"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Një fjalor me thesaret e të folurës së Gjirokastrës

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.

Moderators: uck_aksh, Strokulli

Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Një fjalor me thesaret e të folurës së Gjirokastrës

#1

Post by qiellikaltër » Tue Nov 23, 2010 7:34 pm

Ideja për të hartuar një fjalor me të folmen e qytetit të Gjirokastrës për t’ua bërë të njohur sot edhe brezave që do të vijnë, pra, se si kanë ligjëruar gjyshërit dhe strëgjyshërit e tyre-ky qëllim më ka çokitur dhe ndjekur gjatë gjithë shkollimit tim dhe me vonë. Ende fëmijë, në shkollën fillore, më bënin përshtypje fjalët dhe shprehjet brenda katër mureve të shtëpisë tek dëgjoja bisedat e shtruara të nënës sime me fqinjët moshatare me të, me teto Xhanon e Kavos, me teto Xhexhon e Kadaresë, me teto Sheron e Bakirit, me hallë Xhevron e Xhaxhiut, me Kako Pinon e Basho Sevos e njohur në qytet si e vetmja bullë që stoliste dhe zbukuronte nuset ditën e martesës së tyre. I kujtoj edhe sot e kësaj dite ato gra të urta, që, me ligjërimin e tyre me zë të ulët e të përmallur, dukej sikur vinin nga një botë përrallore, e panjohur, për të na mësuar ne. Fjalët në ligjërimin e tyre nuk ngjanin me ato që mësonim në shkollë, në librat e këndimit. Më ishte ngulitur në mëndje se gjuha e tyre dhe jo ajo e mësuesit ishte gjuha e vërtetë shqipe. Më kujtohet diçka nga klasa e tretë e fillores. Ishim në mësim dhe ra zilja për të dalë në oborr. “Do të presim ca, -na tha mësuesi, z.Sadik Celo - se bie shi i madh, gazep.” U ngrita dhe i thashë: “nëna ime kur bie shumë shi thotë: “bie tellua”. Zoti Sadiuk vuri buzën në gaz dhe ma ktheu: “Ajo që thua ti, është fjalë e botës, s’është jona”. Pas gjashtë vitesh në gjimnazin e Gjirokastrës, në degën klasike, në orën e greqishtes së vjetër, mësova se “tello” do të thotë “fundi”, “mbarimi”. Më vonë, kur i hyra punës për fjalorin, mësova se fjala “gazep” ishte vërtet fjalë e botës, nuk ishte jona dhe mu kujtua zoti Sadik, i urtë e babaxhan, dhe buzëqesha, i përmalluar.
Që ditën kur nisa të merresha me këtë punë,synova ta ngre fjalorin në lëndë lokale, me fjalë dhe me ndonjë shprehje frazeologjike të të folmes së qytetit tim. Fjalë nga shqipja normative letrare janë marrë aq sa i duhen fjalorit të flasë me plotë gojën. P.sh: pres, në frazeologji: “ai është për t’u prerë nga këmbët” (është i zgjuar, është dreqi vetë) këtë kuptim ka edhe shprehja: “Ai të jep ujë me bisht të lugës”. Lipsem. “Ai është për të lipsur” (edhe kjo ka të bëjë me zgjuarsinë, si dy shprehjet e para). Bëj: “Gjyshi më ç’të bëj për nipin e vogël” (e do fort nipin, është gati të bëjë gjithçka për të) Topi: “ai hodhi topin, vdiq”. Hënë: “ai e ka parë gruan me hënë brënda” (e do fort, çmendet pas saj) Pallë: “Ai bën pallë në punë” (ai bën qejf në punë, ku rafsha mos u vrafsha)...
Në këtë fjalor përveç fjalëve janë përfshirë edhe njësi leksikore, të cilat i përmban Fjalori i Gjuhës Shqipe i vitit 1980 me shenjat konvencionale: bis,(bisedë) krahin (krahinore), vjet (vjetër), fet (fetare), hist (historike).
Por, nëse fjalët e sigluara për gjuhën normative përbëjnë të veçantën, në Fjalorin e të folmes gjirokastrite përbëjnë të zakonshmen, të përditshmen. Në këtë të folme bashkëtingëllorja “ll” shqiptohet dh, pra, shkodhë, modhë etj. Por, duke qënë të ngjashme me njëra-tjetrën shpesh këto bashkëtingëllore ngatërrohen. Në fjalë të veçanta shkronja j shqiptohet l, si: bilë, (bijë); shilë (shijë); golë (Gojë) shkëndilë (shkëndijë) etj.
Në të folmen e Gjirokastrës gjejmë edhe dukurinë e metatezës (shndërrimi i rrokjeve); dirsur (djersitur) dhotur (rrotull) protikale (portokalle). Gjithashtu në folje të ndryshme në vend të shkronjës sh kemi c. Si në rastin e mënyrës lidhore: “Duhet të shkoç në shkollë rregullisht”; apo në mënyrën dëftore, koha e kryer e thjeshtë, veta e parë njëjës: “I thaçë të vijë” (I thashë të vijë) ose po në mënyrën dëftore, por në kohën e ardhshme: “Do të viç me mua në stadium”?
Në të folmen gjirokastrite përemri vetor unë dëgjohet në trajtën eliptike u. Këtu, për t’u larguar një grimë nga rregullat gjuhësore, mund ta ilustrojmë me një këngë të qytetit. Eshtë momenti kur burri nistet për kurbet dhe pas do të lërë prindërit, gruan, fëmijët dhe nusja e pikëlluar, e shoqëruar nga vajzat e fqinjësisë, i këndon kështu.
Të vij dhe u me ti, o pëllumb more pëllumb
Eshtë larg e bie shi, moj thëllëza gur mbi gur
Bëhem zog e hyj në gji, o pëllumb more pëllumb
U t’harroj e të lëshoj, moj thëllënza gur mbi gur
Kam golë të kuvendoj, o pëllumb more pëllumb
E folura e Gjirokastrës është një thesar ku shkrepëtin gazi e dhimbja, ku pleksen në mënyrë dramatikisht komike e vërteta me absurdin. Një mënçuri e hollë godet në shprehjen “Nama se s’ma ke”. Edhe kjo është një shprehje që nuancohet në situate të ndryshme por thelbi është: “Mos kërko atë që s’të takon”. E afërt me këtë shprehje është edhe: “shtyhu pa piqemi”, pra e thënë ndryshe: “që të mos takohemi kurrë”
Panoramën frazeologjike e kanë dhënë në veprat e tyre të botuara i ndjeri Hasan Zazani, Mësues i Popullit dhe prof.dr Valter Memisha, studiues filolog, që me këtë rast i falenderoj për punën e tyre të mirë.
Po le të vazhdojmë më tej. Fjalët që në gjuhën e njehësuar letrare shkruhen dhe shqiptohen me dy rr si: rrugë, rri, çjerr, rrush, rrëzoj etj, në të folmen e Gjirokastrës shqiptohen me r, ose siç thuhet në të folmen e përditshme me r të butë. Kam përshtypjen se shumica dërmuese e shqiptarëve zor se e shqiptojnë këtë rr apo këto dy r r. Besoj se njëlloj është edhe për sa u takon fjalëve që, sipas rregullave të drejtëshkrimit, duhen të shkruhen me shkronjën e. Kështu fjalët: vend, zemër, dhemb, dendur, brenda, përmend, etj, në shumicën e rasteve shqiptohen me shkronjën ë: vënd, mëndje, zëmër, brënda, prëmtoj, etj. Zanorja ë tingëllon e butë, çlodhëse, pa klithmë, ndaj është edhe e pranishme tek një shumicë shqiptarësh. Madje lidhur me këtë dukuri poeti i madh romak Horaci në veprën e tij “Arti poetik” shkruante se përdorimi është norma e të folurit”, ndërsa Naimi ynë këndonte “O malet e Shqipërisë, ju kam ndër mënd ditë e natë” dhe Çajupi pyeste “Në ç’vënd kemi lerë?”
Në të folmen gjirokastrite fjalëza do, e cila shoqëron foljen në kohën e ardhme, pra, si pjesëz, dëgjohet edhe o. “O viç me mua?” (Do të vish me mua) apo siç thuhet në një këngë qytetare: “O vemi, o s’vemi, në mes të pyllit do vemi”
Pasthirrma more dëgjohet shpesh në trajtën e shkurtuar mashkullore mo, si psh: “Hë mo…” Në vend të fjalës moj, trajta femërore dëgjohet më shpesh si mi: “Më thuaj diçka mi…” Me fjalëzën “mi” kemi shprehje të tilla si: “jo mi, jo” psh. “Në atë familje të gjithë janë të mirë, jo, mi, jo gjyshe Nora” (sidomos gjyshe Nora). Gjithashtu në të folmen e krahinës sime, Gjirokastrës, në vend të shkronjës j përdoret l. Psh. Të shohim fjalën “ulk” sipas normës bën “ujk” dhe sipas normës gjejmë formën “ujkonjë”. Në ndryshim nga shqipja normative, fjalën “ujk” në disa gjuhë e shohim “volk”(rusisht), ëolf (anglisht), lupo (italisht), lupus (latinisht), loup (frëngjisht), likus (greqishte e vjetër). Siç mund të vihet re, në fjalën “ulk” të Gjirokastrës shkronjën “L” e kemi në disa gjuhë. Pra trajta “ulk” është më e vjetër se trajta “ujk”. E njëta gjë mund të thuhet edhe për fjalët: bilë, golë, val, etj, në të cilat l-ja fillestare ka evoluar në j. Këtë dukuri e vërejmë jo vetëm në të folurën e Gjirokastrë. E rëndësishme është që në Fjalorin e të folmes së Gjirokastrës zanorja y është zëvendësuar me zanoren I, të paktën në të folur, pasi në të shkruar kjo varet nga formimi i gjithsecilit: si (sy), di (dy), kriej (kryej), fitirë (fytyrë), pasqirë (pasqyrë), liej (lyej), il (yll). Pra, në këtë fjalëz kemi dukurinë: I (y) dhe l (j). “Na mbiti timi site” (Na mbyti tymi sytë) thuhet me shaka mes miqsh.
Këtë dukuri e ka vënë në dukje edhe albanologu i njohur gjerman J.G.fon Hahn kur shkruan: “duhet të dimë se te shumë fjalë të shqipes përdoret i-ja në vend të y-së” (Studime letrare,f313 botimi shqip). Duhet vërejtur se e folmja e qytetit të Gjirokastrës ka edhe ato shtresimet e veta kohore. Psh, fjala “vajta” përdoret edhe në formën “vajçë”. “Vajçë vetë dhe bisedova me mësuesin”. Trajta e dytë përdoret më shumë nga moshat e thyera. Gjithnjë duke qënë lokale, dialektore ka aty këtu në të një farë vetankimi. Psh. fjala “palastritem” po harrohet nga moshat e reja, që, në vend të saj përdorin: U bëmë me turp, u bëmë një be, u zumë, u bëmë qepaze….Kur më thjesht mund të thoshin: “U palastritëm”. Kështu del nevoja që këto raste të regjistrohen sa janë ende në përdorim.
Tërë këto dukuri në shtresëzimin e tyre kohor përbëjnë, mendoj, objekt hulumtimi e studimi në lidhje të ngushtë me evoluimin historik të gjuhës shqipe në rrjedhën e shekujve dhe në pasurimin e saj, çka e ka theksuar mjaft qartë gjuhëtari ynë i shquar prof.Eqrem Çabej, në një nga kumtesat e tij: “Gjuhët e përbashkëta të shkrimit të literaturës zakonisht ndërtohen mbi një bazë dialektore të caktuar. Kjo, ndërkaq, përbën pikënisjen për një zhvillim të mëtejshëm”. Në fund të kumtesës Çabej shtron nevojën për pasurimin e shqipes letrare me fjalë të gurrës popullore “ose të farkuara prej burimeve të saj” (Shaban Demiraj,”Eqrem Cabej”f.149).

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=89035
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”