"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arbëreshi merr çmimin më të rëndësishëm letrar në Itali.

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 980
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Arbëreshi merr çmimin më të rëndësishëm letrar në Itali.

#1

Post by Hymniarber » Tue Sep 04, 2012 5:26 pm

TIRANE-Arbëreshi Carmine Abate është vlerësuar me njërin prej çmimeve më të rëndësishme në botën e letërsisë në Itali. Shkrimtari kalabrez Carmine Abate, e fitoi edicionin e 50-të të çmimit 'Campiello', me veprën e tij "Kodra e erës", botuar nga shtëpia botuese "Mondadori". Vepra flet për sagën e një familjeje kalabreze, Arkuri, në një kodër me shumë mistere, që për një shekull i rezistoi prepotencës dhe që asistoi në rrjedhjen e jetës me lindjet dhe vdekjet, dashuritë dhe plagët. Shkrimtari Abate mori 98 vota nga 273 në total, nga një juri e përbërë nga lexues.

"Këtë çmim ia dedikoj gruas dhe fëmijëve të mi", - tha arbëreshi gjatë ceremonisë në teatrin "La Fenice". "Në këtë edicion jubilar përgjegjësia e të shkruarit histori, jo vetëm intriguese, por impenjuese si kjo, është edhe më e madhe. Tetë vjet më parë arrita i treti. Jam shumë i lumtur", - shtoi ai. Carmine Abate, lindi në Karfici, më 24 tetor 1954. Ai është një shkrimtar me origjinë arbëreshe, autor i shumë tregimeve, romaneve dhe eseve kryesisht të fokusuara tek tema e emigrantëve dhe të takimeve mes dy kulturave. Fëmijërinë e tij e kaloi në qytetin e lindjes dhe pas diplomimit në letërsi u transferua në Hamburg, tek i ati emigrant. Filloi punë si mësues, ku dhe botoi shkrimet e tij të para. Në vitin 1984 doli libri i tij i parë me tregime në gjuhën gjermane dhe më pas një studim që lidhet me kalabrezët e emigruar në Gjermani. Aktualisht jeton në Itali, ku vazhdon veprimtaritë e tij si mësues dhe shkrimtar. Në veprat e tij del në pah fakti se armiku i vërtetë i shoqërisë është racizmi, barriera më e madhe në botë dhe që përpiqet t'i ndajë njerëzit. Ky është shkaku i moskuptimeve dhe moskomunikimeve mes njerëzve. Urrejtja dhe mostoleranca, që e dominojnë veprën e tij, përzihen me një stil të thjeshtë, të rrjedhshëm dhe lehtësisht të kuptueshëm.

Botuesja e tij në shqip, Irena Toçi nga "Toena" tha dje për "Gazeta Shqiptare", se ai i rikthehet herë pas here vendlindjes si subjekt dhe objekt i romaneve të tija, e mbase është për këtë që edhe pëlqehet kaq shumë. "Ai është botuar dhe ribotuar disa herë në seritë 'Oscar' të Monmdadorit për shkak të interesit që ka letërsia e tij. Ne e kemi ftuar në Panairin e librit që mbahet në nëntor në Tiranë. Uroj që deri atëherë të përkthejmë edhe librin me të cilin u vlerësua në Itali, 'Kodra e erës'", - përfundoi Toçi.

Fituesi
"Do të ishte mirë nëse ky libër do të shërbente për të kthyer në qendër të vëmendjes Kalabrinë dhe pasuritë e saj", - tha Abate, pasi mori çmimin. Fituesi i çmimit të rëndësishëm, tha se me librin "Kodra e erës" e përkufizon punën e tij si një "akt të dashurisë sime për këtë tokë, - rajon i bukur dhe i plagosur". Abate thekson, se do të ishte mirë nëse Kalabria vlerësohet për kulturën, si antidot i mosrespektimit të hapur të ligjit". "Në libër unë jam përpjekur që të tregoj kompleksitetin e Kalabrisë, - tha ai, - por pa i fshehur problemet". Për shkrimtarin, "Kodra e erës" është një libër që merret me historinë e një familjeje të Kalabrisë, që duhet marrë shembull, sepse i reziston abuzimit. "Një shembull që duhet ta ndjekin të gjithë: Rezistoni dhe mbroni tokën tuaj, është gjëja më e mirë që kemi", - bëri thirrje shkrimtari. "Ky libër, - shpjegon Abate, - është një akt i dashurisë për vendin tim dhe një homazh për fjalën e etërve, në kujtesën individuale dhe kolektive, që duhet ruajtur dhe që unë kam dashur ta ruaj. Në këtë kuptim, në 'Kodrën e erës', unë kam arritur maksimumin, sepse munda të gjej kujtimin e një shekulli. Historia e Kalabrisë kryqëzohet me historinë e kombit: Duket se ky rajon është jashtë çdo gjëje, por në fakt i ka dhënë shumë historisë sonë kombëtare". Autori është shprehur se ka dashur të tregojë kompleksitetin e Kalabrisë larg prej klisheve dhe vendeve të zakonshme, pa fshehur gjërat që nuk shkojnë si duhet. "Vështrimi im ka për qëllim të largojë stereotipat. Në Kalabri ka familje problematike, por ka edhe familje të mira si familje Arcuri, protagonistë të librit tim, që rezistojnë. Megjithatë, ne nuk duhet të mashtrojmë veten se gjërat po shkojnë mirë, kur nuk shkojnë mirë", - tha ai.

Veprat në shqip
Përkthyer në shqip nga Sonila Kapo dhe botuar nga shtëpia botuese "Toena", "Të jetosh pa kufij dhe histori të tjera" është një ndër librat që i është botuar në Tiranë Carmine Abates. Duke u frymëzuar nga jeta e vet, por duke zgjeruar vështrimin në një perspektivë universale, Abate rrëfen fëmijërinë në fshat, shijet e kuzhinës arbëreshe, magjinë e rapsodive të vjetra, mbërritjen në Gjermani dhe në Veri të Italisë. Përballet edhe me tema si, formimi i një ndjenje qytetare të thellë europiane dhe takimi me emigrantët e rinj, në një Kalabri ku kopshtet tashmë të boshatisura janë kthyer në qendra mikpritjeje. "Shtegtimi i unazës" është romani tjetër, botuar po nga "Toena" e përkthyer nga i ndjeri Dritan Çela. Në këtë vepër, autori na bën pjesëmarrës të historisë, të traditave, dokeve e zakoneve të njerëzve të tij, shqiptarëve të Italisë, që qysh para ardhjes së refugjatëve të rinj, arrinin numrin dyqind mijë vetë, të vendosur në shtatë krahina të Italisë jugore. Romani tregon ndodhitë e një familjeje kalabrezo-arbëreshe, e ankoruar, nga njëra anë, te një identitet gjuhësor e kulturor minoritar e tradicional dhe, nga ana tjetër, e tunduar nga homologimi nacional-televiziv. Romani tjetër, "Mes dy detesh", përkthyer nga Shpëtim Çuçka, trajton problemet e njeriut të sotëm të Italisë së Jugut parë nga këndvështrimi i arbëreshit. Këto probleme janë kryesisht dy: Të ikësh, i detyruar hallesh dhe prej dëshpërimit, nga toka jote e të shkosh si emigrant në vendet e tjera të zhvilluara të botës perëndimore; të qëndrosh e të luftosh me të gjitha forcat reaksionare, që mbajnë prej shekujsh të skllavëruara energjitë e kalabrezit, përfshirë këtu edhe ato të arbëreshit.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”