"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

DAVUTOGLU E PRANON, TURQIA KA PASUR 28 KRYEMINISTRA ME ORIGJ

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3774
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

DAVUTOGLU E PRANON, TURQIA KA PASUR 28 KRYEMINISTRA ME ORIGJ

#1

Post by Arbëri » Tue Sep 04, 2012 4:14 pm

DAVUTOGLU E PRANON, TURQIA KA PASUR 28 KRYEMINISTRA ME ORIGJINË SHQIPTARE

Image

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, përveç se pranoi se Perandoria Osmane ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare, gjithashtu pranoi se se autori i himnit turk, Mehmet Akifi dhe autori i fjalorit të parë turk, Sami Frashëri ishin shqiptarë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se Perandoria Osmane ka pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare dhe dhjetëra shqiptarë në funksione ministrash.

Davutoglu gjithashtu pranon se autori i himnit turk, Mehmet Akifi dhe autori i fjalorit të parë turk, Sami Frashëri, janë me origjinë shqiptare. Këtë gjë ai e ka shprehur në një intervistë për revistën “Shenja”, ku ministri ai i cilësoi marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërinë, “si mburrje”.

"Populli shqiptar ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme në jetën administrative, kulturore dhe sociale turko-osmane. Në historinë tonë të përbashkët kanë lënë gjurmë qeveritarë, ushtarakë, njerëz të letrave, intelektualë dhe artistë shumë të vyer me origjinë shqiptare. Në Perandorinë Osmane ka pasur 28 sadrezamë (kryeministra) dhe 36 vezirë (ministra) me origjinë shqiptare. Mehmet Akifi, autori i himnit tonë kombëtar, si dhe Sami Frashëri, autori i fjalorit të parë turk, që në të njëjtën kohë konsiderohet një nga njerëzit më të shquar të letrave në Shqipëri, janë të dy me origjinë shqiptare", tha Davutoglu.

Kreu i diplomacisë turke theksoi se “midis Turqisë dhe Shqipërisë ekziston një miqësi e fuqishme, rrënjët e të cilës shtrihen në thellësitë e historisë e përbashkët.

“Kjo lidhje midis popujve tanë na jep edhe përgjegjësinë për ta zhvilluar në çdo fushë solidaritetin dhe bashkëpunimin midis Turqisë dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet tona dypalëshe po zhvillohen në çdo fushë duke nisur nga fusha politike, ekonomike, ushtarake, kulturore dhe ajo arsimore, në përshtatje me miqësinë historike dhe unitetin kulturor midis popujve tanë”, tha Davutoglu.

Ai ka sqaruar se prania gjithnjë e më e madhe e Turqisë në rajonin e Ballkanit nuk ka të bëjë me ndonjë strategji të veçantë, por është e lidhur me zhvillimin ekonomik të këtij vendi. “Zhvillimi i fuqisë ekonomike dhe politike të Turqisë, e cila është dhe ekonomia e gjashtëmbëdhjetë më e madhe e botës dhe ekonomia e gjashtë më e madhe e Evropës, po i rrit aftësitë e saj globale dhe po i mundëson vendit tonë që t’i shpjerë përpara marrëdhëniet e saj politike, ekonomike, kulturore dhe humane me të gjithë botën. Prandaj, veprimtaria në rritje e Turqisë nuk është një zhvillim specifik vetëm për Ballkanin”, thotë ai.

Ministri i Jashtëm turk nga ana tjetër pranon se “Ballkani konsiderohet për ne një rajon primar” për shkak të “lidhjeve të ngushta gjeografike, historike dhe kulturore”.



Nga Express 04 Shtator 2012 17:38
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: DAVUTOGLU E PRANON, TURQIA KA PASUR 28 KRYEMINISTRA ME O

#2

Post by Patush » Wed Sep 05, 2012 1:28 am

Nuk kishte mujt turku kurre me na majt 500 vjet n'robni po te mos ishin ken kto gjak prishun t'cilt per pushtet e pasuni n'drrune gjakun, shiten nderin dhe mbajten gjakun e tyne 500 vjet ne robni e mjerim!

K'to jane trathtare!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Kastrioti1443
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Thu Jan 03, 2013 10:35 pm
Gender: Male

Re: DAVUTOGLU E PRANON, TURQIA KA PASUR 28 KRYEMINISTRA ME ORIGJ

#3

Post by Kastrioti1443 » Fri May 13, 2016 5:30 pm

Ne rradhe te pare filloni dhe kuptoni ndryshimin e termave historike.

1) Ne rradhe te pare, nuk ka pasur Kryeministra Shqiptare ne Turqi, por ne Perandorine Osmane.

Turqia eshte nje komb i krijuar ne 1923 nga perzierja e popullatave te ndryshme myslimane ne ate cka mbeti nga Perandoria Osmane, nen drejtimin e Ataturkut, qe u krijoi ketyre myslimaneve nje indentiet turk.

Perandoria Osmane ishte nje perandori multi kulturore, multi etnike, dhe multi rraciale, pa identiet kombetar apo etnik. Ne oborrin Osman, termi '' turk'' konsiderohej fyerje dhe perorej vetem per masta myslimane fshatare te Anadollit.

Nuk ka lidhje Perandoria Osmane me Republiken Turke.


2) Nga ana tjeter nuk ka pasur 28 kryeministra Shqiptare, por 38 Kryeministra Shqiptare.

Dinastia me e fuqishme e Kryeministrave ne Perandorine Osmane ishte Dinastia Shqiptare e Qylrylinjeve qe sundoi per 70 vite dhe shpetoi perandorine nga kolapsi i krejte.

3) Shqiptaret nuk ishin 500 nen Osmanet, por diku tek 400 vite, duke mos harruar pavaresine Shqiptare per me shume se 100 vite nen Pashalleqet Shqiptare gjate shekujve te 18 dhe 19.



Keta kryeministra Shqiptare nuk jane paska per tu lavderuar apo nderuar, pasi i sherbyen nje fuqie te huaj, dhe strukture te huaj per ne, por as nuk duhen mohuar, sepse jane pjese e plejades se jahstezkaonshme te gjenive politike dhe ushtarake qe shqiptaret kane prodhuar qe te pakten prej shekullit te 14.

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”