Page 6 of 6

Re: Kenge Tradicionale Polifonike te Jugut (Labe)

Posted: Wed May 20, 2015 2:27 pm
by rrëqebull
Musa Hoti u lind në Mitrovicë me 11 Korrik 1946 në një familje të njohur patriotike. Qe në fëmijëri, i edukuar me frymë dhe ndjenjë kombëtare nga babai, Daut Hoti, ish-luftëtar i brigadës së Shaban Polluzhës dhe më vonë i burgosur politik si dhe nga gjyshja Nurie, mbesë e Shaban Polluzhës. Musa Hoti i rritur dhe i edukuar në një vatër patriotike me ndjenjën e atdhedashurisë qysh në fëmijëri iu përkushtua leximit të literaturës asokohe të ndaluar, ku flitej për historinë e luftën shumëshekullore të Shqipërisë e të shqiptarëve për mbrojtjen e trojeve etnike, të lirisë dhe të drejtave kombëtare. Musa Hoti kishte një karakteristikë të veçantë që egziston tek njerëzit të cilët janë misionarë të shquar për veprimtari e vepra madhore. Atij i ishin rrënjosur në vetëdijë tregimet e babait për metodat, mynxyrët dhe torturat që politika shoveniste rankoviçiane i kishte bërë jo vetëm atij, jo vetëm bashkëluftëtarëve të Shaban Polluzhës, por mbarë popullit shqiptar. Mbas shkollimit e studimeve, Musa Hoti për një kohë punoi në arsim, mësues në shkollën «Rilindja» në fshatin Dritan të Drenasit, ku iu përkushtua edhe edukimit të nxënësve me ide e frymë atdhetare. Por krahas mësimdhënies merrej edhe me veprimtari praktike atdhetare.

Që heret Musa Hoti që në demostrat e vitit 1968 shquhet për tiparet e një lideri politik i nivelit shumë të lartë. Prandaj në Drenas qeveria e asaj kohe e kualifikoi atë si person të papërshtatshëm politikisht. I transferuar në shkollën «Migjeni» në Obiliq, pas një viti punë, për qëndresë e vendosmëri atdhetare, e larguan përfundimisht nga arsimi dhe nga puna. Prej asaj kohe filloi përndjekja, prandaj u arratis nga Shqipëria Veriore. Edhe në Bruksel, si emigrant politik, vijoi veprimtarinë, duke u organizuar në Lëvizjen Kombëtare për Republikën e Kosovës, ku u konsolidua, u njoh dhe u pranua si një lider politik në diasporen shqiptare.

Musa Hoti iu përkushtua kauzës së çlirimit të Shqipërisë Veriore nga pushtuesit sllavo-komunist serb dhe sherbëtorëve të tyre edhe me veprimtari të gjërë e të pareshtur gazetarike, duke organizuar e drejtuar për shumë kohë edhe një radiostacion në Gjuhën Shqipe. Por ai u bë i njohur, i shquar e respektuar nga bashkatdhetarët kur, në zemër të Brukselit, më 4 gusht 1981, në rrethanat e vetëmbrojtjes qëlloj kundër të të dërguarve të UDB-së famkeqe, duke vrarë njërin prej tyre, i veshur me rrobat e diplomatit dhe plagosi dy të tjerë. Krismat e pushkës së Musa Hotit në Bruksel u dëgjuan edhe në Beograd; bënë jehonë të madhe në mërgatën shqiptare në Evropë, që e krahasuan me krismat e pushkës së Avni Rrustemit kundër Esat Pashës në Paris. UDB-ja me të dërguarit e Beogradit dhe spiunët e saj e ndoqi këmba këmbës Musa Hotin derisa më 16 janar 2004 u vra prej tyre në Bruksel, duke u përjetësuar si një hero i Çështjes Kombëtare. Musa Hoti u varros me nderime të posaçme e ceremoni shtetërore në varrezat e dëshmorëve të Prishtinës.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Musa_Hoti