashmangshme globalizuese qe e kane kthyer permbys lojen nderkombetare qe tash po luhet, simbas tij, me rregula te reja. Per Muratin, “Kjo vonesë paraqet një rrethanë, që ka ndikimet e veta në kompleksin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe në rajon, duke i bërë shpeshherë këto marrëdhënie edhe më të vështira, edhe më të ndërlikuara.” Pra, zgjidhja qe sheh Murati eshte ne globalizimin e pashmangshem te Ballkanit dhe, mbi te gjitha, globalizmi do te jete panacea, zgjidhja e te gjithe problemeve me te cilat perballet rajoni.

Ky botekuptim, i cili eshte normativ e moralisht i desherueshem por i paverifikuar ne realitet e qe gjithsesi ketu merret si i mireqene, nuk mbeshtetet e nuk zberthehet me teza e argumente ne vijim te analizes se tij, nuk konsideron nje numer faktoresh e procesesh te evidentuara gjeresisht ne politiken ballkanike, dhe te cilat mund te ndikojne te krijojne nje te ardhme tjeter, krejt te ndryshme nga ajo qe Murati e paraqet si te pashmangshme e qe tradicionalistet do te thonin se eshte e tashmja por edhe e ardhmja. Ne fakt, cdo argument qe paraqet Murati eshte lehtesisht i kontestueshem ne realitetin ballkanik e me gjere. Ne rastin me te mire, mund te thuhet se teza e tij mbi globalizimin, celesi i argumentit te tij, eshte wishful thinking, me shume deshire se sa realitet, me shume bindje ideologjike se sa pervoje e perjetuar e realitet, e ne vecanti ne realitetin ballkanik eshte shume i ceket.

Globalizimi eshte nje koncept i kontestuar por qe ne thelb nenkupton shkrirjen e barrierave shteterore dhe levizje te lire e pa pengesa te kapitalit, mallrave e njerezve ne nivel global. Prandaj togfjalshi “globalizim rajonal,’ sic e perdor Murati, eshte nje perdorim jo normal i konceptit. Mund te kete integrime rajonale, por jo ‘globalizime rajonale.’ Duke i lene menjane keto lapsuse, nder te tjera, mund te thuhet pa shume medyshje se globalizmi, anipse shume i desherueshem per shume grupe, shtresa e shtete, edhe ne rastin me te mire, ka qene i pjesshem, i ceket dhe i kufizuar ne marredheniet ekonomike. Edhe kur eshte evidentuar dikund, globalizimi ka mbetur ne tentative, i ngushtuar ne marredheniet ekonomike, e pa u shtrire, pa mundur qe te shtrihet thellesisht ne fusha te tjera si marredheniet politike, shoqerore, kulturore, etj. pertej proceseve te ngadalta te integrimeve rajonale qe shpesh kane shkuar edhe ne kahje te kundert.

Edhe kur shtetet e vecanta kane pasur nivele te larta te ndervaresise ekonomike, kjo nuk i ka penguar qe te kene ferkime e perplasje per ceshtje politike sic po ndodh bie fjala edhe keto dite midis Frances e Gjermanise, apo midis Gjermanise e Mbreterise se Bashkuar, p.sh., ne takimin Merkel-Cameron, d.m.th., kriza eshte mu ne zemer te Bashkimit Europian. Po ashtu, duhet thene se mbas krizes se tregjeve financiare, globalizimi eshte duke humbur terren me shpejtesi, dhe shteti sovran, ka fituar e po fiton me shpejtesi ate pak terren qe humbi ne fusha te caktuara, sic edhe shihet, per shembull, nga vendosja e sistemeve te forta rregullatore mbi shkembimet e marredheniet financiare dhe forcimi i strukturave e institucioneve shteterore e nderhyrja ne tregje e ne ekonomi.

Me i ra shkurt, njeri problem delikat me kete pikepamje eshte se per shume shekuj bota ka qene e perbere prej shteteve, te cilat kane nje atribut unik, sovranitetin, d.m.th. te drejten e njohur per te marre vendime, pa pyetur kend, per politikat e brendshme e te jashtme. Pse duhet qe te mendojme se sistemi nderkombetar i perbere prej shteteve do te zevendesohet, Zoti e din se kur, nga nje sistem globalizues, i cili nuk ekziston, dhe i cili nuk do te kete nje strukture te tille vendim-marrese e gjitheperfshirese sic eshte shteti? Problemet e Ballkanit nuk vijne e as nuk perkeqesohen nga vonesa e globalizimit apo e perfshirjes se gadishullit ne proceset globalizuese, ckado qe ato jane per Muratin. Problemet e Ballkanit jane probleme kombetare, jane probleme te formimit te shteteve kombetare, nje proces qe nuk ka perfunduar, prej te cilit parite sunduese te disa shteteve, nuk kane hequr fare dore, e as nuk duket se kane ndermend te heqin dore.

Edhe pse shteti shqiptar po e pret globalizimin e zgjidhjen e problemeve te veta prej globalizmit, shtetet e tjera te Ballkanit nuk duket se presin qe problemet e tyre te zgjidhen prej globalizimit. Hyrja ne Europe eshte nje menyre per te zgjidhur problemet e tyre ekonomike etj. por gjithnje ne funksion te interesit te tyre kombetar. Por edhe kjo po e humbet joshjen se Europa eshte ne krize te thelle. Duke mbajtur parasysh interesimin ne renie te BE, thjesht se BE po shkon nga nje krize e thelle ne disa te tjera te pernjehershme, duke mbajtur parasysh perkushtimin ne rritje te parive sunduese ne disa shtete te Ballkanit, duke vene re intensitetin e ndjenjave nacionaliste qe shperthejne here mbas here, duke e ditur se udheheqes demagoge do te mundohen qe te mobilizojne njerezit ne baze te ideologjive shoviniste e revanshiste, si dhe duke pare perplasjen e fuqive te medha dhe aleancat qe forcohen e qe pasqyrojne lojen e madhe, duke e pritur daljen e alternativave te mundshme politike brenda vete shteteve ballkanike, nuk duket se globalizimi do te ndodhe gjate jetes sime e te Muratit. Ndoshta paqja ne Ballkan do te vendoset jo pse Ballkani mund te perfshihet ne proceset globalizuese, por sepse ne Ballkan krijohet nji balance fuqie e cila nuk lejon shtetet e tjera qe te kontrollojne shtete pa sovranitet te mirefillte si shteti shqiptar. Ndoshta Murati mund te kishte konsideruar edhe kete pikepamjen tjeter dhe rezultatet ku mund te mbrrinte do te ishin krejt te tjera dhe drejtimi i politikes shqiptare duhej te ishte krejt tjeter.

Nje nder argumentet e Muratit eshte i bazuar ne besimin se po te punojne per te miren kolektive te tyre, shtetet e Ballkanit do ti benin nje sherbim reciprok e te natyrshem njeri-tjetrit. E nuk ka pse qe te kete probleme lidhur me kete, thjesht sepse te gjithe vendet ballkanike ndajne te njejtat objektiva e kane shprehur te njejtat aspirata: hyrjen ne BE, ne NATO, lidhjet ekonomike e ne nivel te parise qe ata kane me njeri-tjetrin jane te forta, etj. Eshte e kendshme te flitet per bashkepunim nderballkanik, mirepo pervec shtetit shqiptar, eshte krejtesisht e evidentueshme se te gjithe shtetet e tjera vazhdojne te bejne diplomacine tradicionale.

Natyrisht, kjo teze e Muratit i bjen ndesh realitetit te tanishem te Ballkanit. Pavaresisht se te gjithe shtetet ballkanike, per hir te kulacit te ndihmave kane pranuar pro forma qe te ndjekin te njejtat objektiva te servirura nga bashkesia nderkombetare, shtetet ballkanike nuk kane hequr fare dore nga ndjekja e objektivave tradicionale shteterore e kombetare. Shpresa per Muratin eshte se Ballkani nuk do te jete me fuci baruti por realiteti eshte se tashme Ballkani eshte kthyer ne cluster bombs. Ne Ballkan ka ndodhur e kunderta e asaj cka shpresonin shtetet e BE dhe SHBA. Nuk ka luftera frontale por ka perplasje per pozicionim qe ndodhin sot e gjithe diten e gjithkund. E ne rastin e shqiptareve, maqedonet vrasin shqiptare ne Kumanove, Koshtunica hyn ne Kosove, greket duan varret e ushtareve te tyre ne jugun e shtetit shqiptar, e me rradhe.

Mund te thuhet se edhe pse po mbahet gjalle me shiringat e vizave e kandidimin ne BE, projekti fillestar europian per te ndertuar nje mini-maxi-Jugospace te zbutur e te paqesuar me shtetet qe dolen nga ish-Jugosllavia e me shtetin shqiptar ka deshtuar. Shtetet ballkanike e kane intensifikuar perpjekjen e tyre per te arritur objektivat nacionaliste dhe parite e tyre nuk heqin dore prej tyre. Keshtu, Greqia mund te jete e falimentuar, por nuk heq dore nga emri i Maqedonise e as nga perpjekja per te arritur objektivat e saj ne lidhje me vete shtetin shqiptar. Serbia po ashtu mund te jete ne prag te falimentit, por nuk heq dore nga plani i Serbise homogjene. Maqedonia, ku Murati ka qene Ambasador, eshte ne prag te nje krize tjeter e nje shtet i mbajtur bashke me zor nga fuqite e medha dhe qe sheh nga Bullgaria. Logjika e transformimit te shteteve ballkanike ne keshtjella rere, me shpresen se ashtu do te shmangej perplasja etnike e nacionaliste ka pasur sukses vete ne shtetin shqiptar.

Per me teper, analiza e Dr. Muratit neglizhon nje nga aspektet me te rendesishme te pervojes se marredhenieve nderkombetare. Shtetet e vogla ua detyrojne ekzistencen e tyre perplasjeve midis fuqive te medha. Per Muratin, “Ballkani është një rajon i përbërë nga shtete, të cilat, në një klasifikim botëror mund të cilësohen ‘të vegjël’. Ballkani nuk ka në kufijtë e tij ndonjë nga shtetet, që sot klasifikohen si fuqi botërore.” Mirepo Fuqite e Medha jane aty ku kane interesa e Ballkani nuk ben perjashtim. Nuk ka pse te kemi fqinje fizike Fuqite e Medha, anipse permes EU i kemi disa e te tjerat jane te pranishme perms marreveshjeve duypaleshe te cilat mendoj se Murati i njeh mire.

Mbas vitit 1990, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Bosnja e Mali I Zi jane shembujt me te qarte te shteteve qe ua detyrojne ekzistencen e tyre fuqive te medha, ashtu sic eshte vete shteti shqiptar ne nje kohe tjeter. Me perjashtim te shtetit shqiptar qe ka bere bashke nje numer objektivash te papajtueshme me njeri-tjetrin, dhe qe i konsideron si interesa jetike edhe kur jane te pambrritshme, si bie fjala, integrimin ne BE, shtetet e tjera ballkanike po ndjekin politika paralele, e ndertojne aleanca te qarta me shtete qe nuk jane pjese e zgjidhjes ne Ballkan, qofshin shtete si Serbia qe jane jashte NATO’e e BE-se, apo qofshin shtete si Greqia qe jane brenda te dyjave. Realiteti ballkanik eshte nje realitet i perplasjes midis fuqive te medha ku shtete si p.sh., Serbia, duan te luajne politiken tradicionale, me aleanca tradicionale, e duke ndenjur maje gardhit, as kendej e as andej, pse po presin se kush u jep me shume. Si ruset, si kinezet kane investuar rendshem ne parine serbe dhe jane te mirepritur ne Beograd. Serbet flasin per integrimin por syte i kane nga Kosova, Republika Srpska ne Bosnje e nga Mali i Zi dhe keto objektiva jetike per to jane ne thelb te politikes se tyre te jashtme.

Karakteristika themelore e perbashket e lojes politike ne Ballkan eshte perdorimi i shteteve per te arritur objektivat e percaktuara nga agjenda nacionaliste. Perdorimi i shteteve per te arritur objektiva te tilla natyrisht qe e ben te pashmangshme ndertimin e balancen rajonale te fuqise ne Ballkan, e perzjerjen e fuqive te medha ne kete loje. E parimi eshte se nuk ka ma tufe delesh kur njera dele asht ujk. Per shkak te mos ndrrimit te aspiratave te tilla nacionaliste, Ballkani eshte me keq se fuci baruti, Ballkani eshte kthyer ne cluster bombs qe shperthejne e qe mund te shperthejne ne cdo kohe. Kjo eshte krejt e kunderta e asaj qe aspiron Murati.

Edhe pse ai i permend disa nga keto gjera, Murati i kategorizon keto si perjashtime nga norma e sjellja e duhur. Por, edhe pse moralisht mund te kete te drejte, ky eshte realiteti, shtete e tjera po punojne intensivisht per mbrritjen e objektivave te tyre e ai qe merret me politike duhet te bazoje gjykimet e veta ne realitetin ku gjindet. As greket, as serbet, as bullgaret nuk bejne perjashtim nga ky rregull i ndjekjes se interesit nacionalist e shembujt e koheve te fundit qe mund te sillen per te ilustruar sjelljen e tyre jane te panumert. Vetem shteti shqiptar, qe eshte lavderuar shpesh per kete sjellje koherente e konsistente te tij, ka hequr dore nga ndjekja e asaj qe duhej te ishte interesi jetik shteteror: forcimi i marredhenieve ndershqiptare dhe forcimi i legjitimitetit te shtetit shqiptar. Mirepo shteti shqiptar e ka sovranitetin shume te kufizuar, sic u pa nga nderhyrja energjike e te huajve ne Restaurantin Krokodili, ne lidhje me krizen e rradhes.

Po ashtu, Murati merret me nje nga problemt kyce te politikes se sotme ballkanike, perpjekjes se shtetit grek per tu bere lideri i Ballkanit. Ne vitin 1990 Greqia ishte e pozicionuar per te qene fuqi rajonale dhe shteti grek investoi shume ne kete drejtim. Me falimentimin e tanishem te shtetit grek, projekti per ta bere Greqine fuqi rajonale ballkanike ka deshtuar. Greqia nuk do te jete ne gjendje qe te marre veten edhe per shume vjet te tjera dhe humbja qe ka pesuar do te perkthehet edhe ne humbje politike e influence ne rajon. Natyrisht qe duke e ruajtur pozicionin ne BE dhe duke menaxhuar me kujdes investimet qe ka bere ne vendet e caktuara Greqia do te luaje nje rol me te madh se sa i ka mundesite por nuk mund te jete me fuqi hegjemone, as edhe ne Tirane. Edhe mbeshtetja qe Greqia ka marre me perpara nga shtete te caktuara te BE, per te qene shtet hegjemon tash do te vihet ne pikepyetje te madhe. Ne kete kontekst, mendimi i Muratit per te arritur barazvlerfshmerine e shteteve ballkanike eshte pak naiv. Shtetet kane vlere aq sa kane fuqi e sa kane te tjeret interesa tek ato.

Mendoj se Murati shtyhet shume duke i meshuar argumentit se BE eshte modeli qe duhet te ndiqet, “Ne e kemi tashmë një model tepër pozitiv dhe udhërrëfyes: Bashkimin Europian, të cilit i përkasim të gjithë.” Per fat te keq, BE eshte e do te jete ne krize te thelle edhe per shume e shume kohe te tjera. Shteti shqiptar e shtete te tjera ne rajon nuk i perkasin BE-se. Ne fakt, shtetet ballkanike duan ti mbesin ne dere BE-se e BE nuk don ti pranoje por nuk ka zgjidhje pse nuk menaxhohen ndryshe problemet politike. E ne rastin shqiptar, ma don mendja se Murati e din mire se ka marreveshje, traktate, etj. qe e bejne hyrjen e shtetit shqiptar e perkatesine e tij europiane mjaft problematike. Pervec SHBA, nje shtet aleat jetik politik e ushtarak i pazevendesueshem, e Italise, nje vend me te cilin ka lidhje historike ekonomike e kulturore, shteti shqiptar duhet jete shteti i shqiptareve e te shohe si fqinjet e vet e si partnere te dores se pare edhe Gjermanine e Turqine, sa kohe qe kjo e fundit eshte ne linje me interesat shqiptare ne Ballkan.

Por, ne perfundim do te thoja se kjo analize shmang problemin kyc te Ballkanit, zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare. Mendimi se globalizimi do ti zgjidhe gjerat eshte nje devijim nga realiteti. Me ose pa dashjen e shtetit shqiptar problemi shqiptar duhet te zgjidhet, e shumecka qe po ndodh ne Ballkan, edhe inisiativat e shteteve ballkanike, edhe inisiativat e ardhura ne BE, jane te ndertuara me kete problem ne mendje. Duke ofruar nje interpretim te se ardhmes te mbeshtetur ne premisen se globalizimi eshte i paevitueshem e se zgjidhja e problemeve ballkanike vjen vetem perms intensifikimit te ketyre proceseve, e si pasoje duke e injoruar problemin shqiptar, Murati nuk po e ben sherbimin e duhur si diplomat me pervoje. Po ashtu, ndjekja e nje politike te tille futuriste vetem sa e vonon stabilizimin e qetesimin realist te Ballkanit.
Last edited by qiellikaltër on Wed May 26, 2010 10:28 pm, edited 2 times in total.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: DISA MENDIME MBI “DIPLOMACIA PUBLIKE DHE GLOBALIZIMI RAJONAL

#2

Post by qiellikaltër » Wed May 26, 2010 10:22 pm

Dhe ne lidhje me pergezimet qe Europa iu ben shqiptareve kur flasin jo per ceshtjen shqiptare, por per bashkimin e te gjithe shqiptareve ne BE, me vjen ndermend edhe nje analize e Kim Mehmetit e shkruar qe ne dhjetor 2008:
Tetëmbëdhjetë vite pritje

Tetëmbëdhjetë vite me radhë, shqiptarët e Shqipërisë e jetojnë dritë-terrin e tyre, mungesën e rrymës elektrike, si dhe grindjet e pafundme mes politikanëve të atjeshëm, që shijojnë privilegjet politike, por jo edhe përgjegjësinë për atë që bëjnë. Gjatë tri dekadave të shkuara, shqiptarët e Kosovës, i kaluan thuajse të gjitha rrathët e ferrit, që të arrijnë aty ku ndodhen sot - të kenë shtet të pavarur, të qeverisur nga tri struktura paralele "qeveritare" (UNMIK, EULEX dhe qeverinë vendase). Tetëmbëdhjetë vite rresht, shqiptarët e Maqedonisë, jetojnë inferioritetin e tyre politik ndaj palës etnike maqedonase dhe sillen rreth e qark të vërtetës, me të cilën nuk duan të përballen, një e vërtetë shumë e dukshme, e përsëritur thuajse çdo ditë në të kaluarën dhe sot, e që thotë: maqedonasit etnikë duan të mbeten pronarë të vetëm të shtetit.

Gjatë këtyre tetëmbëdhjetë viteve, shqiptarët e Shqipërisë e të Kosovës, mësuan shumëçka dhe besuan se do vijë dita kur Korporatat Elektrike shqiptare nuk do menaxhojnë shpërndarjen e territ, por të dritës, besuan se protektorët me qëllime kundërthënëse, do e kuptojnë se me ambiciet e tyre të fshehta për të rivizatuar hartat e Ballkanit, nuk ia ngatërrojnë hapin vetëm Kosovës, por gjithë kësaj hapësire. Edhe shqiptarët e Maqedonisë, gjatë tetëmbëdhjetë viteve të kaluara, iu dorëzuan durimit dhe pritjes që të arrijnë gjeneratat e reja, të cilat nuk do të ndihen inferiore ndaj bashkëqytetarëve të tyre të etnitetit maqedonas. Pra, shqiptarët, kudo që janë, gjatë tetëmbëdhjetë viteve të kaluara, arritën të mësojnë e të kuptojnë shumëçka, por mbase jo edhe atë, se në Ballkan ende nuk ka mbaruar shekulli i nëntëmbëdhjetë, se kalendari i këtyre hapësirave nuk shënon datën e saktë të shekullit të sotëm. Si të tillë, ata mirë e lexojnë kalendarin e së kaluarës së tyre, por mbrapsht i kremtojnë festat e shënuara në të. Kështu që, në nëntorin e festave të tyre të këtij viti, ata harruan të vënë nga një flamur mbi çdo shtëpi shqiptare, që më qartë të shihej se deri ku janë kufijtë e gjuhës dhe kulturës së tyre, se deri ku shtrihet ky popull, i cili mbase, para gjithë të tjerëve në Ballkan, do duhej të kërkonte hartë-vizatuesit e shekullit të njëzetenjë.

Gjatë tetëmbëdhjetë viteve të kaluara, shqiptarët bënë çmos të bindin botën se jetojnë "shekullin" integrues. Ata bënë çmos që sa më pak t‘i ngjanë vetvetes, e sa më shumë të tjerëve në Evropë. Duke qenë të zënë me pasionin të dëshmojnë se janë evropianë të shkallës së parë, ata nuk vërejtën se nga gjithë shtypshkronjat e Ballkanit, më të mirëmbajtura janë ato që bëhen gati të parat t‘i shtypin hartat e rivizatuara të shteteve të këtushme. Pra, nuk hetuan me kohë se disa shtete të Evropës së shekullit njëzetenjë, se një pjesë e Evropës së rrethuar me murin ‘Shengen‘, është ajo që i mirëmban këto shtypshkronja, është ajo që i ushqen ëndrrat a atyre që duan të mbajnë gjallë ëndrrën millosheviçiane për shtete të pastra etnike. E me këtë, Evropa e bashkuar, ndoshta heshturazi pranoi dështimin e vet për shtete multietnike në këto hapësira dhe i la kohë Ballkanit të përfundojë procesin e ndërprerë gjatë shpërbërjes së Perandorisë Otomane, kur çdokush mori jo atë që i takonte, po atë që mund t‘ia siguronte "vëllai i madh" me banim në ndonjë nga kryeqendrat e kësaj Evrope të shekullit integrues.

Por, sado që shqiptarët duan të jetojnë kalendarin e vërtetë - atë të shekullit integrues - sa më shumë ata dëshmohen si evropianë të rreshkur, gjithnjë e më shumë duken si të jashtëkohëshmit e Ballkanit. E këtë më së miri e dëshmojnë shqiptarët e Maqedonisë, të cilët, të armatosur me durim të pafundmë, të ngopur me premtimet se do vijë dita kur do bëhen bashkëpronarë të vërtetë të shtetit, nuk arritën të shohin se shteti ku ata jetojnë, ka kufij të padukshëm, por të qartë të brendshëm, që ndajnë pjesën etnike maqedonase, ku vlejnë standarde krejt të tjera nga ato të pjesës etnike shqiptare. Pra, shqiptarët nuk arritën të shohin se Maqedonia është ndarë në pjesën për të cilën kujdesen institucionet e shtetit - pjesën etnike maqedonase - dhe atë për të cilën kujdesen vetëm partitë shqiptare - pjesën etnike shqiptare. Dhe, duke mos parë këtë, apo duke mos pasur guxim të përballen me këtë realitet, shqiptarët e Maqedonisë mbetën pronë e partive të tyre, e maqedonasit etnikë u bënë pronarë të vetëm të shtetit të përbashkët. Me çka edhe erdhi puna deri aty, që tre për qind të serbëve të mund të ndikojnë në rendin e brendshëm të Kosovës, e tridhjetë për qind të shqiptarëve të Maqedonisë, të mbeten asistentë të pushtetmbajtësve maqedonas.

Ku ta dish, ndoshta ka ardhur koha që shqiptarët e Maqedonisë duhet ta kuptojnë se në politikë fiton ai që me kohë i ndez dritat e të vërtetave që duhet t‘i shohë vetë, e i fik ato që i bien drejt në sy dhe ia mjegullojnë shikimin. Pra, ka ardhur koha kur shqiptarët e këtushëm duhet të ndezin dritat e të vërtetës se jetojnë në shtet ku shumëçka është vënë mbrapsht dhe t‘i fikin dritat e vetëgënjimit se dikush nga jashtë do t‘u tregojë se cila është e mira e tyre, e si duhet arritur deri tek ajo. Thënë edhe më qartë: ka ardhur koha që shqiptarët e Maqedonisë duhet të thonë hapur se nuk janë të gatshëm të kontribuojnë për një Maqedoni me kufij të pashpallur të brendshëm, që ndajnë popullin e privilegjuar - atë të etnitetit maqedonas - nga shqiptarët, por duan që ato kufij të bëhen të dukshëm, të vizatohen qartë në hartën e këtij shteti. Me çka edhe do shihet se problemi i këtij shteti nuk janë kërkesat shqiptare, por institucionet shtetërore që kanë institucionalizuar jobarazinë etnike. Pra, do shihet qartë se Maqedonia është pjellë e një vetëdijeje të shekullit të nëntëmbëdhjetë, por me dhunë e veshur me petkun e rrejshëm të shekullit që dëshiron të ketë shenjë njohëse harmoninë ndëretnike.

Tetëmbëdhjetë vitet e kaluara, shqiptarët e këtyre hapësirave kuptuan shumëçka, por jo edhe atë se me disa politika të veta, Evropa "humane" dhe integruese, nuk arriti asgjë më shumë përpos të bëjë barazimin e viktimave dhe kriminelit ballkanik, nuk arriti asgjë më shumë përpos që ua doli të gjithëve sa jetojmë në këto hapësira, të na shkruajë një histori gënjeshtare, e cila të gjithëve do na portretojë si mëkatarë të barabartë për tragjeditë që ndodhën. Dhe duke shkruar një histori të pasaktë për të sotmen e kësaj pjese të saj, Evropa i la pa të nesërme të sigurt shtetet e shumta të kësaj hapësire ballkanike. E posaçërisht Maqedoninë, e cila nga shtet me emër të përkohshëm, gjithnjë e më shumë i ngjan një shteti me afat të skaduar të përdorimit, shtet ku të gjithë presin trenin që çon në Bruksel e NATO, e askush nuk vëren se dikush qëmoti e ka shkatërruar hekurudhën dhe Maqedonia e ka bërë t‘i ngjajë trenit të mbetur pa hekurudhë.

Gjatë tetëmbëdhjetë viteve të kaluara, mbase shqiptarët e kuptuan se demokracia ballkanase ka zemër të ngurtë njëetnike, e ajo evropiane ka veshë të shurdhër që nuk dëgjojnë britmat e atyre matanë murit të ‘Shengenit‘. Andaj, të përballur me ngurtësinë e demokracisë ballkanase dhe me shurdhërinë e asaj evropiane, shqiptarët s‘kishin si mos bindeshin se janë popull i vetmuar në këtë gadishull. Dhe si të tillë, ata për herë të parë drejtuan shikimin në kahen e duhur, shikuan drejt mikut të tyre të dëshmuar, përtej Atlantikut, nga SHBA. Ku edhe panë se shekujt do shkojnë e do vijnë, por për popujt e vegjël të këtyre hapësirave, edhe gjatë kohës, do mbetet diçka që nuk do ndryshojë kurrë: e vërteta se Evropa dhe Amerika janë si nëna dhe e bija. Andaj të dashurin e vajzës, s‘ka si mos ta dojë edhe e ëma. Posaçërisht nëse ai i dashur, e ka kuptuar se tetëmbëdhjetëshi ka qenë e do mbetet numër, i cili simbolizon tetëmbëdhjetë urtësitë që duhet t‘i mësojë një minoren para se të hapërojë në moshën madhore, kur i vetëm duhet të ecë rrugëve të jetës.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

Post Reply

Return to “Diplomaci dhe e drejtë ndëkombëtare.”