Page 1 of 1

Ckombtarizimi

Posted: Wed Jan 11, 2012 11:00 pm
by CERMENIKASI
Nji pjesë e madhe e kombit tonë jeton nëpër botë deri në vendet ma të largëta si psh Alaska.
Si çdo dukuni,kjo ka të mirat dhe të këqijat e veta.
Kue jeton në dhe të huej nji nga të këqijat e mundshme (ose të pashmangshme) asht çkombtarizmi.
Para ma se 20 vjet, nji plak nga Kosova në nji bisedë që pata me të më pat thonë këto fjalë:

"Ne që gjindemi në mërgim në dhe të huej jemi nis të gjithë në të njajtin drejtim .Ajo që na dallon njani prej tjetrit asht që dikush i ka hyp aeroplanit,dikush veturës,të tjerë trenit,dikush biçikletës dhe të tjerë shokjnë në kamb por të gjithë shkojmë në drejtimin e çkombtarizmit.Mund të qëndrojmë ndoshta dy ose tre breza por soni (fundi) asht po i njajti."

Plaku nga Kosova ka ndrrue jetë moti (rr.p.) por fjalët e tij shpesh më kujtohen .

C'mendim keni për ata fjalë që më tha plaku nga Kosova???

Re: Ckombtarizimi

Posted: Thu Jan 12, 2012 7:36 pm
by erix77
Problemi eshte kur ckombetarizohen ne toke Shqiptare!

Re: Ckombtarizimi

Posted: Thu Jan 26, 2012 9:32 pm
by CERMENIKASI
erix77 wrote:Problemi eshte kur ckombetarizohen ne toke Shqiptare!
Edhe në vendlindje ka që e harrojnë gjuhën shqipe??????

Re: Ckombtarizimi

Posted: Thu Jan 26, 2012 9:50 pm
by erix77
ndoshta nuk e harrojne gjuhen por per fat te keq per nje grusht eurosh e shesin te gjithe kombin.

Re: Ckombtarizimi

Posted: Thu Jan 26, 2012 10:11 pm
by CERMENIKASI
Erix,ata që përmend ti janë Shqiptar që kanë mberdhif në midis të gushtit,ndërsa unë e kam fjalën për ata që u rritën dhe po rriten këndej nëpër dheun e huej.
Njof nga mërgata e vjetër,që i takojnë brezit të dytë si unë ,të cilët ende nuk u ka shkel kamba në vendin e prindëve të tyne dhe të cilët kur tu folish për Shqipninë shfaqin të njajtin "interesim sikur t'u folish për Nepalin!!!!!

Re: Ckombtarizimi

Posted: Thu Jan 26, 2012 11:46 pm
by Gardhi i Ondrrave
Varet nga njarzit. Disa jane patriote, i msojne femijve gjuhn dhe historine e Shqipnis, te tjere nuk dun me pat lidhje ma me Shqipnin, po besoj keta t'fundit jan pak. ne pergjithsi vrehet nji fryme patriotike ner shqiptare qe asht shume positive. Edhe aktoret e hollywoodit nuk ngurojn me deklaru origjinen e tyne shqiptare. Ata qe e tretin kombsin e tyne per i kile grosh asht ma mire qe kan ik se na turprojne tan me qujt vedin shqiptare. Besoj e ardhmja asht ma e ndritun per shqiptaret po du me ken optimist.

Re: Ckombtarizimi

Posted: Fri Jan 27, 2012 6:16 pm
by CERMENIKASI
Kur të jetojsh në tokë të huej,herët a vonë ka me të hy "krimbi në shtëpi".Nëse e ke lexue me vemendje postimin tim të parë,plaku nga Kosova m'ka pas thonë që të gjithë në nji drejtim janë (çkombtarizimi) veçse ndryshon sesa dikush e zgjat ose jo.
Kur dihet sesa asht numri i Shqiptarve që jeton nëpër botë jasht tokës arbërore,merre me mend se çfar goditje asht kjo për kombin tonë.

Re: Ckombtarizimi

Posted: Fri Jan 27, 2012 7:58 pm
by Gardhi i Ondrrave
un jetoj ne toke t'huj, dhe nuk di si asht situata ne Kosove. Por ne margim, shqiptaret e vartet, kurr nuk e harrojne origjinen e tyne. Natyrisht, shqiptaret jasht vendit jane shume, kjo besoj asht per arsye ekonomike jo se urrejn me kene shqiptare. Duhet me shpresu qe ata qe jane jashte mos t'harrojne nga vin dhe cilit gjak i perkasin. Gjeri tash, nuk kam taku shqiptare qe muj me e konsideru 100% te asimilum. As ata qe kane lind femij ne tok t'huj. Ata qe kam njojt, me fat te mire, tan i mesojne femijvet gjuhen shqipe. çfare me shqetson mu ma shume asht asimilimi i gjakut, martesat nderetnike, sidomos me serb, qe tash jane tu nodh ne mes t'Shkodres e t'veriut. Kjo duhet nalu sa ma shpejt!!! Vetem me humb gjakun shqiptari s'asht ma shqiptare!!

Re: Ckombtarizimi

Posted: Tue Feb 28, 2012 8:55 pm
by Rina
Shume e vertete qe larg tokave shqiptare asimilimi eshte shume me i lehte dhe, realisht eshte duke ndodhur tek nje pjese e shqiptareve, qe jetojne jashte trojeve shqiptare, sidomos brezat, qe lindin atje, preferojne ta flasin gjuhen e vendlindjes se tyre se edhe eshte e vetmja gjuhe, te cilen e flasin rrjedhshem.

Nuk eshte kjo kurfare sekreti.