"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.

Moderators: uck_aksh, Strokulli

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#46

Post by Prespar » Fri Oct 01, 2010 7:35 pm

thanks for the lyrics ....

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#47

Post by Mallakastrioti » Fri Oct 01, 2010 8:17 pm

...dhe me kete ju pershendes te gjitheve:




"O kalat e Melesinit, o fortesa të dëgjuara
Ju, o gërxhe, o moçale, o shkëmbinj kaq të tmerruar
Ti moj Podë, Poda plakë, moj fole e trimërisë
Fshat i lartë e i bekuar, qi dhe famë Shqipërisë".


Zylyftar Poda ka një bust në Muzeun e famshëm të Luvrit në Paris, busti i cili nuk ishtë më shumë se 30 cm.
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#48

Post by Arbëri » Fri Oct 01, 2010 9:49 pm

Nje reputacion derman nga une per kete zoterinjte larte , qe jo vetem te ben te krenohesh me kombin tone por edhe toka i pershtatet valleve dhe kengeve te Shqiponjave -bravo-
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#49

Post by Arbëri » Fri Oct 01, 2010 10:24 pm

Henri Holand, në librin “Udhëtime në ishujt Jonianë, Shqipëri,
Thesali, Maqedoni etj. Gjatë viteve 1812 dhe 1813” shkruan:
“Këngët e tyre ishin të natyrës së luftës. Shpesh dy zëra të
veçantë zbuteshin dhe nga dy variante të ndryshme,
bashkoheshin në një linjë të vetme muzikore dhe harmonike, me
tone të shkurtëra dhe të egërsuara. Fyelli ishte vërtetë një
mrekulli, ai shfaqej kalimtar dhe i ashpër. Dukej që ai
rregullonte pengesat në momentet e ndalimit të zërit të
këngëtarit....”
Por ndoshta, piktori i madh Eduard Liri, ne librin
“Udhëtim në rajonin piktoresk të Shqipërisë” (1815), ashtu si në
pikturat e tij më pamje impresionuese të Çamërisë, na ka
përshkruar edhe këngët çame. Sipas tij, vija melodike kalonte....
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#50

Post by Prespar » Fri Oct 01, 2010 10:38 pm

"Më vijn shtojzovallet pranë
kam shumë kohë që s'me zë gjumi
jo jo s'më zë gjumi"




shtojzovallet--------> what is this pertaining to/whats that mean ?


ti shtosh vallet ? to increase the dance :?:

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#51

Post by erix77 » Sat Oct 02, 2010 8:30 am

shtojzovallet--------> what is this pertaining to/whats that mean ?
it is a dance fairy or a dance muse,a female dance creature.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#52

Post by Prespar » Sat Oct 02, 2010 6:55 pm

^ thank you .....


another strong one


User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#53

Post by Mallakastrioti » Wed Oct 06, 2010 9:39 pm

Të këndosh këngë labçe nuk është e lehtë,por
të këndosh këngë himarjote duhet të keshë dy palë
mushkëri.Aqë e vështirë është isua në këtë këngë.
Teknika e përdorur nga Neço Muko tani është
e njohur; dhënia e një funksioni të ri të hedhësit të
kësaj kënge dhe forcimit të isos.


Image

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#54

Post by Prespar » Thu Oct 07, 2010 12:11 am

shum bukur

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#55

Post by Arbëri » Fri Oct 08, 2010 10:54 pm

Kendon Zajazi - Vjen Valia pi Manastiri
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#56

Post by Arbëri » Fri Oct 08, 2010 11:00 pm

....çdo vit shkoja në një festival në Dibër dhe i dëgjoja grupet nga Tetova, Struga, Kërçova, Dibra, Gostivari... dhe ishte shumë interesante si këndonin vajzat dhe burrat, si i binin kavallit pastaj zurlat… çdo gjë më interesonte. U njoha më pas me disa familje nga Shkupi, të cilat vazhdimisht shkoja t’i vizitoja. Ishin disa ditë feste në Maqedoni kur dilnin zurlagjitë e bënin muzikë dhe burrat shqiptarë mblidheshin dhe vallëzonin ato vallet e rënda, por të mrekullueshme të rrethit të Shkupit. E unë i kisha shumë merak këto festa. Më ftuan në rrethin e Prespës në një dasmë dhe sapo e dëgjova muzikën e sazeve me gërnetë, me kaba, ato këngë të mrekullueshme, nga ai moment vendosa menjëherë të bëj një studim për këtë muzikë.
Etnomuzikologia amerikane tregon studimin 25-vjeçar për muzikën
Polifonia e mrekullueshme
Ka disa kohë që ndodhet në Kosovë, por pikësynimi i saj është studimi i muzikës shqiptare.

Quhet Jane Sugarman, është etnomuzikologe nga Amerika, e cila është specializuar për muzikën e Evropës Juglindore dhe atë të Lindjes së Mesme. Ajo ka bërë hulumtime në fushën e etnomuzikologjisë në Shqipëri, ish -Jugosllavi, si dhe te imigrantët në Evropën Perëndimore dhe në Amerikën Veriore, kryesisht duke u fokusuar në proceset muzikore të formimit të identitetit. Në Tiranë ka qenë në vitin 1994, ndërsa muzikën shqiptare e ka dëgjuar për herë të parë kur ishte në shkollë të mesme, në një pllakë gramafoni. Më pas është interesuar vazhdimisht për të pasur në repertorin e saj edhe shuma pllaka të tjera me muzikë shqiptare, e cila do ta shtynte më pas Sugarman të studionte e hulumtonte në çdo cep ku flitet e këndohet shqip. Ndërkohë gjatë muajit shtator do të jetë në Shqipëri, në Tiranë, për të mbajtur një kumtesë të gjatë për muzikën qytetare të Ballkanit, nga koha osmane e gjer tani dhe ecurinë e muzikës shqiptare ndër vite.

Prej disa kohësh ju ndodheni në Kosovë, pse, çfarë jeni duke bërë?

Ka 8 vjet që punoj në një projekt për muzikën komerciale shqiptare, si dhe atë të Kosovës dhe të Maqedonisë, që ka dalë me privatizimin e mediave, pas vitit ‘90-të.

Muzika komerciale po kritikohet shumë nga ekspertët e muzikës, sepse aty mungojnë vlerat e mirëfillta të muzikës. Pse u përcaktuat të studioni pikërisht këtë lloj muzike?

Kritikohet nga ana e shqiptarëve! Nga ana e njerëzve që kanë një pikëpamje për kulturën. Unë nuk jam shqiptare, unë jam shkencëtare. Roli im nuk është të bëj kritikë, por ta analizoj një fenomen që është përhapur shumë nëpër vendet e Evropës Juglindore, në kohën e post-socializmit, të themi. Unë fillova si shkencëtare të punoj me muzikën burimore dhe për shumë vjet kam punuar me familjet nga rrethi i Prespës në Maqedoni. Kjo ishte një punë që unë e desha shumë dhe që nuk ishte fare e lehtë për një njeri nga jashtë të punojë me shqiptarët, ishte pak e kufizuar! Punova me fshatarët, me traditat e lashta, por nuk fola për jetën e re që kishin shqiptarët në ish-Jugosllavi. Kisha dëshirë të bëja një punë që të kombinoja materialet nga çdo shtresë e shoqërisë dhe të flisja më shumë për rininë, çfarë duan ata, çfarë muzike bëjnë, çfarë zhanresh kanë krijuar. Kur flas për muzikën komerciale, unë flas për çdo gjë që del, çdo CD etj. Mund të flas për grupet alternative që ekzistojnë sot, por edhe për muzikën popullore, folklorike, zbavitëse dhe çdo zhanër që del. Unë nuk i kritikoj aq shumë, por mendoj se produksioni këtu është i larmishëm dhe shumë interesant!

Si e shihni ju këtë zhvillim, ku do të ndodhet muzika shqiptare pas disa vitesh? Kanë filluar aq shumë të bëhen huazime, saqë këngët dhe muzika nuk po i ngjan më asaj që bëhej dikur, ajo po tjetërsohet?

Gjithmonë ka pasur huazime në muzikë. Për shembull, në kohën e socializmit ka pasur shumë ndikim nga muzika serioze. I kanë harmonizuar këngët burimore, kanë krijuar një orkestër me instrumente që të bëjnë muzikë popullore. Në çdo periudhë ka pasur shumë ndryshime me muzikën folklorike, popullore. Ka pasur mjaft ndikim nga muzika osmane, ndoshta nga barinjtë që kanë ardhur nga Turqia, ndoshta nga dervishët me praktikat që kishin ata. Domethënë në çdo periudhë ka pasur ndikim nga një vend a tjetër. Nuk ka një komb në botë që të jetojë në izolim dhe të mos ketë huazime.

Ndryshimet janë shumë të mëdha, ta zëmë që nga koha kur ju keni filluar ta studioni muzikën shqipe, para 25 vjetësh. A nuk është ndryshim shumë i madh?

Sigurisht, ka ndryshime! Edhe jeta ka ndryshuar! Unë mendoj se kur jeta ndryshon aq shumë, këngët nuk mund të rrinë në të njëjtin stil. Më parë gratë kanë kënduar kur kanë punuar tokën, por tani punojnë me traktor dhe nuk do t’i këndojnë më ato këngë që kanë kënduar përpara. Dikur dasmat i bënin në shtëpi dhe aty këndoheshin shumë këngë dasme, të cilat unë vërtet i dua shumë. Mirëpo tani dasmat i bëjnë në hotele, në salla dhe marrin një orkestër… Pra, jeta ka ndryshuar dhe muzika po ashtu. Kështu ndodh në çdo vend të botës. Edhe në Amerikë ne kemi pasur përpara shumë tradita interesante, që i kemi lënë tashmë.

Profesoreshë, globalizimi po shihet si diçka që duhet marrë patjetër. Po ne a kemi çfarë t’i ofrojmë botës, ndërsa kam përshtypjen se më shumë po huazojmë nga të tjerët se sa të tjerët nga ne?

Ashtu ka qenë për një kohë të gjatë. Për shembull në vitet ‘80-të në Shqipëri ka pasur shumë rok muzikë. Dhe ka pasur shumë rok në tërë ish-Jugosllavinë. Ky ishte një huazim. Në njërën anë kishte muzikë popullore, në anën tjetër kishte rok muzikë. Rinia ka pasur interes të lidhet me njerëz të tjerë të botës. Kanë pasur shumë interes për muzikën e Anglisë, të Amerikës, por edhe kishin dëshirë të tregoheshin si gjeneratë e re me një muzikë të re. Edhe tani është kështu. Mendoj se hip-hopi në këtë kohë është shumë i zhvilluar këtu. Kjo është muzika e një gjenerate të re që nuk e kanë pasur më parë. Dikur kanë bërë rok muzikë, por kishin dëshirë të tregoheshin me një zhanër tjetër. Mund të jetë keq, por… kur e dëgjoj p.sh. hip-hopin këtu nuk është si në Amerikë.
Tani marrin “sempëll” nga muzika e vendit: marrin një fyell ose një lahutë, e futin në hip-hop dhe e bëjnë si muzikë vendi, edhe pse është e lidhur me muzikën amerikane. Por edhe tekstet janë shumë të veçanta këtu. Ato flasin për jetën që bën rinia, aktualitetin, janë shumë bashkëkohore. Kur i bëjnë spotet, videot, gjithmonë tregojnë si është jeta në Tiranë, Prishtinë, Shkup, pra e lokalizojnë këngën. Kur mendoj për globalizmin si një ideologji ekonomike, unë mendoj se ka shumë problem, kjo, si ideologji. Ajo është në fakt një ideologji ekonomike e politike. Mirëpo, unë bëj një dallim në mes të globalizmit si ideologji dhe globalizmit si një proces. Si shkencëtare, unë më shumë bëj analizë për këtë proces.

Mos doni të thoni se nuk mund t’i ikim këtij globalizimi?!

Unë nuk mund ta gjykoj, unë nuk jam shqiptare! Shqiptarët duhet të bëjnë një kritikë nga çdo anë, se si e shikojnë situatën.

Të kthehemi te fillimet tuaja. Si u njohët me muzikën shqipe, çfarë ju shtyu që ta studioni atë?

Po ka disa momente! Momenti i parë, sigurisht, ishte kur unë isha në shkollën e mesme, kur për herë të parë dëgjova muzikën shqipe në një pllakë me këngë nga Shqipëria, që shitej në atë kohë në Amerikë. Kisha shumë interes për muzikën popullore të botës, kështu që më interesonte edhe stili që dëgjova në këtë pllakë. Pastaj gjeta edhe pllaka të tjera. Ka qenë një nga Kosova, që quhej “Vaj moj lule”, kishte këngë të Qamilit të vogël, këngë gajdexhiu. Më interesonin shumë këngët nga kjo pllakë.

Pavarësisht se nuk e kuptonit gjuhën, impresionet ishin të mëdha nga kjo muzikë....

Po, po, ashtu! Unë nuk dija asokohe shqip.

Çfarë ju tërhoqi konkretisht te muzika shqiptare. Unë them se është shumë e pasur, e shumëllojshme, e mrekullueshme, ka elemente të veçantë etj, etj, por këto i them unë si shqiptare, po për juve cila është e veçanta?

Isha studente e muzikës në fakultet dhe gjithmonë e kam pasur merak muzikën. Tingujt e instrumenteve më kanë pëlqyer. P.sh., kur e kam dëgjuar polifoninë toske më kanë interesuar si shkojnë së bashku, si i kombinojnë zërat. Edhe zërat më kanë pëlqyer. Ose kur kam dëgjuar burrat nga Gjakova duke kënduar këngët qytetare, si kanë kënduar së bashku në një mënyrë shumë të gjallë, me shumë energji, pastaj çfarë ishte orkestra. Më ka pëlqyer vetëm si tingull në atë kohë! Po pas kësaj, isha studente për dy vjet e gjysmë në Shkup dhe dëgjova shumë muzikë në Radio-Prishtina, por dhe radio stacionet e Maqedonisë dhe atë të Tiranës. Shkoja pastaj çdo vit nëpër festivalet që kishin për muzikën burimore, se në atë kohë bënin festivale të tilla në disa vende të Maqedonisë dhe vendosej për këngët që do të shkonin në festivalet më të mëdha në Jugosllavi. P.sh., çdo vit shkoja në një festival në Dibër dhe i dëgjoja grupet nga Tetova, Struga, Kërçova, Dibra, Gostivari... dhe ishte shumë interesante si këndonin vajzat dhe burrat, si i binin kavallit pastaj zurlat… çdo gjë më interesonte. U njoha më pas me disa familje nga Shkupi, të cilat vazhdimisht shkoja t’i vizitoja. Ishin disa ditë feste në Maqedoni kur dilnin zurlagjitë e bënin muzikë dhe burrat shqiptarë mblidheshin dhe vallëzonin ato vallet e rënda, por të mrekullueshme të rrethit të Shkupit. E unë i kisha shumë merak këto festa. Më ftuan në rrethin e Prespës në një dasmë dhe sapo e dëgjova muzikën e sazeve me gërnetë, me kaba, ato këngë të mrekullueshme, nga ai moment vendosa menjëherë të bëj një studim për këtë muzikë.

Ju thatë se polifonia ju ka impresionuar. A mund të veçonit ndonjë mënyrë të luajtjes së instrumenteve shqiptare?

Më pëlqen kavalli, se si i bien barinjtë këtu, se ka një iso. Zakonisht i binin dy burra, njëri me iso, një melodi. Kjo më pëlqen shumë, se është mallëngjyese; është jashtëzakonisht bukur. Pastaj më pëlqen vishnica, e cila është si gajdja, që e kam shumë për zemër. Por më tërheq shumë edhe çiftelia, se është edhe instrument kombëtar i Kosovës.

Diku në vitin 1994 keni qenë në Shqipëri. Në cilat vende keni hulumtuar më shumë?

Në rrethin e Korçës. Në atë kohë sapo kisha përfunduar librin për këngët e Prespës. Gjatë udhëtimit tim isha nën shoqërinë e një specialisti të Institutit të Tiranës, një njeri që ka punuar shumë me grupet që shkonin në Festivalin e Gjirokastrës, nga rrethi i Korçës. Shkonim nëpër dasma dhe bënim intervista për adetet e dasmave, incizonim këngë..., se më interesonin atë kohë këngët e burrave të Prespës. Këngë që flisnin për historinë e vendit. Bëra një hulumtim për këto këngë, se e dija që janë të bazuara në poemat e Naim Frashërit, të Sali Butkës dhe të disa të tjerëve, kështu që kisha shumë dëshirë të bëja një hulumtim se si janë të lidhura me poezinë e Rilindjes, të themi.

A keni bashkëpunim me etnomuzikologët shqiptarë? Sa ndihmë keni marrë nga ta?

Sa herë kam ardhur këtu, pasi kjo është hera e tretë që vij në Kosovë pas luftës, shkoj gjithnjë në Institutin Albanologjik e takoj Rexhep Munishin, i cili më ka ndihmuar shumë. Kur kam pyetje për muzikën burimore, si është e lidhur me muzikën që del sot në kaseta e CD, shkoj te Munishi. Ai përpiqet gjithnjë t’u japë përgjigje pyetjeve të mia. Përsa i përket Shqipërisë kam pasur takime me njerëzit e kulturës popullore, por për një kohë atje nuk kishte asnjë etnomuzikolog. Në vitin 1980, kur isha në fillimin e studimeve për Prespën, isha në Prishtinë dhe u takova me Benjamin Krutën. Atë kohë ai punonte në Tiranë, vetëm me muzikën polifonike të jugut. Ishte një njeri shumë i mirë, i cili më inkurajonte vazhdimisht në punën time. Kur planifikova të shkoj atje, ai vdiq një muaj para se të veja unë dhe kjo më preku shumë. Tash ka një gjeneratë të re që nuk e njoh, por këto ditë do të jem edhe në Tiranë, diku nga fillimi i shtatorit, në një konferencë. Kam komunikuar shumë me disa njerëz atje në institut. Flas këtu për Agron Gjagolin, ai është folklorist dhe punon shumë me këngët e veriut, por kam komunikuar edhe me disa njerëz të tjerë.

Cila do të jetë kumtesa juaj në këtë konferencë?

Konferenca është për muzikën qytetare të Ballkanit, nga koha osmane e gjer tani. Kam bërë pak hulumtim për muzikën në kohën osmane, por di mjaft për muzikën turke, muzikën arabe. Unë do të bëj një krahasim me situatën e shekullit XIX, kur ka pasur shumë interes, nëpër qytetet e Ballkanit, për muzikën qytetare turke, bullgare, nga shqiptare, d.m.th., i kanë përdorur meloditë nga çdo vend dhe unë do të bëj një krahasim me kohën sot, kur dëgjojnë muzikë nga tërë Ballkani. Në këtë periudhë ka pasur shumë ndryshime, politike dhe shoqërore dhe njerëzit kishin dëshirë të krijojnë një muzikë në një stil të ri, që të tregojnë çfarë njerëz janë, çfarë identiteti kanë dhe të bëj një krahasim të këtillë për këto dy periudha.

Kur jeni në Amerikë dhe në vende të tjera, cilin zhanër të muzikës shqiptare u propozoni për ta dëgjuar bashkatdhetarëve tuaj, muzikën komerciale, atë burimore, atë zbavitëse, hip-hop-in…? Pra, cila është ajo muzikë që ua propozoni dhe u thoni “ja, kjo është shumë e mirë”?

Eshtë shumë e vështirë t’ju them! Punën që kam bërë para shumë vitesh në Prespë e kanë lexuar shumë tash në Amerikë, nëpër universitete për etnomuzikologji ose në ndonjë program. Studentët lexojnë shpesh artikujt për këngët e Prespës. Libri im ka dalë me një CD brenda, d.m.th. mund të dëgjohen edhe shembujt muzikorë. Pastaj varet nga konteksti. Kur shkoj nëpër konferenca, unë ndoshta flas për muzikën komerciale, ndoshta për muzikën popullore, për atë argëtuese ose të lehtë dhe jap disa shembuj. Shoh që gjithmonë janë të interesuar. Eshtë interesant fakti, që në fakultetin tim, studentët dëshirojnë të dinë çfarë muzike dëgjojnë të rinjtë në atë vend që studiojnë. Ata kanë dëgjuar shumë për Kosovën, mirëpo e njohin atë vetëm si një vend ku është zhvilluar një luftë. Kanë dëshirë të dinë se çfarë bëjnë të rinjtë atje, si jetojnë, çfarë muzike dëgjojnë. Ta zëmë unë iu vë një këngë dance, të cilën e kam dëgjuar këtu nëpër klube.

I pëlqejnë?
Po, se produksioni shqiptar është në një nivel shumë të mirë. Ishin të interesuar shumë për hip-hop-in, ngaqë ai është shumë i popullarizuar në Amerikë dhe u çuditën si munden njerëzit edhe në një vend tjetër të botës të bëjnë hip-hop të këtillë! Pra për këtë janë shumë të interesuar. Kolegët e mi po kaq janë të interesuar për muzikën burimore, muzikën që vjen nga fshatrat ose muzikën qytetare. Në Amerikë unë banoj afër Nju Jorkut dhe kam shoqe të ngushtë, që prej dhjetë vjetësh, Merita Halilin. Kam qenë me të kur ka bërë muzikë për amerikanët dhe gjithmonë kanë treguar interesim për këngët që këndonte ajo. Pastaj këngët qytetare të Shqipërisë dhe të Kosovës amerikanët i pëlqejnë shumë.


Botimet për muzikën shqip
Eshtë autore e disa librave. Libri i saj i botuar më 1997, “Engendering Song: Singing and Subjectivity at Prespa Albanian Weddings” (Zanafilla e këngës: këndimi dhe subjektiviteti në dasmat shqiptare në Prespë), analizon marrëdhënien mes këndimit dhe relacionit gjinor në komunitetin shqiptar në diasporë. Ajo është duke bërë hulumtime në muzikën popullore shqiptare në nivel mbarëkombëtar të krijimit të saj. Ndërsa në Stony Brook, prof. Sugerman ka doktoruar në programet e “Studimeve femërore dhe studimeve kulturore”, si dhe jep mësim në seminare për teorinë etnomuzikore; studime kulturore, muzikë, gjini dhe globalizim. Ka botuar libra dhe artikuj në këtë fushë.

Studimi mbi muzikën e lehtë
Këto kohë sapo ka realizuar disa intervista për muzikën e lehtë shqiptare, se si ka qenë ajo përpara shumë viteve. “Tani jam duke përgatitur një libër për muzikën komerciale shqiptare dhe kam dëshirë të bëj një krahasim me kohën e Radio-Televizionit të Prishtinës dhe atë të Tiranës. Kam bërë intervistë me Liliana Çavollin, e cila e ka kënduar këngën e lehtë shumë përpara, pastaj kam intervistuar Reshat Randobravën, i cili ka kompozuar shumë këngë, një intervistë me Sabri Fejzullahun, për karrierën e tij dhe kjo ka qenë shumë interesante. Unë mendoj që joshqiptarët kur mendojnë për muzikën shqiptare mendojnë për muzikën popullore dhe nuk dinë që ka pasur edhe muzikë të lehtë. Kjo është
çudi, vërtetë! Kam shumë dëshirë të flas për fillimet e kësaj muzike”, tregon ajo.

Çiftelia, e huazuar nga Shqipëria
Etnomuzikologia amerikane veçon se instrumenti i çiftelisë është më shumë i frekuentuar në Shqipëri, se sa në vendet e tjera. “Çiftelia përdoret në vendet e tjera, por ndoshta është marrë nga këtu. Kosova është qendra e çiftelisë. Më pëlqejnë gjithashtu shumë edhe këngët e rapsodëve, këngët epike, historike, që flasin për historinë, pastaj edhe këngët e dashurisë... janë shumë të bukura! Më pëlqejnë shumë edhe këngët me def, që i këndojnë vajzat në një mënyrë mjaft të veçantë. Përpara në Opojë vajzat kanë kënduar në një stil mjaft tërheqës. Edhe ato kanë pasur një polifoni shumë të rrallë, por nuk e di a e mbajnë atë traditë tani”, tregon ajo.

Flora Durmishi
Panorama
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#57

Post by Arbëri » Thu Oct 14, 2010 9:12 pm

Kjo kenge Mallakstrioti a te duket Polifinike nga Ladorishti -Struge MK

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#58

Post by Mallakastrioti » Thu Oct 14, 2010 9:28 pm

Arbëri wrote:Kjo kenge Mallakstrioti a te duket Polifinike nga Ladorishti -Struge MK


Derman eshte stili Lab si kenge kjo... :D

Tani duhet pare menyra e se kenduari qe eshte katerzeresh ketu si dhe karakteristika e hedhesit qe eshte tipike Laberie....pra kur hedhesi ka ate menyre pritje te kenges:"OOOO- HO-OOO"

Personalisht mendoj se eshte grup Lab qe kendon,ndoshta gabohem,por menyra e te kenduarit eshte Labçe.

Flm. derman pasi nuk e kisha degjuar me pare.shume e bukur dhe domethenese.
Image

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3781
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Shkup

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#59

Post by Arbëri » Thu Oct 14, 2010 9:32 pm

Mallakastrioti wrote:
Arbëri wrote:Kjo kenge Mallakstrioti a te duket Polifinike nga Ladorishti -Struge MK


Derman eshte stili Lab si kenge kjo... :D

Tani duhet pare menyra e se kenduari qe eshte katerzeresh ketu si dhe karakteristika e hedhesit qe eshte tipike Laberie....pra kur hedhesi ka ate menyre pritje te kenges:"OOOO- HO-OOO"

Personalisht mendoj se eshte grup Lab qe kendon,ndoshta gabohem,por menyra e te kenduarit eshte Labçe.

Flm. derman pasi nuk e kisha degjuar me pare.shume e bukur dhe domethenese.
Po i shofi live te TV shteterore ketu per momentin , tamam Polifonike per ate edhe kerkoja ne youtube por ate cka po i shofi nuk jane ne youtube per fat te keq .. Muzika ndoshta eshte Labe por kjo muzike kendohej gjithehere kshu nga ajo pjese , dhe veshjen kombetare e kane fustanellen .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Prespar
Regular Member
Regular Member
Posts: 99
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

#60

Post by Prespar » Thu Oct 14, 2010 9:39 pm

kenge e fort ....po sa xhdi un nuku kendojn shku ne Ladorisht ....

po munt te jem gabim

Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”