"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arvanitet

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arvanitet

#286

Post by Arbëri » Wed Dec 07, 2011 3:20 pm

“ARVANITËT – ARBËRORË NJË POPULL I HARRUAR”
Image
FILM DOKUMENTAR
Pjesëmarrës në
TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL
(DekoruaR me “Diplomë Nderi” nga M.K.R.S. Kosovë, Departamenti D.Ç.J.)
REGJISOR: Lirio Nushi.
SKENARI: Meriman Brahaj & Lirio Nushi.
KOHËZGJATJA: 20 minuta.
REALIZUAR:
Me porosi të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve Kosovë, Dep. DÇJ
SPONSORIZUAR: nga M.K.R.S. Kosovë, Dep.DÇJ
AMBJENTI: KINEMA MILENIUM-TIRANË
 
Filmi Dokumenatar “ARVANITËT-ARBËRORË NJË POPULL I HARRUAR” vjen për herë të parë në Shqipëri, në Tiranë, mbas pjesëmarrjes së tij në “Javën Ndërkombëtare të Kulturës së Arbrit” që u zhvillua në Kosovë në Shtator të vitit 2004 ku u dekorua atje me “Diplomë Nderi” nga M.K.R.S. Kosovë, Departamenti D.Ç.J. Filmi u realizua në Athinë. Mbas prezantimit të sukseshëm të filmit dokumentar kushtuar Aristidh Kolja-s “RRËNJËT E MIJA JANË TEK ARBËRIA” në Festivalin e 12-të të Filmit që u zhvillua në Tiranë në Tetor 2006, Lirio Nushi vjen sërish për të marrë pjesë në TIFF- me këtë film kushtuar Arvanitëve-Arbërorë të Greqisë dhe Çamëve.
Filmi i kushtohet historisë, kulturës dhe folklorit të tyre. Ai përshkohet nga personazhe të ndryshëm të cilët nxjerrin në pah me fjalët e tyre egzistencën dhe problematikën e arvanitëve-arbërorë të sotëm të Greqisë dhe Çamëve. Këngët e tyre të vjetra që burojnë të paktën para shtatëqintë viteve, të ruajtura prej tyre me fanatizëm janë një fakt i gjallë historik, janë vetë egzistenca e tyre, dhe na japin një emocion të gjallë të këtij folklori të pasur duke na treguar se arti burimor, folklori lujanë një rol të madh në vazhdimësinë dhe egzistencën e një populli duke i dhënë atij vlerat dhe forcën e një identiteti të gjallë të një kombi, prandaj dhe lind nevoja për një përkujdesje më të madhe për ruajtjen e kësaj trashëgimie kulturore, por natyrisht me një përkujdesje nga institucionet përkatëse shtetërore. E veçanta në to është besimi i tyre i fetar i cili në të gjitha këngët i përket kultit kristjan ortodoks, fakt i cili egziston edhe tek arbëreshët e Italisë dhe na bënë shpesh herë të pyesim veten pse sot shqiptarët kanë tre dhe jo një besim fetar sikurse shumica e popujve të botës. Jo se nuk dihet përgjigjia për këtë por është një problematikë që duhet të bëhet e njohur në një masë më të gjerë popullore dhe që na ndihmon të kuptojmë devijimet tona historike.
Personazhe aspak të rastësishëm por të dekoruar me medalje ndërkombëtare dhe medalje të arta sikurse urdhri “Naim Frashëri i Artë” janë pjesë e këtij filmi dokumentar.
Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme të udhëtosh në të gjithë Greqinë për të mbledhur këto këngë të vjetra e të bisedosh me njerëzit atje. Gjatë gjithë kohës ka egzistuar një frikë pasi mund të keqkuptoheshe shumë lehtë po të thoshe –JAM NGA SHQIPËRIA. Madje në një fshat ku flitet gjuha arvanite (Vilja), më thyen xhamat e makinës dhe desh më thyen kameran. Ishte një festë kushtuar artistes së madhe me origjinë Arvanite Eli Labeti të cilën unë nuk munda ta ndjek dot nga afër. Njoftova shoqatën e arvanitëve të Greqisë dhe më këshilluan të largohesha sa më shpejt pasi mund të krijohej ndonjë situatë më e keqe, ambasadën shqiptare as që e morra mundimin ta njoftoj, është njësoj sikur nuk egziston fare. Më dukej vetja si një ilegal i shekullit të fundit dhë sinqerisht më është dashur të punoj me një konspiracion qesharak, ndërkohë që në Italinë fqinje ishte kaq bukur dhe jam ndjerë kaq shumë i mirëpritur. Krejt e kundërta e Greqisë. Në Itali të gjitha katundet arbëreshe janë të njohura nga shteti atje dhe janë të ligjëruara si dygjuhëshe. Në tabelat e tyre janë mbishkrimet shqip dhe italisht duke e pranaur zyrtarisht egzistencën e tyre. Në Greqi kjo ndoshta s’ka për të ndodhur kurrë. Për një fakt shumë të thjeshtë. - Janë kaq të shumtë arvanitët në numër si popullatë në Greqi dhe nëse Greqia do ta pohonte zyrtrisht këtë fakt do të kishte një krizë të mirfilltë të identitetit të saj kombëtar. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që “Çështja e Arvanitëve” ka mbetur gjithmonë në heshtje. Madje ka një marrëveshje me arvanitët në Greqi të cilët kanë firmosur se Greqia do të ketë vetëm një gjuhë kombëtare- vetëm Gjuhën Greke, duke e përjashtuar përfundimisht nga gjuha zyrtare gjuhën arvanite.
Egzsistenca e afërsisht 900 fshatrave arvanitëfolës në Greqi na çudisin pse deri tani nuk është folur asnjëherë për egzistencën e këtij populli të padukshëm, duke i lënë kështu për shekuj me rradhë në harresë, në një hije të fshehur gjë të cilët arvanitët-arbërorë të Greqisë nuk e meritojnë aspak. Kur mendon se sa lavdishëm luftuan ata në Revolucionin Grek të 1821-shit duke i falur Greqisë heronjtë e sotëm të saj kombëtarë të cilët ishin të gjithë pa përjashtim me origjinë arbërore.
Ma thonë, emri im është Vangjel Ljapi – thotë një personazh i filmit (94 vjeçarë, Arbërorë nga Elefsina e Greqisë, dekoruar nga presidenti i Shqipërisë me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”. E di çdo më thënë mbiemri im? - më pyeti, jo thashë, se kuptova,- Labi ore Labi më thotë. Jam nga rrënja e arvanitavet. Nga ata që muarën pushkën në dorë dhe i dhanë lirinë Greqisë, se ishim këtu edhe katërqintë vitra poshtë nën këmbën e turkut. Ata kolonolelët, të gjithë kolonelët, s’dinin të flisnin gjuhën greke o Lirio, ishin kolonelë. Karaiskaqi, Bubulina – grua me anije, Papaflesa, Kollokotroni (Bithëguri)..., etj. Duhet të më pyesësh cili s’ishte arvanit. E, unë s’kam të të thomë asnjë! Duam krye more, duam keshem. Keshemi është ai dashi që ecën rëpara vetëm, pastaj vjen qeni, e pastaj kopeja. E ne nuk kemi më krye.!
Jorgo Miha arbërorë nga Kryekuqi thotë:
Fshati ynë thuhet Kriekuq, e kemi mbajtur emrin, shteti e ka ndërruar emrin e ka vënë Erithre, po ne i themi Kryekuq, dhe ata që banojnë atje i themi Kryekuqot. Kryekuqi është afër Athinës. Tuti vëndet këtu afër Athinës ishnë Arbërorë, vetëm arbërorë, me si të bardhë jemi të gjithë. Gjuha e vërtetë është Arbërore dhe gluha jonë është Arbërishtja. Fjala Arvanites është fjala greke siç na thonë grekët këtu.Gluha Arvanitika i thonë ata por nuk është e drejtë. Nani i pyet çë je ti e nuk thonë jam arbërorë por thonë jam arvanitas. Fshati im përpara nga lufta e dytë, tuti flisnin vetëm gjuhën arbërore, ku jeshe në shtëpi, në agora, në punë, nani është prishur ghuha edhe nuk flitet kaq shumë. Ishin ca prindrat tanë që nuk dijnë fare njatrë gjuhë. Më të rinjtë që flasin gjuhën janë dyzetë-dyzetë e pesë vjeçë dhe tuti pleqtë. Është bërë një propagandë shumë e keqe për gjuhën. Shteti këtu thojnë prindërve tanë mos flisni dhe mos mësoni gjuhën arbërishte pse pastaj djeltë nuk munden të nxënë gjuhën greqishte edhe gjuha greqishte është më e mirë. Keshë një mike këtu nga Vilja, një fshatë që është këtu afër, dhe i thoshë tatës ajo, nuk mund të flas me vëllain greqisht se më vjen turp. Thomopulos ka shkruar një libër në vitin 1912 thotë se gjuha arbërishte është gjuha e pellazgëve dhe këtu në para fletë shkruan se :”Gurët folën edhe na thanë për gjuhën e pellazgëve. Të shkrimtat që janë sipër në gurë dhe shkrimti i pellazgëve gjetur në ishullin Limnos-Greqi, janë shkruar në një gjuhë që është greko-pellazge që është siç është e sotmja gjuha shqip.
Taso Karadi një shkrimtarë Arvanitë-Arbërorë nga Salamina e Greqisë thotë:
Arvanitët e Salaminës kanë ardhur nga Atika (Athina) në shekullin e 14-të, janë me prejardhje nga vendi i Shqipërisë. Tani janë dyzetë mijë veta, tre fshatra në Salaminë janë arvanite, fshati Kulluri që është edhe kryeqyteti i ishullit, Fshati Mulqi dhe fshati Ambelaqi. Si njerëz kanë karakteristikat e arvanitëve, janë njerëz me besë dhe kanë një veshje kombëtare siç thonë të gjithë shumë të bukur.
Kurse Jorgo Miha studjues arbërorë thotë:
Arvanitët në Greqi gjenden të vendosur aty ku janë zonat shumë pjellore, jo baltore dhe ATY KU JANË ZONAT E ANTIKITETIT GREK. VESHJA TRADICIONALE E BURRAVE-FUSTANELLA dhe VALLJA KOMBËTARE E GREKËVE SOT-VALLJA ÇAME I KARAKTERIZON ARVANITËT. Shumë të moshuar aravnitë në greqi nuk dinë greqisht, flasim vetëm gjuhën arvanite-arbërore. Gjuha dhe kultura e arvanitëve, egzistenca e këtij populli të harruar mund të mos humbasin vetëm me përkrahjen e shtetit grek dhe politikave kulturore për minoritetet, megjithëse arvanitët e quajnë veten autoktonë në Greqi dhe kjo është një pyetje që lë shumë për të diskutuar. Arvanitët ortodoks dhe arvanitët myslimanë (çamët), përbëjnë në vetvete një popoull me një origjinë të përbashkët-Pellazgët e lashtë që janë shqiptarët e sotëm.
 
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Arvanitet

#287

Post by Sally » Wed Dec 07, 2011 3:28 pm

ARVANITËT – ARBËRORË NJË POPULL I HARRUAR
( ne mos te gabohem me duket se i kemi keto video ne forum, megjithate po i vendos njehere )





Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Arvanitet

#288

Post by arianmarku » Sun Dec 11, 2011 4:05 pm


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arvanitet

#289

Post by Arbëri » Sun Jan 01, 2012 4:55 pm

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Arvanitet

#290

Post by Mallakastrioti » Mon Jan 02, 2012 11:20 pm

Image
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arvanitet

#291

Post by Arbëri » Tue Aug 14, 2012 2:57 pm

Prezantimi i librit nga Leontiou Leontiou , titulluar: Shqiptar ,
botuar në 1897

Παρουσιάζουμε το βιβλίο του Λεοντίου Λεοντίου με τίτλο ''Το Αλβανικόν Ζήτημα'' που εκδόθηκε το 1897


Image
Image
Image
Image
Image
Image

Per me shume : http://ellines-albanoi.blogspot.com/2011/01/1_19.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arvanitet

#292

Post by Arbëri » Tue Aug 14, 2012 3:16 pm

"Harta e Epirit(dhe detit Jon).
Autorë Jan Jansson & I.Laurenberg,botim i vitit 1650 copperplate,(Bibloteka Γενναδειος ,Athinë)


Image
Nga ARBEN LLALLA
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arvanitet

#293

Post by Arbëri » Thu Aug 16, 2012 1:34 pm

KONDURIOTI, PRESIDENTI I GREQISË, NJË SHQIPTAR I PAAFTË PËR TË FOLUR GREQISHT
SHQIPTARI MARKO BOÇARI, SHIHEJ SI LEONIDHA SPARTANI MODERN DHE BUBULINA SHIHEJ SI ARTEMISA

Titulli: That Greece Might Still Be Free
Autor: William St Clair
Botues: Open Book Publishers, 2008
Gazetat ndjenin admirim duke bërë krahasime me grekët e lashtë. Fitoret e “grekëve modernë”, sipas “Examiner”, ua kalonin edhe lavdisë së të lashtëve...
Maniotët, natyrisht që ishin spartanët modernë, por Marko Boçari, kreu shqiptar suliot, shihej zakonisht si Leonidha modern. Kur dolën në pah edhe historitë e një gruaje të Hidras, Bubulinës, që udhëhiqte grekët në beteja, ajo u quajt Artemisa moderne apo Zhan D’Ark greke.
[...]
Hidrioti pronar i pasur anijesh, Kondurioti, mbajti titullin e Presidentit të Greqisë. Ai ishte një shqiptar i paaftë për të folur greqisht. Dhe po kështu, krerët e të dy forcave të armatosura (shënim: det e tokë) në luftë, erdhën - ashtu si edhe shumë prej luftëtarëve - nga një komunitet (shënim: shqiptarët) që nuk kishte mësuar ende që të preferonte nacionalizmin ndaj në besnikërive të tjera.
[...]
Gradualisht, shumë e më shumë grekë, gjetën mënyra për tu futur në listat e pagave qeveritare. Paratë nuk u llogaritën ndonjëherë për detaje. Një kapiten, thjesht do duhej të kontraktonte për të siguruar një numër njerëzish të armatosur dhe do të merrte pagesa për këtë numër. Përsëri, mundësitë për përvetësim u kapën me lakmi. Kushdo që mund të kishte ndonjë pretendim për një status ushtarak, shfaqej në Nauplia duke kërkuar pagesë. Ndoshta ndodhi në këtë kohë, që veshja shqiptare hodhi hapin vendimtar para, duke u konsideruar si veshje kombëtare e Greqisë. Partia qeverisëse, duke qenë edhe vetë kryesisht prej shqiptarësh, e miratoi veshjen, dhe një version i saj ishte i zakonshëm mes kleftëve dhe armatolëve grekë. Tashmë ngjante se kushdo që kishte një fustanellë shqiptare mund të pretendonte të ishte një ushtar dhe të kishte një hise në burimin e fitimit.
p.232


Image
The newspapers delighted in drawing comparisons with the Ancient Greeks. The Victories’ of the Modern Greeks, according to the Examiner, enhanced even the glory of Ancients…
The Maniotes were of course the Modern Spartans but Marco Botsaris, the Albanian Suliote leader, was usually taken as the Modern Leonidas. When stories appeared of a woman of Hydra, Boubolin, leading the Greeks in battle, she was dubbed the Modern Artemisia or the Greek Joan of Arc.
[...]
The rich Hydriote ship-owner, Conduriottis, held the title of President of Greece. He was an Albanian, unable to speak Greek. And so the leaders of both armies in the war came – as did many of the fighting man – from a community who had not yet learned to prefer nationalism to other loyalities.
[...]
Gradually, more and more Greeks found ways of getting themselves on the Government’ pay roll. The money was never accounted for detail. A captain would simply contract to provide a number of armed men and draw pay for that number. Again, the opportunities for embezzlement were eagerly seized. Anyone who could muster any pretensions to a military status appeared in Nauplia demanding pay. It was probably at this time that the Albanian dress made its decisive step towards being regarded as the national dress of Greece. The Government party, being largely Albanians themselves, favoured the dress and a version of it was common among the Greek klephts and armatoli. Now it seemed that anyone who donned an Albanian dress could claim to be a soldier and share in the bonanza.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Arvanitet

#294

Post by bardus » Sun Sep 16, 2012 12:02 pm

A HAND-BOOK FOR TRAVELLERS IN THE IONIAN ISLANDS, GREECE, TURKEY, ASIA MINOR,
LONDON:
JOHN MURRAY, ALBEMARLE STREET.
1840.


Image

Ne librin e tij, John Murray, na ka dhene nje grimce informacioni qe me duket interesante per ta sjellur ketu.
Kur pershkruan popullsine e Karystos jo shume larg Athines,ai na tregon se ne ato rrethina gjenden dy rraca shqiptaresh, ku njera eshte shqiptare te zakonshem(arvanite) dhe tjetra eshte nje race e eger, qe nuk nderrojne kurre rrobet e trupit.Se kush eshte kjo race shqiptaresh per mua eshte enigme dhe autori nuk ka dhene me shume informacion vetem sa i ka distancuar nga njera tjetra si te ndryshme.


Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arvanitet

#295

Post by Arbëri » Wed Sep 19, 2012 9:46 pm

" Ne Greqine e vitit 1879, me shume se 224 000 banore shqiptare,
, shume nga ata jane qe e kane harruar gjuhen por qe jane padyshim, historikisht jane shqiptare."

Autori pretendon per shqiptaret Musliman qe shume prej tyre jane te regjistruar si Musliman ose Turq ne ate kohe, ose edhe per Krishteret Ortodoks qe jane te regjistruar si "Grek" , sikurse sot qe eshte.Pra numri ne ate kohe i shqiptareve duhet te kete qene shume me i madh se aq !
The customs and lore of modern Greece (1892)
Autor: Rodd, Rennell, 1858-1941
Publikues: London, Stott
Image
Image
Image

Athina kishte nje popullsi prej rreth 63 000 banoresh: http://www.populstat.info/Europe/greecec.htm
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Arvanitet

#296

Post by Phoenix » Wed Sep 19, 2012 11:55 pm

[quoteemThënie për shqiptarët](Pjesë nga biseda e bërë me kaçakët shqiptarë, teksa zotërinjtë anglezë, -autori i librit përfshirë - ishin zënë robër prej tyre)

"KAM QENË NJË MËSUES," U SHPREH NJË NGA GRUPI."UNË KAM NJOHURI NË LIDHJE ME KOHËN E VJETËR, POR NUK DI ASGJË PËR KËTË GREQINË QË FLISNI JU. KU ISHTE AJO? ÇFARË BËRI? NUK KA PASUR KURRË NJË GREQI DHE AS DI E AS NUK MË BËHET VONË NËSE DO TË KETË NJË NDONJËHERË. PËRSE DUHET TË FLAKIM JETËT TONA PËR NJË ËNDËRR?"

Duke mos shfaqur ndonjë armiqësi, tanimë burrat bisedonin me ta në një mënyrë miqësore, duke i pyetur mbi anijen e tyre dhe takimet e tyre me turqit.
"Ne, do të luftonim më mirë për grekët se sa për turqit," tha njëri, "por ne u vemi pas kapedanëve tanë. Nuk ka as shpërblim e as plaçkë po të merresh me grekët dhe duke qenë se Odiseja dhe të gjithë kapedanët e tjerë luajnë lojën secili lojën e vet dhe mendojnë vetëm për të bërë para, pse duhet që dreqër të varfër si ne të jenë ndryshe? Të gjitha fiset shqiptare kanë pasur luftërat e tyre kundër njëri-tjetrit për aq kohë sa ne apo etërit tanë mund të kujtojmë. Ne nuk dimë asgjë në lidhje me Greqinë, për të cilën flitet kaq shumë tani. Ka qenë Morea e krahina të tjera dhe kështu ka qenë gjithmonë për aq sa dimë ne dhe nuk do të thotë asgjë për ne, nëse ato janë të sunduara nga turqit apo nga kapedanët e tyre. Për sa i përket fesë, shumë prej fiseve tona janë myslimane, shumë janë të krishtera. Ne nuk mendojmë se kjo përbën ndonjë dallim.
"Gjithkush plaçkit kur i jepet mundësia. Pse më duhet që t’i pres fytin një njeriu ngaqë ai është një mysliman? I ati i tij ishte një i krishterë para tij; im bir mund të jetë një mysliman pas meje. Ç’rëndësi ka kjo? Qysh nga lufta e Petas, shumë kapedanë kanë shkuar krye turqve dhe në qoftë se grekët fitojnë ndonjë betejë shumica e tyre do të kthehen përsëri. Kjo punë nuk do të thotë asgjë ne. Në male, ne dalim për gjah aty ku mundësia për të zënë gjahun është më e madhe. Juve u pëlqen që të ndiqni gjahun për dëfrim, dhe kështu, ju keni ardhur deri në këto anë për një çështje që nuk përbën asnjë shqetësim për ju. Ne dalim në gjueti për të jetuar dhe nuk i kushtojmë shumë rëndësi faktit nëse marrim një dele nga një tufë, apo nga një tjetër."
Horaci buzëqeshi me pohim e burrit për mungesën e çfarëdolloj parimi.
"Kam qenë një mësues," u shpreh një nga zëvendësit e grupit, i cili shtrirë gjatë e gjerë, dëgjonte bisedën duke pirë duhan. "Unë kam njohuri në lidhje me kohën e vjetër, por nuk di asgjë për këtë Greqinë që flisni ju. Ku ishte ajo? Çfarë bëri? Ajo më parë ka qenë njëlloj siç është tani. Ka pasur një numër të vogël fisesh nën kapedanët e tyre. Athina, Korinti, Sparta, Argosi, Teba dhe pjesa tjetër e tyre, gjithmonë duke luftuar kundër njëri-tjetrit ashtu si bëjnë familjet tona shqiptare, duke mos qenë të gatshëm që të lënë mënjanë grindjet e tyre për të luftuar kundër pushtuesit. Ptuh! Nuk nuk ka pasur kurrë një Greqi dhe as di e as nuk më bëhet vonë nëse do të ketë një ndonjëherë. Përse duhet të flakim jetët tona për një ëndërr?"
"-Po, por në çdo rast grekët kanë një gjuhë të përbashkët, gjë që tregon se ata janë një popull."
"Familjet grinden më shumë se sa të huajt", u përgjigj burri me të qeshur. "Ju anglezët dhe amerikanët keni një gjuhë të përbashkët e tashmë ju jeni ndezur kundër njëri-tjetrit, dhe ata nuk pranojnë që të jenë një komb me ju. Këto gjëra nuk kanë kuptim më shumë se sa tymi i çibukut tim. Paratë e një të krishteri dhe bagëtia e plaçka e një të krishteri, kanë vlerë për mua po aq sa ato të një turku, dhe kapedani im, i cili më paguan, vlen më shumë për mua se sa ç’mund të vlejë Mavrokordatosi apo Sulltani. Guxoj të them se zotëria anglez është një burrë me vlera, megjithëse ai duhet të jetë i trashë, dhe vera që do të blej tani me pjesën time të parave të tija do të jetë po aq e mirë sa të ishte bërë nga vreshti i tim et."
Horaci qeshi.[/quoteem]

Image
Image
Image

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Arvanitet

#297

Post by bardus » Sun Sep 30, 2012 10:04 pm

HARTA E DISA FSHATRAVE SHQIPTARE NE GREQI NE FUND TE SHEK.19-TE FILLIM I SHEK.20-TE.

Image


Per rezolucion me te mire klikoni ketu:

http://lithoksou.net/img/arvanites.gif

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arvanitet

#298

Post by Arbëri » Mon Oct 01, 2012 8:27 pm

bardus wrote:HARTA E DISA FSHATRAVE SHQIPTARE NE GREQI NE FUND TE SHEK.19-TE FILLIM I SHEK.20-TE.

Image


Per rezolucion me te mire klikoni ketu:

http://lithoksou.net/img/arvanites.gif

Greqia, 695 fshatra shqiptare

Çamët dhe arvanitasit që jetojnë në Greqi përbëjnë një komunitet prej afro 3 milionë banorësh, ndonëse sot jo të gjithë flasin shqip. Çfarë zbuluan dhe dokumentuan priftërinjtë arbëreshë Antonio Belushi dhe Jani Kapareli nga viti 1965 deri në 1995. Rrënjët arbërore që zgjaten deri në Athinë dhe represioni i autoriteteve greke në vite

DOKUMENTI / Recensioni i prof. Peter Priftit (1924-2010) mbi veprën “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Helladhë”*. Vepër e Papa Andon Bellushit, botuar me 1994

Image
Faksimile e kopertinës së librit të Antonio Bellusci-it “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia (Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Greqisë – prej rrënjës arbëreshe në Itali në mëmëzën arbërore në Greqi)

Në ditët tona vëmendja e botës shqiptare është përqendruar me të drejtë në çështjen e madhe të Kosovës. Ajo përbën sot fushën më të madhe të luftës për liri nga një zgjedhë e rëndë, për pavarësi dhe për bashkimin eventual të të gjithë trojeve shqiptare. Shkurt, është çështja kyç që i jep formë dhe frymë çastit historik para të cilit gjendet sot bota shqiptare.

Megjithatë, shqiptarët një sy dhe një vesh e kanë patur gjithmonë në drejtim të shqiptarëve të Greqisë. Në një mënyrë ose tjetër, janë interesuar për fatin e vëllezërve dhe motrave çame, si edhe për gjendjen e shqiptarëve të vjetër, që u vendosën gati kudo në Greqi që në kohët e lashta të mesjetës.

Një nga këta shqiptarë është prifti i njohur arbëresh, Andon Bellushi (Papa Antonio Bellusci). Të parët e tij, ashtu si të parët e shumicës së arbëreshëve, emigruan nga Greqia që në kohën e Skënderbeut, në vitin 1434. U larguan që të mos binin në duart e shkelësve turq. U larguan me lot në sy që të ruanin mënyrën e jetës së tyre, gjuhën shqipe dhe çdo gjë të shtrenjtë, të trashëguar brez pas brezi nga gjyshët dhe stërgjyshët e tyre.

MALLI PËR MORENË

I nxitur nga një mall i papërshkrueshëm për vendin e prejardhjes, për Morenë e bukur, papa Bellushi udhëtoi në Greqi për të parën herë në vitin 1965. Ai udhëtoi atje jo vetëm si një “pilgrim” i përmalluar, por edhe si njeri i shkencës, si etnograf i pasionuar për të mbledhur folklorin e “arbërorëve”, sikundër quhen zakonisht shqiptarët e Greqisë. (Një tjetër emër për ta është “arvanitë”). Pas vizitës së parë, ai u kthye herë pas here në Greqi, për të vazhduar dhe rafinuar punën e nisur.

Ky libër: “Kërkime dhe studime ndër arbërorët e Helladhës”, është fryti i asaj pune të madhe. Në këtë vëllim Bellushi vë në dukje lidhjen e ngushtë që ekziston midis arbëreshëve dhe arbërorëve. Në një takim me arbërorët në Tebë më 1990, ai tha: “Ne flasim ashtu si flisni ju këtu… Kemi gjuhën tuaj, zemrën tuaj. Kemi ritin (fenë) tuaj. Kemi emrin tuaj.” (f.173) Kënga e Moresë, ka thënë Bellushi, “mbajti të gjallë në zemrat tona nostalgjinë për Morenë”. Këtë ndjenjë e ka shprehur bukur edhe peshkopi arbëresh Ercole Lupinacci me fjalët: “E kemi pasur gjithmonë këtë dëshirë të fortë, të njihemi me Dheun e gjyshëve, që i kujtojmë me mall në këngët tona popullore.” (f.101) Lidhja me shqiptarët e Greqisë duket në emrat e vendeve (toponimet) dhe fshatrave të arbëreshëve, në emrat e tyre personale, në shërbesat fetare, dhe, mbi të gjitha, në mënyrën e të folurit, në gjuhën e tyre të përditshme. Nga bisedat që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se shqiptarët e Greqisë dhe ata të Italisë nuk kanë aspak vështirësi për t’u marrë vesh, për të komunikuar me njëri-tjetrin, sepse të dyja palët flasin të njëjtin dialekt – një toskërishte të vjetër. (Është një dialekt ky që tingëllon disi arkaik në veshin e folësit të shqipes moderne). Të bëjnë përshtypje takimet dhe bisedat shumë të ngrohta që pati Bellushi me arbërorët. Ai u prit me plot përzemërsi dhe u nderua si vëlla sepse – siç u shpreh historiani arbëror, Aristidhis Kolljas – ai dhe arbërorët hodhën “urën midis Greqisë dhe Italisë që të gjejë vëllai vëllanë”. (f.92)

ARRITJET E PUNËS ME ARBËRORËT NË GREQI

Duke filluar nga viti 1965, autori i kësaj vepre “fotografoi” gjuhën dhe zakonet e arbërorëve me kujdesin dhe ndërgjegjen e shkencëtarit, duke i inçizuar me trak. Gjatë afro 30 vjetëve ai mblodhi një thesar të dhënash mbi historinë dhe folklorin e arbërorëve: përralla, legjenda, fjalë të urta, mallkime, këngë dhe bisedime – trashëgim kulturor ky i ruajtur shekuj me radhë. Regjistrimet e bisedave dhe këngëve përbëjnë material të pastër etnografik, sepse Bellushi i la njerëzit të flisnin dhe të këndonin shqipen që dinin. Pra, i mori ato dhe i botoi në këtë libër ashtu siç ia dëgjoi veshi, pa i korrigjuar, pa i ndryshuar.

Ja, disa nga rezultatet e punës së palodhur që bëri në Greqi. Sa shqiptarë ka në Greqi, nuk dihet saktësisht. Po një arbëror i shkolluar në Athinë i tha autorit se në Greqi ka 3 milionë “arvanitë”, veçse jo të gjithë flasin shqip. (f.59) Libri ka një listë të gjatë të krahinave dhe fshatrave ku banojnë arbërorët – 696 fshatra në nja 15 krahina. Në këtë listë gjen emra fshatrash si Qiuteza, Vithkuqi, Blushi, Matranga, Variboba, Dara, që dëshmojnë për lidhjet e tyre me fshatrat e Shqipërisë, si edhe me emra të njohur të arbëreshëve në Itali.

Bellushi u njoh mirë me kulturën e lashtë të arbërorëve. Besa e shqiptarit, thotë ai, rron në trojet e shqiptarëve të Greqisë. Ata krenohen me këtë kryevirtyt të racës shqiptare, të cilën e shprehin me frazën, “arvanit-besalith”. Ne “nuk themi fjalë në erë”, i tha një arvanit papa Bellushit. (f.135) Për të zbuluar botën e tyre të përditshme në mënyrë më të imtë, Bellushi i pyeti arbërorët për gjërat më të thjeshta. “Si e bëni bukën, djathin? Si i punoni vreshtat? Si i rrjepni dhitë? Si i ruani bagëtitë nga ujqit?” Pastaj pyet çfarë zogj kanë andej, si u thonë maleve që kanë afër, cilët janë katundet arbërore rreth e përqark? I pyet, gjithashtu, të recitojnë numrat (l,2,3…), ditët e javës dhe muajt e vitit. Përgjigjet që mori ishin pothuaj të njëjta nga një krahinë te tjetra, gjë që tregon se në thelb kultura e shqiptarëve në Greqi është e njëjtë kudo. Autori mblodhi me qindra këngë, shumica e të cilave bëjnë fjalë për dashurinë. Ja, disa radhë të shkëputura nga këto këngë:

Eja të të puth një herë,

Tani që kam pirë verë.

Prapa malit kam një pus,

Eja vashë të të puth.

Prapa malit kam shtëpinë,

Eja vashëzë të rrimë.

Libri hedh dritë edhe mbi figurat arbërore që i kanë bërë shërbime të çmuara popullit shqiptar në Greqi, burra si: I ndjeri Jorgo Marougas, redaktor i shquar i revistës “Dialogoi”, Aristidhis Koljas, autori i librit “Arvanites” (1983), veprës kryesore për njohjen e arbërorëve, Vangjelis Ljapis, folklorist, autor dhe avokat për mbrojtjen e të drejtave të arvanitëve; dr. Jorgo Haxhisotiriov, i njohur si mjek në Athinë, si shkencëtar dhe si mbledhës i folklorit arbëror. Ka edhe të tjerë.

GJENDJA E GJUHËS SHQIPE

Arbërorët janë krenarë për gjuhën e tyre. Një nga këngët që këndojnë në krahinën e Korintit thotë:

Kjo gjuhë arbërishte

Është gjuhë trimërishte.

E fliste Admiral Miaulli,

Boçari dhe gjithë Suli (f.327)

Nga intervistat e shumta që pati autori me arbërorët, bëhet e qartë se ata e duan gjuhën shqipe me zemër, dhe kënaqen kur flasin shqip. Prandaj kanë merak ta ruajnë dhe t’ua lënë trashëgim fëmijëve. Ky merak duket edhe në ndonjë këngë të tyre, si, p.sh. në radhët: “Arvanitete të këndomi/ Gluhenë të mos harromi”. Papa Bellushi pyeti herë pas here kudo që vajti: “Do të rrojë gjuha arbërore?” “Nuk e di,-iu përgjegj një burrë,-sepse është një gjuhë që nuk mësohet në shkollë dhe nuk shkruhet”. Dhe vërtet bisedat e Bellushit me arbërorët zbuluan një konflikt midis atyre që duan ta ruajnë gjuhën me çdo kusht, dhe atyre që preferojnë greqishten, sepse ajo shkruhet. Po në përgjithësi ata kanë besim në të ardhmen e gjuhës. Kanë po ato ndjenja që shfaqi një plak nga Korinthi kur tha: “Unë kam tri vasha me shkollë. Po kur më vinë këtu në shtëpi, flasin arbërisht. Greqishten nuk e flasim neve këtu”. (f.349)

Gjatë gjithë udhëtimeve që bëri në Greqi, meraku më i madh i papa Bellushit ishte për gjuhën shqipe, por edhe për kulturën e arbërorëve, dhe me të drejtë, sepse nga të gjitha anët ai dëgjoi ankime për grekët. Grekët nuk lejojnë hapjen e shkollave shqipe. Nuk i lejojnë shqiptarët as të këndojnë këngët e tyre. “S’kemi mundësi të shkruajmë gjuhën tonë,” thotë arbërori. “S’kemi botime, as fetare, as popullore, as letrare. S’na lejojnë… Jemi si një trup pa shpirt”. (f.426) “Këtu gjuha jonë flitet vetëm midis mureve të shtëpive. Ajo s’ka banesë as në liturgji, as në shkollë, as në shtyp, askund”. Kështu foli plaku 72- vjeçar Dhimitri Gonos në More. (f.419) Priftërinjtë i ndalojnë fëmijët arbërorë të flasin shqip, se “është e mallkuar”. Një burrë i tha Bellushit se kur ishte djalë i vogël në shkollë, mësuesi i rrihte nxënësit shqiptarë po të thonin ndonjë fjalë shqip, dhe i detyronte të shkruanin ato fjalë njëqind herë në dërrasën e zezë. (f.233)

Grekët i shohin shqiptarët si vllehë, d.m.th. pa rrënjë, pa shtëpi, pa tokën e tyre, sikur ata nuk ekzistojnë si popull me kombësinë e vet. Edhe emrat shqip të fshatrave të tyre nuk i durojnë, dhe i kanë ndryshuar e u kanë vënë emra greke. (Megjithatë, populli vazhdon të përdorë emrat e tyre të vjetër shqip). Thonë se shqiptarët nuk ekzistojnë fare. Përgjigjen shqiptarët: “Një e rremë e madhe! Në Korinth, në Beoci, në Atika, në Eube, në Argolidhë, në More, në Thebe arbërorët i gjen si milingonat nga të gjitha anët”. (f.426)

Arbërorët e dinë mirë rolin e shqiptarëve në Revolucionin për Pavarësinë e Greqisë. “Greqinë e kanë ngjallur arbërorët”, thonë ata me këmbëngulje. Por kjo e vërtetë historike nuk u bën përshtypje grekëve. Ata e mohojnë kombësinë shqiptare të herojve të revolucionit grek si Boçari, Miaulli, Xhavella, Kollokotroni, etj. duke thënë se ata ishin grekë që kishin mësuar të flisnin shqip!! Më e keqja është se ka edhe arbërorë që s’duan të thonë se janë shqiptarë. E mohojnë kombësinë e tyre dhe zemërohen po t’ua kujtosh.

UDHËTIM NË MORE MË 1970

Me interes të veçantë është udhëtimi që bëri Bellushi në More më 1970, i shoqëruar nga prifti arbëresh Jani Kaparelli. Përshkrimi i këtij udhëtimi përbën një dokument me vlerë të rrallë. Në hapësirën e gati 20 faqeve, (409-427), autori shkruan për mallin e pafund që kanë arbëreshët për Morenë, sepse, sikurse thotë ai, arbërorët e Moresë dhe arbëreshët “janë lidhur ngushtë nga historia, nga gjuha e nga besa… Jemi si mish e thua”. Ai bën fjalë për takimet e ngrohta bisedat e përzemërta, këngët që kënduan së bashku me shqiptarët e Moresë, të cilat mishëronin gëzimin e tyre të përbashkët, hidhërimin, vajtimin, besën, mundimet, dhe afërsitë shpirtërore që kanë njohur gjatë shekujve.

Pastaj shkruan për prelatin simpatik grek të Moresë, dhespot Stefanos i cili, ndryshe nga qëndrimi zyrtar i grekëve, i mirëpriti arbëreshët dhe tha me gojën e tij se, “këtu janë shumë katunde arbërore”. (f.415) Madje, ai lëshoi një kartë, të hartuar në formën e një “leje” për vizitorët, ku ai përmendte me emër fshatrat e Moresë që donin të vizitonin Bellushi dhe Kaperelli.

“Ky është i pari dokument grek”, thotë Bellushi, “ku shkruhet se në More gjenden edhe sot katunde arbërore!” Dhe si i tillë “ka një rëndësi historike të madhe”. (f.416)

VEPËR E DENJË SHKENCORE

Me botimin e këtij vëllimi, Andon Bellushi ka vënë në duar të lexuesve një vepër që ndriçon jo vetëm gjendjen e shqiptarëve të Greqisë, por edhe të arbëreshëve. Vepra e tij ka material të gjerë të mbledhur në terren, nga një kërkues i pasionuar “që ulet gju më gju analfabetët e të papërfillurit”, sikurse thotë prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës, “duke regjistruar… gjithçka që ata mbajnë mend”. Prof. Shkurtaj e cilëson veprën si “një enciklopedi të tërë të jetës, shpirtit, kulturës, dokeve (traditave), zakoneve, dhe gjuhës që flitet edhe sot në komunitetet e moçme të shqiptarëve në Greqi”.

Në mënyrë shkencore autori vë në dukje botën e shqiptarëve që zbuloi në tokën e Greqisë, që do t’u vlejë dijetarëve dhe studentëve të historisë, gjuhësisë dhe folklorit. Njëkohësisht, duke iu përmbajtur kritereve shkencore që kërkonte puna e tij, ai paraqet edhe ndonjë të metë, dobësi apo konflikt që gjeti midis arbërorëve. Një nga gjërat që ia rritin vlerën librit dhe e bëjnë atë më interesant, janë fotografitë e shumta që ilustrojnë faqet e tekstit. Ato fiksojnë fytyrat e personave që takoi autori gjatë vizitave në Greqi; rrëfejnë, gjithashtu, edhe diçka nga jeta e tyre: veshjet, dhomat e shtëpive, kisha, monumente, peizazhe. Dy tipare të tjera të librit janë hartat, që tregojnë fshatrat arbërore me emër, dhe qindra e qindra shënime “notes” (në italisht), që e bëjnë tekstin më të qartë për lexuesin.

Me gjithë gjendjen e rëndë të arbërorëve që gjeti autori në Greqi, për shkak të shtypjes së gjuhës dhe kulturës së tyre, ai nuk u dekurajua, nuk u dorëzua. I mbrujtur me ndjenja të thella atdhedashurie dhe i nxitur nga një mall përvëlues historik (që buron nga thellësia e shekujve), papa Bellushi, më se fundi, del fitues si etnograf, si shërbëtor i urtë i Zotit dhe si burrë i Besës shqiptare. Ai e afirmon vetveten si optimist për të ardhmen e shqiptarëve të Greqisë. Shpirti i Arbërit rron, thotë Bellushi, “i freskët, i gjallë, i thjeshtë”. Rron në këngët arbërore rron dhe do të rrojë, se “ajo ka rrënjë të thella”, dhe “flitet nga të mëdhenjtë e nga të vegjlit”. (f.424)

* * *

Teksti i këtij libri është në dy gjuhë: shqip dhe italisht (me disa faqe edhe në greqisht). Pjesa më e madhe e lëndës është në gjuhën shqipe. Teksti italisht është, në të vërtetë, një përkthim disi i përmbledhur i tekstit shqip. Megjithatë, emri i autorit dhe titulli i librit në kapakun e veprës janë në gjuhën italishte, si pason: Antonio Bellusci, “Ricerche e studi tra gli arberori dell’ Ellade – Da radici arbëreshe in Italia a matrici arberore in Grecia.” Libri ka një hyrje nga Aristidhis Kolljas, kryetar i Shoqatës Kulturore Arbërore “Mark Boçari” në Athinë, dhe një parathënie nga prof. Gjovalin Shkurtaj i Universitetit të Tiranës. U botua nga Qendra për Kërkime Socio-Kulturore “G.Castriota, Cosenza, Itali, 1994, 500 faqe.

*Shënim: Citatet nga bisedat dhe këngët e abërorëve janë shkruar gati të gjitha në shqipen e njësuar letrare, për ta bërë më të lehtë leximin e tyre. – P.R.P.

San Diego, California

Shkurt, 1996

Peter R. Prifti

Peter Prifti (1924-2010) lindi në Rehovë (Kolonjë) më 1924. Pasi kreu shkollën fillore në fshat dhe Plotoren në Ersekë, emigroi në Amerikë më 1940. Peter Prifti mbaroi shkollën e mesme, pastaj u diplomua për art e letërsi në Penn State College. Vazhdoi studimet në University of Pennsylvania ku fitoi gradën shkencore “Master of Art Degree in Philosophy” (1955). Punoi redaktor në gazetën “Dielli” dhe sekretar i “Vatrës” (1958-1960), përvojë e cila e ndihmoi të njihte nga afër Fan Nolin dhe komunitetin shqiptar. Për 15 vjet ishte konsulent për çështjet shqiptare në M.I.T. (Massachusets Institut of Technology) qendër e shquar e studimeve ndërkombëtare. Më 1976 University of California, Dega e Linguistikës e mori si pedagog sapo hapi katedrën e Gjuhës Shqipe. Jetonte në San Diego, Kaliforni. Është autor i librave “Socialist Albania since 1944”; “Remote Albania – The politics of isolation”; “Confrontation in Kosova, The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999”; “Land of Albanians: A crossroads of Pain and Pride”; “Mozaik Shqiptar”; “Unfinished Portrait of a Country”.

Aristidh Kola

Aristidh Kola (1944-2000) është jurist, studiues, publicist, shkrimtar, veprimtar i guximshëm për çështjen kombëtare, kryetar i shoqatës së arvanitasve të Greqisë “Marko Boçari”. Mbante lidhje dhe bashkëpunoi me personalitetet e diasporës në Amerikë e Turqi, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, arbëreshët e Italisë dhe Korsikës. Është autor i veprave “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Gjuha e perëndive”, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori korregjues i fjalëve arvanite”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Mithi dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, etj. Nxorri revistat “Besa” dhe “Arvanon”. Në vitin 1999 përkrahu në mediet greke bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi dhe UÇK-në. Është hedhur në gjyq dhe kërcënuar me vdekje nga qarqet ultranacionaliste greke. Dekoruar nga ish-Presidentët e Shqipërisë Sali Berisha dhe Rexhep Meidani, si dhe nga kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi. Është “Qytetar nderi i Skënderajt”.

Andon Bellushi (Antonio Bellusci)

Prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog, lindur në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, (Itali). Diplomuar për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G. Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”, “Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”. Është nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e Kosovës, etj.
Megjithate , ska gje nga ata shqiptaret atje te ashtuquajturit "ARVANITE" ...:(
Me nje lule (A.Kola) nuk qelen Pranvera -nono-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arvanitet

#299

Post by Arbëri » Thu Nov 01, 2012 10:06 pm

Shqiptarët në Greqi nga Dora D'Istria, "Diturija, 1916"

Image
Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3779
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Arvanitet

#300

Post by Arbëri » Sat Jan 05, 2013 6:41 pm

Shqiptaret ne Evro-Arvanite

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”