"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dora e zgjatur e Rusisë në Mitrovicë

Flisni për diplomacinë dhe të drejtën ligjore ndërkombëtare, lidhjen dhe ndikimin e saj në politikën dhe ekonominë e vendit dhe komunitetit tuaj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Dora e zgjatur e Rusisë në Mitrovicë

#1

Post by qiellikaltër » Mon Nov 15, 2010 9:32 pm

Që Rusia është e interesuar dhe po punon të mbajë të ndezur vatrën e tensionit në pjesën veriore të Kosovës, është një e .dhënë, për të cilën në rrethet diplomatike bindja është në një shkallë të lartë. Por që Rusia ka edhe një plan më konkret diplomatik dhe politik për organizimin e një tensioni permanent në pjesën veriore të Kosovës, këtë e bëri më konkrete ambasadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin, në paraqitjet e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të datës 12 nëntor, e cila diskutoi për Kosovën. Në raportimin që jep nga Nju Jorku mbi fjalën e ambasadorit Çurkin, më 13 nëntor, radio shtetërore "Zëri i Rusisë", një organ zyrtar i qeverisë ruse, paraqiten dy elemente, të cilat tërheqin vëmendjen lidhur me politikën aktuale dhe me politikën e pritshme të Moskës ndaj Kosovës. E para, që ambasadori i Rusisë dënon përpjekjet e Prishtinës për të zgjeruar juridiksionin e vet në zonat në veri të lumit Ibër, të cilat kufizohen direkt me zonat e populluara nga serbët e Kosovës. E dyta, që "udhëheqësit shqiptarë të Kosovës dhe padronët e tyre" po përpiqen të ndryshojnë statukuonë ekzistuese dhe të nënshtrojnë territoret e pavarura serbe nën autoritetin e tyre. Në këtë interpretim rus të situatës në veri të Kosovës kemi dy elementë të rëndësishëm, njëri që ka të bëjë me përcaktimin dhe ligjërimin e një kufiri ndarës të Mitrovicës së Veriut nga territori i Kosovës, dhe tjetri, që ka të bëjë me shpalljen e pjesës së Mitrovicës Veriore si territore të pavarura serbe. Koncepti diplomatik rus përbën kështu një shkelje flagrante të të gjitha dokumenteve të OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, të cilat i ka nënshkruar edhe vetë Rusia, duke përfshirë edhe rezolutën e famshme 1244, të cilën diplomacia ruse dhe serbe e paraqesin si bazë të kuptimit të çështjes së Kosovës. Në asnjë dokument dhe akt të OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit për Kosovën, nuk përcaktohet apo njihet se Mitrovica e Veriut ose ndonjë enklavë serbe kanë një kufi ndarës me Kosovën dhe në asnjë dokument apo akt legal ndërkombëtar nuk përcaktohet se zonat, ku banon minoriteti serb, janë "territore të pavarura". OKB nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim autoritetin dhe të drejtën e Prishtinës mbi tërë territorin e saj, duke përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut. Ky autoritet i Prishtinës mbi Mitrovicën pranohet si nga ato shtete që e kanë njohur statusin e shtetit të Kosovës, ashtu dhe nga ato që nuk e kanë njohur atë status. Madje edhe po ta shohësh nga një pikëpamje serbe, në organizimin administrativ të së ashtuquajturës krahinë autonome të Kosovës, Mitrovica e Veriut ka qenë zyrtarisht njësi e administruar nga Prishtina. Jemi para shenjave të një shkallëzimi më agresiv dhe më provokativ të politikës së Rusisë në çështjen e Kosovës dhe në rajon, ku Mitrovica e Veriut paraqitet si një rajon me kufij ndarës me Kosovën dhe sipas të cilit, kjo zonë ka dhe duhet të marrë statusin e territoreve të pavarura serbe. Këto qëndrime të avancuara negative të Rusisë, që përbëjnë një ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një shteti të pavarur si Kosova, të cilin e kanë njohur 71 shtete të botës, përfshirë gjithë grupin e shtatë shteteve më të zhvilluara të botës G-7, jo rastësisht ndërmerren tani. Në Kosovë janë shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 10 dhjetorit, të cilat janë dhe një test për minoritetin serb të Kosovës për të demonstruar gatishmërinë e tij për të marrë pjesë në institucionet demokratike të shtetit të Kosovës. Të gjitha shtetet kryesore të Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje minoritetit serb të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Duke ndërhyrë në mënyrë flagrante me cenim të integritetit territorial dhe të sovranitetit të shtetit të Kosovës, me përcaktime të jashtëligjshme si "territore të pavarura" apo si zona me kufij të ndarë dhe të përcaktuar mbi lumin Ibër, Moska kërkon të krijojë një realitet fiktiv të një entiteti të veçantë administrativ dhe politik serb në Kosovë, që nuk ka e nuk duhet të ketë lidhje me shtetin e Kosovës. Moska inkurajon kështu forcat ekstremiste e nacionaliste në minoritetin serb të Kosovës, për të ligjëruar një formë shkëputjeje të Mitrovicës së Veriut nga shteti i Kosovës. Në Moskë nuk e kanë pritur mirë procesin e stabilizimit të situatës në veri të Kosovës, nuk e kanë pritur mirë procesin e bindjes që ka ndërmarrë qeveria e Kosovës, NATO dhe EULEX-i, në mesin e banorëve të minoritetit serb për të hequr dorë nga organet paralele dhe për të ndërtuar së bashku organet e shtetit të Kosovës. Këtë pakënaqësi e shprehu hapur ambasadori rus, Vitali Çurkin, kur në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit sulmoi edhe qeverinë e Prishtinës, por edhe NATO-n, për planin e tyre të ndërtimit të shtëpive për banorët e Mitrovicës, siç dënoi edhe planin e misionit të Bashkimit Europian për të hapur gjykatën në Mitrovicë. Në Moskë nuk kanë interes në qetësimin e pjesës veriore të Kosovës. Sepse tensionet, trazirat dhe një konflikt i ngrirë në Mitrovicën e Veriut, është për ta një kazus ndërhyrjeje të vazhdueshme në punët e brendshme të Kosovës dhe të Ballkanit. Kaq e interesuar është Moska për një konflikt të ngrirë në Mitrovicë, saqë po shkallëzon me shpikjen e zonave të ndara me kufij dhe të pavarura serbe në Kosovë. Nga ana tjetër diplomacia ruse, duke shfrytëzuar pjesëmarrjen e përfaqësuesve rusë në përbërje të UNMIK-ut, ka punuar dhe po punon edhe në terren për të penguar dhe sabotuar në një farë mënyre stabilizimin e situatës në Mitrovicë, duke kundërshtuar hapat dhe veprimet stabilizuese të EULEX-it në atë pjesë të Kosovës. Në kuadër të UNMIK-ut, përfaqësuesit rusë kanë mbajtur marrëdhënie të posaçme dhe kanë inkurajuar strukturat e paligjshme paralele të serbëve në veri. Stafi lokal i UNMIK-ut në veri të Kosovës përbëhet nga katër përfaqësues rusë, një nga Ukraina, një serb nga Kroacia etj, pra shumica janë rusë. Shefi i administratës së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës është rus dhe po kështu është përfaqësuesja komunale e UNMIK-ut në Leposaviç dhe përfaqësuesi komunal në Zveçan. Një diplomat rus, i ardhur nga MPJ e Rusisë, është këshilltar politik i UNMIK-ut në veri. Një prani diplomatike impresive, që shpreh një interes të posaçëm për veriun e Kosovës. Diplomacia ruse e strategjisë së tensionit në Kosovë dhe në Ballkan synon të krijojë entitete artificiale administrative dhe politike, të cilat, sado të vogla, mund të përdoren si pretekst i pranisë dhe i angazhimit rus në rajon. Rusia po përdor forma dhe metoda të ndryshme të infiltrimit të saj politik dhe subversiv për të mbajtur gjallë zjarrin e tensionit. Gazeta ruse "Vremja novostjei" bënte të ditur pak kohë më parë se presidenti i të ashtuquajturit Këshill Kombëtar serb të Kosovës së Veriut, Milan Ivanoviç, deklaroi se serbët e Kosovës po i drejtohen Rusisë dhe ata, të gjithë serbët e Kosovës, mund të aplikojnë për shtetësi ruse, sepse, sipas Ivanoviçit, Rusia din t'i mbrojë shtetasit e saj kudo që ndodhen. Gazeta e mësipërme ruse shkruan se serbi Ivanoviç i referohej konfliktit të gushtit 2008 në Kaukaz, që çoi në njohjen e Abhazisë dhe të Osetisë së Jugut nga Moska. Në gusht të vitit 2008, Rusia ndërmori një ndërhyrje ushtarake kundër territorit të Gjeorgjisë, duke i shkëputur atij dy pjesë, të cilat i njohu edhe si shtete të pavarura. Precedenti abhazian apo osetioanojugor duket si një opsion joshës për disa qarqe në Rusi dhe në Serbi, sipas të cilave, shndërrimi i minoritetit serb në një minoritet me shtetësi ruse, do të ligjëronte format e ndërhyrjes së Rusisë në terren. Kjo nuk duket edhe aq hipotetike, po të kemi parasysh se me nxitjen e Beogradit, i ashtuquajturi Kuvend Kombëtar i komunave serbe në Kosovë i ka drejtuar peticion ministrisë së Jashtme të Serbisë, që t'i dërgojë Rusisë kërkesë zyrtare që të hapë një konsullatë ruse në Mitrovicën e Veriut. Këto janë elemente që ndriçojnë një strategji okulte ruse në drejtim të Kosovës dhe rajonit.

http://www.balkanweb.com/analiza/2689/d ... 51193.html
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

Post Reply

Return to “Diplomaci dhe e drejtë ndëkombëtare.”