"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 719
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#1

Post by CERMENIKASI » Sun Oct 20, 2013 10:39 pm

Sonte në mbrëmje, në “Exclusive” vjen për herë të parë historia e shqiptarëve të Bosnje-Hercegovinës.


Ata mbërritën atje që në kohën e pushtimit Osman, ndërsa ndër shekuj në Bosnje u zhvendosën shqiptarë nga të gjitha trevat e Ballkanit. Por, ndryshe nga fillimi, kur atyre iu desh të ishin punëtorë krahu, sot ata janë pronarë të bizneseve më të rëndësishme në këtë ish-Republikë Jugosllave.

Shqiptarët e parë erdhën në Bosnje-Hercegovinë që në kohët e pushtimit Osman, diku në 1750, e më pas atij austro-hungarez. Por, dërgata e madhe nisi mes dy luftrave botërore e më së shumti pas asaj të dytë.

Një pjesë erdhën këtu për t’i shpëtuar represionit serb të atyre viteve, që detyroi mijëra shqiptarë të largohen ku të munden. Të tjerë, për të siguruar një jetë më të mirë. Të pashpresë, të larguar si pasojë e vështirësive ekonomike nga tokat e tyre, në zonën e Maqedonisë, Kosovës, Luginës së Preshevës , Malit të Zi e më tej... ata u hodhën më së shumti në Sarajevë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që në atë kohë, kur shqiptarët erdhën këtu duarbosh, të shuar, pa asgjë. Sot janë po aty, por tashmë historia për ta ka rrjedhur në krah të kundërt.

“Ata janë një komunitet, për të cilët flitet pak ose aspak, e megjithatë shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës vazhdojnë të ruajnë identitetin e tyre, të lidhur pas njëri-tjetrit, si e vetmja mënyrë për të mos humbur, si e vetmja mënyrë për të mos u asimiluar, si e vetmja mënyrë për të mbetur ashtu sikurse janë, shqiptarë”.

“Po, ka qenë luftë dhe kjo është pak problem. Fëmijët jetojnë këtu, me shkollë këtu, krejt këtu, por mundohemi dhe na ka hecur ajo punë, jo vetëm neve, por të gjithë shqiptarët këtu jemi të kënaqur që jemi duke e mbajtur mirë dhe kënaqemi me faktin që jemi shqiptarë”, tha Faredin Miftari.

“Prapë nëna është ajo që ka shpërblimin më të madh për ruajtjen e gjuhës. Ne shoqërohemi me këto, kemi dhe miq shumë, por ne, pak më shumë ruhemi”, tha Mithat Fidani.

Sot, Sarajeva numëron rreth 700 biznese shqiptare, ëmbëltore, byrektore, restorante... Mbi 290 furra buke në kantonin e Sarajevës kanë pronarë shqiptarë, e po ashtu dhjetra argjendari të mëdha... Në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës edhe buka më e shitur është ajo e shqiptarëve.

“Buka e nanës është për ne traditë e jona, e nënave tona. Ne do të vazhdojmë deri sa të mundemi për ta trashëguar te fëmijët tanë traditën tonë. E kemi pas të tëra herët, atë e preferojnë pak më tepër se është e ardhmja e baballarëve tanë. E ne nuk do ta harrojmë kurrë. Edhe pse kemi vazhduar në Bosnje duke punuar dhe do të vazhdojmë”.

“Buka e Nanës” do të jetë reportazhi që do të sjellë sot në mbrëmje, në “Exclusive”, në 20:05, realitetin e shqiptarëve të Bosnjes, një komuniteti që, edhe pse ka marrë vëmendje të paktë, ka mundur të ruajë identitetin dhe rrënjët e tij.-

20/10/2013
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#2

Post by Sally » Mon Oct 21, 2013 6:55 am

Ata mbërritën atje që në kohën e pushtimit Osman,

Shqiptarët e parë erdhën në Bosnje-Hercegovinë që në kohët e pushtimit Osman, diku në 1750,


Dikush nga shoket e forumit mund te na jap ndonje shpjegim, sa e vertet eshte kjo?
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#3

Post by ALBPelasgian » Mon Oct 21, 2013 7:58 am

Sally wrote: Dikush nga shoket e forumit mund te na jap ndonje shpjegim, sa e vertet eshte kjo?
Viti nuk eshte i sakte. Shqiptare kishte ne Hercegovine (dmth Bosnja jugore) shume me heret sesa viti 1750. Burimet sllave permendin ''arnaut'' ne Hercegovine qysh ne shekullin XIV. Sipas nje autori serb, ne shekullin XVI, te gjithe barinjte e Hercegovines quheshin ''arnaut''. Vete ngjarjet epike te pershkruara ne Ciklin e Kreshnikeve zhvillohen ne pjesen me te madhe ne Kroaci e Bosnje, ku qysh moti kufizohej bota ilire dhe ajo sllave. Do te sjell disa te dhena sapo ta perfundoj punen!

Me i rendesishem eshte fakti se vete emri i Bosnjes eshte shqip, ashtu sic e kishte parashtruar per te paren here Thalloci:

Image

Image

The Roots of the Religious, Ethnic, and National Identity of the Bosnian ..., Denis Bašić


Pra, ne shqip 'bos' nenkupton një vazo e veçantë ku qëndronte kripa dhe përdorej në Shqipërinë e Veriut.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#4

Post by Zeus10 » Mon Oct 21, 2013 12:46 pm

Ndoshta ka lidhje me kete:

BASEN m.1. Pellg a rezervuar i hapët për të grumbulluar ujë ose lëngje të tjera. Basen uji. Basen ujëmbledhës. Basen prej betoni.
2. gjeogr. shih PELLG,~U 2. Baseni i përroit.
3. det. Pjesa e thelluar e detit afër portit, ku qëndrojnë anijet. Baseni i portit.

The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#5

Post by ALBPelasgian » Mon Oct 21, 2013 12:54 pm

Edhe nje hipoteze tjeter qe prape emrin e Bosnjes e lidh me shqip. eshte edhe kjo:
  BUSH II m. sh. mit.

Qenie e përfytyruar si kafshë, e cila, sipas besimeve të kota, jetonte nëpër këneta dhe ndillte shi duke ulëritur. Si deshi bushi, bëri koha. fj.u.

BUSHAK m. sh.

Qengj i vogël, i dobët e me lesh të pakët.

BUSH I m. sh. bot.

Shkurre me shumë degë ose dru deri tetë metra i lartë, me gjethe vezake jorënëse, me lule të vogla në tufë, që e ka lëndën të verdhë, të fortë e me palcë dhe që përdoret për të bërë orendi, vegla pune, çibukë, lodra etj. Bush i egër. Çibukë (lugë, fyell) bushi.

BUSHAKË f. sh.

Enë e madhe për vaj.  
Qysh prej lashtesise, hapesira e sotme e Bosnjes karakterizohej nga aktiviteti kryesor ekonomik - kultivimi i kafsheve. Ne kete kuptim, kuintesenca e kesaj hipoteze eshte etimologjizimi i Bosona me shqip ,,bush'' (nje lloj mëzati) qe ne kuptim me te gjere i bie toka e mëzetërve (?).
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4135
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#6

Post by Zeus10 » Mon Oct 21, 2013 6:08 pm

ALBPelasgian wrote: Qysh prej lashtesise, hapesira e sotme e Bosnjes karakterizohej nga aktiviteti kryesor ekonomik - kultivimi i kafsheve. Ne kete kuptim, kuintesenca e kesaj hipoteze eshte etimologjizimi i Bosona me shqip ,,bush'' (nje lloj mëzati) qe ne kuptim me te gjere i bie toka e mëzetërve (?).
Eshte shume veshtire te gjendet, se cfare zanore eshte reduktuar midis s-n : Bos()na. Ajo zanore, do te na ndihmonte shume, per te kuptuar prejardhjen e fjales. Po ti shtosh kesaj dhe faktin qe kemi te bejme me nje emer te pervecem, atehere cdo gje behet intuitive.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#7

Post by Mallakastrioti » Mon Oct 21, 2013 7:29 pm

Nje mundesi tjeter do ishte:

BUZË parafj.
1. Pranë, në kufi me diçka, anës diçkaje (me një emër në rasën rrjedhore). Buzë rrugës. Buzë detit (liqenit, lumit, përroit, kanalit). Buzë Drinit. Buzë ujit. Buzë kufirit. Buzë humnerës. Buzë arës. Buzë vatrës.
2. Në prag, në fillim të një kohe a të një ngjarjeje (me një emër në rasën rrjedhore). Buzë mbrëmjes (muzgut). Buzë beharit (dimrit). Buzë majit. Buzë mbjelljeve. Buzë shiut.

Bosnja e dikurshme sigurisht qe kishte dalje ne det, pra ishte vendi buze ujit. Gjithashtu edhe Bizant (Βυζάντιον) ndoshta kemi te bejme me te njejten rrenje Βυζ, pra ne kuptimin e nje vendi qe eshte buze ujit (detit).Personalisht nuk i besoj teorise qe Bizanti mori emrin prej prijesit Βύζας/Byzas.
Image

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#8

Post by ALBPelasgian » Mon Oct 21, 2013 7:58 pm

Mallakastrioti wrote: Personalisht nuk i besoj teorise qe Bizanti mori emrin prej prijesit Βύζας/Byzas.
Se Bizanti eshte apelativ iliro-shqiptar s'ka kurrfare dyshimi! Ja nje artikull qe ia vlen:

http://www.constantinethegreatcoins.com ... inople.pdf
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#9

Post by bardus » Mon Oct 21, 2013 8:09 pm

Edhe nja dy tre ide tjera per emrin e Bosnjes jane :
-emrin e ka marre nga lumi Bosna
-mund te jene fis bullgaresh te dale atje
-Konstandini Purpurt e ka permendur si Bosona
-gjate kohes turkut edhe Bossena

Prapashtesa tek Bos-ona me sa di une, eshte ilire.

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#10

Post by Mallakastrioti » Mon Oct 21, 2013 8:15 pm

ALBPelasgian wrote:
Mallakastrioti wrote: Personalisht nuk i besoj teorise qe Bizanti mori emrin prej prijesit Βύζας/Byzas.
Se Bizanti eshte apelativ iliro-shqiptar s'ka kurrfare dyshimi! Ja nje artikull qe ia vlen:

http://www.constantinethegreatcoins.com ... inople.pdf
Material teje interesant Alb.
Faleminderit.
Image

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#11

Post by ALBPelasgian » Mon Oct 21, 2013 8:23 pm

bardus wrote:Edhe nja dy tre ide tjera per emrin e Bosnjes jane :
-emrin e ka marre nga lumi Bosna
-mund te jene fis bullgaresh te dale atje
-Konstandini Purpurt e ka permendur si Bosona
-gjate kohes turkut edhe Bossena

Prapashtesa tek Bos-ona me sa di une, eshte ilire.
Bardus, ky eshte nje prej librave me te mire (pas atij te Noel Malcolm-it) qe kam lexuar per Bosnjen:

http://books.google.com/books?id=RivPTB ... lt&f=false

Ne menyre te thukte, autori siperfaq teorite kryesore mbi etnogjenezen e boshnjakeve. Historianet turk jane me te predispozuar qe tek boshnjaket te shohin nje rrem proto-turk, i cili duhet te kishte depertuar atje qysh ne kohen e dyndjeve sllave. Nje hipoteze tjeter, qe rrenjet i ka tek shkrimtaret mesjetare, e lidh emrin e boshnjakeve me ate te fisit thrak ''bessi'' (beset, te cilet Schrami pa u menduar dy here na i bente stergjysher te shqiptareve). Duke refuzuar te marr nje qendrim te prere ne kete ceshtje, une e shoh me te rendesishme te rikujtoj faktin se Mayer beson se kur sllavet morren Bosnjen, enklava ku flitej ilirishtja ekzistonin akoma. Sipas mendimit tim, cikli i Kengeve Kreshnike ka disa shtresezime historike e ku ne qender eshte sfondi i njejte historik: perballja e dy boterave: ajo ilire dhe ajo sllave. Marredheniet e tyre jane skajshmerisht armiqesore. Inkursionet, plackitjet e vrasjet e ndersjella jane perditshmeri ne boten epike te pershkruar ne ciklin e kengeve kreshnike. Kujtimi kur iliret kalonin Danubin e ktheheshin prape ne malesite e tyre te sigurta eshte ruajtur edhe sot. Ne Drenice e vende te tjera ne brendesi te Kosoves ruhet kujtimi per Tunen (ky ne Drenice eshte emri popullor per Danubin). Te marrte Tuna, asht nji nga mallkimet e shumta qe perdoren atje. Se shpejti do t'i sjell disa te dhena fort te vlefshme ne lidhje me shqiptaresine e Hercegovines!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës

#12

Post by ALBPelasgian » Tue Oct 22, 2013 5:22 pm

Barinjte shqiptare ne Hercegovine quheshin rendom ''arnaut''. Grupe blegtorale shqiptaresh ishin aq te shpeshta ne Hercegovine, saqe edhe barinjte sllave (sigurisht pakice) quheshin ''arnaut''. Dihet se ne Bosnje, sidomos ne ate lindore ka pasur perqendrim te madh te vlleheve, te cilet zakonisht kane praktikuar blegtorine. Mirepo, autoret sllave nuk i ngaterrojne shqiptaret me vllehet. Lexim te kendshem!

Image

Image
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”