"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

"NATO"

Flisni për diplomacinë dhe të drejtën ligjore ndërkombëtare, lidhjen dhe ndikimin e saj në politikën dhe ekonominë e vendit dhe komunitetit tuaj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

"NATO"

#1

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 8:52 am

Image



Sulm i NATO-s në Afganistan, mendohen 90 të vdekur



Kunduz - Trupat e NATO-s në veri të Afganistanit goditën disa cisterna të grabitura me karburant, nga ku mendohet të kenë vdekur dhjetëra persona.
Zyrtarë të ndryshëm afganë thonë për agjencinë Reuters së shumë fshatarë të zonës ku ndodhi sulmi ishin grumbulluar aty për të marrë cisternat. Ndërkohë, edhe vetë trupat e NATO-s konfirmojnë se ndërmorën një sulm, por objektivi i tyre ishin talebanët.

NATO nuk ka akoma informacione rreth njoftimeve për shpërthimet e cisternave dhe të viktimave të mundshme. Guvernatori i Kunduzit, Mohamad Omar tha se numri i viktimave mund të ishte rreth 90.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "NATO"

#2

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 8:54 am

Afganistan, Karzai dënon sulmin e NATO-s




Kabul - Presidenti afgan Hamid Karzai dënon sulmin e NATO-s, duke deklaruar se vendosja në shënjestër e civilëve, në çfarëdo mënyre qoftë, është e papranueshme.
Karzai njoftoi hetimin që do të hapet ndaj sulmit të NATO-s, që sipas tij ka shkaktuar rreth 90 të vdekur.

"Duke shprehur hidhërimin e thellë për humbjen e bashkëpatriotëve, presidenti deklaroi se marrja në shënjestër e civilëve në çfarëdo lloj mënyre është e papranueshme dhe theksoi faktin se civilët e pafajshëm nuk duhet të vriten ose të plagosen në operacionet ushtarake", njofton presidenca përmes një komunikate.

Bombardim ajror i forcave të NATO-s që u ndërmor sot në veri të vendit, kishte si objektiv dy kamionë cisternë me benzinë të vjedhur nga talebanët. Ky sulm shkaktoi dhjetëra të vdekur, mes të cilëve një numër i papërcaktuar civilësh, njoftojnë burime të ndryshme.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "NATO"

#3

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 8:55 am

Nisin hetimet për sulmet e NATO-s në Afganistan




Kunduz - Organizata e Kombeve të Bashkuara i kërkoi NATO-s të hapë urgjentisht një hetim për sulmin ajror në provincën afgane Kunduz, ku humbën jetën rreth 90 persona, shumica e të cilëve civilë.
NATO i është përgjigjur menjëherë kësaj kërkese me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Andres Fogh Rasmusen, i cili theksoi se hetimeve do t’i shkohet deri në fund.

OKB-ja kërkon zbulimin e motiveve, se përse këto sulme ndërmerren në zona ku janë të pranishëm edhe civilë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "NATO"

#4

Post by Sally » Sat Sep 05, 2009 8:56 am

NATO do t’i shkojë deri në fund hetimeve për sulmin




Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen tha se do t’i shkonte deri në fund hetimeve në lidhje me sulmin e forcave të NATOS-s ku humbën jetën 90 persona.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se udhëheqësi i trupave ndërkombëtare në Afganistan, Gjenerali Stanley McChrystal, i tha presidentit Karzai se ai ishte i angazhuar të hetonte tërësisht atë që ndodhi dhe shtoi se ndonjëherë ndodhin dhe gabime:

"Është pikë fokusi e trupave të ISAF-it të minimizojnë numrin e viktimave ndër civilët dhe një strategji e re për këtë qëllim është prezantuar. Dhe aktualisht ka qenë shumë e suksesshme. Angazhimi ynë për të mbrojtur civilët është demonstruar nga fakti se viktimat ndër civilë të shkaktuar nga ISAF-i janë ulur me mbi 95% nga nivelet e vitit të kaluar. Por siç e dimë të gjithë në konflikte të tilla mund të ndohin edhe gabime. Në rastin konkret, le të shohim se çfarë do të thotë hetimi."

Një avion i NATO-s sulmoi para dy ditësh dy çisterna me naftë të rrëmbyera nga talibanët në veri të Afganistanit.

Guvernatori i provincës së Kunduzit tha se të paktën 90 vetë ishin vrarë, shumica e tyre militantë talibanë.

Autoritetet lokale thonë se 20-30 civilë ishin vrarë kur ata u mblodhën rreth çisternës për të marrë karburant.

Talibani i konfirmoi BBC se ata kishin vjedhur çisterna, njëra prej të cilave ngeci ndërsa ata po përpiqeshin të kalonin një lumë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "NATO"

#5

Post by Sally » Mon Sep 07, 2009 9:18 am

Sulmi i NATO-s, rrëmbehet gazetari i 'New York Times'




AFGANISTAN- Shifra të tjera për ofensivën ajrore të NATO-s në Afganistan, sulm që u zhvillua ditën e premte.
Bilanci zyrtar raporton sot se nga sulmi i forcave ndërkombëtare kanë humbur jetën 55 persona, mes të cilëve 6 civilë. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i provincës Mohamar Omar.
Pas kësaj ngjarjeje në shenjë rebelimi talebenat kanë reaguar duke rrëmbyer jo shumë larg nga vendi i shpërthimeve një gazetar britanik të "New York Times" dhe përkthyesin e tij afgan.
"Gazetari po shkonte për në zonën e bombarduar edhe pse nuk kishte leje për këtë"- tha guvernatori.
Komandanti taleban Abdur Rehman ka marrë përsipër përgjegjësinë e rrëmbimit, ndërsa ushtria afgane ka nisur kërkimet
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "NATO"

#6

Post by Sally » Mon Sep 07, 2009 9:19 am

'Washington Post', akuza për sulmin. NATO: Po hetojmë



Pak ditë pas sulmit të NATO-s në Afganistan, gazeta Washington Post thotë se një komandant gjerman në Afganistan mund të ketë shkelur rregullat kur urdhëroi sulmin ajror që vrau civilë në Konduz.

Gazeta thotë se rregullat nuk lejojnë të vihen në shënjestër civilë bazuar vetëm në një burim informacioni.

Gazeta thotë se oficeri gjerman morri video nga një avion amerikan që tregonin imazhe jo të qarta të njerëzve përreth dy çisternave të naftës të rrëmbyera nga talebanët. Por në video nuk dukej qartë në se njerëzit kishin armë.

Washington Post thotë se një informator afgan këmbënguli që të gjithë njerëzit ishin kryengritës.

Sipas gazetës një mision faktmbledhës i Natos llogarit të jenë vrarë 125 persona. Të paktën 24 nuk ishin kryengritës

Pas kësaj, NATO ka përgënjeshtruar lajmin e transmetuar nga e përditshmja amerikane "Washington Post", se nga hetimi mbi bombardimin ajror ne provincen e Kunduzit janë shkelur rregullat ushtarake. "Po vazhdojnë hetimet"- thuhet në një reagim të alealcës.

Ndërkaq, kryeministri britanik Gordën Braun dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë zbuluar propozimet e hartuara nga Franca për një konferencë ndërkombëtare për Afganistanin e cila do të duhet të mbahet më vonë gjatë këtij viti.

Braun tha se qëllimi ishte inkurajimi i autoriteteve afgane dhe popullsisë së këtij vëndi për të marrë më shumë nën kontroll të ardhmen e tyre.

Të dhënat më të fundit nga numërimi i votave në zgjedhjet presidenciale tregojnë se nga dy të tretat e votave të numëruara, presidenti i tanishëm Hamid Karzai po i afrohet 50 për qindshit. Ndërsa rivali i tij për postin e presidentit është në kuotën e 32 për qind.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "NATO"

#7

Post by Sally » Tue Sep 08, 2009 11:55 am

Merkel i shpreh keqardhjen viktimave afganë





Berlin - Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu sot keqardhjen e thellë për viktimat civilë që u vranë gjatë një sulmi të NATO-s në Afganistan.
Merkel mbajti një fjalim para deputetëve për sulmin ajror të NATO-s në Kunduz të Afganistanit, i urdhëruar javën e kaluar nga komanda gjermane që ndodhet atje. "Çdo jetë e pafajshme e humbur në Afganistan është një humbje e tepërt. Më vjen thellësisht keq për jetët e humbura dhe plagosjen e personave të tjerë", deklaroi Merkel para Bundestag.

NATO pranoi sot se gjatë sulmit të saj ajror kundër cisternave të benzinës të rrëmbyera nga talebanët, kanë humbur jetën dhe janë plagosur civilë, por nuk ka deklaruar numrin e saktë të viktimave dhe të të plagosurve në sulmin ajror në rajonin e Kunduzit, në veri të Afganistanit. Por, kancelarja gjermane nuk e dënoi sulmin, në pritje të rezultateve zyrtare të një hetimi mbi ngjarjen.

Ky operacion ka nxitur në Gjermani dhe nëpër të gjithë botën deklarata kontradiktore në lidhje me numrin e viktimave. "Për mua, po ashtu si edhe për qeverinë, është thelbësore që të kemi qartësi më të madhe të mundshëm", theksoi ajo duke shtuar se nuk do të fshihnin asnjë të dhënë, por në të njëjtën kohë "nuk do të pranojmë gjykime të padrejta, që mund të bëhen këtu apo jashtë vendit".
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "NATO"

#8

Post by Sally » Wed Sep 09, 2009 10:11 am

Lirohet gazetari i kapur nga militantët



Trupat e NATO-s në Afganistan kanë shpëtuar një reporter të gazetës New York Times, i cili mbahej nga militantët në provincës veriore Kunduz që prej ditës së shtunë.
New York Times tha se gazetari, Stephen Farrell, nuk ishte lënduar pas luftimeve të ashpra kundër militantëve talebanë.

Gazeta tha se përkthyesi afgan i gazetarit, Sultan Munadi, ishte vrarë gjatë betejës.

Të dy personat u zhdukën në Kunduz pasi u përpoqën të vizitonin vendin ku ishte kryer një sulm i NATO-s dhe gjatë të cilit ishin vrarë qindra civilë dhe luftëtarë talebanë.

Farrell 46 vjeçar, që ka shtetësi të dyfishtë britanike-irlandeze, tregoi se si ishte shpëtuar nga shumë ushtarë pas luftimeve të ashpra.

Kjo nuk është hera e parë që gazetari është marrë peng gjatë kryerjes së detyrës.

Në vitin 2004 ai u mor peng në Faluxhah kur punonte për gazetën London Times
.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: "NATO"

#9

Post by Sally » Sat Sep 19, 2009 12:11 pm

Takohen në Portugali ministrat e mbrojtjes së NATO-s




Liderët e mbrojtjes së 28 vendeve anëtare të NATO-s u takuan në Portugali për të diskutuar mbi progresin e operacioneve ushtarake në vendet ku NATO-ja kontribuon, përfshirë edhe Afganistanin.
Gjithashtu në këtë takim janë diskutuar edhe strategjitë mbi operacionet ushtarake që do të zhvillohen në të ardhmen.

Në përfundim të takimit dy-ditor, ministrat e mbrojtes do të dalin me deklaratat e tyre në lidhje me rezultatet e takimit.

Sfida më e madhe me të cilën po përballët në këtë moment Aleanca e Atlantikut të Veriut është terrori në Afganistan, kur nga një sulm terrorist pak ditë më parë mbetën të vrarë 6 ushtarë italianë.

NATO-ja ka nxitur projektet e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Rusisë, duke bërë thirrje për një punë të përbashkët të sistemeve të mbrojtjes raketore, pasi Uashingtoni anulloi një sistem anti-raketë që ishte planifikuar të ndërtohej në Çeki.

Megjithatë, dy supërfuqitë botërore kanë një varg mosmarrëveshjesh përsa i përket zgjerimit të aleancës me vendet e lindjes si Gjeorgjia apo Ukraina.

Udhëheqësit e NATO-s deklaruan në samitin e vitit të kaluar se Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëhen një ditë anëtarë të aleancës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Post Reply

Return to “Diplomaci dhe e drejtë ndëkombëtare.”