"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqiptaret e Rumanise

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Shqiptaret e Rumanise

#1

Post by Arbëri » Sun Nov 21, 2010 8:58 pm

Shqiptarët e Rumanisë
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#2

Post by Arbëri » Sun Nov 21, 2010 8:59 pm

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#3

Post by Arbëri » Sun Nov 21, 2010 9:09 pm

Disa nga 30 revistat dhe gazetat shqiptare të Rumanisë:

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#4

Post by Arbëri » Sun Nov 21, 2010 9:16 pm

Image

Bienvenue sur le site de la famille !

Chers amis,

En décembre 2003, à l' ouverture de notre site, nous vous disions:

"Nous nous sommes fixé comme but de mettre à la disposition des descendants et des amis de la famille GHIKA de Roumanie tout ce que nous avons, très modestement, pu recueillir concernant nos ancêtres, ceux qui, durant des siècles, ont forgé cette grande famille et ont accompagné l' Histoire du Pays...." (déc. 2003)

et après 4 ans nous arrivons, avec votre aide, au but (ou presque) de notre démarche: réaliser et mettre à la disposition de tous un Arbre généalogique complet et à jour de notre Famille - à notre connaissance le seul Arbre des Ghika, complet et imprimable, existant à ce jour.
Nous sommes conscients que, vu la quantité de données qu' il contient, des améliorations sont toujours possibles et qu' un "entretien" permanent est nécessaire (corrections, compléments, etc) , actions que nous nous engageons, dans la limite de nos moyens, à assurer .

Nous nous proposons également d'enrichir notre site avec des pages présentant l'histoire de la Famille ainsi que les plus marquants de ses membres et leurs principales réalisations. C'est pourquoi, vous l'avez déjà remarqué, l'en-tête de notre site a dû changer de contenu.

Nous mettons en même temps notre site à la disposition de tous ceux - amateurs ou professionnels - qui veulent, avec leurs contributions, nous aider dans notre nouvelle démarche ainsi qu' aux descendants des autres Familles désireux de présenter, de compléter ou de mettre à jour leur Arbre familial.
Toute contribution est recevable uniquement par le biais de la page Inscription, nous permettant ainsi l'identification de l'intervenant et la vérification de la fiabilité de sa source.

Conformément au Règlement du Site, le site est familial, n' a pas de but lucratif et nous ne voulons et ne pouvons pas nous substituer au travail des historiens, des écrivains ou d' autres chercheurs (qui d' ailleurs ne sont souvent pas d' accord dans leurs conclusions).

Mona et Florian Budu-Ghyka
http://www.ghyka.com/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Shqiptaret e Rumanise

#5

Post by Patush » Mon Nov 22, 2010 5:38 am

Kur blloku komunist shqyrtonte planet e fshehta per pushtimin e Shqiperise i vetmi vend qe e kundershtoj dhe solli mos-rrealizimin e ketij plani keqedashes ishte Rrumania. 8-)
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#6

Post by Arbëri » Tue Nov 23, 2010 8:36 pm

Image
Dr. Xhelku Maksuti pranë ambasadorit të Shqipërisë, dr. Marko Bello, në simpoziumin e 400 vjetorit të shpërnguljes së 15 mijë shqiptarëve në veri të Danubit (1995)
Image
Arnautet, simbol i trimerise dhe besnikerise (I),16 prill 2008
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#7

Post by Arbëri » Tue Nov 23, 2010 8:40 pm

Neper Bukureshtin shqiptar

Image

Shqiptaret ne sherbim te besnikerise (Cultura, 2003)

Image

Shqiptaret ne sherbim te besnikerise (II)

Image

Shqiptaret, simbol i i trimerise dhe besnikerise (III)

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#8

Post by Arbëri » Tue Nov 23, 2010 8:42 pm

Tregtare shqiptare para 100 vitesh ne Bukuresht

Image

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Shqiptaret e Rumanise

#9

Post by CERMENIKASI » Sun Jun 26, 2011 11:29 pm

Në regjistrimin e popullësisë të vitit 2002 në Rumani, 520 nënshtetas rumun janë deklarue me kombësi shqiptare dhe prej tyne 484 kanë shënue gjuhën shqipe si gjuhë amtare.
Jozyrtarisht,vlerësohet që numri i Rumunëve me kombësi shqiptare shkon afërsisht në 10.000.
Shumë prej tyne jetojnë në Bukuresht ndërsa të tjerë gjinden kryësisht në qendra urbane si Timisoara,Lasi,Constanta dhe Kluj-Napoca.
Në ketë komunitet,shumica janë me fe ortodokse dhe tregojnë që prejardhjen e kanë nga Korça me rreth.
Si mbas nji artikulli të George Grigore të vitit 1999,studime të ndryshëm tregojnë që 3.000 veta të komunitetit rumun musliman janë në fakt të kombësisë shqiptare.

Në vitin 1893,komuniteti shqiptar i Rumanisë arrinte në 30.000 veta.
Në 1920,vetëm në Bukuresht jetojshin 20.000 Shqiptar.
Gjatë regjimit komunist,ky komunitet asht shtyp tue fillue në vitin 1953 me mbylljen e shoqatës kulturore shqiptare.
Të drejtat e humbuna i rifitojnë mbas revolutionit rumun të 1989-tës,por numri i atyne që vetëdeklarohen me kombësi shqiptare ka ranë dramatikisht prej 1920 e deri në 2002.

Mbas zgjedhjeve të viti 2000,ketij komuniteti i asht dhanë nji vend për përfaqësues të tyne në parlamentin e Rumanisë.


Përkthye nga pjesë të tekstit origjinal në anglisht prej CERMENIKASIT

Burimi:wikipedia.org
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#10

Post by Arbëri » Wed Jun 29, 2011 6:31 pm

Zëri i Shqipërisë dhe shqiptarët e Rumanisë
Kolonia shqiptare e Rumanisë ka bërë sakrifica të hatashme me penën, me fjalën dhe me kuletën. Ajo ka bërë sakrifica të shenjta edhe për kulturën e gjuhës shqipe.


Revista Albanica përmes shkrimeve kushtuar Kosovës dhe dritës shqiptare të Bukureshtit është duke dhënë kontribut konkret për lobimin e Kosovës në botë, sidomos në këtë vend gjurmash të moçme shqiptare, ngase “rumunët dhe shqiptarët janë vëllezër gjaku” theksonte C. Predescu, profesor universitar dhe drejtor i revistës Glasul Albaniei (Zëri i Shqipërisë), që delte në Bukuresht më 1910. C. Predescu theksonte asokohe se fjala është për lidhje farefisnore, për “degë të të njëjtit trung”, për “një simpati permanente dhe kontinuitive”, si dhe për “afrimin e tyre në gjuhë dhe zakone, siç ka deklaruar shpeshherë filologu erudit Bogdan Petriceicu Hasdeu, se Shqiptarët janë Prindërit e Rumunëve (Albanezii suntPărinţii Românilor).
Nuk e dimë në e ka shfletuar edhe Nikolla Jorga këtë revistë që ia prezantojmë për herë të parë opinionit shqiptar, por e dimë se 18 vjet më vonë (1938), dijetari i famshëm dhe zbuluesi i Formulës së Pagëzimit, N. Iorga, do të theksojë në ligjërate mbajtur në Hanul Manuc, se „Shqiptarët janë kushërinjtë tanë të gjakut” (Albanezii sunt verii noştri de sânge), gjë e cila konfirmon deklaratën e Mbretit Carol I të Rumanisë, se “Po qe se Rumunët do t’i kishin Shqiptarët, do ta zotëronin Ballkanin.” (1900), ndërsa B. P. Hashdeu do të shtojë një vit më vonë, në kuadrin e një konference të Akademisë Rumune se “Shqiptarët, pra, nuk janë fis me ne rumunët, por janë vëllezërit tanë të të njëjtit gjak” (Albanesii, dară, nu sunt rude cu noi Românii, ci ne sunt fraţi de aceleaşi sânge dacic).

Image
Zëri i Shqipërisë (Bukuresht,Tetor, 1910)

Në kuadrin e artikullit bazë, “Motivet e botimit të kësaj reviste”, C. Predescu shkruan në gjuhën rumune se “Kolonia e këtushme shqiptare ka kontribuar me të madhe, në mënyrë indirekte, për përmbysjen e ishregjimit të kujtimit të trishtë”. Fjalën e ka për Perandorinë Osmane dhe periudhën e zezë që e pat përjetuar jo vetëm kombi shqiptar, por edhe popujt e tjerë të Ballkanit. “Kolonia ka bërë sakrifica të hatashme me penën, me fjalën dhe me kuletën. Ajo ka bërë sakrifica të shenjta edhe për kulturën e gjuhës shqipe.”
Në vazhdim, drejtori i revistës Glasul Albaniei, shpreh keqardhje se kultura dhe gjuha shqipe po gulçohen me përbuzje dhe indiferencë edhe në regjimin e ri, duke shtuar se “të gjitha kolonitë shqiptare, më të vogla apo më pak komode, në vendet e tjera kanë revista që i mbrojnë energjikisht interesat nacionale, jo vetëm në ambiente lokale, por edhe në Atdhe. Në të vërtetë, kolonia shqiptare e Rumanisë ishte aktive, sidomos në kohën e Naços, derisa shoqëritë shqiptare Drita, Dituria dhe Shpresa u shkrinë në gjirin e Shoqërisë Shqiptare Bashkimi (1906), por nga ajo kohë e deri më 1910 kur nisi të dalë Glasul Albaniei (Zëri i shqipërisë) ndjehej një mungesë botimesh, mungesë e cila do të shembet nga viti 1912, kur filloi të dalë Atdheu (1912), Flamuri i Shqipërisë dhe Tribuna Albano-Romana (1916), Shqipëri e Re (1919), Zëri Shqiptar (1926), Kosova (1932) etj.

Në të vërtetë, në këtë kohë, militonin më shumë rumunët dhe arumunët për shqiptarët, se sa shqiptarët për shqiptarët, ngase ishte kohë trazirash, kur Perandoria Osmane mënjanë, dhe kolonializmi serb në anën tjetër, i kishin intensifikuar zullumet në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Një vit para se të dalë Zëri i Shqipërisë, filloi të dalë në Bukuresht Viaţa Albano-Română (Jeta Rumuno-Shqiptare), edhe kjo e drejtuar nga një kuadër universitar arumun (Dr. Shunda). C. Predescu parashtron pyetjen në kuadrin e artikullit bazë: “Si është e mundur që vetëm Kolonia shqiptare e Rumanisë të heshtë, pa kurrfarë murmuritjesh dhe pa kurrfarë motivesh të bekuara, në një spektakël të këtillë kaq të rëndë dhe kaq të dhimbshëm! Sot, kur kombi shqiptar tërhiqet në një krizë politike dhe sociale më të theksuar se kurrë, do të ishte e palejueshme që kjo Koloni, si bija më e madhe (e diasporës shqiptare), të mund të shikojë, pa emocione të natyrshme, pa dhembje shpirtërore, pa shkëndija eksklamative, tabllonë e përgjakshme dhe ngushllimin e madh të Atdheut Mëmë!” Çdo viktimë në jetë, vazhdon më tej autori, ka të drejtën natyrore për të respektuar dhe njohur të drejtën poezitive: për të gjëmuar, për të bërtitur, për të dhënë kushtrimin, dhe kjo, që të kërcejë (ngritet) bota e mirë, sentimentale dhe e ndërgjegjshme, në mbrojtjen e saj. Madje edhe Evangjelia na mëson duke thënë: “Kërkoni dhe do të gjeni, lypni dhe do të ju jepet!”


Shqiptarët janë bij shqipesh që e mbajnë fjalën e dhënë dhe besën e Zotit

Rumania ka qenë gjithmonë (sidomos para blasfemisë komuniste), një vend tejet i lirë dhe tejet mikpritës, madje tejet tolerant ndaj komuniteteve tjera, duke i admiruar dhe konsideruar shqiptarët si bij shqipesh që e mbajnë fjalën e dhënë dhe besën e Zotit.
Shqiptarët, shkruan C. Predescu, kanë të drejtën legjitime të gëzojnë këto liri nga ana e rumunëve, si pasojë e disa arsyeve të fuqishme, të njohura dhe të stabilizuara:

*Primo, ngase përjetë, në Rumani kjo Koloni ka qenë një element i mbajtjes së rendit, siç është dhe vazhdon të jetë edhe në ardhmëri; dhe përgjatë rrjedhës së të gjitha shekujve të rëndë, shqiptari ka qenë vëlla vuajtjesh të pashkëputura me rumunin, në të gjitha nevojat, gjë e paparë nga ana e kolonive tjera.

*Secundo, ngase ajo nuk ka patur dhe nuk ka në shpirtin e saj, asnjë grimë mendimi dinak kundër askujt, as si komb, as si territor, as këtu dhe as në Atdhe, por vetëm, pastër e thjeshtë, mbrojtjen, me logjikë, të të drejtave të vetaab-antiquo nacionale, të garantuara me kushtetutë, sa këtu, po aq edhe atje, të drejta të cilat në mënyrë të natyrshme u takojnë krejt popujve të Bogdan Petriceicu Hasdeubotës.

Image
Bogdan Petriceicu Hasdeu

*Tertio, ngase shqiptarët dhe rumunët janë vëllezër gjaku, degë të të njëjtit trung, siç dëshmohet plotësisht nga gjithë ato data historike, nga simpatia permanente ndërmjet tyre, si dhe nga afërsia e tyre në gjuhë dhe zakone, siç ka deklaruar në rradhë të panumërta filologu erudit Bogdan Petriceicu Hasdeu, se Shqiptarët janë Prindërit e Rumunëve. Përveç kësaj, kushdo që ka kryer dy klasë gjimnazi, mund ta mbajë mend se historia siç është formuar në Romë. Proca, rex, Albanorum, duos filios habuit, Numitorem et Amulium etj.

*Quarto, ngase në Ballkan, gjithmonë, në rrjedhë të shekujve cfilitës, ka ekzistuar një harmoni vëllazërore e patundur ndërmjet shqiptarëve dhe rumunëve, si dhe një sinqeritet dhe devotshmëri ndaj mbajtjes së rendit dhe sigurisë, mbarëvajtja dhe integriteti imperial, aq shumë dhe aq shpesh i vënë në rrezik nga armiqët shekullorë e të përbashkët.

*Quinto, ngase shkollat rumune të krijuara nga Perandoria nën regjimin e vjetër, që nuk mund të duronin dritën e kombeve tjera bashkëjetuese, nuk mund të zënin fill veçse nëpërmjet intervenimit dhe protekcionit të popullit shqiptar.

*Sexto, ngase, madje edhe në ushtrimin e të drejtave elektorale nën regjimin e ri, në përbërjen e Parlamentit aktual Osman, arumunët kanë manifestuar konkretisht dashurinë e sinqertë ndaj popullit shqiptar në Ballkan.

*Septimo, ngase kjo koloni e një gjaku të përbashkët, na ka dhënë aq burra të njohur, të cilët nuk e kanë braktisur atdheun në kohëra të vështira, por kanë bashkëpunuar me gjithë shpresën dhe mirëbesimin, si për shpartallimin e sundimeve të huaja, poashtu edhe për udhëzimin e rumanizmit drejt lirisë, progresit dhe qytetërimit. Ndër ta, faktorë të mëdhenj e të panumërt nacionalistë, të vendosur në histori dhe të njohur nga bota librore, na pëlqen dhe e ndjejmë veten të detyruar të përmendim edhe dijetarin shqiptar Ilarion, Episkopin e Arxheshit dhe banor i Mitropolisë së Ungro-Vllahisë, shpirt frymëzues dhe dirigjues i nacionalistit të madh Tudor Vladimirescu, dhe të cilin diplomati i famshëm francez, Talleyrand-Perigord e ka titulluar „Një Bibliotekë komplete”.

*Octavo, ngase, sa këtu në Mbretërinë rumune, po aq edhe tejmatanë, në Perandorinë Osmane, Shqiptarët dhe Rumunët do të kenë, si në të shkuarën, po atë fat të përbashkët për ardhmëri, ngase që të dy kanë, fatalisht, në mënyrë të natyrshme dhe permanente, të njëjtit armiq të brendshëm e të jashtëm, kështuqë konsolidimi i dhe çimentimi i këtyre dy elementeve etnike dhe ndihmesa e tyre e ndërsjellë, është një nevojë e domosdoshme për konsolidimin e ardhmërisë kombëtare të të dy popujve, sidomos për palën më pak të numërt, siç kanë deklaruar shpeshherë burra kompetentë e me dije të thella, si nacionalistë të mëdhenj dhe burra të shquar të shtetit: Dumitru Bratianu, Ioan Ghica, Costache Roseti, Alexandru Lahovari etj., si dhe inspektori i shquar shkollar, Lazër Duma e tjerë.
Në bazë të këtyre konsideratave të gjera e të thella, ne, një grup rumunësh filoshqiptarë, kemi vendosur t’i japim dritë kësaj reviste periodike. Përmbajtja e numrit të parë është një vajtim natyror, i drejtë dhe objektiv, i njërës nga bijat më të mëdha të Atdheut Mëmë, kundër padrejtësive të pamotivuara, që i përjeton kombi shqiptar nga ana e kamarilës aktuale të perandorisë osmane, e mallkuar nga popujt e Ballkanit, nga bota e qytetëruar dhe nga gazetaria serioze e Evropës. Këtë ndërmarrje e konsiderojmë si një detyrim të shenjtë nga ana e rumunëve, horizonti vizuel i të cilëve nuk ndalet vetëm në interesat e imta iluzore të çastit, por e përqafon tërë ardhmërinë kombëtare të tyre.”

Shqiptarët kanë derdhur lumenj gjaku, jo vetëm për vete por edhe për të tjerët

Artikulli bazë i C. Predeskut del në emër të Drejtorisë, ndërsa në vazhdim botohet një Protest drejtuar kabineteve evropiane nga ana e një grupi filoshqiptarësh rumunë, kundër masakrave të zhvilluara nga ana e Qeverisë Osmane në Shqipëri.
Autorët shprehin keqardhje për mjerimin social në të cilin e ka katandisur Qeveria osmane, veprime barbare të konsideruara nga ana e nënshkruesve të protestit si “ një vetëvrasje e pastër qeveritare”.

Bëhet fjalë për “trupat imperiale” që depërtonin papritmas në Shqipëri, duke zhdukur fshatra, duke hyrë nëpër familje, duke rrahur dhe ndëshkuar botën, duke masakruar pleq, gra dhe fëmijë të pafajshëm, duke mbyllur shkolla dhe klube të hapura nga sistemi konstitucional me lejen e autoriteteve, duke shpërndarë komunitete fetare, duke përdhunuar dhe vjedhur shtëpitë e mbyllra, pronarët e të cilave kishin vajtur me javë për tregti në Azi, Regjypt, Itali, Rumani e vende tjera.
Dihet se armatat osmane e konsideronin si stimulim plaçkitjen, hajdutllëkun dhe kurvërinë.

“Bekuar qofshin Qielli e Zoti i qytetërimit të kenë mëshirë dhe ta mbrojnë Kombin Krenar Shqiptar dhe të shtrenjtin Atdhe!” (Bukuresht, 2 maj 1919, Komiteti rumun Filoshqiptar)

Image
Fragment nga shtypi shqiptar i Rumanisë

Për hirë të hapsirës tipografike, dhamë vetëm një pjesë të këtij protesti tejet interesant, botuar në 4 faqe (6-9). Pason një poezi satirike prej 4 faqesh me titullin Jashtë halldupit nga Evropa (Afara aldupul din Europa), duke përshkruar metodat perfide osmane për diskriminimin kombëtar të popullit shqiptar, duke patur për autor një grup autorësh: Pando Dibranin, Mark Shkodranin, Ilir Kosovarin, Miho Selenikasin, Filip Llapin, Gaspër Mirditasin, Nuçi Beratin, Ndrek Toskën, Pjetër Gegën etj.
Në vazhdim jepet një fragment nga një dorëshkrim i vjetër, “Histori e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Princ i Shqipërisë”, që ka për autor Sardarul I. Bilciulescu. Pason artikulli “Kremtimi i Shoqërisë Bshkimi” (5 Shtator 1910), me “zbavitje të bukura, dolli të përzemërta, muzikë, valle të ndryshme kombëtare shqiptare dhe rumune, barcoleta dhe një gëzim tejet shpirtëror”. Glasul Albaniei (Zëri i Shqipërisë) prej 16 faqesh, format libri, botuar në Bukuresht (në Tipografinë Vocea Poporului, Bulevardi Elisabeta nr. 30), mbaron me artikullin e Todi Prishtinës:
Publicistika e papërtypur, me rekomandime ndaj skribomanëve që s’e njohin karakterin dhe mentalitetin shqiptar, të kenë kujdes, të meditojnë më thellë, duke e mbajtur ndërgjegjen e pastër, për të mos e falsifikuar të vërtetën, ngase “Shqiptari nuk është i egër por i shoqërueshëm. Shtëpia e tij është gjithmonë mikpritëse. Madje edhe për armikun e tij. Ai nuk është barbar por altruist, derisa e gjithë e shkuara e tij dëshmon se ka derdhur lumenj gjaku, jo vetëm për lirinë e tij, por edhe për atë të popujve tjerë të Ballkanit.”


Nga Baki Ymeri (Bukuresht)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#11

Post by Arbëri » Wed Jun 29, 2011 6:41 pm

Ilia S. Karanxha: Dora D'Istria dhe arti

Image
Dora D'Istria. F. Schiavone para vitit 1870. Vaj në kanavacë (196-330 cm)

DORA D'ISTRIA DHE ARTI

(Pikëzime për një studim)

Nga Ilia S. Karanxha
Afrimitetet e Dora D'Istrias me artin si studiuese, si krijuese por edhe si debutuese me imazhin e saj të bukur dhe mjaft reperzentativ, pra trashëgimia e saj ikografike, nuk kanë mbetur jashtë interesave e vëmëndjes të studiuesve të ndryshëm. Megjithëatë në këtë drejtim mungojnë krejt studime apo kërkime të veçanta prandaj del nevoja që të hidhen hapa më serioze për të mbushur këtë boshllëk.

1. Studiuese e artit

Si studiuese e artit pikënisje mbeten gjithmonë vetë veprimtarija letrare e Dora D'Istrias e në veçanti ato shkrime ku ajo e përqëndron vëmëndjen mbi aspekte të ndryshme të artit. Më 6.II.1868 botohet shkrimi Një vizitë në Muzeun e Feliçe Schiavones i cili pasi doli në revista Grece pati edhe një sërë ribotimesh në organe të ndryshme (Messager franco-americain të New York, 9 mars, në Gazette rose të Parizit 1 prill, në Maggar Ujsag për Dora D'Istrian do ta shikojmë në vazhdim por këtu kufizohemi të konstatojmë se, megjithë bollëkun e ribotimeve të këtij shkrimi, na doli e pamundur të kemi ndonjë nga variantet e sipërthëna për shkak të mungesës të koleksioneve ndër bibliotekat italiane. E njëjta situatë paraqitet per shkrimin dedikuar skluptorit Giovanni Dupré e botuar në Independance hellenique Athinë 19 nëntor 1870 apo shkrimi Artistët grekë e botuar po në Athinë në Giornale dei Dibattimenti më 21 korrik 1871. Ja pra në lidhje me këto shkrime mbeten gjithmonë një problem i hapur për t'u gjetur dhe ribotuar. Shqiptarët e shpërndarë sot në të katër anët e botës mund të ndihmojnë në këtë drejtim.



Në kontekstin mbi artin mund të futim edhe studimin Venezia më 1867 e cila u botua në La Rivista europea e Firences më 1870. Vëmëndjen kryesore këtu Dora D'Istria e përqëndron në karnavalet që u zhvilluan më 1867 në Venetik por argumeni i jep një rast të favorshëm e të veçantë të parashtrojë aty me erudicionin e saj të gjërë tematika të shumllojshme që lidhen me artin, traditat, historinë, zakonet, kostumet shumëngjyrshe të cilat rikthejnë në një formë festive e gazmore jo vetëm ngjarjet e Venecies dhe venecianve, në shekujt e vitet e kohëve antike e moderne, por edhe atë të popujve të tjerë, evropianë apo aziatikë, që në republikën e dozheve nuk kanë munguar kurrë.



Ajo nxjer në pah rolin që ka lojtur në civilizimin e qytetit lagunar kultura antike greke dhe në veçanti arti antik grek i cili me soditjen e veprave të një arti të mbetur edhe sot e kësaj dite si i paharitshëm, bëri që të lindnin aty ndjenjat artistike e që patën më tej zhvillimet e harlisura.

Image
Stema e princore e familjes Gjika.

Këtë ide ajo e ilustron me shëmbuj konkretë ku duket depërtimi i artit antik grek në muzeun e bibliotekës të Shën Markut ku Ganimede që rëmbëhet nga shqiponja është aq e përsosur thotë Dora sa mund t'ja atribuosh Fidias. E njëjta gjë duket edhe në bazilika e Shën Markut por influenca më e madhe e kësaj kulture erdhi kur grekët formuan në Venedik aty nga fundi i shek. XV koloninë e tyre.

Dora D'Istria në vazhdim të këtij argumenti përshkruan veprimtarinë e kësaj kolonie e cila u kujdes mjaft që të ruante traditat e saj kulturale dhe fetare. Na përmënd emrat e një sërë piktorësh të cilët u kujdesën të zbukuronin kishën e tyre si Mikele Damaskinos nga Kandia, Jovani nga Qipro, e mëtje Xhiakomo Vassilakhis, Emanuele Zane, Jovan Vllasto etj.
Image
Vula dhe firma e autografe e Gjergjit I Gjika princ i Vllahisë
Por grekët e Venecies – shkruan Dora – nuk u kufizuan vetëm në përparimin e kolonisë së tyre. Por që aty u drejtuan me ngulm në të gjitha pronvicat helenike, e po ashtu edhe në vetë Shqipërinë, ku ekziston akoma një popull antik i bashkuar nga lidhje të pa ndashme gjaku me venecianët primitivë.



Grekët e kolonisë të Venedikut në vitet 1648 deri më 1672 ndihmuan në ngritjen e mjaft shkollave si në Athinë, Patraso, Janinë e Delvinë. Mes këtyre nismëtarve ajo përmënd Mano Ghionmas, Karaghiannis, Marutzët dhe Jovan Dekas. Me rëndësi janë edhe emrat e tipografëve që u aktivizuan në Venedik mes të cilëve na përmënd N. Glikhis, N. Saros, vëllezrit Teodosio të gjithë nga Janina në Shqipëri.



Ajo gjen rastin edhe këtu të flasë për piktorin Feliçe Skiavonen dhe për të jatin e tij Natale. Përmënd vizitën që kishte bërë në muzeun e tij dhe na trasmeton fjalë mjaft lavdëruese për piktorin me origjinë dalmate të cilin e quan profesor dhe për momentin një nga përfaqësuesit e Shkollës Veneciane i cili sipas Dora D'Istrias personifikonte një epokë me ngjarje të rënda dhe me vuajteje të vazhdueshme. Për të jatin e tij Natale Skiavone na thotë se u dashurua kryekëput, si artisëtët e shkollës antike veneciane, nga bukuria e jashtëme e formave. V. Bala(1967) shkruan se Natale Schiavone e George Asaki janë ndër të parët që u aktivizuan në Moldavi për formimin e artistëve të rinj me frymë rilindase.



Rritja e pushtetit dhe të zotërimeve veneciane u shoqërua edhe me ritjen e krenarisë veneciane dhe kjo krenari thotë Dora shkëlqen në çdo monument të këtij qyteti e cila e thënë me fjalët ekzaltuese të Filippo di Commines është triumfante.



Muzat e artistëve të saj të mëdhenj e entusiastë, është e barabartë me gjenialitetin e reptë të mesjetës që frymëzoi fra Anxhelikon e Fiezoles(fra Angelico da Fiesole) në skena ëngjëllorësh (scene serafiche), zbukuruan pallatin Piti, si të barabartë me shkollën e ashpër Spanjolle nga e cila zotërone shumë kuadro marshalli Soult (galeria e të cilit u shpërbë dhe humbi) dhe një nga këto kryevepra unë e admirova në muzeun Schiavoni – Shën Çeçilia di Murillo (la Santa Cecilia di Murillo)



Ja pra Dora D'Istria duket që me të njëjtin pasion që shkruan studimet me karakter historik apo filologjik i kushtohet edhe artit. Mbetet tashmë për t'u indentifikuar e gjyrmuar tablloja që përmën e piktorit të famshëm të Sivilies Bartolome Esterban Murillo(1618-1682) gjë të cilën nuk e gjetëm ne repertorin e krijimtarisë së tij ndër studimet moderne që i janë dedikuar këtij artisti. Kemi të bëjmë me ndonjë vepër të pa njohur të Murillos apo Schiavone ka emërtuar gabimisht ndonjë nga veprat e tij?

Image
Shkrim i Dora D'Istrias i shoqëruar me një dizenjo të saj e ndoshta edhe portreti është rikopjuar prej saj

Vazhdon akoma të qëndrojë tek Schiavone i cili - sipas studjueses sonë- si shumë piktorë që jetojnë në periudha tranzicionesh të mëdha shoqërore edhe ai u detyrua të tërhiqej në vet vete dhe t'i dedikohej me studime të kujdeshme fenomeneve të jetës së brëndëshme shpirtërore.



Asnjë subjekt nuk ishte më i përshtatshëm në gjeninë madhërisht shpirtërore të Schiavones se sa vdekja e Rafaelos, kuadër të cilin ai e pikturoi për perandorin Aleksandri II.



Ja pra këtij piktori Dora D'Istria i besoi shumë nga portretizimet e saj dhe po këtij piktori sipas një letre që i ka dërguar De Radës më 29 dhjetor 1866 mësojmë se i kishte kërkuar dhe e kishte këshilluar të trajtonte në një tabllo sprovat dhe përtëritjen e Shqipërisë.



Nga kritika e artit sot si kryevepër e Felice Schiavones(1803-1881) mbahet portreti i dukeshës së madhe Elena Paulovna dhe emri i tij ishte mjaft i njohur si në Evropën Qëndrore po ashtu edhe në Rusinë Cariste. Ai ishte shumë i apasionuar nga arti tradicional e në mënyrë të veçantë për Paolo Veronezi-n. Shquhej për një talent të përsosur në kopjimin e kryeveprave të shek. të XVII e në mënyrë të veçantë të atyre veneciane.

Sot disponohet një bibliografi jo e pakët si për të jatin Natali Schiavone(1777-1858) po ashtu edhe Feliçe Schiavonen e cila duhet të na ndihmojë të ndjekim më nga afër zanafillat e raporteve mes Dora D'Istrias dhe këtij piktori të shquar.



Fisnikëria veneciane në veçanti por edhe ajo italjane në përgjithësi me zakonet e kostumet e tyre do të jete tema e preferuar për të treguar etapat e ndryshme të proçesioneve gjatë karnavaleve. Nga jeta mondane Dora D'Istria na tregon për pjesmarjen e saj në ballon a parë që kishte dhënë Viktor Emanueli i II në pallazo Piti në Firence. Na flet për këngët dhe vallet popullore në Venedik por edhe për muzikën e kultivuar ku përmënd kompozitorin italian Giovanni Pacini(1796- 1867) i cili në teatrin Fenice prezantonte para një turmë festive që duartrokiste opëren e tij Don Diego Di Mendoza.



Në dhjetor të vitit 1867 Pacini vdes mirëpo në trashëgëminë muzikore të tij sot ruhen disa partitura mbi të cilat është shënuar edhe emri i Dora D'Istrias. Janë këto pjesë muzikore të kompozuara posaçërisht të ? Apo ajo ka marë mësime kantoje apo pjanoje nga Pacini? Cilat kanë qënë mardhëniet e Pacinit me Dora D'Istrian dhe kur kanë filluar ato? Ja pra një tjetër argumet krejt i panjohur që kërkon vëmëndjen e duhur.
Image
Pllaka përkujtimore e komunës të Firences në vendi ku ka qënë vila dhe kopshti i saj
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#12

Post by Arbëri » Sat Jun 15, 2013 2:07 pm

1886 - 25 maj - 2013

Image

127 vjetori i botimit te pare te vepres se Naim Frasherit "Bageti e bujqesija" nga shoqeria "Drita" e Bukureshtit. Si fillim botuar pa emrin e plote te autorit, por me inicialet e tij N.H.F. (Naim Halit Frasheri). Poeti yne kombetar ne faqen e dyte te kesaj vepre, shkruan se ia dedikon mireberesit korcar Anastas Avramidhi Lakce, i cili edhe kontribuoi financiarisht botimin e librit.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Shqiptaret e Rumanise

#13

Post by Arbëri » Sat Jun 15, 2013 2:08 pm

Gjithe ato gazeta e botime ne gjuhen shqipe ne Rumani , duhet ken qen nje numer i madh shqiptaresh atje ?
Po ku jane sot !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”