Page 1 of 1

Dita e Aristidh Koles.

Posted: Sun Oct 11, 2009 2:49 am
by Zeus10
Me dt. 11 Tetor perkujtohet cdo vit KOLOSI Aristidh Kola, ai qe zgjoi nga letargjia shqiptaret, ai qe nuk do te harrohet kurre, megjithese fizikisht nuk eshte me. Ai qe u vra prej ekstrmisteve greke, vetem sepse tha te verteten, dhe zbuloi qe shqiptaret jane pasardhesit e kultures se vjeter te Ballkanit, dhe ata kane qene denbabaden ne ato troje, mbi te cilat u ndertua shteti ultraortodoks i grekeve te rinj.
Dua te sjelle ketu vjershen e Kolec Traboinit kushtuar A. Koles:

Poezi per Aristidh Kolen


Nuk mund ti vihen pranga dritës
e diellin në varr ta groposin, nuk mund
ndaloni - ai që keni në duar
është një mal drite
por dhe Himalajë në shpirtin tonë.

Tepër i rëndë për ta mbajtur gjashtë burra
në atë arkivol prej drurëve të këtij dheu
është flaka e zjarri i Prometeut
që u mësoi popullit të vet sekretin
si ta ndezin pishtarin e dritës
e për ta mbrojtur atë dritë, si të vdesin.


Për këtë u zemeruan zotërit e Olimpit
e vranë,
jo në Kaukazin e largët
as në mitologjinë helene
por në Athinën moderne
ku natën të vrasin e ditën të qajnë.


Si mund ta zërë varri atë farë vigani
atë që mbi kokë pranonte veç qiellin
që e pagoi qëllimin me lirinë e jetën
si mund ai dheun e zi ta durojë
- Mbahuni burra, mos qani, qëndroni
e jo si ushtarë të drobitur pas beteje
por si ata që luftën fillojnë


Jeni arvanites, bijtë e nipërit e revolucionit
të Kollokotronit dhe të Marko Boçarit
që bënë epokë permes luftrash e zjarrit
ju shqiponja me krahët e lirisë
që ky 11 tetor 2000 akull në gjoks ju vuri
ndaloni, e puthni në ballë
i vini në thilenë e gjaketës trëndafilin
të kuq si gjaku në flamurin tonë
t’ua tregojme vrasëve skutave të Akropolit
se zemra e tij në zemrën tonë rron.
Ti themi ne shqiptarët e gjithë botës:

Ari, ti e di se sa të deshëm
tek ti kishin dashurinë
ëndrrën si flamur shprese
se edhe ti ishe si ne
bir i zogut të qiellit, shqiponjë
kënga arvanite, kapedanët e detit
trimat që bien por kurrë nuk vdesin
Aristidh Kolia, gjaku i gjakut tonë.


Po qan një arvanitas i vogël
tek pragu i portës
në Thivën ku ti ke lindur, belbëzon
me fjalët e lashta sa vetë bota:
- Nana du klumësht! Nana don...


Nuk mund ti vihen pranga dritës
e Diellin në varr ta groposin, nuk mund!
hijenat e erresirës me kot skërmitën
zjarrin që ti ndeze, ta shuajnë nuk mund!


KOLEC TRABOINI

Tetor 2000

--Albanopolis 17 Gusht 2009 03:08

Re: Dita e Aristidh Koles.

Posted: Sun Oct 11, 2009 3:55 am
by Arta
Rrofte kujtimi i tij, dhe u perkujtofte jeta e tij me nder, ashtu sic e jetoi dhe kontriboi per popullin Arvanitas.

Nje hero i vertet nuk ndalon, edhe pse i di rreziqet e jetes qe i kanosen.

Faleminderit per kontributin tuaj, per te zgjuar mendjen e popullit Arvanitas, edhe pse ti e pagove me jeten tende. Heronjte nuk jane vetem luftetare me shpata dhe allti, por edhe me pen, sepse ajo eshte arma me e fuqishme te cilen zrmiqte tane kane pasur me teper frike, diturine dhe shkrimet tona.