"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Berisha në Mynih : Albanofobia kërcënon rajonin

Flisni për diplomacinë dhe të drejtën ligjore ndërkombëtare, lidhjen dhe ndikimin e saj në politikën dhe ekonominë e vendit dhe komunitetit tuaj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Berisha në Mynih : Albanofobia kërcënon rajonin

#1

Post by Adriana » Sun Feb 03, 2013 9:18 pm

Berisha në Mynih : Albanofobia kërcënon rajonin, nuk mund të klonohen 5 kombe shqiptare!

Mynih, 3 shkurt - Kryeministri shqiptar Sali Berisha, duke folur në Konferencën e 49-të të Sigurisë në Mynih, ku diskutohej për sigurinë në Europën Juglindore dhe Kaukaz ka shprehur shqetësimin e tij se qëndrimet kundër shqiptarëve në rajon janë në veprim dhe se kjo gjë po kërcënon seriozisht stabilitetin.

“Nëse ju shihni hartën e Europës, nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. Unë besoj se nëpërmjet procesit të Bashkimit Europian, kufijtë bëhen të parëndësishëm, por e rrezikshme është idea sipas të cilës meqenëse shqiptarët janë të copëtuar në 5 shtete duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme nga njëri-tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do të prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt. Unë kam mbështetur dhe përshëndes dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Padyshim ai ka arritur disa suksese kyçe. Por mendoj se qëndrimet e çliruara nga albanofobia dhe ecja drejt pajtimit janë vendimtare. Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Duhet ta pranojmë se janë i vetmi komb që jeton në 5 shtete. Një komb, i cili padrejtësisht është i ndarë në 5 shtete, një komb që dëshiron të shikojë drejt një të ardhmeje të përbashkët. Por, sërish albanofobia është akoma në veprim”, deklaroi Berisha në fjalën e tij.

I pyetur nga një deputet gjerman se cili është mesazhi që do të përcillte kryeministri i Shqipërisë për ta, Berisha ka kërkuar veprime të shpejta. Mesazhin e tij Berisha e ilustroi me një qëndrim në 1992, se duhet të bombardoheshin bazat ushtarake në Serbi, të cilën sipas tij NATO e bëri 7 vjet më vonë. Ndoshta, tha Berisha, do kishte qenë më mirë të mos ishte vonuar.

“Sepse në rast se nga njëra anë tjetri flet për perspektivën e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar, imagjinoni vetë se çfarë mesazhi fqinjësie është ky. Prandaj e konsideroj të domosdoshme të zbatohen marrëveshjet, të punohet për klimën e pajtimit. Duhet të hiqet dorë nga albanofobia dhe përpjekjet për të klonuar 5 kombe shqiptare të veçanta nga një komb, i cili në të vërtetë është një dhe në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë vetëm një”, shtoi kryeministri.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 720
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Berisha në Mynih : Albanofobia kërcënon rajonin

#2

Post by CERMENIKASI » Sun Feb 03, 2013 10:45 pm

Shqiptarët gjinden në 6 shtete dhe jo në 5:Shqipni,Kosovë,Maqedoni,Mali i Zi,Serbi dhe Greqi (Camëri)
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Berisha në Mynih : Albanofobia kërcënon rajonin

#3

Post by Adriana » Mon Feb 04, 2013 8:40 am

  Berisha, fjalim skandaloz në Mynih: Zhurmohet nga parlamentarë gjermanë ndërsa flet

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është ndeshur me ilaritetin dhe thirrje mosaprovuese të disa parlamentarëve gjermanë ndërsa po fliste para tyre mbi albanofobinë ndaj shqiptarëve në Ballkan dhe “përparimet” e demokracisë në Shqipëri.

Një gazetar perëndimor i tha gazetës Tema se situata ndërsa fliste Sali Berisha ishte qesharake.

“Kam frikë se ai diskreditoi vendin e tij dhe vetveten. Ai u përpoq t’u jepte argument serbëve për Shqipërinë e Madhe dhe ngjante komplet si idiot”, i tha gazetës Tema një gazetar perëndimor që ishte në takim.

“Serbët duhet të jenë shumë të lumtur me tezat e tij për Shqipërinë e Madhe pasi ato justifikojnë me këtë fjalim aksionet e tyre kundër shqiptarëve. Ishte e pabesueshme, por disa parlamentarë gjermanë bërtitën kur ai foli. Ishte diçka e paparashikueshme”, tha gazetari.

Sali Berisha po merr pjesë në Konferencën e 49-të të Sigurisë në Mynih, ku po diskutohet mes të tjerash dhe për sigurinë në rajon. Në fjalën e tij Berisha përsëriti se albanofobia është e gjallë në rajon dhe kërcënon stabilitetin e tij.

BURON nga: gazetatema.net  


Me SKANDALOZ me dukeni ju te ''gazetatema.net'' per keto arsye:
Zhurmohet nga parlamentarë gjermanë ndërsa flet


Aty ku europianet bejne zhurme gjithmon fshihet dicka nga pas, dhe per kete gje ju ( gazetatema) skandaloze duhet te quanit ''zhurmen'' e deputeteve europian, dhe jo fjalimin e S.Berishes, aq me teper nga deputetet gjerman, te cilet e din mire se cfare do te thot ribashkim per nje komb
Sali Berisha, është ndeshur me ilaritetin dhe thirrje mosaprovuese të disa parlamentarëve gjermanë


''mosaprovuese''... pse keta nuk duan ta aprovojne kete gje ne i dime shume mire arsyet ( edhe ju te gazetes-tema i dini, po ngjyra-politike qe ju perkrahni nuk ju lejon qe te mbroni kete fjalim, se do ishte nje autogol.. )
“Kam frikë se ai diskreditoi vendin e tij dhe vetveten... dhe ngjante komplet si idiot”, i tha gazetës Tema një gazetar perëndimor që ishte në takim.


Mos te ket frike ky ''homologu juaj'' qe na e pershkruani pa emer dhe pa shtetesi, (apo mos shprehni propaganden tuaj nen etiketimin e ketij ''gazetari perendimor'' ?)
Berisha përsëriti se albanofobia është e gjallë në rajon dhe kërcënon stabilitetin e tij..


Per ju nuk eshte e vertet kjo gje? Une do kisha nje deshire, meqe kryeministri ka filluar keto kohet e fundit te merret me qeshtjen kombetare, pastrimin e albanofovis duhet ta kerkoj dhe ta filloj qe nga shqiperia, ja me ju te paret.


( e postova ketu kete qe kisha shkruajtur ne gazetatema.net, ngaqe atje komenti im u fshih nga albanofovet shqiptar)
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3210
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Berisha në Mynih : Albanofobia kërcënon rajonin

#4

Post by Adriana » Mon Feb 04, 2013 9:25 am

Gjithashtu edhe ne shume media kishte disa ''komente'' qe per nje arsyje apo tjetren e kan quajtur kete fjalim:

1-) Po pse po vepron tani, dhe jo me pare..
2-) Mos besoni se e ben per votimet..
3-) Kopjoj punen e Kreshnikut
4-) etj, etj,

pergjigjet nga une:
1-) Hall kur nuk punojne per shqiperine, dhe me shume ne hall kur punojne.
2-) Aji nuk foli ne tirane, shkoder, berat, durres, po foli diku qe nuk do tu duhet vota e tyre. Ata qe mendojne qe e ka ber per vota, le mos tu japin votat e tyre, dhe shendet.
3-) Per kete me mire mos te komentoj, se acarohem.

Kur acarohem me reagime te tilla me kujtohet:



Te mbrojme inetersat e Kombit nuk duhet te kemi limit, dhe aq me keq limite-partiake ( sic kane manin disa ), te duam Kombin, duhet ta mbrojm ate duke falenderuar ata qe punojne per te, dhe kritikuar ata qe e cenojne ate.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Diplomaci dhe e drejtë ndëkombëtare.”