"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

BE pranon aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat

Flisni për diplomacinë dhe të drejtën ligjore ndërkombëtare, lidhjen dhe ndikimin e saj në politikën dhe ekonominë e vendit dhe komunitetit tuaj.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4154
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

BE pranon aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat

#1

Post by Zeus10 » Mon Nov 16, 2009 6:42 pm

16/11/2009 17:25

Ministrat e Jashtem te Bashkimit Europian pranuan zyrtarisht aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat.
Ne konferencen kryesore per shtyp ne mbremje, ne perfundim te mbledhjes, Keshilli do t'i kerkoje komisionit te pergatise opinionin mbi gadishmerine e vendit per te fituar statusin kandidat ne BE dhe hapjen e negociatave per antaresim.
Shqiperia aplikoi ne 28 prill 2009. Nga momenti qe Komisioni do te dergoje pyetesorin qindrafaqesh ndaj autoriteteve shqipetare, perllogariten afro 18 muaj deri ne publikimin e opinionit te Komisionit.
Teknikisht komisioni vlereson se i nevojiten 12 muaj, pas marrjes se pergjigjeve nga Tirana zyrtare qe te vleresoje nese Shqiperia eshte ose jo ne gjendje per te kaluar ne fazen tjeter te procesit integrues ne Bashkimin Europian.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: BE pranon aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat

#2

Post by Aulona » Mon Nov 16, 2009 7:47 pm



Kjo nuk eshte ndonje gje e rralle, mbasi Kroacia dhe Turqia kane qe ne 2005 qe u kane pranuar aplikimin e tyre, dhe akoma po shqyertohen. Derisa Kroacia ka marr kaq kohe, merre me mend sa do duhet per Shqiperine, e cila akoma nuk ka permbush akoma pikat te cilat duhet te hapin njehere rrugen per vizat e lira. Sipas presidentit te BE suedez, Shqiperia nuk do te futet para 2020. E vetmja gje nqs vendet perreth, ose Greqia me ndikimin qe po ben Papandreu per te futur Ballkanin ne 2014 te gjithe ne BE! Kjo do te shikohet me teper sesi do te rrjedhojne ngjarjet dhe progreset.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: BE pranon aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat

#3

Post by qiellikaltër » Wed Nov 18, 2009 10:28 pm

Marre nga Gazeta Shqiptare:

"Përse Shqipëria mbeti e fundit për vizat dhe për vendin kandidat për në BE? Kjo pyetje e lyp një përgjigje. Ky fakt i hidhur është vërtet “historik”! Kësaj pyetjeje janë të detyruar t’i përgjigjet Berisha, ish-President dhe tash kryeministër, qeveria e tij, si dhe ish-krerët e lartë politikë. Por askush nuk përgjigjet…Përsiatja e mëposhtme, pas vendimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, buron pikërisht nga ky shqetësim i natyrshëm…

***
Nuk gaboj po të them se vetëm ne shqiptarëve, çuditërisht (por ndoshta më saktë duhet thënë: aspak çuditërisht!), përherë do të na mbetet faji si një kopil i hedhur te pragu i shtëpisë sonë të përbashkët, të cilën përndryshe e quajmë Shqipëri. Mosdhënia e vizave vetëm për shqiptarët është një tjetër kopil i lindur nga incesti i ndërkombëtarëve, i ca diplomatëve dhe i ca komisionerëve të Evropës me klasën tonë politike, të djathtë e të majtë, herë kombëtare e herë kozmopolite. Kjo është e vërteta. Nuk ka e nuk gjen dot klasë politike më të kompleksuar, më të keqpërdorur, më inferiore, më puthadore, më pa dinjitet e pa personalitet në Ballkan ndaj ndërkombëtarëve se kjo e jona që na ka sunduar e drejtuar në pasdiktaturë.
Përballë ndërkombëtarëve krerët e partive janë në një provim që nuk sos kurrë, që nuk mund të fitohet kurrë, pasi të gjithë përpiqen të japin prova e dëshmi të përditshme se, edhe pse kanë qenë komunistë, në të vërtetë tash janë antikomunistë të përbetuar; se janë pikërisht ata që i duan Evropën dhe SHBA-të më shumë se vendin e tyre; se krahasuar me rivalët e tyre, ata janë gati të dëgjojnë e të zbatojnë një për një çdo porosi të ndërkombëtarëve, edhe kur ato shkojnë ndesh me kërkesat, interesat dhe nevojat e qytetarëve të tyre; se, edhe pse kanë jo pak faje dhe mëkate, edhe pse nuk heqin dorë nga politikat konfliktuale, ata janë më të devotshmit, më të bindurit, më kokëulurit ndaj tyre; se medemek për demokracinë dhe për standardet ata mund të japin edhe jetën, madje mund të dhurojnë territore, toka e poste sipas porosive dhe interesave të ambasadorëve; ata janë të gatshëm të miratojnë me procedurë të përshpejtuar edhe ligje sipas orekseve/interesave të fqinjëve, siç ishin p.sh, ndryshimet e Kushtetutës…
Këto mysybete ata i bëjnë me zell e përkushtim, pa pikë turpi, frike, apo droje nga opinioni publik…Qoftë edhe për një foto, a për një shtrëngim dore me një të madh të botës ata kërkojnë të japin përshtypjen se vetëm ai/ata e kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve…Kësisoj besojnë se mund të mbeten sa më gjatë në pushtet, sepse vetëm me ndihmën e fuqive të mëdha mund të mbijetosh deri në vdekje në pushtet, qoftë edhe duke bërë manipulime!...Kjo është bindja e tyre e trashëguar: sa më servil me ndërkombëtarët, po aq harbut me qytetarët e tu! Dhe nuk kanë faj. Sepse pas diktaturës diplomacia perëndimore ka funksionuar sipas kësaj skeme: për hir të stabilitetit në rajon, le të shkelen standardet, por për hir të mungesës së standardeve, le të mbeten jashtë qytetarët e Ballkanit Perëndimor! Pra, ne qenkemi më keq me standardet, sepse vetëm ne mbetëm jashtë!....

Ja pra përse kjo hidhësirë e ripërsëritur na kaplon sa herë na jepet një mundësi hapje ndaj Evropës…Nuk është rasti parë dhe i vetëm i incestit të ndërkombëtarëve me udhëheqësinë tonë kjo që ka ndodhur me integrimin e vonuar të shqiptarëve në Evropë…Kjo marrëdhënie e mbrapshtë mund të ilustrohet me shembuj të shumtë e të panumërt të historisë sonë të afërt e të largët, po sidomos me mbylljen së fundi të derës së BE-së, d.m.th, me shuplakën që na u dha për vizat, por edhe me aplikimin tonë zyrtar për t’u bërë edhe ne vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Kalimi për shqyrtim i kërkesës sonë për statusin e kandidatit nga ministrat e jashtëm të BE-së te Komisioni Evropian është një tjetër shtyrje kohe, po jo një hapje mikpritëse dere… Pra, tashmë u bë e qartë se vetëm ne shqiptarët e meritojmë në të vetëquhemi “delet e zeza” të Ballkanit …Edhe nga harta e asaj që, për të justifikuar ndarjen nga Evropa u quajt Ballkan Perëndimor, vetëm shqiptarët u përjashtuam dhe tani nuk dihet se në cilën “hartë” do të gjendemi… As në Azi nuk do të na pranojnë, paçka se kemi hyrë në Konferencën Islamike!…Edhe kësaj here na mbeti faji në derë si një kopil i padëshiruar me të cilin nuk dimë ç’të bëjmë: të gëzohemi e të lumturohemi, si na tha kryeministri në Kuvend, apo të hidhërohemi, si na thotë opozita; hall të qajmë, hall të qeshim, hall të flasim, hall të heshtim!... A e patë dhe a e dëgjuat, o shqiptarë, sa i lumtur dhe sa i ngazëllyer na u shfaq në Kuvend kryeministri i vendit bash atë ditë kur PE-ja vendosi të pranojë serbët, malazezët, maqedonasit, por jo ne, vetëm ne jo pra, duke e paraqitur këtë si një tjetër sukses madhor tonin? Kjo e bën gjendjen tonë edhe më dëshpëruese, më mjerane…

Por ajo që të dhemb e të trishton më shumë në këtë histori (diz)integrimi të shoqëruar me një tranzicion të paanë e të pafund, është fakti se për këtë faj-kopil, si përherë, kurrkush nuk do të mbajë as edhe një pikë përgjegjësie…Aq më pak klasa politike që ka e drejtuar si ka dashur këtë vend prej 20 vjetësh, duke na çuar nga dështimi në dështim, nga iluzionet në zhgënjim, nga shpresat në qorrsokak…Madje, këta drejtues, jo vetëm që nuk do të mbajnë asnjë përgjegjësi, po guxojnë të tallen me ne para kamerave pa pikë turpi, duke na konsideruar aq trushkulur e aq trutharë sa përjashtimin të na e paraqesin si sukses, fatkeqësinë si lumturi, turpin si nder, mosdhënien e vizave si një hapje përfundimtare të portave të Evropës…Edhe ikjen e çerekut të popullit në emigracion nëpër dete e nëpër male na e paraqesin si një arritje historike; krizën si rritje të paparë ekonomike; papunësinë si një zgjedhje me vullnet të lirë; shkatërrimin e prodhimit të vendit e të tokës bujqësore si ligj të ekonomisë së tregut; emigracionin ilegal si lëvizje e lirë, etj, etj…Një cinizëm dhe një demagogji kaq bajate ndaj një populli nuk është parë e dëgjuar kurrë, në asnjë regjim! Si qytetar asnjëherë nuk jam ndier më i poshtëruar dhe i nëpërkëmbur nga fakti që mbi krye kam një të tillë përfaqësues të lartë të shtetit tim, një të tillë kryeministër që del nëpër ekrane dhe na detyron të quajmë fat mosdhënien e vizave (qëllimisht e përsëris: vetëm për ne shqiptarët!), se pas mosdhënies së vizave tash do të bashkohen lirisht familjet e ndara (bir Selman i nënës, ç’të të qaj më parë?), d.m.th, që edhe derrin e quan dajë, që mashtrimin na detyron ta hamë për natë me dhe pa bukë, që gënjeshtrën e quan të vërtetë, që demagogjinë e transformon në politikë…Ku, ku ç’a na ka gjet
Harrove diktatorët, do të më thotë dikush me të drejtë. Diktatorët, nenin e parë të Kushtetutës së tyre kishin luftën e klasave, partinë mbi të gjitha, mbrojtjen me çdo çmim të diktaturës së proletariatit; kurse ne sot kemi të drejtat e njeriut, lëvizjen e lirë, fjalën e lirë, zgjedhjet e lira; votën e lirë, me një fjalë standardet e demokracisë…E pra, ku janë pas 20 vjetësh këto arritje? Jo, nuk janë shembur iluzionet e shpresës: “E duam Shqipërinë si Evropa”! Në të vërtetë është shembur besimi te idhujt pa krena që i kemi ndjekur pas verbërisht njëlloj si në diktaturë edhe në demokraci!...”Më vdiq burri”, - tha dikur një vejushë, - se për mirë, se për keq”! Pas kësaj do të ndryshojë historia jonë, d.m.th, vetëm kur ne të respektojmë më shumë veten, njëri-tjetrin, punën dhe vendin tonë!… Është shembur ndërkohë edhe besimi te ndërkombëtarët, të cilët,-le ta themi hapur!- edhe këta janë tallur jo pak me ne. Nuk ka rëndësi me qëllim apo pa qëllim, me dashje apo pa dashje. As ata nuk shfajësohen dot para popullit shqiptar të poshtëruar e të braktisur kësisoj. Sepse ata ishin dhe janë mëtonjësit dhe kontrollorët tanë të pagjykueshëm e të adhuruar, ata që na krijuan iluzionin se do të hanim me lugë të florinjtë kur të vinte demokracia, atyre që shqiptarët u kanë pas besuar edhe më verbërisht se udhëheqësve të rinj të demokracisë, ata që na thanë: rrëzoni diktaturën se dyert tona për ju do të jenë të hapura katekat…E pra, ku janë tash këta ambasadorë fuqiplotë bashkë me komisionerët që na kanë asistuar (drejtuar) dhe që kanë qenë e vazhdojnë të jenë edhe më fuqiplotë se Jakomoni i kohës së pushtimit fashist, diplomatë dhe komisionerë të tipit Rajerson, Forresti apo Doris Pack etj?!…Janë këta që për njëzet vjet rresht u hakatën të na mësojnë se si “duhet të zihet kosi” në demokraci!... E tash po na ofrojnë vetëm hirrë, nganjëherë edhe shëllirë!...Por dështimi i tyre nuk ka për t’u quajtur kurrë dështim i tyre, por vetëm yni, kjo është e sigurt!
***.
Pra, përsëri fajtorë pa faj do të jemi ne, sepse vetëm ne qytetarët shqiptarë mbetëm në udhëkryq, edhe të vetmuar, edhe të riizoluar...Mes tri palëve përgjegjës për (diz)integrimin: udhëheqësve tanë, ndërkombëtarëve dhe qytetarëve, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dështim historik, për këtë përjashtim, për këtë denigrim të papërtypshëm! E sigurt është që as udhëheqësia e aq më pak ndërkombëtarët nuk ka për t’i vrarë ndërgjegjja…Kjo do të thotë se faj-kopili edhe kësaj here do të ikë në drejtim të paditur, duke mbetur jetim, pa nënë e pa babë, gjë që do të thotë se qytetarët e thjeshtë do të jenë sërish të detyruar ta paguajnë më shtrenjt lirinë dhe demokracinë. E sidomos ata qytetarët e varfër e të vobektë, më të këputurit, më të pambrojturit ë për këtë arsye edhe më të manipulueshmit; Këta do të heqin të zitë e ullirit jo vetëm për një vizë, po edhe për shpresën e një Shteti të së Drejtës…; sepse me sa shihet ne qenkemi të damkosur pa e ditur; sepse ne cilësohemi si me “kulturë të pamjaftueshme demokratike”; sepse edhe 20 vjet pas shembjes së murit të Berlinit ne nuk kemi mundur të realizojmë standardet; sepse nuk dimë të votojmë; sepse pajtohemi kollaj me të keqen, gënjeshtrën, poshtërimin, dhunën; sepse jemi më të varfrit e Evropës; sepse nuk dimë të zgjedhim udhëheqësit e duhur, derisa votojmë përsëri po për ata që i përmbysëm me revoltë popullore e që na lanë larg Evropës…E pra, jemi ne ata që, mesa duket, në këto vite, për shkak të akuzave të ndërsjella e të ndyra pozitë-opozitë “e meritojmë” të quhemi si shoqëri aq të kriminalizuar e të korruptuar, madje edhe aq të palarë, sa të mos na lënë të qasemi as te pragu i Evropës si njerëz të denjë, të ndershëm e të barabartë...

Ky është mesazhi ogurzi i deklarimeve as mish as peshk, gjysmë plot e gjysmë bosh që na vijnë nga Brukseli e për këtë, nuk mund ta shpëtojë dot nderin dhe shansin tonë të humbur as eurodeputetja sllovene Fajon dhe as ministri i Jashtëm italian, Fratini…Nga të gjithë popujt e Ballkanit, në çdo pikë kufitare të Shengenit tash e tëhu ne do të jemi i vetmi “popull extra komunitar”! Kjo është pasqyra ku e shohin ndërkombëtarët fytyrën dhe pasaportën tonë.…Ndonëse gjeografikisht jemi në kufijtë e brendshëm të Evropës, politikisht tani gjendemi jashtë Murit të saj pasi, pa e thënë e pa na e shpjeguar kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë ndëshkim historik, ne, mesa duken bathët, do të mbetemi gjatë të mbyllur në një karantinë politike, sa fyese aq edhe poshtëruese, pse jo edhe me ngjyresa raciste…

Jo, nuk janë problem e nuk mund të destabilizojnë BE-në aq pak shqiptarë sa kanë mbetur këtu!...Nuk është kjo arsyeja që na lanë jashtë derës!...Dy mijë e ca pyetje, apo dy mijë e ca detyra të tjera për t’u plotësuar, bashkë me pasaportat biometrike të cilat, medemek, do të plotësohen shpejt e shpejt në disa muaj, edhe këto janë broçkulla që na jepen për narkozë, për të harruar karantinën! Ne jemi të detyruar të paguajmë shtrenjt për investimin tonë të gabuar që kemi bërë në radhë të parë te udhëheqësia jonë e pandreqshme, si dhe te besimi ynë i verbër që gjithçka: punësimi, mirëqenia, të drejtat e njeriut, lëvizja e lirë, shteti ligjor, gjykatat, mediat e pavarura, investimet, kapitalet, mrekullitë, të gjitha të mirat e liri-demokracisë do të na vijnë si dhuratë nga jashtë, d.m.th, nga ndërkombëtarët, e sidomos nga sasia dhe cilësia e flirteve të klasës sonë politike me diplomatët dhe me kancelaritë e Evropës dhe SHBA-ve! Kjo është fatura që ne do të duhet të paguajmë! Ky është emri i Faj Kopilit që na ka mbetur në derë!"
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: BE pranon aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat

#4

Post by Sally » Sat Nov 21, 2009 1:51 pm

Pyetësori i BE, përgjigje në shkurt




Mbas deklarates qe BE pranoj aplikimin e shqiperis per status kanditat, Kryeministri Sali Berisha shpall si objektiv të Qeverisë dhënien e përgjigjeve të pyetësorit prej 4 mijë pyetjesh brenda shkurtit të vitit 2010. Një objektiv i tillë u bë prezent në mbledhjen jashtë radhe të qeverisë e cila kishte në axhendën kryesore pyetësorin që pritet të vijë në Tiranë nga BE-ja brenda gjysmës së dhjetorit. “Administrata duhet të dorëzojë brenda shkurtit përgjigjet e pyetësorit.


Ne duhet të angazhohemi maksimalisht këtë proces”, deklaroi Berisha. Kryeministri duke e vlerësuar vendimin e marrë nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm BE-së, ftoi sërish opozitën që të jetë pjesë e këtij procesi.
“Gëzohem që sot kryetari i PS-së e përshëndeti këtë vendim. I ofroj dhe njëherë të gjithë disponibilitetin dhe gatishmërinë time dhe të mbarë qeverisë për bashkëpunim të ngushtë me opozitën, por më duhet t’i them se nuk duhet të ketë dy vendime për gjërat themelore. Ata që votuan dje për të pranuar kërkesën, ata pritën derisa mbaruam zgjedhjet. Pra, zoti Rama nuk është në radhë të parë në interesin e tij, por as të forcës politike, as të opozitës që të bëjë një lexim tjetër nga ky lexim që i bëhet zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe votës së lirë nga 27 vende anëtare të BE. Dhe fatmirësisht këto zgjedhje ndodhen në momentin e vendimmarrjes, nuk është se kanë ndodhur dy vjet më parë e po harrohen. Këto zgjedhje ndodhën në mes të procesit të vendimmarrjes”, deklaroi Berisha. Sipas tij, në rast se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet kanë pasur një rol përcaktues, e një rëndësie të jashtëzakonshme ka qenë lufta me zero tolerancë ndaj kriminalitetit, lufta ndaj korrupsionit, reformat e thella të tregut, privatizimet e mëdha, të gjitha këto së bashku kanë bërë që Shqipëria të vlerësohet e përshtatshme për të nisur konsultimet në procesin e integrimit të saj të plotë në BE. ”Ky vendim përfaqëson vendimin më të rëndësishëm që është marrë ndonjëherë për Shqipërinë në kryeqytetin e BE, por dhe në Evropën në tërësi. Është një vendim që vendet anëtare të BE nëpërmjet Ministrave të Jashtëm shprehin qartë vullnetin për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë që ajo të ecë drejt anëtarësimit të plotë në BE. U angazhuam me teknologjitë më të larta dhe i dhamë vendit zgjedhje të lira e të ndershme; zgjedhje që plotësuan kërkesat kryesore të OSBE” tha Berisha.


Më pas në mbledhje e ka marrë fjalën zëvendësministrja e Integrimit, Jorida Tabaku, e cila ka bërë prezent masat që janë ndërmarrë për angazhimin e administratës në dhënien e pyetësorit. Sipas saj janë rreth 4500 pyetje dhe se janë ngritur 33 grupe pune në të cilën do të punojnë për dhënien e përgjigjeve. Ndërsa grupe të veçanta pune janë përfshirë për kriterin politik dhe ekonomik. Ministria e Integrimit ka ngritur një Task-Force, si dhe është ka përgatitur listën me angazhimin e 111 punonjësve në këtë proces, por që ky numër, sipas Tabakut, mund të shkojë në 800 persona. Ndërsa Kryeministri Berisha bëri të ditur se për institucionet e pavarura, do të jetë zëvendëskryeministri Ilir Meta që do të merret me një proces të tillë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2068
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: BE pranon aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat

#5

Post by Sally » Tue Dec 22, 2009 8:16 am

Ministria e Integrimit: Ku kemi arritur me Pyetesorin




E Marte, 22 Dhjetor 2009


Ministria e Integrimit raportoi dje ne lidhje me aktivitetin per plotesimin e Pyetesorit te Komisionit Evropian, duke bere te ditur se ne mbledhjen e dates 16 dhjetor te Komitetit te Koordinimit Nderinstitucional per Integrimin Evropian, u dhane udhezime te metejshme ne lidhje me procesin e plotesimit te Pyetesorit. Ne kete raportim thuhet se te gjithe grupet nderinstitucionale te punes dhe ministrite/ institucionet e perfshira ne proces, kane marre pjeset perkatese te Pyetesorit te Komisionit Evropian. Po keshtu, eshte kryer analiza e pyetjeve nga Ministria e Integrimit. Sipas raportimit te fundit te kesaj ministrie, analiza konsiston ne ndarjen (zberthimin) e cdo pyetjeje ne nenpyetje dhe percaktimin e ministrise/ institucionit, qe duhet te pergjigjet per hartimin e pergjigjes per cdo nenpyetje. "Te gjitha grupet nderinstitucionale ne bashkepunim me ministrite/ institucionet e perfshira ne proces jane duke percaktuar personat pergjegjes per hartimin e cdo pyetjeje/ nenpyetjeje te cilet do te regjistrohen si perdorues ne portalin e administrimit elektronik te procesit dhe pergjigjeve", raporton ministria e Integrimit. Sipas kesaj ministrie, eshte krijuar infrastruktura e nevojshme per perkthimin e pergjigjeve te Pyetesorit te Komisionit Evropian, e cila perfshin rrjetin kompjuterik dhe programet profesionale te perkthimit. Duke vijuar me tej, thuhet se grupet nderinstitucionale te punes kane realizuar 18 takimet e para, ne te cilat eshte diskutuar analiza e pyetjeve dhe jane kryer permiresime ne zberthimin e pyetjeve te kryer nga Ministria e Integrimit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

Cycl0tomic
Junior Member
Junior Member
Posts: 2
Joined: Fri Jan 08, 2010 11:54 pm
Gender: Male

Re: BE pranon aplikimin e Shqiperise per statusin kandidat

#6

Post by Cycl0tomic » Sat Jan 09, 2010 12:05 am

Eshte qesharake te mendohet se Shqiperia meriton te futet ne BE. Shume njerez bejne gabimin e analizes se situates ne retrospektive si psh:

"kemi ruajtur evropen nga turqit" apo "i kemi dhene europes kulture" etj etj etj. Keto konstatime vlenin ne kohen e Gjergj Fishtes deri diku ku Shqiperia ishte nje foshnje e porsalindur dhe ne rrezik te zhdukej e tera por jo tani mbas viteve 90 ku nuk eshte punuar qofte dhe nje dite por vec eshte shkaterruar cdo gje. Si mund te futet shqiperia ne BE kur nuk prodhon asnje gje ? Per te qene vec nje konsumator i produkteve te Europes ? Duhen menduar mire disa gjera. Shqiperise i leverdis te jete pak a shume si Anglia, ku nje kembe ta kete ne Evrope dhe nje kembe ta kete ne Amerike. Ky status te garanton qe mos behesh kurre antar i Europes dhe politikave te saja qe ekzistojne per benefitin e shteteve kryesore por te kesh levizje te lire si dhe mbeshtetjen e nje superfuqie ekonomike dhe ushtarake ne rrajon qe nuk eshte pak. Shqiperia duhet te kete sa me shume aleat dhe mos ta kufizoj misionin e saj diplomatik vec tek "futja ne BE".

Post Reply

Return to “Diplomaci dhe e drejtë ndëkombëtare.”