"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Speciale: Vuajtja, qe mbeti e pa shëruar

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
Lek
Junior Member
Junior Member
Posts: 1
Joined: Sun May 22, 2011 6:55 pm
Gender: Male

Speciale: Vuajtja, qe mbeti e pa shëruar

#1

Post by Lek » Thu Aug 01, 2013 10:53 am

Speciale: Vuajtja, qe mbeti e pa shëruar

Nga Klajd Kapinova

Ajo ishte pjesë e jetës në familjen Sina, gjatë 5 dekadave të sistemit komunist. Refreni i zakonshëm dhe monoton ishte: dhimbje pakufi, keqtrajtime shtazarake, përbuzje e fyerje ekstreme, varfëri me bukë mjerimi, nënçmime sistematike, dhunë psiqike e fizike të vijueshme, internime dhe mallkime proletare, privim nga çdo e drejtë elementare njerëzore, nëpërkëmbje deri në disa breza,…

Këto dhe shumë të tjera, kanë qenë emëruesi i përbashkët, që e ka shoqëruar kalvarin e vuajtjeve dhe stërmundimeve, familjen e moçme etnike shqiptare Sina, e shquar historikisht gjithnjë, për ruajtjen dhe respektimin e traditave me vlera tipike autoktone dibrane. Këto ditë, në qytetin Brooklyn, në shtetin e Neë York-ut, mbylli sytë, një prej grave më stoike të kampeve të komunizmit, një nga nënat më fjalë ëmbël, më e thjeshta, modestja deri në përvuajturi shembullore, mbas gjithë historisë plot dhimbje dhe plagë të thella, që e ka shoqëruar pambarim ndër dekada, të pavdekshmen dhe të paharruaren, për të gjithë në vendlindje dhe Amerikë, nënën e vuajtjeve Hane Sina! Por historia e familjes së njohur të Dibrës së Madhe, zë fill tek drama, që përfshiu nënë

Hanën, kur ajo ishte ende fëmijë i brishtë. Kështu nga burimet historike dhe dokumentet e familjes Sina, mësojmë se në moshën 11-vjecare u vra Haxhi Dishi, babai i vogëlushes (sikurse thuhet në Dibër për një “vijë uji”) nga njeriu më i afërm i familjes (djali i axhës) babai i të cilit asokohe, punonte si qarkkomandant xhandarmarie në Dibër të Madhe… Vrasjen e babait të Hanës, Beqir Sina e përjetoj rëndë, nga që e donte aq shumë, sa nuk ia falte kërkujt gjakun e Haxhi Dishit. Por dhimbja e madhe kthehet në forcë, për burrat shqiptarë të vërtetë, që dijnë të falin gjakun, mbi dhimbjen e thellë. Si besnik që e kishte, më vonë e bëri mik shtëpie. Ky është një rast i rrallë, që ka ndodhur deri më sot në krahinën e Dibrës së Madhe dhe botën shqiptare.

Një jetë mes vuajtjes dhe mjerimit komunist

Hana, lindi më 18 maj të vitit 1928, në katundin Rreth Kale-Muhurr Peshkopi. Sikurse kujton sot i biri, gazetari pasionant e i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikanë Beqir Sina (nënën Hana), në moshën 12-vjecare propoganda fashiste e dërgoi sëbashku me një grup fëmijësh nga Dibra në Itali. Atyre, iu bashkuan edhe disa fëmijë të tjerë, të familjeve të mëdha nga e gjithë Shqipëria. Këtë mirësi asokohe fëmijës së zgjuar, ia bëri qarkkomandanti Beqir Sina, për të harruar ndoshta edhe vrasjen e babait të saj... Ngjarjet në vendlindje precipitojnë me shpëjtësi. Atje, komunistët, përmes propagandës së gënjështrës, kishin arritur të trudhosin me bolshevizëm të rinjtë dhe njerëz naiv, që nuk e njihnin fytyrën e zezë të proletarëve, që ndryshe fliste dhe ndryshe vepronte.

Kjo u duk shumë qartë në Rusi, me triumfin e luftës civile ose sikurse njihet si “revolucioni bolshevik”, ku, pushtetin e mori ideologu marksist Lenini dhe siamezi diktatori famkeq gjeorgjian Stalinin. Ai sot për nga krimet në kohën e tij (sipas burimeve historike bashkëkohore), është i pari në botë dhe i dyti nazisti gjerman Hitleri. Si shumë të rinj idealist, me ëndrra dhe qëllime përparimtare, mbushur plot ndjenja të ngrohta atdhedashurie, rikthimin në vendlindje e shihnin si shpresë, për një jetë dhe liri të vërtetë demokratike, sikurse ishte Italia dhe shumë shtete të tjera të Europës Perendimore. Por shpejt, ëndërra e adolishentes errësohet dhe vendin e saj e zë mjerimi dhe vuajtjet e njëpasnjëshme, që nuk kanë të sosur në familjen Sina, për shumë dekada, gjatë kohës së sundimit të kuqalashëve me hu, litar dhe mashtrim propagandist të Tiranës së kuqe prej 1944-1990.

Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme, rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën në burgje 9052 vetë, u burgosën si të dënuar politikë 17.900 njerëz, u internuan me motive politike 30.383 të tjerë. Nga viti 1945-1988 nga Shqipëria, janë arratisur 11,800 vetë. Për motive politike, u dënuan me burgime, punë të detyruar dhe me konfiskim të pasurisë 19.250 persona. Në burgjet shqiptare, në kampet me punë të detyruar dhe internimi kanë vuajtur për motive politike edhe shtetas italianë, grekë, jugosllavë, gjermanë, austriakë, polakë, rusë, etj.

Shqipëria, kishte rreth 40 burgje të mbyllura dhe mbi 50 kampe me punë të detyruar me të dënuar, për motive politike. Në këto burgje dhe kampe me punë të detyruarinternimi apo surghenimi Brenda shtetit burg komunist, kanë gjetur vdekjen 980 të dënuar politikë dhe 380 persona, kanë pësuar trauma psikike. Nga nëntori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1991, u ekzekutuan 450 gra. Në fakt, kthimi saj në Shqipëri, ishte një kthim në një udhëtim të ngadalshëm drejt varrezave, pa e kuptuar vdekjen e ngadalshme, që po u vinte të gjithë nacionalistëve dhe familjeve të tyre, të cilët e donin Atdheun si shtëpinë e tyre… Nisi kështu përjetimi i udhës së vështirë të kalvarit të vuajtjeve të njëpasnjëshme...E reja fisnike dhe zemërbujare Hana, një ditë të bukur pranvere, në moshën 19-vjecare, martohet me djalin e Beqir Sinës, të riun Rasim Sina, që vinte nga një derë e fortë e nacionalizmit shqiptar.

Nga burimet historike mësojmë, burrat e dy kunatave të veja (Dijen e Biden), i kishte pushkatur regjimi sllavo-komunist në Maqedoni, ndërsa dy motrat: Mihanen e Remen dhe tre vëllëzërit e tij: Musën, Hashimin dhe Besimin dhe gruan fisnike Kafile Kaloshen, janë kthyer më 1949 nga Kampi i Uznovës, mbas një amnestie të përkohshme në katundin e tyre në Rreth Kale. Kthim ishte pa shpresë dhe të ardhme. Ata e gjetën kullën e djegur nga komunistët. Jevxhitët e hoxhistit të Gjirokastrës më pare e kishin vjedhur gjithcka që ndodhej brenda,… e shkatërruan dhe më pas e kthyen në kazermë mallrash për ushtrinë e tyre.

Është me interest të thuhet, se shpesh bujaria e shqiptarit mes varfërisë, ka treguar vlera fisnikërie e mirësie, në momentet më dramatike të bashkëvendasve. Kështu, mësohet se kur vendasit morën vesht, se kulla e famshme e familjes Sina ishte djegur, menjëherë shprehen humanizmin konkret, që buronte nga shpirti flori i tyre, duke e ndihmuar, që të ngrinte strehën e varfër për të hapur familjen e tij te re. Pa dallim, i gjithë katundi dhe nga trevat e tjera u ngritë në këmbë. Aty u mblodhën fshatarët dhe brenda natës i ngritën një kasolle familjes së Beqir Sinës. Duke shfrytëzuar mjetet rrethanore dhe teknikën e ndërtimit asokohe, ata e rrethuan me qepa (një lloj materiali i përdorur gjerësisht asokohe) e veshën me thupra dhe më pas e suvatuan me baltë e harasan. Kjo ishte gjendja e mjeruar asokohe e Dibrës dhe në tërësi e Shqipërisë, që askohe po përpiqej të luftonte mjerimin dhe prapambetjen, që u thellua me ardhjen në pushtet të proletarëve pa fe, atdhe e ide. Tashmë varfëria ekstreme u ul këmbkryq ne familjet shqiptare në qytet e katund… Por nga ana e tjetër, gjesti bujar, për t’iu gjendur në nevoj kësaj familje fisnike nuk mungoi, sepse të gjithë i donin dhe respektonin Sinajt…

Mjerimin si bashkëudhëtare, që pllakosi këtë familje, një mik me banim sot në Neë York, e rikujton kështu: “Sina, që dikur kishte qënë e para e këtij vëndi “Kulla e Sinëve”, i thoshin tani, ishte edhe pa bukë, pa drita, pa tasa e lug, pa tenexhere, pa jorgan e dyshek...” Fshatarët e të afërmit e tyre, menjëherë filluan kush e kush të ofronte diçka nga bujaria mes varfërisë që si sëmundje ngjitëse i kishte prekur të gjithë. Ditët iknin me shpëjtësi dhe po afrohej koha, kur Rasimi do të martohej me Hanen, nga fjala e dhënë, sipas traditës dhe zakonit.

Ishte vërtetë një dasëm e thjeshtë shqiptare, pa zhurmë e krisma armësh, që ndodhnin shpesh në gëzimet shqiptare dje dhe sot… “Dhe kështu u bë dasma. Në atë shtëpi, nuk u dëgjuan daullet e festës, por u bë një dasëm me ceremoni simbolike dhe gëzim të thjeshtë, pa mish,… dhe vetëm disa të afërm i ranë çiftelisë dhe kënduan pak atë natë…”, kujtonte shumë vite më parë nusja e re asokohe Hana 19-vjeçe dhe dhëndrri Rasimi 16-vjeç. Në atë kasolle të thjeshtë, çiftit të ri, Zoti u dha tre fëmijë. Fëmija e parë ishte vajzë Zenepja, i dyti Dika dhe i treti gazetari i mirënjohur Beqir Sina, u nis në atë kasolle… dhe lindi në barakat e kampit të internimit famkeq të shfarosjes së ngadalshme në Savër të Lushnjës…

Me arratisjen e Rasimit, falë ndihmës bujare të një besniku të familjes Sina, nëna e tyre si i thërrisnin malësorët në kamp (oj) Sojnike ose sikurse e kishin zakon familjet e mëdha, për të respektuar njëra-tjetrën thirreshin vetëm në mbiemër. Një ditë Kaloshia, i mblodhi të gjithë fëmijët saj rreth vetes, e i pyeti se kur do të arratiseshin?! Por aty ndodhej edhe nusja e re shtatëzanë shtatë muajsh me fëmijën Beqir në bark, që thoshte, se vetëm dëgjoja dhe sipas zakonit nuk mund t’a hapja gojën… Sojnikja, u tha djemëve: “Djemtë e mi, Zoti ua bëftë dritë nga të shkoni, se nëna me tesha në krah e nisi dhe po e bitis po me tesha në krah, por shyqyr Zoti, kësaj rradhe kam edhe nusen e re dhe do t’a kalojmë me gjithë nanat e tjera, se jemi mësuar në kampet e internimit, mbasi na presin shoqet atje...” Dhe kështu nusja e re Hana, me fëmijë në bark (sic e kishin zakon gratë e Dibrës), e lidhi shamin dhe me Kaloshën nga dera e madhe e Kaloshëve të Kandrit, (Musa, që vuante mjerimin në burg), morën rrugën drej kënetave të Myzeqesë.

Të gjithë ata që e kanë njohur në kohën e rregjimit komunist dhe më pas, kur e kanë takuar dhe folur shtruar me fisniken në shtëpinë e Beqir Sinës (sikurse autori i këtij shkrimi), në Brooklyn, Neë York, flasin me shumë respekt, për mbresat e mira, që u kanë lënë takimet më Sojniken dibrane, sikurse e thërrisnin të gjithë deri sa u nda nga kjo jetë… Ajo ishte shumë e drejtë dhe ndershme, zemërbujare, trimëreshë, e zgjuar, me një humor të hollë dhe djegës (thumb), për komunistët (njësoj sikurse barcoletat shkodrane antikomuniste në kohën e rregjimit komunist). Janë pikërisht këto cilësi, si: ndershmëria (i pakorruptueshëm), besnikëria deri në vdekje, burrëria dhe zgjuarësia, bujaria e mikpritja, përkushtimi për t’i cuar gjërat me vendosmëri deri në fund, mbajtja e fjalës, positive, që i sheh dukshëm tek i biri gazetari Beqir Sina, të cilin, të gjithë e duan dhe e respektojnë në komunitetin tonë në Amerikë. Ai ishte i dashur edhe nga bashkëvuajtësit në Saver të Lushnjës…

Bujaria e shpirtit të saj, vinte nga geni i trashëguar i familjes, sepse ishte një Derë e madhe fisnike, përkrah dyerve të parisë së Shqipnisë asokohe, të cilët, për cudi të historisë të gjithë ishin surgjenosur në skëterrën vdekjeprurëse famkeqe të kampit në Savër të Lushnjës. Me qindra dhe mijëra djem e vajza, burra dhe gra, vejusha e jetimë, që vinin nga familje intelektuale e patriotike, të shkolluar në Europën Perëndimore, kishin hyrë në dyer e ferrit të këtij kampi nazist (me emrin proletar) dhe dolën prej aty, të shkatërruar fizikisht, por të fortë mendërisht në vitin 1990, tek mbijetuan pragun e vdekjes, ku, shumë ndërruan jetë nga koleksioni i sëmundjeve dhe pakujdesi mjekësor, gjatë 5 dekadave të rregjimit komunist.

Në Shqipëri janë pushkatuar nga regjimi komunist, për motive politike rreth 6150 vetë, nga të cilët 450 gra. Shqipëria, ka pasur rreth 36.000 të burgosur politike, nga të cilët rreth 5.900, kanë vdekur ne hetuesi apo burgje, ndërmjet të cilëve 200 gra. Dënimet politike varionin nga 7 deri në 40 vjet burg. Shqipëria, ka pasur rreth 52.000 të internuar, nga të cilët, rreth 7.100 kanë vdekur në kampet e internimit. Janë dëbuar nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare rreth 11.536 familje, me ose pa vendime gjykatash. Të burgosurit politikë, kanë ndërtuar rreth 38 vepra të mëdha industriale, pa vendime gjykatash… Kushdo, që ka qenë i interesuar dhe ka lexuar ose mësuar, për historinë kobndjellëse të Savrës, e di fare mire, se aty jetonin vitet e burgimit kolektiv paria e Shqipërisë, sikurse ishin familjet më të zëshme asokohe, si: Markagjonit, Mirakajt, Bajraktarit, Dinëve, Dugagjinit, Mulosmanëve, Hoxhës, Nezajve, Kolgjinit, Sinës etj. Si shumë nuse të reja, që u vendosën rishtas me familje në kampin e internimit, u ndihmuan me bujari nga të gjithë banorët e hershëm aty të ardhur me kohë nga qytetet dhe zonat e ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një detaj interesant, ka mbetur i ngulitur thellë në kujtesën e familjes Sina dhe më shumë djalit (kolegut tim Beqir Sina), i cili, ndër të tjera tregon, për bujarinë e familjes Markagjoni, që i është gjendur qysh në ditët e para familjes së porsaardhur në kampin e internimit. Kështu, vajzat zemërbujare të Kapidanit të Mirditës Gjon Markagjonit, i blenë tesha të reja dhe e bënë Hanen ti vinte sado pak buzëqeshja, në një mjedis të ri, rrethuar nga njerëz të mirë dhe jo sikurse shkruante media komuniste, përmes propagandës së saj shpifëse…

Gratë, nënat, motrat, vëllezërit, fëmijët, të afërmit e atyre burrave patriot, baballarëve të mirë dhe përkushtuar, që nën breshërinë e plumbave të mitrolozave në kufi, ishin arratisur nga ferri komunist, për një jetë të lirë në demokraci, vuanin edhe më shumë, për shkak të aktivitetit të tyre kundërkomunist, në vendet e Europës Perendimore dhe ShBA. Kështu sa më shumë, që ata ngrinin zërin para Departamentit të Shtetit, kongresistëve dhe senatorëve miq dhe dashamirë të shqiptarëve, aq më shumë mprehej shpata e luftës së klasave në Shqipëri, ndaj pjesëtarëve të familjes të tyre tashmë në burgje apo kampet e përqëndrimit ose shfarosjes.

Kështu fjala vjen Rasimi, burri i Hanës, fliste si spikër, për shumë vite me radhë në radion “Zani i Atdheut”, në Neë York, i cili, një herë në javë emetonte programe në gjuhën shqipe, kundër qeverisë komuniste në Tiranë, aq më shumë rritej zemërimi i partisë-shtet të diktaturës, kundër familjes Sina, që vuante kalvarin e gjatë të përsekutimit të përjetshëm, me të cilën ishte dënuar ajo… Hena Sina, ishte një prej tre nuseve të Sinëve, që sëbashku me vjehrrën e tyre fisnike Kafile (Kaloshi) Sina, pësuan shkatërrime, rrënime dhe vuajtje nga ma të pabesueshmet.

Ajo, e nis jetën si gruaja e Rasim Sinës, po me arratisjen e tij, humb sa hap e mbyll sytë gjithçka! Për ate e shumë të tjerave si ajo nis ferri i tmerrshëm e i pafund i kampeve të diktaturës... Vitet kalojnë dhe demokracia me mundime shkelmon gjumin letargjik të shqiptarëve, që me ose padëshirë kujtohen se janë pjesë e kësaj bote, se duhet të jëtojnë të lirë dhe në demokraci… Mbas rënies së komunizmit në Shqipëri Hane Sina, u vendos në ShBA sëbashku me familjen e të birit, gazetarit të palëkundur kundërkomunist Beqir Sina. Gjatë rinisë së saj, ajo kishte marrë shumë sëmundje, të cilat, i rënduan së tepërmi shëndetin dhe vitet e fundit të jetës i kaloi nën shërbimin e drejtpërdrejtë të gruas fisnike të Beqirit… Këtë fisnike tipike shqiptare, do t'a rikujtojë komuniteti shqiptarë në ShBA, të gjithë ata miq e dashamirë, që patën rastin t'a njohin nga afër...

Barakat e internimit në Savër

Në kampin e tmerrshëm të internimit në Savër të Lushnjës në Shqipëri, ishin 7 baraka përdhese, që mund të shembeshin nga minuti në minut… Kjo ishte një vdekje e ngadalshme por e sigurtë që Sigurimit komunist kishte menduar për asgjësimin e shqiptarëve. Nazistët, në krimet e tyre të përbindshme, asnjëherë s’kanë vrarë bashkëkombas etnik gjerman, sikurse kanë vepruar komunistët në vendet e Europës Lindore dhe kudo në botë, ku, ato kanë sunduar forcërisht përmes dhunës direkte të hurit dhe litarit. Kësisoj historigrafia botërore përmend faktin domethënës, se në kohën e Luftës së Dytë Botërore, nazistët gjermanë, kanë masakruar dhe vrarë, zhdukur në krematoriume në kampet e përqendirmit në Aushvic e Mat’hauzen, etj. mbi 56 milionë njerëz, ku për fat të keq 6 milion janë ebrej, ndërsa komunizmi deri më sot nga burimet e sigurta historiografike dhe ekspertë që janë marrë me zbardhjen e krimeve të komunizmit, ka arritur në shifrën e 120 milionë njerëzve të pafajshëm në të gjithë botën…

Heroina stoike nënë Hane, ruan në vetvete mijëra ngjarje, epidose, drama, dhimbje, vuajtje, keqtrajtime, syrgjenime. Ajo është vetë historia e mijëra ish të përndjekur dhe përsekutuar politkë, në kohën e rregjimit të egër komunist të diktatorit përves gjirokastrit. “Barakat përdhese, ishin të mbuluar me çati eternity (nje lloj materiali riciklues, shumë i dobët cilësisht) dhe brënda atyre mureve prej pupuliti e kashte është përkthye (në kushtet e survejimit dhe ndëshkimit) një nga kryeveprat e letërsisë botëore “Orlando i çmendun” i Ludovico Ariostos nga një intelektual dhe profesor i shquar Gulielm Deda; Aty në ato baranga jetojë edhe perkthyesi prej origjinalit në shqip të “Komedisë Hyjnore” të Dante Aligierit nga Pashko Gjeci; redaktue nga Llazar Siliqi. Aty ngrysi në heshtje e braktisje ditët e fundit të jetës mbas nji burgu të gjatë nji nga figurat më të njoftuna çame Rexho Plaku, e shoqja e tij motra e Teme Sejkos: Merushe Plaku dhe i biri i vetëm Agimi; po aty mbas nji burgu të gjatë vdiq Anton Dukagjini prej derës së famshme të Dukagjinëve; po aty mbasi doli nga burgu i parë që e pat fillue qysh fëmijë asht martue Ahmet Kolgjini, djali i vetëm i Tahir Kolgjinit; dhe po aty, pak vite para 90-ës, vdiq nga nji sëmundje e randë duke lanë katër fëmijë të vegjël konispolati i ndërshëm Ligor Kalivjoti..

Aty ka jetuar Musa Sina i biri Beqir Sinës, ka jetuar dikur edhe i biri Muharrem Bajraktarit, i biri Kol Bibë Mirakës, i biri Gjon Mark Gjonit, professor doktor Lazër Radi, kanë jetuar Çapajt e Dukatit, Asllani i Tepelenës, familja e Kryeministrit Fiqiri Dines, ka jetuar Dom Mikel Koliqi, kan jetuar Kaloshët e Dibrës, Ndreu i Dibrës, Spiro Gjoka i Përmetit, Tasim Spahiu i Lumës, familja e Tahir Hoxhës së Tropojës, Laholli i Korçës”, kujton ish bashkëvuajtësi në Kampin e Savër së Lushnjës, gazetari i komuniteti shqiptaro-amerikane Beqir Sina.

“Këtu ishte edhe fati i im. Një fëmijë që edhe i palindur e në barkë në nënës do t'a dënonin me internim në kasollet e Savrës dhe do ta shpallin “Armik i Popullit”, me vendim të Ministrisë së Punëve të Bredshme Dega e Internimeve dhe dëbimeve (dokumenti zyrtar i Arkivës së MPB 12 Gusht 1957 A-D/427)- Pra, do të lindë dhe të rritej një fëmi jetim -fukara dhe në skamje i privura nga çdo ëndërr jetës fëmijnore.

Dhe, unë njëri prej atyre mijëra viktimava të regjimit komunist, së bashku me familjen time (gruan, nënën, dhe dy fëmijët djalin dhe vajzën) mbas shumë peripecishë, mbasi kaluam në fillim Budapest-Hungari (dy muaj) dhe një vit e gjysmë në Austri, në në shkurt 1991 -erdhëm në vendin e ëndërrave të gjithë qytetarëve të botës Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendin e vetëm ku ngjallen shpresat e lirisë dhe demokracisë…”, kujton sot kolegu im shqiptaro-amerikanë gazetari i mirënjohur i komunitetit tonë z. Beqir Sina.
Vendin, ku, gjysmë shekulli më parë kishin ardhur si të arratisur, nga Shqipëria, babai i Beqirit, xhaxhallarët e tij dhe pothuajse i gjithë rrethi i tij familjarë, kushurinjë të parë të babait dhe dajat e tij. Njerëz, këta po nga familja e gazetarit Sina, që kishin emigruar në Amerikë, edhe para dhe pas Luftës së Dytë Botërore (ËËII), dhe kishin shërbyer edhe në ushtrinë amerikane, në luftën në Vietnam dhe Kore. Mirëpo, kur erdhi në Amerikë, ai ishte 34 vjeç, dhe nuk ishte më i vogël, por i dukej se atë ditë “kisha lindur”. Babi i tij, është arratisur nga Shqipëria në gusht të vitit 1957, kur Beqiri ka qenë në bark të nënës (7 muajsh), e cila (sikurse vepronte regjimi asokohe) u internua për të vetmin "faj" (ç’ka të kujton filmin e famshem “Fajtorë pa faj”), që kishte bërë, pse një grua 20-vjeçare me tre fëmijë, mbasi i shoqi grua ishte arratisur, ngaqë nuk duronte dhe pajtohej kurrë me regjimin komunist të Enver Hoxhës…

Saga e internimeve

Me pak rroba mbas shpirtit rrobat në krah, familja Sina, filloi të shëtisë në udhëtimin biblik nga një kamp internimi vdekjeje të nazistëve të kuq proletar në një tjetër të vuajtjeve, qysh nga vitit 1949. Harta gjeografike e vuatjeve të njëpasnjëshme, ka një shpërndarje të hatashme. Kësisoj ai nis kalvarin e përsekutimit ekstrem nga Delvina, kampi i në kampet e vdekjeve të tmerrshme, si: në Bënçë Tepelenë, Porto Palermo, Kuçovë, Ura Vajgurore, Këneta e Maliqit (Korçë), Radostinës (Fier), Fabrikës së Tullave në Tiranë, etj., duke e stërmunduar para kalvarit të vdekjes gjatë gjithë jetës nëpër Shqipëri, ku shtëpia e vetme e tyre ishte qelia e burgut të ftohtë kudo, si: në burgun e Burrelit, Spaçit, Kalasë së Gjirokastrës, Shën Kollë, Ballsh dhe në Tiranë…

Gazetari shqiptaro-amerikan Beqir Sina

Ai, sot jeton dhe punon me familje në Shtetet e Bekuara të Amerikës, aty ku liritë dhe të drejtat e njeriut janë shembull në të gjithë botën, mbasi me të drejtë njihet si Kampion i Demokracisë Botërore. Për 34 vjet me radhë, pinjolli i familjes Sina, djali i vendosur kundërkomunist i përbetuar Beriqi, qëndroi në kampin e internimit në Savër të Lushnjës, aty u rrit sëbashku me vuatjet çnjerëzore. Ai nuk ishte I vetëm, por kishte shumë bashkëvuajtës fëmijë të privuar nga çdo e drejtë elementare njerëzore, sikurse shumë fëmijë të familjeve më të mira të Shqipërisë askohe, sikurse thotë gazetari produktiv Sina: ajka e zgjedhur e vendit, deri edhe nga ata, që kishin qenë ish firmëtar të Pavarësisë së Shqipërisë, ish ministra dhe kryeministra në qeveri të ndrysheme të atyre kohërave, familje patriotësh, si: Dedë Gjon Luli, Safet Butka, e të tjera, atdhetarë e bajraktar, intelektualë, familje e suksesshëm në bisnes (shumë të pasur), lider fetar dhe ish politikan të rangjeve më të larta, duke filluar qysh në kohën e Zogut, fashizmit dhe nazismit, dhe nga vetë regjimi i Enver Hoxhës.

Sa për të ilustruar këtë fakt, ai ndër të tjera nis të rrëfej, se kushuriri i parë i babait të Enver Hoxhës (një burrë fisnik), Veip Hoxha me Anenë dhe tre vajzat e tij (Nerimanin, Andanin dhe Suzanin), ishin komëshi me mua, u ishin internuan në vitin 1965 nga njeriu më i afërt i tyre (djali i axhës), pra Enver Hoxha. Veipi ishte një plak pedan, i shkolluar në Stamboll dhe zotëronte katër gjuhë të huaja. Ai kishte qenë Drejtor i Bankës së Shtetit në Tiranë, para se të interrnohej, por vdiq në internim, I burbuzur nga komunizmi si një njeri i rëndomtë.

Aneja me vajzat e saj, që dalloheshin esencialisht për një kulturë të gjerë dhe thellë perëndimore, mbasi zotëronin shumë gjuhë të huaja (italisht, frengjisht, anglisht dhe rusisht), treguan një dashuri shumë të madhe për gazetarin Beqir Sina, gjatë kohës që ky po vijonte të kalonte kalvarin e gjatë të përsekutimit në Kampin famkeq të Savës të Lushnjës. Ata e dështën djaloshin e brishtë Sina, sikur të ishte vëllai i tyre i vogël, mbasi kishte mbetur “jetim” me baba gjallë të arratisur në SHBA. Beqiri, ishte fëmija i ledhatuar shumë nga vajzat e shquara intelektuale dhe shpesh e kujtonin me ndonjë gjë të mirë (ushqim, si I vetmi luks në kampet e përqendrimit), kur gatuanin, apo e ndihmonin më shumë në edukimin kulturorë dhe libra. Kampi i internimit për gazetarin e ardhshëm dhe të dashur të komunitetit tonë në Amerikë, ishte një shkollë, ku njërëzit e ditur dhe largpamës mbi vuajtjet gjenin forcë dhe kurajo të jepnin mësim falas bashkëvuajtësve më të vegjël. Vajzat apo tre motrat fisnike, i jepnin fshehurazi disa orë në ditë mësim në gjuhën italiane, së bashku me Dr. Professor Lazër Radin, një njeri me dy doktaratura, i cili, kishte studiuar në Romë, fëmijët e të cilit Beqir Sina, i kishte bashkëmoshatarë, duke ndarë gëzimet dhe hidhërimet familjare vëllezër…

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Speciale: Vuajtja, qe mbeti e pa shëruar

#2

Post by Zeus10 » Thu Aug 01, 2013 9:06 pm

Lek, eshte megjithe mend shume i dhimbshem, kalvari i vuajtjeve, te shqiptareve me te mire, gjate diktatures. Nje ngushellim e kemi ama, qe nuk do te perseriten me ato vuajtje.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”