"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqiptarët e Srisë

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Shqiptarët e Srisë

#1

Post by CERMENIKASI » Tue Feb 05, 2013 11:10 pm

Me rastin e luftimeve ne Damask pësuan keq edhe "arnautët" atje, pra shqiptarët shumica e të cilëve janë me origjinë prej Kosove, që kanë dy lagje me emrin e tyre në veri dhe në jug të Damaskut. Ushtria e regjimit në javën e fundit të qershorit e rrethoi lagjen në jug (Kadam) duke bombarduar atë që t'i nxisë banorët që të ikin kudo. Por ka pasur asi që nuk kanë pasur ku të shkonin, ndaj mbetën duke menduar se atje do të gjejnë shpëtim. Mirëpo, me bastisje shtëpi për shtëpi ushtarët hynë në mënyrë brutale në një shtëpi dhe aty vranë tre veta të paarmatosur në një shtëpi (Munir Arnauti me origjinë prej Podujeve, Behlul Arnauti me orgjinë prej Kalishani dhe një tjetër vendës) dhe i nxjerrë në rrugë si "terrorist".

Munir Arnauti, 55- vjeçar, që i ka kushërinjtë në Podujevë e Prishtinë dhe dajat në Vrellë të Istogut, mori numrin 22573 në regjistrin zyrtar "Dëshmorët e Sirisë" që gjendet në internet. Vëllai i tij Neziri, i tmerruar, vendos të shkoje të nesërmen me familje për në Kosovë, ku e ka edhe banesën, por ndalet në aeroportin e Stambollit, sepse me pasaportën e tij siriane ka nevojë për "vizë" kosovare. Ky rast i dhimbshëm aktualizoi fatin e arnautëve ose të shqiptarëve të Sirisë dhe qëndrimin shqiptaro-kosovar ndaj tyre.

Sipas një djaloshi me origjinë nga Vrella, emri i të cilit nuk mund të tregohet për arsye sigurie, i cili punon në qendrën siriane për gjendjen civile dhe më tregon se pas digjitalizimit të dokumenteve të gjendjes civile tani del se kemi më shumë se 7 mijë shqiptarë me mbiemrin "Arnaut" (shqiptarë të ardhur nga Kosova) në Siri. Duke marrë parasysh edhe shqiptarët e ardhur nga Shqipëria që nuk kanë mbiemrin "Arnaut", mund të thuhet se në Siri kemi nja 10 mijë shqiptarë, shumica e të cilëve jetojnë në Damask dhe të tjerët janë të shpërndarë në Hama, Halep dhe në Latakije.

Shumica e shqiptareve të Sirisë kanë ardhur nga Kosova pas pushtimit të saj nga Serbia më 1912, e pas presioneve të mëdha në periudhën midis dy luftërave botërore, pra 1918-1939. Me fjalë të tjera, kemi tani në Siri tri-katër gjenerata të shqiptarëve, varësisht kur u bë shpërngulja e vendosja e tyre në Siri. Disa u ndalën një kohë në Turqi e disa u lindën në rrugë për në Siri.

Shqiptarët e Sirisë pësuan shumë, sepse nuk kanë pasur "shtet amë"që të interesohej për ta. Mbretëria e Jugosllavisë, sikurse Federata e Jugosllavisë deri më 1966, shikonin si të dëbonin më shumë shqiptarë jashtë atdheut. Nga ana tjetër, Shqipëria e Enver Hoxhës me ideologjinë e saj nuk kishte lidhje të mira me Sirinë, që shikohej si proruse. Vetëm prej 1974, kur u bë Kosova me kushtetutë, filloi të ndihej një lidhje me Kosovën si shtet amë, e sidomos me anë të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës e të Kulturës për të Huaj". Mirëpo kjo lidhje nuk zgjati, sepse vetë Kosova u gjet në luftë për të mbrojtur vetveten deri më 1989 dhe më pas nën pushtimin e ri serb deri më 1999.

Po në të njëjtën kohë arnautët nuk gëzonin si pakicë e vogël ndonjë privilegj në Siri, por më shumë shikoheshin me rezervë pas 1999, sepse regjimi sirian kishte lidhje të mirë me Serbinë e Milosheviqit dhe me Rusinë. Më 2009 ishte një gëzim i madh ardhja e zëvendësministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Damask, z.Edith Harxhi, që u prit me entuziazëm të madh nga arnautët dhe u premtoi shumë (bursa, vizita etj.). Por gëzimi më i madh ishte lajmi se do të hapej në Damask konsullatë nderi e Shqipërisë, që do të ishte "shtëpi e shqiptarëve të Sirisë". Mirëpo në gusht 2010 erdhi vetë ministri i Jashtëm, Ilir Meta, për ta hapur konsullatën, për të cilën nuk mori vesh asnjë shqiptar i Damaskut, bile as tash nuk dinë ku është!

Tani me shpërthimin e luftimeve në Damask vërtet kemi një gjendje dramatike. Autoritetet siriane nuk po lëshojnë banorët që të largohen jashtë nga Jordania që është më afër (vetëm 100 km), kurse rruga për në Turqi kalon nga Halepi dhe ka rreziqe nëpër rrugë. Tani shumë shqiptarë të Damaskut kanë mbetur pa strehim, sepse shtëpitë e tyre janë shkatërruar dhe janë pa punë qe disa muaj për shkak të gjendjes së luftës.
02.02.2013 parajsa.com
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”