"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime lufte

Flisni për diplomacinë dhe të drejtën ligjore ndërkombëtare, lidhjen dhe ndikimin e saj në politikën dhe ekonominë e vendit dhe komunitetit tuaj.

Moderator: Strokulli

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime lufte

#1

Post by Sally » Tue Jul 27, 2010 9:52 am

SHBA vlerëson dëmin nga dokumentet

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dënuar fuqishëm publikimin e dokumentave të nxjerra.
Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se dëmi i shkaktuar nga publikimi i më shumë se 90 mijë dokumenteve sekrete rreth luftës në Afganistan, do të duhet të vlerësohet me javë.



Dokumentet që u publikuan në internet nga organizata Wikileaks, përmbajnë akuza të ndryshme duke përfshirë edhe atë që agjencitë pakistaneze të zbulimit kanë mbështetur militantët e Talebanit në Afganistan.

Philip Crowley zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha se para publikimit të dokumenteve janë njoftuar edhe zyrtarët në Afganistan dhe Pakistan.

Themeluesi i faqes së internetit Wikileaks, Julian Assange, në një konferencë për shtyp tha se dokumentet e publikuara sugjerojnë se janë bërë krime lufte, por këtë tha ai do ta vendosin gjyktatat.

Vetë numri i dokumenteve të botuara i shkakton kokëçarje të mëdha qeverisë amerikane. 91.731 raporte dhe të dhëna ushtarake janë bërë publike. Shumica vlerësohen si sekrete. Shumë prej tyre nuk janë të reja, por kurrë nuk janë botuar me kaq hollësi.






Informatat tronditëse


Të mbytyra nga një zhargon ushtarak që përfshihen në Wikileaks, janë edhe një numër akuzash tronditëse.

Numri i civilëve afganë të vrarë është më i madh, sesa numri që është raportuar. Shumica e tyre nga talebanët, por edhe nga ushtarët e Nato-s dhe atë britanikë.

Ministria britanike e Mbrotjes thotë se është duke verifikuar dokumentet, por megjithatë nuk i ka dhënë rëndësi ndikimit që do të ketë ky zbulim ndaj operacioneve britanike.

Pakistani del prej dokumenteve si një aleat i perëndimit që nuk është i besueshëm, duke raportuar se i jep ndihmë Talibanit.

Dokumentet zbulojnë edhe hollësi për operacionet shumë sekrete të Pentagonit TF 373, një njësi speciale që vret dhe ndalon udhëheqës të kryengritjes.

Në dokumente ka edhe referenca se Talibani po përpiqet të sigurojë raketa tokë-ajër, një armë që ndihmoi për të nxjerrë jashtë Afganistanit ushtrinë sovjetike 21 vjet më parë.
Last edited by Sally on Tue Jul 27, 2010 10:41 am, edited 5 times in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#2

Post by Sally » Tue Jul 27, 2010 10:23 am

Wikileaks e siguron gjithmonë vëmendjen e publikut

Faqja e internetit Wikileaks ka shkaktuar disa herë reagime të shumta me gjërat që ka publikuar. Në fillim të këtij viti Wikileaks ka bërë publike një video nga lufta në Irak, ku shihet si një helikopterr amerikan sulmon një grup civilësh. Në këtë incident vriten 12 vetë, ndër të cilët edhe dy bashkëpunëtorë të agjencisë së lajmeve Reuters.

Për punën e Wikileaks mund të dëgjohen shumë fjalë të mira por edhe kritika. Në këtë faqe shpesh botohen dokumente pa e analizuar sa duhet arsyen dhe kuptimin e publikimit. Autorët e kësaj faqe thonë se nuk e kanë idenë se kush ua ka dërguar të dhënat e pulikuara tani. Por edhe sikur ta dinin, nuk do të bënin publik burimin e informacioneve.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#3

Post by Sally » Tue Jul 27, 2010 10:28 am

Shtëpia e Bardhë nën presion

Shtëpia e Bardhë rikujton se dokumentet e fundit vijnë nga fundi i vitit 2009 me shpjegimin se për shkak të gjendjes serioze, presidenti Obama në dhjetor të vitit 2009 ka paraqitur një strategji të re.


Kjo është një përpjekje e qartë që për kaosin në Afganistan të fajësohet administrata e ish-presidentit Xhorxh Bush. Shtëpia e Bardhë i ka dërguar edhe një letër speciale reporterëve ku thuhet se Wikileaks nuk është ndonjë burim objektiv, por një organizatë që kundërshton politikën amerikane në Afganistan.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#4

Post by Sally » Tue Jul 27, 2010 10:38 am

Realitet i pazbukuruar

Dokumentet e gjashtë viteve të kaluara të luftës, prej vitit 2004 - 2009, tregojnë gjendjen e vërtetë dhe të pazbukuruar të luftës. Shumicën e raporteve i kanë përpiluar ushtarakët në terren apo analistët e shërbimeve sekrete ushtarake. Ata dëshmojnë për sulme masive të talibanëve, për sulme të trupave aleate, të cilat nuk janë bërë publike kurrë, gjatë së cilave janë vrarë me qindra civilë, komandot që veprojnë kundër talibanëve dhe të dhënat e shërbimit sekret të Pakistanit.

Këto të dhëna dëshmojnë se avionët amerikanë pa pilotë, kaherë nuk po funksionojnë aq mirë sa ushtria amerikane, ndërkohë që talibanët kanë armë më moderne se kanë pranuar aleatët. Faqja e specializuar e internetit Wikileaks ka kumtuar se një pjesë të dokumentave tepër të rëndësishme nuk do t'i bëjë publike, sepse mund të rrezikojnë aksionet dhe trupat atje.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#5

Post by Sally » Tue Jul 27, 2010 10:46 am

"WikiLeaks".Ekspertët thonë se dokumentet janë të vërteta.



Më shumë se 90.000 dokumente ushtarake amerikane për misionin në Afganistan, shumë prej tyre dokumente tepër sekrete janë publikuar në platformën e internetit



"Po, ne u shokuam", e pranon zëdhënësi i presidentit afgan, Hamid Karzai. Të shokuar për faktin se ishte e mundur që një numër kaq i madh i dokumenteve të dalë në opinon, por jo edhe për përmbajtjen e tyre:

"Përsa i përket përmbajtjes së dokumenteve, reagimi i menjëhershëm i presidentit ishte: shumica e tyre nuk janë të reja, të gjitha ka kohë që ne i kemi diskutuar."

Zëdhënësi i Karzait, Vaheed Omer ka veçuar dy çështje nga dokumentet në të cilat është hedhur më shumë dritë mbi ngjarjet. Së pari: roli i palavdishëm, të cilin e ka luajtur në të kaluarën shërbimi i fshehtë i vendit fqinj Pakistan, për të destabilizuar Afganistanin. Dhe së dyti: faktin që në raportet e fshehta bëhet fjalë për raste deri tani të panjohura për vrasjen e civilëve.

"Qëndrimi ynë në të dy pikat ka qenë shumë i qartë në vitet e fundit: në e kemi diskutuar gjithmonë temën e vrasjes së civilëve. Dhe kemi paralajmëruar se sa e dëmshme është nëse bashkarisht duam që të mposhtim terrorizmin në Afganistan dhe njëkohësisht vdesin njerëz të pafajshëm."

Ajo çfarë është publikuar në platformën e internetit është material bruto, i cili nuk është përpunuar më parë nga zyrat për marrëdhënie me publikun.

Mbledhja e të dhënave është bërë vetëm deri në fund të 2009. Pallati Presidencial i Karzait thekson se që atëherë janë bërë përparime të dukshme për evitimin e viktimave të pafajshme. Aktuale mbetet tema e dytë: shërbimi i fshehtë paistanez ISI dhe marrëdhëniet e tij të veçanta me talebanët.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#6

Post by Sally » Tue Jul 27, 2010 10:49 am

Eksperti i politikës afgane, Haroun Mir mendon:


"Për ne në Afganistan tema e mbështetjes pakistaneze për kryengritësit nuk është ndonjë befasi e madhe. Ne ka kohë që flasim për këtë çështje, edhe presidenti Karzai ka folur shpesh hapur për këtë me zyrtarët amerikanë dhe pakistanezë. Fatkeqësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kemi pasur asnjëherë reagime pozitive. Është koha që t'i sqarohet popullit dhe kongresit amerikan, përse këto raporte kanë provuar t'i mbajnë të fshehta."

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paguajnë shumë para për të luftuar talebanët. Por nëqoftëse pakistanezët mbajnë njërën dorë të shtrirë dhe arkëtojnë parata e amerikanëve dhe me dorën tjetër mbajnë kontakte të mira me ekstremistët, atëherë kjo krijon një situatë të pakëndshme edhe për qeverinë në Uashington.

Nuk mund të mohohet se lidhjet e shërbimit të fshehtë pakistanez me ekstremistët në të kaluarën kanë qenë shpesh të ngushta. Shumë vëzhgues mendojnë: shërbimi i fshehtë ISI përpiqet ende t'i ruajë këto lidhje, sepse në të ardhmen talebanët mund t'i hyjnë në punë për siguruar ndikimin në vendin fqinj, kur Perëndimi të ketë tërhequr trupat e tij nga Afganistani.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#7

Post by Sally » Thu Jul 29, 2010 8:56 am

Berlini reagon për protokollet e Afganistanit në internet



Në faqen e internetit Wikileaks këtë të hënë u botuan mijëra dokumente sekrete për misionin ushtarak ndërkombëtar në Afganistan. Ministria gjermane e Mbrojtjes e ka quajtur të dyshimtë bërjen publike të këtyre të dhënave
[/u]


Me një përmbajtje demonstrative reagoi Ministria e Mbrojtjes ndaj bërjes publike të dokumenteve sekrete në këtë faqe interneti, lidhur me misionin ushtarak në Afganistan. Në bazë të raporteve të mediave deri tani nuk mund të jepet ndonjë vlerësim i ri për këto dokumente, deklaroi zëdhënësi Christian Dienst. Dokumente të shumta janë vlerësuar në kuadër të punës së përditshme, për të parë nëse preken interesat gjermane të sigurisë.

"Për momentin ne duhet të nisemi nga fakti se kështu është apo kështu mund të jetë dhe në bazë të këtyre të dhënave duhet të shikojmë masat që duhet ndërmarrë. Sa i përket misionit dhe veprimeve tona në Afganistan, për momentin nuk ka ndryshuar asgjë."

Lidhur me ndjekjen e udhëheqësve të talibanëve, të cilët janë në një listë sekrete të trupave ndërkombëtare, zëdhënësi Dienst tha se për këtë është informuar edhe Bundestagu gjerman para se të fillojnë pushimet verore.

"Ne informojmë rregullisht Parlamentin lidhur me angazhimet e forcave speciale dhe të aksioneve ,sipas listës me prioritet (Joint Prioritized Effects List). Kjo listë e kryengritësve është miratuar në kuadër të konsultimeve të NATO-s dhe ISAF-it, ndërsa forcat tona speciale bashkëpunojnë me autoritetet vendore në Afganistan për kapjen e tyre. "

Gjahu i njerëzve - moskuptim në Gjermani

Në dokumentet e ushtrisë amerikane poashtu thuhet, siç informon revista gjermane "Der Spiegel", se pjesëtarët e forcave speciale US-Task Force 373 mund të arrestojnë, por edhe të vrasin personat nga lista. Për këtë shkak, shefja e ekologjistëve, Claudia Roth kritikon qeverinë gjermane.

"Në qoftë se këto dokumente janë të vërteta, që forcat amerikane ndërmarrin masa jashtëzakonisht ofensive ushtarake, ku përfshihet edhe vrasja e talibanëve, që do të thotë gjah i njerëzve, atëherë këto masa nuk mund t'i kuptoj fare. Kjo nuk paraqet një ndryshim strategjie drejt një perspektive civile."

Sipas revistës "Spiegel", rreth 300 gjahtarë amerikanë të talibanëve janë të stacionuar në bazën gjermane në Masar-i-Scharif. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Dienst tha se me amerikanët bëhet një koordinim i rregullt lidhur me veprimet e tyre në sektorin gjerman. Marrëveshjet janë sekrete, por ajo që është prezantuar në media "me siguri që nuk është gabim".
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#8

Post by Sally » Fri Jul 30, 2010 8:58 am

ISAF dënon publikimin e dokumenteve të fshehta mbi luftën në Afganistan - Video-konferencë shtypi e zëdhënësit të ISAF-it Blotz


Fakti që Wikileaks publikoi dokumente të fshehta nga misioni në Afganistan i trupave perëndimore nuk shkakton zemërim vetëm tek qeveritë e përfshira. Edhe drejtuesit e operacionit ISAF në Afganistan e dënojnë publikimin.


Dokumentet e faqes Wikileaks preokupojnë që prej së hënës jo vetëm Gjermaninë. Pothuajse 92.000 dokumente nga Afganistani, para së gjithash të ushtrisë amerikane, nxori në internet në fundjavë portali Wikileaks. Pas vlerësimeve të para shumë medie shprehen se misioni paraqitet shumë më dramatik sesa mendohej deri tani. Megjithatë, zëdhënësi i trupës ndërkombëtare ISAF, gjeneral brigade Josef Blotz, i lidhur me video-konferencë me komandën e misionit në Potsdam përpiqet fillimisht të qetësojë

"Për ta filluar ndoshta me një ton pak më të lehtë dua të them, se përmbajtja që është prej së shtunës në valët e radios mund të lërë pa gojë vetëm ata që nuk kanë lexuar gazetë ditët e fundit. Duke pasur parasysh morinë e raporteve të veçanta është e qartë se këtu kemi të bëjmë me material bruto të pakorrektuar, që nuk, nuk lejon përcjelljen e një pamjeje të përfunduar, të korrektuar dhe të konfirmuar."


Për ISAF-in publikimi i dokumenteve përbën vepër penale

Një pjesë e madhe e dokumenteve është klasifikuar si sekrete. Qeveria amerikane e kritikoi ashpër publikimin. Sipas saj Wikileaks rrezikon me këtë sigurinë e ushtarëve dhe të punonjësve. Edhe Blotz thekson se përcjellja e dokumenteve të tilla përbën vepër penale.

"Për fat të keq përmenden vërtet shumë emra afganësh, që punojnë për shembull si përkthyes ose bashkëpunojnë në çfarëdo forme tjetër me forcat afgane të sigurisë. Kjo është vërtet diçka që duhet dënuar energjikisht."



Përmasat e vërteta të luftës fshihen

Shumë medie i interpretojnë dokumentet si një lloj kronologjie dështimi, në të cilën bëhen për herë të parë të qarta hollësisht përmasat e luftës. Akuza është se udhëheqja politike dhe ajo ushtarake në vendet e përfshira në misionin ISAF në Afganistan i fsheh këto përmasa. Sipas tyre talibanët janë të armatosur shumë më mirë sesa dihet në publik dhe numri i viktimave civile prej aksioneve të trupave perëndimore është më i lartë sesa pritej. Në konferencën për Afganistanin javën e kaluar vendet e ISAF-it paralajmëruan se deri në vitin 2014 do ta dorëzojnë përgjegjësinë tek trupat afgane, sepse atëherë këto do të jenë në gjendje ta garantojnë vetë sigurinë. Por këto u duken shumë vëzhguesve, aq më tepër pas publikimit të dokumenteve në Wikileaks, ëndrra në diell.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#9

Post by Sally » Tue Nov 30, 2010 7:53 am

Wikileaks, shpërthejnë polemikat në Shkup


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#10

Post by Sally » Tue Nov 30, 2010 7:54 am

Wikileaks, dalin sekretet e reja

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#11

Post by Sally » Tue Nov 30, 2010 7:55 am

Mes 250 mijë dokumenteve diplomatike janë dhe dokumentet sekrete për Shqipërinë. Dokumentet janë të ambasadës amerikane dhe datojnë nga viti 1997 deri më 2010. Wikileaks deri tani ka publikuar 220 dokumente.






Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#12

Post by Sally » Tue Nov 30, 2010 8:15 am

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#13

Post by Sally » Tue Nov 30, 2010 8:16 am

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#14

Post by Sally » Tue Nov 30, 2010 8:33 am



Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nisur nje hetim intensiv per ate qe konsiderohet ngjarja e dites, publikimi i mijera dosjeve sekrete nga WikiLeaks. Deklarata erdhi nga prokurori i pergjithshem Erik Holder, i cili tha se ata persona qe nepermjet ketyre dosjeve sekrete vene ne rrezik jeten e Amerikaneve do te mbahen pergjegjes.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Wikileaks: dokumentet sugjerojnë se janë bërë krime luft

#15

Post by Sally » Wed Dec 01, 2010 8:54 am




Në dosjet e arkivave të Wikileaks, janë zbuluar dokumente të cilat nxjerrin në pah fakte për paktin detar Athinë- Tiranë, qeverisjen e kryeministrit Berisha, tragjedinë e Gërdecit dhe procesin e anëtarësimit në NATO.

"Gazeta Shqiptare" e cila sot i ka kushtuar 4 faqe zbulimeve të "tërmetit" Wikileaks publikon disa prej detajeve të këtyre dokumenteve sekrete për Shqipërinë. Përmbajtja e tyre e plotë pritet të zbulohet në ditët në vazhdim.

Dokumentet, ku flitet për Shqipërinë, nuk kanë rrjedhur vetëm nga ambasada amerikane në Tiranë por dhe nga seli të tjera diplomatike amerikane në vende si Greqia e Parisi

Wikileaks zbulon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mirinformuar hap pas hapi për paktin detar mes Tiranës dhe Athinës, "GSH" dëshifron nëpërmjet kodeve 11 dosjet e këtij pakti. (Detajet e dokumenteve jane sot ne Gazeta Shqiptare)

Në një dokument tjetër i cili dërgohet nga ambasada amerikane në Paris kritikohet kryeministri Berisha për stilin e ashpër të udhëheqjes. Ndërsa një dokument tjetër i ambasadës amerikane në Tiranë e cilëson Gërdecin dobësi në qeverisje dhe menaxhim. Pjesë të dokumenteve janë botuar sot në GSH. Skandali i Bankers Petrolium në Wikileaks
Në intervistën e Forbes mes të tjerash Julian Assange përmend një rast në Shqipëri të një kompanie kanadeze e cila ka puse nafte në vendin tonë. Bëhet fjalë për të njëjtin dokument të publikuar nga Wikileaks, që u botua në "Gazeta Shqiptare" më 1 shtator 2010 dhe gjithçka u verifikua dhe me intervista te banoreve te Visokes. Dokumenti flet pikërisht për dëmet mjedisore, të pronës dhe shëndetit të banorëve në zonën e Visokes, nga kompania kanadeze "Banker Petroleum", me lejen e autoriteteve shqiptare.

Assange tregon gjatë intervistës se një inxhinier i një kompanie anonime kishte derguar tek "Wikileaks" fakte e detaje për kompaninë BP, e cila ka shkaktuar një katastrofe mjedisore në zonën e puseve të naftës në Patos dhe zonat përreth, si pasojë e shpërthimeve

Nga verifikimet WikiLeaks arriti në konkluzionin se përdorimi i teknologjisë, që i kishte sjellë fitime shumë të larta "Bankers Petroleum"-it, kishin sjellë, jo vetëm shkatërrim të pronës, por edhe dëmtim të mjedisit dhe të shëndetit për banorët vendas. Raporti vazhdonte se përqindja e rasteve të kancerit në zonë ishtë rritur, ndërkohë që vihej re përqindje e lartë e amoniakut dhe substancave të tjera helmuese, si në ajër, ashtu edhe në ujërat e rajonit të Visokës.Nga shpërthimet kanë pasur dëmtime serioze dhe rreth 300 banesa.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Diplomaci dhe e drejtë ndëkombëtare.”