"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

ARBERESH

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 979
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

ARBERESH

#1

Post by Hymniarber » Thu Jul 23, 2009 9:47 pm



Kjo teme eshte hapur per te treguar sa me shume per arbereshet, kudo qe ata therriten keshtu. Ata jane shqiptaret e ndalur ne kohe, ndoshta me cilesite me te mira te races sone, me kodet zakonore shekullore, me veshjet, kenget traditat e mrekullueshme.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

Sturmgewehr
Member
Member
Posts: 42
Joined: Thu Aug 06, 2009 12:02 pm
Gender: Male

Re: ARBERESH

#2

Post by Sturmgewehr » Tue Dec 08, 2009 3:28 pm

cilet jane mbiemrat me te njohura arbreshe??????

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4127
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: ARBERESH

#3

Post by Zeus10 » Tue Dec 08, 2009 4:05 pm

Emrat e fiseve te tyre pergjithesisht jane italianizuar, psh familja spattari eshte ne fakt mbiemri shpatari, te cilin te gjithe ne e kuptojme se cdo te thote, pavaresisht se enciklopedite italiane e shpjegojne ndryshe:

http://books.google.ca/books?id=GrTUAAA ... q=&f=false
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: ARBERESH

#4

Post by ALBPelasgian » Tue Dec 08, 2009 7:45 pm

Per mua, arberesht jane nje relike e paster cfare ishin shqiptaret ne mesjete:
-Epirote & Ortodoks

Shumica e arberesheve ne Itali jane ortodoks qe flasin shqipen. Kjo do te thote se Ortodoksizmi Mesjetar ne Shqiperi ka qene Ortodoksizem Shqiptar. Kjo ia jep nje grusht te fuqishem propagandave etnofetare te Patriarkanes Se Stambollit, Ekzarkatit Bullgar dhe Kishes Pansllaviste te Beogradit.

Ne nderdijen e arberesheve ruhet si askund tjeter kujtimi i ndergjegjes epiroto-shqiptare.

Per ta ilustruar kete, poshte po iu jap Poezine me te Fuqishme, qe kam degjuar ndonjehere nga arbereshet. Eshte e thurur nga Vicenco Stratigoi, nje arberesh revolucionar qe kontribuoi per bashkimin e Italise ne nje te vetme. Poezia e tij u be kushtrim, madje edhe italianet thuhet se e kendonin:
Unë jam Shqiptar

Nga vendi I ëmbël, nga Epiri im,
Stërgjysht’ e mi u nisën në mërgim.
Nga vendi I bukur u nisën duke qarë;
UNË JAM SHQIPTAR.

Prej pleqve tanë dëgjova që fëmijë
Betejat tona, të lashtat trimëri;
Zemërimi I shenjtë në zemër më merr zjarr,
Unë jam shqiptar,
Skënderi im në luftën tonë të shenjtë,
Vaditi me gjak turku tokëm’ e shenjtë;
Në atëdhe u kthye trimi fitimtar
Unë jam shqiptar,
Me një vështrim të Skënderit vetëtimë,
Kopera turqish ia mbathnin pa shpëtim,
I vendit tim, o dielli rreze-ar
Unë jam Shqiptar.

Kur horr Buzaka mir’ pa u menduar,
Flamur shpalosur Lunguros qe drejtuar,
Më zbret në zemër Skënderi luftëtar,
Unë jam shqiptar.

Në mundime lindur, me armë unë jam rritur,
Me tinguj këngësh vdekjen e kam pritur,
Do vdes për vendin tim si luftëtar,
Unë jam Shqiptar.

Nuk pata jo një tjetër
Trashëgim veç zemrës zjarrtë, ndaj edhe guximi im
I ëmbël buzqesh, me del si dhe më parë
Unë jam Shqiptar!

Besimi I lashtë, e atëdheut dashuri
Në zemër më ndez zjarr, më ngroh në gji,
Me gjakun tim unë vendin e kam larë,
Unë jam Shqiptar!

Nuk jam I pasur, e përbuz paranë,
Dhe shpatën e Boçarit e kam pranë,
Boçari, nderi I vendit tim krenar,
Unë jam Shqiptar!

Në dyzet e tetë zemërimi I shenjtë shpërtheu,
Kur ligjinë’ e mbretit copë e çikë e theu,
Për vendin tim unë ngjesha armnë’ e larë,
Unë jam Shqiptar!

Atdheu thirri, në Krati. Unë u ngjita.
Flamurin tim në lartësi e ngrita,
në zemra njerëzve prapë u ndeza zjarr,
Unë jam Shqiptar!

Në San Anxhelo, mbi kodrën shkëmbinj ngirtur,
Si mysafir me gjak aty qeshë pritur.
Do vdes për vendin tim si luftëtar,
Unë jam shqiptar!

Në fushat e Kameratës kam vërshuar,
Njëmijë mbretërorë kam shpartalluar,
Nga vendi im I vetëm dhe I ndarë,
Unë jam Shqiptar!

Në këmbë ish Lungro, Specano kryengriti,
Akuaformoza në arm’ e më nuk priti,
Në Plantaçeze armët rrokin mbarë,
Unë jam Shqiptar!
San Xhorxho, Irmo dhe San Konstandino,
U sulën për mbi kodra në San Martino,
U sulën dhe Frashineto sa më parë,
Unë jam Shqiptar!

Dhe San Demetrio, Makia tejmbanë,
Flamurin’ e tyrë të shpalosur kanë
Kampotenze nga armët ka marrë zjarr
Unë jam Shqiptar!

Lugina e San Martinos do dëshmojë,
Si trim’ u ndesha, fati s’më ndihmoi,
Pra, lamtumirë flamur në gjak I larë,
Unë jam Shqiptar!

E shenjtë çështja, ky frymëzim lirie,
Me ndez, me djeg me zjarr prej hyjnie,
Godit të pabesin në vendin tim krenar
Unë jam Shqiptar!

Dhe ti, frikash, dëgjon e gazn’ ke zënë,
Ti, që atdheun’ gjithë në dorë e ke shtënë,
Ti je veç doç I vendit tim krenar
Unë jam Shqiptar!

Pushteti yt jo nuk vret dot kurrë
Virtytin tim, unë qëndroj si burrë,
Linda dhe vdes për vendin tim krenar
Unë jam Shqiptar!
Shko, I mallkuar, zhduku, I mallkuar,
Kërkund s’do gjesh një vend për të pushuar,
Ti je armik I vendit tim krenar,
Unë jam Shqiptar!

Hordhitë e huaja vinin me trumpeta,
Këmbanave unë u bija, tundej jeta,
Në këmbë ngrit gjithë vendi im krenar,
Unë jam Shqiptar.

Në thirrëm e kushtrimit atdhetar,
Ia mbath Buzaka shpejt e në llahtar,
Si pëllumb I trembur ferr e gardh pa parë,
Unë jam Shqiptar!

Me kohën dhe botën armiqësuar,
Virtyti vetëm më bën të gëzuar,
Shpërthej në zjarr për vendin tim krenar,
Unë jam Shqiptar!

Mes armësh lindi ky mendimi im,
Në gjoks shpërthen mëshira për luftim,
qaj plagët që atdheu im ka marrë,
unë jam Shqiptar!

S’përfill asnjë rrezik mes njerëzish t’huaj ,
Në mërgim’ ku jam pa bukë duroj e vuaj,
Mundimi më ësht’ I ëmbël, jam krenar,
Unë jam Shqiptar!

Në vargonj’ mbërthyer, jam tek po lëngoj,
Në fatkeqësi’ fort gjithnjë qëndroj,
Jam biri I denjë I vendit tim krenar
Unë jam Shqiptar!

Luftoj për të vërtetën, drejtësinë,
Po psherëtij e pres sërish lirinë,
Flamuri yn’, ti ngrihu në, qiellin’ e larë,
Unë jam Shqiptar!

Në luft’ me urrejtje e shenjtëruar,
Nga fatkeqësistë, nga qielli frymëzuar,
N’luftë, o vendi im krenar
Unë jam Shqiptar!

O Itali e dashur, e bukura Itali,
Si motër e dhimbsur me prite ti,
Në gjirin tënd me bukuri të larë,
Unë jam Shqiptar!

Vinçenco Stratigoi
(Parliamo di Lungro’ f. 60-62, përkthyer nga Xhevat Beqaraj)
Gjithashtu gjendet në librin e Koli Xoxit ‘Shqiptarët dhe Garibaldi’ faqe 303-309)
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: ARBERESH

#5

Post by alfeko sukaraku » Tue Dec 08, 2009 8:23 pm

mbishkrimet etruske edhe mbishkrimet mesapike na tregojn se ne ato zona flitej shqipe qe nga koha e Qemos.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: ARBERESH

#6

Post by Kolivilor » Wed Dec 09, 2009 1:39 pm

Alb Pelazgian, ke kriju një përshtypje të gabueshme se çfarë kanë qenë shqiptarët në mesjetë duke u bazuar në një komunitet që shpëtoi pa u asimiluar.

Të dhënat historike tregojnë se sa janë shpërngulur toskët, po aq edhe gegët. E tërë Shkodra e atëhershme është shpërngulur në Itali. Gjithashtu e dimë se veriu ka qenë i tëri katolik, me përjashtim të disa zonave nën ndikim serb.

Pra, janë asimilu katolikët. Ortodoksët duke pasur fe tjetër kanë ruajtur identitetin.

Moti pata lexu një libër, nga një rilindas (s'po m' kujtohet), për një fshat shqiptar në Italinë veriore. Thoshte se flasin të gjithë italisht por mbahen shqiptarë, dhe ruajnë zakonet. Megjithatë sot ky fshat sikurse të tjerë nuk janë më shqiptarë. Feja e përbashkët asimilon.

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: ARBERESH

#7

Post by ALBPelasgian » Wed Dec 09, 2009 7:21 pm

Kolivilor wrote:Alb Pelazgian, ke kriju një përshtypje të gabueshme se çfarë kanë qenë shqiptarët në mesjetë duke u bazuar në një komunitet që shpëtoi pa u asimiluar.

Të dhënat historike tregojnë se sa janë shpërngulur toskët, po aq edhe gegët. E tërë Shkodra e atëhershme është shpërngulur në Itali. Gjithashtu e dimë se veriu ka qenë i tëri katolik, me përjashtim të disa zonave nën ndikim serb.

Pra, janë asimilu katolikët. Ortodoksët duke pasur fe tjetër kanë ruajtur identitetin.

Moti pata lexu një libër, nga një rilindas (s'po m' kujtohet), për një fshat shqiptar në Italinë veriore. Thoshte se flasin të gjithë italisht por mbahen shqiptarë, dhe ruajnë zakonet. Megjithatë sot ky fshat sikurse të tjerë nuk janë më shqiptarë. Feja e përbashkët asimilon.
Kolivilor, pajtohem me te gjitha ato qe the, ama s'mendoj qe eshte pershtypje e gabueshme venia ne pah e faktit qe shumica derrmuese e shqiptareve mesjetare (konteksti pas-Skenderbegean) ishin Shqiptare te ritit ortodoks. Nje pjese e popullsise shqiptare ishte sigurisht katolike, ama keta katolike ishin si 'ujdhesa' brenda 'detit' ortodoks shqiptare. Mendoj, se nje faktor qe ka ndikuar ne mosasimilimin e arberesheve eshte pikerisht religjioni ortodoks i ndryshem nga ai katolik i pjeses me te madhe te Italise. Sikur, te ishin shqiptaret katolike atehere mundesia per asimilim ne italiane do te ishte me e madhe.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: ARBERESH

#8

Post by Phoenix » Sat Jan 09, 2010 5:00 pm

Besoj se një pjesë nga ju mund të jetë në dijeni të gjëndjes së kësaj biblioteke. Megjithatë unë po sjell lidhjen më poshtë, nga ku mund të lexohen veprat origjinale të De Radës. Shpresoj t'i shërbejë sadopak kësaj teme!

http://www.albanologia.unical.it/Girola ... iana.html#

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3771
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: ARBERESH

#9

Post by Arbëri » Sat Jan 09, 2010 5:42 pm

MORE, - është Peloponezi i sotëm i Greqisë! Nji trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin nga MORE në PELOPONEZ, dhe kënga “O E BUKURA MORE” , memorizon kujtesën dhe mallin e një atdheu të humbur, është nji toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.



Kjo është ndoshta kënga më e vjetër shqiptare që mbetet e gjallë akoma edhe në ditët tona e që vjen të na rrëfej nostalgjin e madhe por dhe sekretin historik të krijimit të komunitetit arbëresh të Italisë.



Dokument i kësaj kënge për herë të parë gjendet në dorëshkrimin e Kieutit botim i vitit 1708, më pas këtë material do ta ribotonte në librin e tij filologu arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), në vitin 1866. Në këtë lëndë është publikuar teksti i kësaj kënge i shkruajtur në shqip, por me alfabet grek.

Image
“O E BUKURA MORE”



‘O e bukura More

çë kur të lje (lasçë)

më nigjë të pe

atje kam unë zotin-tatë

atje kam u mëmëm time

atje kam u tim vëlla

‘O e bukura More

çë kur të lje (lasçë)

më nigjë të pe.






Ky tekst burimor-popullor me ritëm tresh, është i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “O E BUKURA MORE”, por nuk dihet se kush arbëresh i këndoi për herë të parë këto vargje kaq të thjeshta por që mbeten gjallë dhe këndohen po me të njëjtën dhimbje edhe sot.



Botim i këtij libri u realizua në Itali në vitin 1866 nga shtëpia botuese “F. ALBERGUETI E.C.” , i cili mban si titull: “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”përgatitur me shumë kujdes nga filologu Arbëresh Dhimitër Kamarda (1821-1882), duke pasur për bazë dorëshkrimin e Kieutit (1708).

O E BUKURA MORE - Historia e kenges 600 vjecare
http://www.youtube.com/watch?v=e-Om6EuT ... re=related
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3771
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: ARBERESH

#10

Post by Arbëri » Sat Jan 09, 2010 5:47 pm

Image
Por si dhe pse u larguan arbëreshët e sotëm nga trojet e tyre, nga Moreja (Peloponezi sot), dhe nga Arbëria, (Shqipëria sot) ,si u krijuan katundet arbëreshe në Italinë e Jugut?



Me rënien dhe pushtimin e Koronit (1453), kala që ndodhet edhe sot e kësaj dite në More (Peloponezi i sotëm në Greqi), perandori Karli i tretë, i dha urdhër Kapitenit Andrea Doria të marri Grekë dhe Arvanit-Arbëror nga Moreja, dhe ti çojë ata në Italinë e Jugut. Kjo përbën në të vërtetë fillimin e krijimit e fshatrave arbëreshe por edhe grekëfols të Italisë së Jugut. Në këto momente të shpërnguljes së tyre arbëreshët kënduan ndoshta për herë të parë këngën “O E BUKURA MORE” me mall dhe vajtim.



Shqiptarët e parë që vinin nga Arbëria-Shqipëria sot, u vendosën në Kalabri dhe në Siçili, mbas ftesës së mbretit Alfonso i tretë të Aragonës, bëhet fjalë për luftëtarë shqiptarë të cilët u vendosën përfundimisht dhe me familjet e tyre në Kalabri dhe Siçili për të ndihmuar përforcimin luftarak të Mbretit Alfonso në përpjekjen e tij për të mbytur revoltat dhe lëvizjet e Andegavnonit kundra tij. Pra krijimi i këtyre fshatrave kishte karakter ushtarak.



Në vitin 1461 vetë Gjergj Kastriot Skënderbeu Kryezot dhe i plotëfuqishm i Arbërisë (Shqipëria sot), me një trupërojë të madhe dhe të fortë luftëtarësh shqiptarë, do të luftonte në përkrahje të Ferdinandit, djalit të mbretit Alfonso kundër Andegavnonit të Italisë së jugut dhe princit të Tarontos, dhe për këtë ndihmë dhe përkrahje ushtarake si shpërblim atij ju dhuruan dy feude në Pulia të Italisë.



Kjo popullatë e pasuroi dhe populloi pjesën e shkretuar të kësaj zone dhe njëkohësisht e rrethoi ate ushtarakisht duke krijuar kështu një pjesë territoriale të mbrojtur.



Pak para vdekjes së Skënderbeut (1467), por kryesisht mbas vdekjes së tij (1468) dhe rënies e pushtimit të Krujës nga Turqit (1478), një turmë e madhe shqiptarësh dhe në kushte dramatike do të largoheshin për në Itali dhe do të vendoseshin në fshatrat tashmë të ngritur shqiptarë duke krijuar njëkohësisht dhe fshatra të reja.



Të tjerë shqiptarë u vendosën në Italinë e Jugut me urdhërin dhe bekimin e Skënderbeut si dhe djalit të Joanit në dy feudet e Pulias që i pat dhuruar Ferdinando në Galatina (1845).



Një pjesë tjetër shqiptarësh ndoqën nga pas Irini Kastriotin e cila u martua me princin Bisingano në Kalabri.



Numri i kësaj popullate duhet të ketë qenë shumë i madh pasi krijoji një zonë përfundimtare me një fizionomi të vetën gjuhësore, kulturore dhe tradicionale duke krijuar kështu fshatrat e sotëm arbëresh të Italis.



Shqiptarët Katolik të ardhur nga Shqipëria e Veriut që u vendosën në Italinë e Jugut, u përshtatën shpejt me gjuhën, kulturën dhe fenë e vendasve italjanë, ndërsa shqiptarët që kishin shkuar nga Shqipëria e Jugut dhe Arvanitët-Arbërorë të Moresë që nuk ishin katolik por ortodoks, pavarësisht nga kundërshtimet dhe imponimet e peshkopëve vendas italjan, ruajtën të veçantat e kulturës dhe të zakoneve të tyre dhe fenë e riatualin ortodoks bizantin, dallim i cili duket akoma edhe sot e kësaj dite. Duke bërë që besimi fetar ortodoks bizantin ti dalloj ata nga vendasit.



Gjuha e shumicës së Arbëreshëve të Italisë ka shumë ngjyrime dialektike por si baz ka dialektin tosk që flitet në Shqipërinë e Jugut dhe me të njëjtën ngjashmëri të gjuhës që flasin Arvanitët-Arbërorë të Greqisë. Prezenca e fjalëve greke është e pranishme dhe kjo ndodh për kohën e madhe të bashkjetesës së tyre me grekët gjat perandorisë bizantine. Shumë prej këngëve arbëreshe përputhen me Moren, dhe shumë toponime të tjera në këto zona sikurse Koroni, Nafplio, Korintho... etj.



Sot koha dhe ndryshimet kanë bërë të vetat dhe në mënyrë të pashmangshme hapa të mëdhenj, por nuk kanë mundur të zhdukin apo pluhurosin këtë të veçantë që ka ky minoritet shqiptarësh arbëresh, me gjuhën, traditat, kulturën, zakonet, legjendat e tyre, duke përbërë kështu tashmë një pasuri dhe turizëm laografik për këto zona.



Mbi 52 fshatra janë të regjistruara dhe të njohura institucionalisht nga shteti italjan si minoritet shqiptar dhe dy gjuhësh. Emrat e ketyre fshatrave sipas vendndodhjes janë: Firmoza në Kalabri, Dandalli në Kalabri, Barilli në Baszilikat, Këmbarini në Molise, Garrafa në Kalabri, Karfici në Kalabri, Kazallveqi në Pulja, Kastërnexhi në Kalabri, Kejverici në Kalabri, Qana në Kalabri, Qefti në Pulja, Çivëti në Kalabri, Kuntisa në Siçili, Purçilli në Kalabri, Fallkunara në Kalabri, Farneta në Kalabri, Ferma në Kalabri, Frasnita në Kalabri (katundi arbëresh ku jeton studjuesi dhe patrioti i madh Antonio Belushi), Zhura në Bazilikat, Katundi në Kampanja, Ungra në Kalabri, Maqi (katundi i De Radës) në Kalabri, Marçidhza në Kalabri, Allimarri në Kalabri, Mashqiti në Bazilikat, Munxhufuni në Molis, Puheriu në Kalabri, Hora e Arbëreshëvet në Siçili, Pllatëni në Kalabri, Porkanuni në Molis, Shën Vasili në Kalabri, Shën Benëdhiti në Kalabri, Strigari (fshati i poetit të madh Arbëresh Zef Serembe) në Kalabri, Shën Konstandini në Bazilikat, Shën Mitri (qendra më e madhe kulturore e Arbëreshëve ku zhvillohet çdo vit festivali i këngës Arbëreshe) në Kalabri, Sënd Japku në Kalabri, Mbuzati në Kalabri, Shën Mërtiri në Kalabri, Shën Marcani në Pulja, Shën Kolli në Kalabri, Shën Pali në Bazilikat, Picilia në Kalabri, Sëndastina në Siçili, Shën Sofia në Kalabri, Spixana në Kalabri, Ruri në Moliz, Vakarici në Kalabri, Vina në Kalabri, Badhesa në Abruzo, Xingarona në Kalabri... etj.

Problematika që ngrihet në ditët e sotme është nëse arbëreshët duhet të ruajnë të folmen e tyre të vjetër apo nji përshtatje me rikodimin e shqipes së sotme? Si, dhe kush mund të ndihmoj për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe këtij thesari të pazëvëndësueshëm me origjinë dhe rrënje shqiptare. Pasi këto zona edhe pse gjenden në bashkjetesën e një vendi që ndodhet brenda komunitetit europjan sikurse është Italia, vazhdojnë të mbeten zonat më të varfra të Italisë dhe investimet për mbrojtjen e ketij thesari laografik nga shteti italjan janë të papërfillshme.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: ARBERESH

#11

Post by Arta » Tue Feb 02, 2010 5:48 am




Nje emisjon i ri per Arbereshet.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Kolivilor
Senior Member
Senior Member
Posts: 123
Joined: Tue Nov 03, 2009 9:19 pm
Gender: Male

Re: ARBERESH

#12

Post by Kolivilor » Tue Feb 02, 2010 6:55 am

Sikur, te ishin shqiptaret katolike atehere mundesia per asimilim ne italiane do te ishte me e madhe.
Në fakt ishin, dhe ata që ishin u asimiluan. Prandaj sot nuk ke as arbëreshë gegë, as arbëreshë katolikë. Shkodra ka qenë e tëra katolika, dhe e tëra e shpërngulur në Venedik, në mesin e tyre edhe Marin Barleti.


OPTIMUS SILENS
Regular Member
Regular Member
Posts: 50
Joined: Wed Nov 25, 2009 11:38 pm
Gender: Male

Re: ARBERESH

#14

Post by OPTIMUS SILENS » Wed Feb 03, 2010 10:32 pm

Si mundet qe arbereshet te ta harojne gjuhen te zhvogelohet numri i tyre sipas nje emisioni iken afer 300000 dhe tani regjistrohen qe jane me pak se 80000 qe flasin gjuhen arbereshe dhe kane probleme financiare da dish kur nuk kishin probleme na italianet presion sepse ishin te huaje vetem per fen e tyre po jo si arbereshet e greqise pra si mundet prape ta humbasin kishin afer 500vjet dhe tani brenda 50vjetesh te gjitha humben ca ben kapitalizmi dhe demokracia mire thone sa kunder ti vesh me kunder te vete sa lete ti vesh atere do vi me ty.

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3771
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: ARBERESH

#15

Post by Arbëri » Tue Jul 27, 2010 4:29 pm

Antoine-Laurent de Lavoisier (12 April 1748 – 17 September 1836)
Piana dei Greci , tregon se çfarë nuk do të thotë të jetë 'greke' në Italinë e Jugut.
"Greci" ishte ekuivalente me "Albanesi '... aj emer është përdorur këmbyeshëm për të gjithë kohën. Kjo është arsyeja pse Piana dei Greci kaloi natyrshëm në "Piana degli Albanesi".
Image
Image
Image



http://books.google.com/books?id=h_U2AA ... &q&f=false
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”