"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqipëria nisi misionin e parë paqeruajtës në Heart,

Flisni për diplomacinë dhe të drejtën ligjore ndërkombëtare, lidhjen dhe ndikimin e saj në politikën dhe ekonominë e vendit dhe komunitetit tuaj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Shqipëria nisi misionin e parë paqeruajtës në Heart,

#1

Post by Adriana » Thu Aug 13, 2009 5:12 pm

Image

Shqipëria nisi misionin e parë paqeruajtës në Heart, si vend anëtar i NATO-s

TIRANË - Shqipëria nisi misionin e parë paqeruajtës në Afganistan, si vend anëtar i NATO-s, ndërsa deri më sot ka kontribuuar si aspirante për anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut.


Kontigjenti shtesë me 110 trupa, bën pjesë në misionin ISAF dhe niset në prag të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan, të cilat mbahen më 20 gusht dhe kur situata e sigurisë është shumë problematike, sidomos ditët e fundit. "Misioni juaj, sa fisnik aq edhe i vështirë është.


Por, është një mision i madh, sepse synon që në kuadrin e Aleancës së Atlantiku të Veriut, të japim edhe ne kontributin për paqen, lirinë dhe demokracinë në Afganistan",- tha Kryeministri Berisha në ceremoninë e përcjelljes që u organizua dje në mbrëmje.


Për shefin e qeverisë shqiptare, talebanët janë një rrezik madhor, jo vetëm për paqen e kombit afgan, por edhe për paqen botërore në tërësi. "Dhe nuk ka mënyrë më eficente për të luftuar terrorizimin, në mënyrë që ai të mos vijë dhe në vendin e shtëpinë tënde, sesa për ta shtypur atë në djepin e tij",- theksoi ai.


Kompania shqiptare që niset sot në Heart të Afganistanit, ka një mision 6-mujor, ndërsa prej vitesh janë ndërruar disa misione të komandove shqiptare në një nga vendet më problematike të botës për çështjen e sigurisë.


"Ju shkoni atje edhe për mbushjen e një detyrimi të ri që i lind Shqipërisë pas anëtarësimit në Atlantikun e Veriut",- theksoi Berisha. Ai tha se së shpejti Shqipëria do të nisë edhe një grup mjekësor prej 20 punonjësish, mjekë dhe infermierë.


Po ashtu, në buxhetin e qeverisë së Tiranës do të parashikohet një fond për të ndërtuar 8 shkolla të reja në Afganistan. "Shqipëria do të nisë edhe një grup mjekësor prej 20 mjekësh dhe infermierësh, si dhe do të parashikojë në buxhetin e këtij viti, ndërtimin e 8 shkollave të reja në këtë vend.


Ashtu si kanë ndihmuar Shqipërinë me miliarda euro kombet dhe vendet mike, edhe ne do të ndihmojmë ata që përpiqen të ndërtojnë demokracinë, paqen dhe stabilitetin",- tha ai. Deri më sot, 1920 oficerë, nënoficerë dhe ushtarë shqiptarë kanë marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Bosnjë, Çad, Afganistan, Irak e Gjeorgji
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shqipëria nisi misionin e parë paqeruajtës në Heart,

#2

Post by Sally » Thu Sep 03, 2009 10:32 am

Image


Oketa bisedë telefonike me komandot në Afganistan



Tiranë – Ministri i Mbrotjes Gazmend Oketa ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me komandot shqiptare në Afganistan, për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tyre.
Fatmirësisht, tre prej ushtarëve të deklaruar si të prekur me virusin e derrave A (H1N1) nuk rezultojnë të infektuar, ndërsa i katërti po merr mjekimet e nevojshme në spitalin spanjoll të ngritur në Afganistan.

Ndërkohë, Ministria e Mbrotjes ka ndërmjetësuar edhe bisedën midis komandove dhe familjarëve të tyre, në përpjekje për t’i qetësuar
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Diplomaci dhe e drejtë ndëkombëtare.”