Video origjinale nga hapja e Festivalit te pare Folkloristik ne 21 Shtator 1949 ne stadiumin Q.Stafa
Ne kete festival te pare moren pjese 41 grupe folkloristike.
Folklori muzikor përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studjohet si lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhëshëm.
Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin që prej viteve 1900 e këtej. Përpara viteve 1940 ato janë realizuar pranë shoqërive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime më të vona takohen edhe në formën e CD-ve, si CD me muzikë të “Familjes Lela”, prodhuar në Francë më 1992 nga Judigo; dy CD me muzikë toske të “Laver Bariut”, prodhuar përkatësisht në Greqi dhe Angli, etj.
Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janë Festivali Folklorik Kombëtar, mbajtur çdo pesë vjet, i cili ka filluar në vitin 1952 në qytetet Lezhë dhe Tiranë, për të vijuar më pas në dy qytetet muze me arkitekturë mesjetare, Gjirokastër dhe Berat; Festivali Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare në Elbasan; Takimi i Rapsodëve Lahutarë në Lezhë; Takimi i Sazeve në Korcë; Takimi i Grupeve Polifonike në Vlorë dhe Gjirokastër; Takimi i Grupeve dhe Shoqërive Folklorike (NGO) në Sarandë.
Organizatat folklorike kryesore që veprojnë në Shqipëri, të krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qëllim mbështetjen e folklorit dhe të traditave popullore në përgjithësi, janë: Elena Gjika – Përmet, Demir Zyko – Skrapar, Shoqëria Folklorike – Gramsh; Grupi Bilbili – Vlorë, Gjirokastër; Shoqata Tirana – Tiranë, Kastrioti – Krujë, etj.
Institucioni i vetëm shkencor që merret me studimin e folklorit është Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë, i përbërë nga departamenti i etnomuzikologjisë dhe etnokoreologjisë dhe nga departamenti i etnografisë. IKP boton revistën periodike Kultura popullore. Pranë tij gjendet një arkiv shumë i pasur me mbi 60000 ekzemplatë të mbledhur në tërë Shqipërinë.
Disa nga librat më të rëndësishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janë: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranë, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranë, 1989); Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë së Jugut i Beniamin Krutës (Tiranë, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranë, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranë, 1997).
Faleminderit
Re: Festivali Folklorik
Posted: Sat Jun 13, 2009 4:19 pm
by Sally
Folklori yne......
Faleminderit
Re: Festivali Folklorik
Posted: Mon Sep 21, 2009 1:52 am
by IllyriankinG
A di njeri të na thotë, kur mbahet Festivali Kombëtar Folklorik?
Re: Festivali Folklorik
Posted: Mon Sep 21, 2009 1:46 pm
by Sally
IllyriankinG wrote:A di njeri të na thotë, kur mbahet Festivali Kombëtar Folklorik?
E di qe bere mire qe pyete?! Se po i afrohet data
Përgatitjet për Festivalin Kombëtar Folklorik janë në rrugë të mbarë për të pritur pjesëmarrësit në datat 24-29 shtator. Ndryshe nga vitet e mëparshme, këtë vit organizatorët premtojnë jo vetëm një skenë tërësisht të rinovuar por dhe kushte më të mira për ruajtjen dhe mbrotjen e kalasë. Version multimedial i ketij lajmi
GJIROKASTER- Muaji shtator do të fillojë dhe zhvillimin e Festivalit Kombëtar Folklorik dhe angazhimi për organizimin e tij është maksimal. Prej mëse një muaji, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër ka nisur përgatitjet paraprake në skenën e improvizuar dhe zonën përreth. Drejtori i këtij institucioni Spartak Drasa bën të ditur se tashmë përgatitjet janë në rrugë të mbarë, duke premtuar një skemë tërësisht të re.
Vëmendje i është kushtuar dhe garantimit të kushteve në Kështjellën e Argjirosë së Gjirokastrës.
“Po bëhet pastrimi i bimësisë në kështjellën e qytetit, për herë të parë do vendosen edhe tualete në këtë kështjellë. Njëkohësisht vazhdon dhe investimi, i cili tashmë ka rreth një muaj e ca që ka filluar për hidroizolimin e e pjesës më të madhe të kështjellës.” theksoi Drasa.
Këngëtarë, valltarë dhe muzikantë nga e gjithë Shqipëria do të zbresin në skenën e Festivalit Kombëtar Folklorik në datat 24 deri në 29 shtator
Re: Festivali Folklorik
Posted: Mon Sep 21, 2009 4:01 pm
by IllyriankinG
Sally wrote:E di qe bere mire qe pyete?! Se po i afrohet data
Shumë faleminderit për informacionin Sally, dhe shpresoj që ndonjë antar i forumit të na sjellë sa më shumë materjal nga evenimenti më i madh i kulturës sonë kombëtare që mbahet në vënd!
Re: Festivali Folklorik
Posted: Thu Sep 24, 2009 9:33 pm
by qiellikaltër
Ka filluar sot ne Gjirokaster edicioni i 9-te i Festivalit Folklorik Kombetar.
3000 artiste nga 18 grupe pjesemarrese kane mberritur ne qytetin e gurte ku u eshte rezervuar nje pritje mjaft bujare nga organizatoret dhe qytetaret. Ne rruget e pazarit karakteristik jane organizuar panaire te artizanatit dhe te kulinarise cka ka dhene gjalleri ne rruget e kalldremta.
Ne sheshin e Qafes se Pazarit eshte organizuar nje koncert me artiste gjirokastrite te cilet kane pershendetur pjesemarresit. Ne naten e pare te konkurimit do te zbresin ne skene tre grupe. Grupi i Tiranes, ai i Korces dhe grupi i pare i Kosoves.
Festivali Folklorik Kombetar do te zgjase kater dite dhe do te sjelle ne skenen e kalase vlerat e folklorit nga te gjitha trevat shqiptare.
Re: Festivali Folklorik
Posted: Sat Sep 26, 2009 4:38 pm
by Sally
Gjirokastër, Festivali, dëshmi e patjetërsueshme e kulturës shqiptare
Në këtë ‘sofër’ të këngës dhe valles për gjashtë ditë do të vërshojë shpirti krijues shqiptar, perlat dhe diamantet e trashëgimisë së pasur shpirtërore të kombit shqiptar
Në qytetin e gurtë ka filluar festivali tradicional folklorik “Gjirokastra 2009” ku për dallim nga festivale tw tjera, kësaj here ka pjesëmarrës jo vetëm nga gjitha trevat shqiptare, por edhe nga diaspora.Ceremonia e hapjes, u bë nga ministri i ri i kulturës, Ferdinand Xhaferi që me entuziazëm për pjesëmarrjen e afro 1000 kultivuesve të folkut kombëtar tha se “për një javë rresht në skenën madhështore të kalasë së lashtë, ngritur mbi "piramidën" e vlerave të trashëgimisë kulturore materiale që mbart ansambli arkitekturor monumental i këtij qyteti të stolisur krejt në gur do të parakalojnë artistë, nga Shqipëria e Kosova, nga shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë, shqiptarë nga diaspora”. Sipas ministrit në këtë "sofër" të këngës dhe valles për gjashtë ditë të këtij festivali do të vërshojë shpirti krijues shqiptar, perlat dhe diamantet e trashëgimisë së pasur shpirtërore të këtij kombi”. “Maratonën” gjashtëditëshe të festivalit e ka hapur ansambli i qarkut të Tiranës ku janë prezantuar me vlerat e larmishme të artit dhe kulturës tradicionale të saj. Këto grupe me prezantimet e tyre me këngë, valle dhe melodi instrumentale kanë sjellë një kolazh tejet joshës nga tradita. Suksesi i këtij grupi është meritë e vetë artistëve dhe bartësve të folklorit tiranas, por dhe në veçanti e kontributit të prof. Ramazan Bogdani, udhëheqës artistik dhe etnokoreograf i njohur.
Në skenën e kalasë të dytët janë prezantuar grupi i Korçës, ku pos këtij qyteti me tradita si bartës të folklorit të kësaj në të njëjtin grup janë prezantuar edhe Pogradeci e Kolonja që në tërësi si grup kanë treguar fanatizëm në ruajtjen e origjinalitetit të trashëgimisë popullore të tyre. Kishte dhe të tjera bukuri popullore nga ky grup për të cilën kontribut dha prof.as.Josif Minga, udhëheqësi artistik, etnomuzikologu , studiuesi dhe njohësi i folklorit të kësaj treve të pasur.
Mbylljen e natës së parë e ka bërë grupi i parë nga Kosova, prej tri të tilla sa marrin pjesë. Ishte pikërisht kënga përkushtuese folklorike për nikoqiren e festivalit të titulluar "Fal me shnet moj Gjirokastër" të kënduar nga Lekë Duhani, përcjell me çifteli, instrument autokton shqiptar në Kosovë. Programi i shqiptarëve nga Kosova që përbëhej nga rajone të ndryshme, si Klina, Mitrovica, Vushtria, Drenasi dhe Zhuri pos këngës dhe muzikës folklorike përbënte edhe lojëra shumë të vjetra burrash që kanë bashkëjetuar me shekuj.
Natyrshëm të interpretuara këto lojëra me mundësitë në interpretim që jep vet skena dhe kohëzgjatja janë përcjell me kureshtje dhe mirëpritur tek adhuruesit e folkut në Gjirokastër.
Kompozitori Fahri Beqiri, nga Prishtina, ka dhënë vlerësime të larta për grupin e parë të Kosovës. "Me përgjegjësi profesionale them se ky grup ishte atraktiv pasi solli pjesë të fshehura të thesarit nga folklori ynë i vjetër dhe i pasur, imponuar kjo nga dasitë me kufij të dhunshëm dhe të pamerituar", është shprehur kompozitori.
Me këtë grup, si dhe dy grupet tjera për këtë festival ka punuar drejtuesi artistik, koreografi i shquar Dilaver Kryeziu. Në jurinë e festivalit është edhe prof.Rexhep Munishi nga Kosova derisa kryetar është Vasil Tole
Re: Festivali Folklorik
Posted: Sun Sep 27, 2009 3:02 am
by IllyriankinG
Kush jeton në Shqipëri, e ka detyrë shtëpie të regjistrojë sa më shumë video nga ky festival.
Ai duhet të hidhet i gjithi në Youtube, si "Folklori Shqiptar"
Pasuria jonë e vetme që na ka mbetur nga stërgjyshrit tanë Ilirë........!
Re: Festivali Folklorik
Posted: Tue Sep 29, 2009 12:12 pm
by Sally
Gjirokastër: Artistët shqiptarë nga të gjitha trevat sjellin në skenë vlera të vërteta burimore.
Artistët e Qarkut të Shkodrës prezantuan në natën e tretë të Festivalit Folklorik Kombëtar Gjirokastër 2009, 14 këngë në një afat të përcaktuar kohor prej 30 minutash, ndërsa në këtë repertor spikatën elementë artistikë shumë të vjetër si kënga "Maje krahu", ku interpretoi dyshja Nush Malaj dhe Turk Ropaj nga Malësia e Madhe. Më pas, do të vijonin këngët tradicionale, si "Ninullë" që u interpretua me mjaft mjeshtëri nga këngëtarja Adelina Corraj, "Buzmi bujar", ritual përcjellë nga grupi folklorik i rrethit të Pukës, përpunuar si ritual nga Riza Hoxha, kënga "Hajde hajde moj selvie", kënduar nga Bashkim Vushaj, dhe shoqëruar nga grupi i burrave Kelmend dhe "Apa jonë ka ra në Pazar", kënduar nga grupi i burrave nga Anamalit. Notat epike të foklorit shkodran u përfaqësuan denjësisht nga "Për vend tem nji kang me këndue", të kënduar nga Bardhok Përbibaj i zonës së Dukagjinit dhe "Moj gryk e hollë, flaka bajrakut", solist Ndue Shytani i shoqëruar nga grupi i burrave Dukagjin. Me finesë dhe ndjeshmëri dhe në ndonjë rast edhe me humor u përcollën në skenën e festivalit edhe tri numrat pasardhës "Gjirokastër faqe bardhë", rapsodi me lahutë në interpretimin e lahutarit të njohur Jonuz Delaj, "Duaje foklorin, mos hup vetveten" një këngë humoristike interpretuar nga vëllezërit Paloka dhe "Jeho bjeshkë", orkestra e veglave popullore të Pukës këngëtar Pjetër Nimani.
Këngët popullore të Qarkut të Shkodrës, ato qytetare dhe të zonave fshatare kanë qenë në vëmendje edhe të etnologëve. Jo rrallë, në vargjet e tyre janë ndeshur informacione të vlefshme, që pasqyrojnë aspekte të jetës së përditshme dhe ngjarje të ndryshme.
Veçanërisht të pasura me dëshmi të këtilla, janë këngët kushtuar ceremonialit të dasmës në qytetin e Shkodrës, e cila edhe këtë edicion u "kurorëzua" në natën e tretë të festivalit nga artistët virtuoz. Aty gjenden të dhëna për disa mjeshtëri popullore, si atë të rrobaqepësisë, qëndistarëve, argjendarëve, peshkatarit etj., për zakone e rituale të ndryshme, sidomos për modën e veshjes së banorëve të qytetit. "Në vargjet e këngëve popullore shkodrane përmenden më shumë veshjet e grave dhe veçanërisht të nuseve në ditën e dasmës. Ky element herë paraqet bukurinë e nuses e herë tregon forcën ekonomike të familjes së saj", shprehet specialistja e entografisë Prof. Dr. Afërdita Onuzi. Ndërkohë veshja popullore shkodrane e burrave është ajo me fustanellë të gjatë, e shoqëruar me këmishën prej faqelli, xhamadani, dollama e jeleku prej cohe të kuqe, të gjithë të zbukuruar me qëndisje, brezi i mëndafshtë, dësllëqet, këpucë të kuqe me llapa etj. Motive dasme të interpretuara nga grupi i vajzave të Vaut të Dejës dhe "Vallja e Logut", kërcyer nga Kol e Tatjana Vushaj, krijuan një atmosferë shumëngjyrëshe në skenën e kështjellës së Gjirokastrës. Një kolazh këngësh qytetare shkodrane u interpretuan me mjaft dashuri nga këngëtarët e njohur shkodranë Mukadez Çanga, Enriketa Kuqani, Leonard Nimani dhe e shoqëruar nga kompleksi. Grupi përfaqësues i Shkodrës, përveç spektaklit të përkryer solli në Gjirokastër një përfaqësim serioz të të gjitha travave, zhanreve, kostumeve popullore dhe riteve të kësaj treve. Udhëheqësi artistik i grupit të Shkodrës, Bardhyl Hysa, tha se grupi prej 60 vetësh, të përzgjedhur nga tre rrethet e Qarkut Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë, kanë ardhur në këtë festival për të "rrëmbyer" një çmim në këtë manifestim kombëtar.
Re: Festivali Folklorik
Posted: Tue Sep 29, 2009 12:16 pm
by Sally
Ulqini solli lirikën e detit, Berati dhe Lezha motive kombëtare
Mbrëmja e katërt në kalanë e Gjirokastrës ku mbahet festivali folklorik është hapur me grupin e 60 shqiptarëve nga Mali i Zi ku pos epikës kanë sjell dhe lirikë deti. Programi i tre grupeve artistike nga Mali i Zi, “Liria”, “Gruda” dhe “Ulqini”, kanë “zbarkuar” për herë të dytë radhazi në skenën e madhështore të qytetit të gurtë, por kësaj radhe për të konkurruar me të drejta të barabarta dhe me plot dinjitet me traditat e tyre folklorike. Ndaj, dhe nga prezantimi i tyre kanë “rrëmbyer” duartrokitjen e artdashësit gjirokastrit pasi në fonotekën e tyre shpirtërore kanë shpalosur me plot mjeshtri një copës së jetës së tyre, duke e transformuar kulturën e tyre tradicionale në një art të vërtetë. Tinguj baritor me kavall, interpretuar nga Shtjefën Ujkaj, ishte hapja e programit të këtij grupi për tu befasuar më pas spektatori befasohet në vallen “Dyluftimi me shpata”, interpretuar nga artistët e rinj Emin Palaj dhe Naxha Nikaj, interpretim ky që i kanë kujtuar spektatorit se traditat e tyre të lashta nuk harrohen kurrë, pavarësisht se folklori i tyre kultivohet dhe konservohet jashtë trojeve amë. Shoqëria “Gruda” erdhi në festival me një këngë me çifteli të titulluar “Përshëndetje nga Malësia”, kënduar nga Gjon Gjolaj për t’ia kaluar radhën kërcimit “malësorçe” interpretuar nga Mark dhe Maria Kalaj, ishte një perlë e vërtetë që “tronditi” platenë e skenës së kalasë. Pas ulqinakëve beratasit nga vet Berati, Kuçova dhe Skrapari janë mirëpritur me një tjetër përshtypje tek publiku që në skenë zunë vend nën ritmin e ëmbël të dajreve dhe përmes tingujve përhapen ndjesinë epiko-lirike. Ndërsa tryezat që po mbahen për çdo ditë po trajtojnë tema interesante të cilat ndërlidhen me vlerat e festivalit. Ndër këto tema sot ishte edhe problemi aktual i veshjeve popullore. Ndërkohë edhe Instituti Albanologjik i Prishtinës, promovojë edicionin më të ri të botimeve të saj duke dhënë shumë argumente të një punë të frytshme në lëmin e folklorit dhe të letërsisë
Re: Festivali Folklorik
Posted: Tue Sep 29, 2009 12:20 pm
by Sally
IllyriankinG wrote:Kush jeton në Shqipëri, e ka detyrë shtëpie të regjistrojë sa më shumë video nga ky festival.
Ai duhet të hidhet i gjithi në Youtube, si "Folklori Shqiptar"
Pasuria jonë e vetme që na ka mbetur nga stërgjyshrit tanë Ilirë........!
Jam munduar dhe une te kerkoj ndonje video nga ky festival, por per fat te keq akoma nuk kan leshuar asnje video ne youtube ose ne google.
Re: Festivali Folklorik
Posted: Tue Sep 29, 2009 12:26 pm
by Sally
Kosova hap natën e dytë 'Gjirokastra 2009'
Naxhi Kasoruho: 'Në grupet e Kosovës vërejmë se trashëgimia dhe tradita kombëtare është ruajtur me milennium'
Grupi i dytë nga Kosova ne festivalin të folkut në Gjirokastër, që përbëhej nga ansamble dhe shoqëri kulturore nga Prishtina, Deçani, Ramaja, nga Opoja, Rugova dhe Shtimja. Këto grupe muzikore të shkrira në tërësi kanë sjellë një diversitet të trashëgimisë kulturore nga trevat e ndryshme që vinin, për çfarë dhe opinionet kanë qenë, se folklori si trashëgimi në këto treva ka qindra e qindra vite, dhe se sipas vlerësimeve në kontekstin pozitiv, është thënë se është ruajtur me fanatizëm. Naxhi Kasoruho, instumentalist në klarinet, përcjellës i çdo festivali për paraqitjet nga Kosova mendon se këta kultivues folklori kanë trashëgimi të hershme dhe të ruajtur nga koha. “Nëse ndokund tek ne është ruajtur trashëgimia 100 vjeçare atëherë në grupet e Kosovës e vërejmë se trashëgimia është ruajtur me milennium” mendon Kasoruho. Për dirigjentin Sulejman Balza, gjitha grupet dhe festivali në tërësi ka një domethënie të madhe pasi vlerëson se “me rëndësi të madhe është se folklori nuk ka vdekur dhe se këto vlera dhe këta të rinj pjesëmarrës po qarkullojnë”. Ramaja me shoqërinë e saj “Bajram Curri”, përmes këngës dhe valleve ka rikujtuar ritet e “bereqetit” dhe ato të dasmës, jo vetëm në rajonin e Hasit të Prizrenit, ku gjeografikisht shtrihet, por tërë asaj treve. “Kremtimi i natës së Shën Gjergjit”, “Korrja dhe hedhja e grurit” dhe “Shkuarja e misirit dhe këngët për të” ishin risjellja tek publiku e hasjanëve, që e pasuruan me veshjet e tyre të posaçme rajonale të kësaj treve apo krahine, që ndahet në tri qytete, dy të Kosovës, Prizren dhe Gjakovë dhe një të Shqipërisë, Krumë. Asambli “Rugova” me udhëheqësin e tyre artistik Vesel Nikçi, kanë bërë hapjen me këngë “kushtrimi’ dhe “këngë pas krahi” të përcjellura me tupan (daulle) dhe surla për të vazhduar me pikën tjetër që kishin të bënin me rituale lufte me mjetet që përdorën. Vajtimet në letërsinë dhe krijimtarinë popullore zënë vend të posaçëm edhe në këto kohë ku Grupi i Burrave dhe këngëtarja Remzie Kastrati kënduan “këngë për trimin e vrarë”. Salim Saliu, valltar dhe përgjegjës i grupit opojar, përmes muzikës folklorike në Gjirokastër sollën rite pagane dhe rituale të marrje-dhënies së nuses të cilat njihen me emërtimet “rrahja e lirit”, “kënga e lirit”, “valle burrash”, “rrahja e qeshqekut” etj. Grupi nga Kosova në natën e dytë të këtij prezantimi dinjitoz dhe me vlera janë munduar edhe këngëtarë dhe grupe nga rajonet që vinin në kuadër të këtij grupi ku do veçuar emrin e Fatmir Makollit, si instrumentalisti në çifteli më i dalluari sot në Kosovë
Re: Festivali Folklorik
Posted: Fri Oct 02, 2009 4:22 pm
by Sally
Shkodra merr trofeun folklorik në Gjirokastër
GJIROKASTËR- Qarku i Shkodrës u shpall fitues i edicionit të 9-të, të Festivalit Kombëtar Folklorik Gjirokastër 2009 në mbyllje të koncerteve 6-ditore në kështjellën e lashtë të qytetit, mes qindra spektatorëve, grupeve pjesëmarrëse, ekspertë, etj.
Në skenën e madhe të festivalit u ngjitën edhe artistët profesionistë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës dhe të qarqeve të tjera në vend
Cmimet
Juria e Festivalit vlerësoi:
me çmimin e parë Qarkun e Shkodrës
me çmime të dyta qarkun e Gjirokastrës dhe Grupi Kosova 2
me çmim të tretë Qarku i Elbasanit dhe i Lezhes
Me çmime për grupe zhanresh u nderuan si orkestra më e mirë në veglat tradiconale Qarku i Dibrës me Orkestrën e Matit, për sazet orkestrina e muzikës popullore qytetare të Qarkut të Korçës, për iso-polifoninë labe Grupi i Vlorës; për iso-polifoninë toske Qarku i Beratit për Iso-polifoninë e Skraparit; për ritualin më të mirë i festivalit folklorik kombëtar Qarku i Tiranës, për vallen më të mirë të burrave Qarku i Fierit me Vallen e Brezave, për grupin më të mirë të valleve të grave Qarku i Durrësit me vallen e Fluturave, për paraqitjen më të mirë të veshjeve popullore Grupi i Kukësit dhe për diversitetin kulturor Vallja e Dropullit, Grupi i Gjirokastrës.
Çmimin e parë për individë e morën rapsodët më të mirë të FFK, Sherif Dervishi dhe Myfterin Uka (Dibër); Intepretuesi më i mirë e FFK, Benis Lekdodaj me vallen Çame ((Vlorë); Lahutari më i mirë i FFK, 99 vjecari Gjok Nanaj, Lezhë; për këngëtimin e "këngë majekrahut" Grupi i Tropojës; për instrumentisti më të mirë të FFK në (aerofone) Zog Sheta, si instrumentisti më i mirë i FFK në (kordofone) Aurel Qirio, këngëtarja më e mirë e FFK, Eleni Mërkuri i grupit të Himarës, (Vlorë) dhe këngëtari më i mirë i FFK, Veiz Koçiu i grupit të Lazaratit (Gjirokastër).
Natën e fundit konkuruan grupet e Qarkut të Dibrës, Grupi III i Kosovës dhe grupi i qarkut të Gjirokastrës.
Pjesmarrja
Festivalin Folkorik Kombëtar morrën pjesë 24 grupe nga 12 qarqe të vendit, 6 prej të cilave grupe artistike jashtë konkurimit, ansamble folklorike nga shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, arbëreshë të Italisë dhe të diasporës shqiptare në SHBA. Për 6 ditë me radhë 1200 artistë popullorë shpalosën para artdashësve folklorin e pasur të trevave shqiptare, artin e mrekullueshëm të thesarit të trashëgimisë sonë shpirtërore.
Festivali Folklorik i Gjirokastrës është një nga evenimentet më të rëndësishëm jo vetëm në fushën e folkorit, por në gjithë organizimet artistike me shtrirje mbarëkombëtare. Duke qenë i tillë, ai ka krijuar një traditë të pasur, e cila ndër vite e dekada ka ardhur duke u rritur masivisht e cilësisht.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968. Pas këtij festivali, në kalanë e këtij qyteti, çdo pesë vjet u zhvilluan rregullisht këto manifestime të papërsërishtme të artit popullor shqiptar deri në vitin 1988. Vetëm në vitin 1995, Festivali Folklorik Kombëtar u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit, ndërkohë që në vitin 2000 FFK u rikthye përsëri në qytetin e Gjirokastrës
Festa
Nën ndriçimin e fishkezjarrëve shumëngjyrëse, përfaqësuesit e grupeve fituese festuan së bashku me publikun mbylljen e festivalit, që zbriti më pas në çdo rrugë e sokak të qytetit që për një javë përjetoi eventin më të madh kulturor mbarëkombëtar.
Në natën e fundit të festivalit ishin të pranishëm zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ambasadori i SHBA në Tiranë, John. L. Ëithers II, ambasadoria e Francës në Tiranë, Maryse Daviet, drejtues të pushtetit vendor të Gjirokastrës, etj.
Pas ndarjeve të çmimeve ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferri, përshëndeti artistët dhe organizatorët dhe deklaroi zyrtarisht të mbyll Festivalin Folklorik Kombëtar Gjirokastër
Re: Festivali Folklorik
Posted: Fri Oct 02, 2009 5:38 pm
by Adriana
Shkodra fiton Festivalin e Gjirokastrës
I.Mbështetur në mendimet e anëtarëve të jurisë së FFK Gjirokastër 2009, për një përfaqësim më të mirë në zharnëve folklorike, grupëmoshave e divensitetit kulturor janë përcaktuar për të ndarë këto çmime:
1. Çmimi i parë (në shkallë qarku) e fiton Qarku i Shkodres
2. Çmimi i dytë (në shkallë qarku)e fiton Qarku i Gjirokastres
3. Çmimi i dytë (në shkallë qarku)e fiton Grupi Kosova 2
4. Çmimi i tretë (në shkallë qarku) e fiton Qarku i Elbasanit
5. Çmimi i tretë (në shkallë qarku) e Fiton Qarku i Lezhes
II. Çmime për grupe zharnesh:
1. Orkestrinës më të mirë në veglat tradiconale.Qarku i Dibres me Orkestren e Matit.
2. Orkestrinës më të mirë të muzikës popullore qytetare.Qarku i Korces Per sazet.
3. Grupit më të mirë të iso-polifonisë labe.Grupi i Vlores
4. Grupit më të mirë të iso-polifonisë toske. Qarku I beratit per Iso-polifonine e Skraparit.
5. Rituali më i mirë i festivalit folklorik kombëtar.Qarku i Tiranes
6. Grupit më të mirë të valleve të burrave.Qarku i Fierit me Vallen e Brezave.
7. Grupit më të mirë të valleve të grave.Qarku I Durresit me vallen e Fluturave.
8. Grupit për paraqitjen më të mirë të veshjeve popullore.Grupi I Kuksit
9. Për diversitetin kulturor. Vallja E DROPULLIT,Grupi I Gjirokastres
III. Çmime për individë:
1. Rapsodi/ët më i/të mirë të FFK.Sherif Dervishi,Myfterin Uka (Diber)
2. Intepretuesi/a më i/e mirë e FFK. Benis Lekdodaj(Vlore),Vallja Came
3. Lahutari/et më i/të mirë i FFK.Lahutari 99 vjecar Gjok Nanaj,Lezhe
4. Për këngëtimi e këngës së majekrahut. Grupi i Tropojes
5. Instrumentisti më i mirë i FFK në __________ (aerofone). Zog Sheta.
6. Instrumentisti më i mirë i FFK në __________ (kordofone). Aurel Qirio
7. Këngëtari/a më i/e mirë i/e FFK.---Eleni Merkuri i grupit te Himares dhe Veiz Kociu i grupit te Lazaratit