"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Mësimi i gjuhës shqipe te emigrantëve Shqiptarë në Greqi

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Mësimi i gjuhës shqipe te emigrantëve Shqiptarë në Greqi

#1

Post by Arta » Fri Jul 24, 2009 12:51 am

Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” ka pasur dhe do të ketë në qënder të vëmëndjes mësimin e gjuhës shqipe tek femijët e emigrantëve Shqiptarë ne Greqi.

Përpjekjet e saj do të shtrihen tej e më tej përderisa ka mësues qe kanë dëshiren e zjarrtë t’u mesojnë femijëve gjuhën e nënës Shqipëri, përderisa ka prindër që digjen për të ndihmuar femijët, përderisa ka nxënes qe kanë etje për të mësuar më shumë për rrënjët e tyre… Data 18 shkurt i këtij viti shënoi fillimin e një sezoni tjetër mesimor për mësimin e gjuhës shqipe tek femijët e emigrantëve Shqiptarë.

Këtë herë mësimet do të ndihmojnë femijët e emigrantëve që jetojnë e punojnë në fshatin Nea Redhesto të bashkisë së Thermit, në Selanik. Në këtë ditë, të gjithë të emocionuar, nisëm οrën e parë të mësimit të gjuhës shqipe. Dëshira për njohuri më të shumta në gjuhën e nënës ishte e madhe dhe femijët Shqiptarë vinin me shumë dëshirë të madhe. Të gjithë ndiheshim më të lumtur e më krenarë për identitetin tonë. I vëzhgoja femijët në oborrin e shkollës qe nuk kishin më ndrotje të thonë se janë Shqiptarë, nuk hezitonin më të flisnin shqip. Në të njëjtat banka ku ata mësonin gjuhën greke, angleze etj, tashmë mesojnë edhe shqip. Por e drejta e femijëve te emigrantëve shqiptarë për të mësuar gjuhën amtare i bën disa nga autoritetet vendase të reagojnë në mënyrë të papëlqyer ndaj nesh dhe femijëve tanë. Po përse? Askush nuk përgjigjet haptazi! Është e drejta e çdokujt të mesojë gjuhën e tij! Është e drejta e femijëve tanë të mesojnë shqip, të mësojnë gjuhën e gjyshërve e të stërgjyshërve të tyrë. Rrethanat e krijuara na bënë qe t’i nisim më vonesë mësimet e gjuhës shqipe për femijët e Nea Redhestos, por për katër muaj arritëm të mbarojmë librin e abetarës me dy orë mësim në javë (16.00- 17.00, çdo të martë dhe të enjte), pa lënë asnjë ditë.

Femijët nuk munguan edhe kur kishin pushime; dëshironin të vazhdonim mësimet e gjuhës shqipe. Keshtu i a dolëm mbanë që më 22 qershor të kurorëzojmë vitin e parë të të mësuarit shqip në Nea Redhesto. Sa të lumtur e ndiej veten kur në rrugë prindërit më ndalojnë e më thonë “Sot në telefon u kemi lexuar gjyshit dhe gjyshes shqip…”. Ata ndihen të lumtur që edhe nipërit e mbesat e tyre rnësojne shqip. Po a janë të gezuar vetë femijët? Unë mendoj se po. Një nxënësi imdhjetëvjecar pohoi përpara nxënësve: “Gjuha jonë është e bukur sepse në Shqipëri flasim të gjithë shqip. Atje gjyshi e gjyshja nuk dinë as greqisht e as anglisht”. Sa e sa femijë Shqiptarë në gjithë Greqinë duan të mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën tonë. Sa mirë do të ishte që në çdo shkollë të mësohej edhe shqip. Por në mungesë të grupeve mësimore të gjuhës shqipe mendoj se familja luan një rol shumë, shumë të rëndësishëm. Po të flasim shqip në familje, femijët tanë nuk do të veshtirësohen për të mësuar të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën shqipe.Të vjen keq kur takon ne rruge një femijë shqiptar i cili nuk mund të të përgjigjet në gjuhën shqipe dhe kështu ul kokën i zënë në faj.

Të vjen keq kur mendon se gjuha jonë nuk ka nxitjen e duhur tek brezi i ri, gje të cilën e kanë në dorë prindërit Shqiptarë. Para ca muajsh në një librari takova një zoteri rreth të 70-ve. Më kuptoi se isha e huaj dhe më pyeti: “Skiptare je?”- Po! – iu përgjigja. “Unë kam lindur në Australi por skip kam mësuar nga gjyshi që e kisha skiptar”. Nuk më hiqet nga mëndja ai zoteri i lindur dhe i rritur aq larg Shqipërise dhe që fliste shqip me aq ëndje. Po femijet tanë pse ta humbin atë?Duke shpresuar që një gjë e tillë të mos ndodhë kurrë, bëj thirrje që në shtator të mblidhemi për të vazhduar më tëj me dëshirë e vullnet mësimin e gjuhës sonë të bukur. Falenderojmë të gjithë ata që e duan gjuhën shqipe ashtu siç duan të afermit e tyre!Pushime të mbara në Atdhe!

DEFRIME BAJA

Mësuese pranë Shoqatës së Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza”.

Fillimisht ky shkrim u publikua më 07/09 në gazetën shqiptare “Gazeta e Athinës”
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Mësimi i gjuhës shqipe te emigrantëve Shqiptarë në Greqi

#2

Post by Arta » Fri Jul 24, 2009 1:14 am

E para pergezoj shoqaten e Nene Terezes per kete iniciative!

Kjo eshte mese e vertete qe baza themeltare per femijet e emigranteve mos te harrojne gjuhen meme jane prinderit. Duhet te kene me shume zell per ta influencuar kete tek femijet e tyre ne shtepi, mbasi ne ambjente shkollore dhe pune ne qe jemi larg atedheut flasim dhe mendojme krejt me nje mentalitet tjeter.

Kjo me ka ndodhur personalisht, mbasi erdha ne Amerike, dhe nuk kishte shume Shqiptare ne ate kohe, mund te them qe ishim te deshiruar te degjonim Shqip kur mbidheshim me ato 2-3 familje qe ishin ketu ne fillim. Sado me familjen perseri duke kaluar kohen me te madhe te dites ne shkolle e ne pune te rrethuar nga nje gjuhe e huaj, dhe e degjoja shqipen shume rralle, plus nuk kishim fare libra dhe tekste shqip, fillova te humbisja ate rrjedhshmerine e fjaleve dhe ti harroja ato.

Megjithese tani eshte interenti ku mund te lexojme c'do gje ne gjuhen tone, nga lajmet, tek historia e shume tekste mbi tema te ndryshme, perseri duhet qe ashtu si c'do komunitet Shqiptaret emigrante te kene shkollat fundjave per gjuhen e tyre, si edhe aktivitete te tjera, te cilat tu mesojne atyre me teper rreth traditave dhe kultures qe kane.

Duhet sesben qe shteti yne ashtu sic bejen shtete te tjera te botes, te investojne tek keto institucione ku shkollojne per gjuhen meme, sidomos ne Greqi ku kemi komunitetin me te madh Shqiptar si edhe ate Arvanitas(te harruar), te cilet kur jetoja atje ma bene me te veshtire te mesoja Greqisht shpejt, per arsye sepse donin tu flisja shqip te permiresonin shqipen e tyre.

Megjithate debatimi i ketyre problemeve nuk eshte aq i rendeshishem per disa nga ne, se do krijojme perralla me kafshet e pyllit, dhe te shikojme kush poston c'fare!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Mësimi i gjuhës shqipe te emigrantëve Shqiptarë në Greqi

#3

Post by alfeko sukaraku » Wed Jul 29, 2009 7:36 am

Eshte shume e lehte per tu hapur nje shkolle greke ne shqiperi...edhe krejt e pamundur te hapet nje shkole shqipe ne greqi.

Ambasadorin e patem para disa kohesh edhe ne qytetin ku banoj une....ate dite qe erdh haberi/qe erdh Vini gangisterri....per here te pare ne qytetin tone patem balakaut ..me korentin...sic duket Vini na solli sindromin berisha.

E bombarduam ne lidhje me hapjen e shkolles shqipe...edhe per ndihmesen qe duhet te jap qeverria shqiptare ne kete drejtim.Vini na u pergjigj..."Ne shtepi do flisn shqip..ne rruge greqisht" ..salla u gri se qeshuri me kete qesharak qe po na ndalonte gjuhen e nenes ne rruge....c munde te flasim me shume per politiken shqiptare ne kete drejtim?

na mbyten MASKARENJET.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”