Mosvleresimi per keta njerez, qe perfaqsojne te vetmit personashe te mbetur, te nje kulture te spikatur qe po humbet, eshte me shume se nje krim njerezor.
Më datën 15 Maj kemi shkuar në Gjirokastër dhe më 16 kemi kënduar me grupet më të mira. Gjoka dhe familja Nonaj janë të pakënaqur mbasi nuk na ka pritë asnjë nga organizatoret, as Meri Kumbe nuk i ka dhanë as dorën plakut, as neve, ky është një turp i madh. Nuk kishin marrë asnjë masë teknike duke mos vendosur as mikrofona. Ky ka qenë një sabotim për lahutën, për plakun dhe të gjithë. Uroj që gjëra të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Unë e kam filmuar të gjithë prezantimin dhe do ta nxjerrë shumë shpejt”.
