Page 1 of 1

Gazeta italiane “Avvenire” një ninullë arbëreshe për Krishtlindje

Posted: Mon Dec 28, 2015 5:11 pm
by Hymniarber
Image

E përditshmja katolike italiane Avvenire ka publikuar pak ditë më parë në prag në festës së Krishtlindjeë një ninullë që këndohet nga arbëreshët e Italisë gjatë Festës së Krishtlindjeve.
“Të njohur edhe si shqiptarët e Italisë, shkruhet në Avvenire, arbëreshët janë pakicë etnolinguistike që, u larguan nga Shqipëria e pushtuar prej otomanëve, e ruajtën gjatë shekujve lidhjen e ngushtë me tokën mëmë, duke konservuar si thesare, gjuhën, poetikën e këngët e tyre origjinale.
Ninulla si këto këndohen ende në këto ditë feste në disa vise të arbëreshëve të Italisë në Molise, Pulia, Kalabri, Bazilikatë, Siçili, e ku mund të gjejmë një repertor shumë të pasur këngësh feetare dedikuar festave të Krishtlindjes e të Pashkëve.
Ninulla “Ç’mrekulli është vallë kjo?” është një nga pjesët më kuptimplote e më origjinale të këtij repertori.

Ç’mrekulli është vallë kjo?

(Nina nana arbëreshe për Foshnjën Hyjnore)
‘Ç’mrekulli kjo, që na gëzoi
Erdh pranvera, dimri shkoi.
Ljeu Krishti në një skutë,
Ljeu i varfër e i butë.
Ljeu aty, e s’ljeu në Horë,
Në një shpellë e nën dëborë,
Ljeu, e qielli u bë dritë
Nata u shndërrua në ditë.
Jeta u mbush plot me gëzim,
pemët, me fletëza në bulim.
Na pru Zoti në këtë dhe
Gaz të madh, paqe e hare!
Ninulla në arbërishte:
Çë thavmasmë isht kjo?
Çë edhe nata ditë u bë.
të ghzon zemërën
dimri shkoi e s’ ishtë më
gjithë jeta bën hare
ljulje e peme për në dhe
Ljeu jashtë e jo në Horë
në një shpellë, në një gërromim
ljeu në tsin, ljeu në sborë
ljidhur klje te një skutin
mbet në kashtë e në sanùa
si i vapkëth për mua
E si ljeu n’ ata malje
n’ ata malje ashtu tutsè me ghzim
Parraisi u psaljë gazin
m’ i madh njeriut i qièlli
paqe, gaz, haré
yn’ Zot pru në ktë dhe..