Page 1 of 1

Shqiptarët e Egjyptit

Posted: Sat Jun 04, 2011 5:11 pm
by CERMENIKASI
http://www.tlf.q.ulaval.ca/axl/afrique/egypte

Në pjesën e websajtin të sipërshënuem flitet për Egjyptin.
Aty gjindet dhe nji listë ku janë radhitun minoritet etnike të Egjyptit.
Aty nga fundi i listës mund të lexojmë:

TOSK gjuha amtare albanais(Tosk) isolat indo européen banorë:18000

Me sa kam lexue dhe ndëgjue, kolonia shqiptare e Egjyptit mund të quhet si e shueme prej kohësh.
Nji numër prej 18000 banorësh nuk mund të rrjedhin prej regjistrimit si Tosk (Shqiptar) të disa individëve që kanë në kujtesë
prejardhjen e tyne.
Pra si mbas mendimit tim , ky numër ose asht krejt i pavërtetë ose mbetet që të zbulohet nga dhe si kanë dalë kaq banorë
të regjistruem si TOSK (Shqiptar).

Re: Shqiptarët e Egjyptit

Posted: Thu Mar 14, 2013 12:25 am
by CERMENIKASI
Në librin e tij "ALBANIE",Dominique Auzias shkruen që Shqiptarët e Egjyptit janë kryesisht me prejardhje nga jugu i Shqipnisë së soçme.Ata mund të jenë diku afër 10.000 dhe kryesisht gjinden në Kajro dhe Aleksandri.
Gjithënji si mbas Auzias,shumica e tyne janë ortodoks dhe sot janë "shkri" mbrenda diasporës greke të Egjyptit ndërsa Shqiptarët musliman janë "integrue" në popullatën arabe