"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Arbëreshët e Italisë/ Një network-u për të shpëtuar gjuhën

Këtu mund të bashkohen për të shkëmbyer mendime, pjesëtarë të diasporës ose komuniteteve të ndryshme arbërore.

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Arbëreshët e Italisë/ Një network-u për të shpëtuar gjuhën

#1

Post by Adriana » Thu Aug 21, 2014 7:47 pm

Ngritja e një network-u për të ruajtur identitetin në mënyrë që të vazhdojnë të ekzistojnë, kështu vijnë shpirtrat arbëreshë në edicionin e dytë të aktivitetit “Natë arbëreshe”. Ky aktivitet zhvillohet në vazhdën e ‘Netëve të bardha kushtuar kulturës’, e përhapur në të gjitha qytetet europiane), në fokus të së cilës është kultura arbëreshe.

Një natë magjike, që e bëri të veçantë edhe prezenca e konsulles në ambasadën tonë në Romë, Gerarta Zheji. Për herë të parë, Caraffa di Catanzaro, një komunë kalabreze me rreth 2000 banorë, ka mirëpritur një personalitet të institucioneve shqiptare në Itali. Ishte pikërisht konsullja që hodhi idenë dhe inkurajoi për krijimin e network-ut dhe premtoi mbështetjen e saj. Një ftesë që e ka përsëritur disa herë, fillimisht në komunën e Caraffa di Catanzaro, ku u dëgjua dhe nga kryetari Antonio Giuseppe Sciumbata, gjatë ceremonisë së hapjes së Festivalit të Poezisë arbëreshe që u zhvillua në kuadër të “Vitit De Rada”, e më pas e përsëriti edhe në sheshin “Scanderbeg”, para shfaqjes së pjesës teatrale “La bisbetica e Garrafës” por edhe përgjatë gjithë aktiviteteve që u zhvilluan në kuadër të “Natë Arbëreshe”.

Propozimi vjen nga konsullja, Gerarta Zheji, e cila gjatë aktivitetit “Natë arbëreshe” që u zhvillua në komunën arbëreshe të Caraffa-s, hodhi disa herë idenë e krijimit të një rrjeti bashkëpunimi dhe komunikimi me shtatë rajonet që banohen nga arbëreshet në Itali

“Është vërtet bukur të jem këtu dhe të bëhem pjesë e këtij projekti kulturor, – tha Gerarta Zheji. – Mendoj se është me vlerë të madhe kujtimi i De Radës këtë vit, dhe akoma më shumë përfshirja e të rinjve, sepse e dimë të gjithë sesa e rëndësishme është që ata të flasin arbërisht, që ta ndjejnë si një gjuhë të gjallë dhe të mund të tregojnë përmes saj edhe jetën e tyre të përditshme dhe jo vetëm histori të paraardhësve. Uroj që në të ardhmen të përpiqemi akoma më shumë të ndërtojmë një rrugë të përbashkët në këtë drejtim. Një rrugë që ka si objektiv kryesor gjuhën. Dhe kjo është puna që duhet të bëjmë të gjithë bashkë. Fëmijët dhe të rinjtë të mund flasin gjuhën arbëreshe, është sfida sot, dhe në këtë sfidë, Ambasada e Shqipërisë në Romë do të jetë gjithmonë mbështetje për ju. Ne jemi këtu sepse duam ta bëjmë bashkë këtë rrugë për të çuar përpara çka ishte dhe ideali i De Radës, siç është dhe ideali i këtyre njerëzve që tashmë janë duke punuar në këtë front”

Po si do të ndikojë ambasada dhe çfarë roli duhet të luajë vetë komuniteti arbëresh në këtë proces? Përgjigja është në nismat që do të ndërmerren. “Mbështetja e arbëreshëve në krijimin e një grupi, të një network-u që do t’u kushtojë vëmendje projekteve që vijnë nga ky komunitet. Ka shtatë rajone arbëreshe në Itali, ndaj diskutimi shtrihet dhe më gjerë. Nëse mund të arrihet në mbajtjen e një kongresi ku të mund të bëhen bashkë të gjithë përfaqësuesit e komunave të ndryshme arbëreshe, të komunikojmë dhe të flasim për çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku, si mund ta ngremë rrjetin, mendoj se do të ishte një hap i rëndësishëm në këtë proces. Natyrisht që vetë Ambasada shqiptare në Romë nuk mund të jetë iniciator, por ajo është e gatshme ta mbështesë këtë proces. Duhet që komuniteti arbëresh të marrë iniciativën, dhe kjo është në të drejtën e tyre, duke e ditur se ambasada do të jetë një mbështetje për ta”.

Prezenca e përfaqësuesve të shtetit shqiptar në Caraffa është një lidhje, asnjëherë e ndërprerë ç’është e vërteta, mes Shqipërisë së sotme dhe arbëreshëve, si dhe atyre qindra emigrantëve shqiptarë që erdhën pas viteve ’90, ndaj del si nevojë ngritja e një rrjeti për t’u bashkuar. “Nuk do të kishte kuptim e kundërta… – thotë konsullja Zheji, – për ne arbëreshët janë një burim frymëzimi, një prani e rëndësishme në aspektin historik, gjuhësor, si një popull i aftë për të ruajtur identitetin, gjuhën, traditat e zakonet e tyre dhe pas gjashtë shekujsh.”
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Diasporë dhe komunitete”