"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Traditat e lashta shqiptare.

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.

Moderators: uck_aksh, Strokulli

Post Reply
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Traditat e lashta shqiptare.

#1

Post by Mallakastrioti » Mon Apr 25, 2011 1:31 pm

"Të qarët e një të vdekuri me ligje, të qarët përgjithësisht. Vajtoj, vajtim.
Sipas Çabej: formim i vaj-it me sufiksin e agjentit -tor fem. -tore është vajtore “grua që i bën vajnë një të vdekuri”; në Veri edhe vajtojcë një postverbal i vajtoj me -ce-në e atij dialekti.
Enci. Një nga vajtimet më të vjetra shqiptare përmendet ai i rapsodisë kreshnike me lahutë “Ajkuna qan Omerin”. Lidhur me vajtimin shqiptar, si dëshmia e parë e shkruar vlerësohet vajtimi i Lekë Dukagjinit për Gjergj Kastriot Skënderbeun. Këtë e jep Marlin Barleti në veprën e tij “Histori e Skënderbeut” (1508-1510). Sipas Çabej: Fjalë e mbarë gjuhës, Buzuku (p.sh. XXXVIII/2, Mateu 8, 12) e aty klenë vaj e sokëllimë n dhambësh “ibi erit fletus et stridor dentium”. BUDI (SC 384) me të nadh e t idhunë vaj. Më pas për vajtimin shqiptar sjell të dhëna Demetrio Franko më 1584, “Rituali Roman” i Budit më 1621, Frang Bardhi në një relacion të vitit 1641, Evla Çelebia më 1660-1664, Viçenso Dorsa më 1847, Johan georg von Hahn në veprën “Studime shqiptare”-1853-1854, Elena Gjika, Zef Jubani, De Rada, Luigj Gurakuqi, Viçens Prenushi, Maksimilan Lambertz, etj. Në veri kemi vajtimin që quhet “gjëmë”, i cili është një e qarë kolektive, kurse në Jug dallojmë kemi vajtimin polifonik. Kështu gjinia e “Vajtimit” lind dhe formohet brenda një largësie shumë të vogël të interpretuesit popullor me objektin (në këtë rast i vdekuri i pavarrosur). Përgjithësisht janë vajtuar trimat e rënë në luftë. Në të dy rastet që rol të rëndësishëm luajnë vajtojcat. Sipas Skiroit: në vajtime sundon fuqishëm toni elegjiak. Sipas Munishit: në Podgur të Kosovës, vajtimi bëhet vetëm tek femrat, me kokë të ulur dhe “me vaj në fyt”. Vajtimi si gjini popullore e gjejmë që të luhet edhe me fyell dhe longar."--Vasil Tole

---
Le te shohim per nje çast disa informacione ku te njejten menyre Vajtimi ndeshim edhe te te keshtuquajtur "greke te vjeter", ku kemi te njejtet elemente, grate qe qajne te vdekurin, qe i bien kokes me duar apo shkulin floket si dhe shoqerimi i vajit me ze te larte te grave per te vdekurit, me longar.
---
"A manual of Greek antiquities (1897)
Author: Gardner, Percy, 1846-1937; Jevons, F. B. (Frank Byron), 1858-1936"

Image
Image

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Traditat e lashta shqiptare.

#2

Post by Mallakastrioti » Sun Oct 06, 2013 8:34 pm

Kenga vajtuese mortore,apo kenga me ligje, ne rrjedhen e koherave.

Alice-Mary Talbot eshte nje studiuese e cila eshte marr me figuren femerore gjate periudhes e cila njihet si periudha Bizantine.
Ne studimin e saj me titull " Gruaja Bizantine", studim i cili gjendet ne vepren me titull "Njeriu bizantin"( Roma-Bari : Laterza, 1992. - XXII, 428 f.) nder te tjera studiuesja na sjell nje fakt me te vertet interesant persa i perket kesaj periudhe.
Citojme si me poshte:
"..roli i tyre (grave, shenimi im) ishte i rendesishem kur nje pjesetar i familjes vdiste. Ndihmonin te pregatisnin trupin per ritin e varrimit, e lanin, e lyenin me vajra me arome te kendshme dhe ereza, e vishnin. Me mbas, ne prag te funeralit, ishin grate ne krye te vajtimeve; tregonin dhimbjen e tyre duke vajtuar, duke shkulur floket prej kokes, duke cjerre faqet me thonje, duke rrahur gjoksin, duke shqyer vehjet. Nuk ishin vetem pjesetaret e familjes te te vdekurit por ishin edhe vajtueset profesioniste me pagese qe kendonin kenget funerale..."
----
Personalisht nuk di ku eshte mbeshtetur studiuesja A.-M. Talbot kur pershkruan kete rit funeral (vdekje), rit te cilin e lidh drejt per drejt me periudhen bizantine.
I vetmi popull qe sot ruan kete forme apo kete ritual i cili lidhet me percjelljen e te vdekurit, pra ritual para varrosjes, eshte vetem populli shqiptar. Pra, mendoj se autorja duhet te kete lexuar studiues te tjere qe jane marr me kete fenomen-ritual tipik shqiptar.
Kenget me ligje (LIGJE f. Fjalët a vargjet që gratë i numëronin një të vdekuri kur e vajtonin. E qanin me ligje.), tashme jane me se te njohura sikurse shume studiues shqiptar dhe te huaj kane shkruar per to.
Por sot nuk do permendim studiues apo historian bashkekohor (apo modern) te cilet kane shkruar per kete lloj rituali tipik shqiptar, i cili edhe gjate periudhes Bizantine ishte tipik per kohen sipas studiueses Talbot.
----
Udhetari turk Eviliya Celebi, i cili vizitoi jugun e Shqiperise ne vitin 1670, sjell si me poshte lidhur Gjirokastres:
"...çdo te Diel , gjithe te afermit e personit te vdekur mblidhen ne nje ndertese te improvizuar, duke paguar vajtuese profesioniste qe qajne dhe ulerijne dhe ankohen me force, duke nxjerr nje ulerime te madhe dhe te qari...
...Une kam dyshim se Gjirokastra eshte "qyteti i te qarave me ligje". Eshte me te vertet nje çudi e madhe se si vajtueset profesioniste arrijne te kontrollojne ankesat ne te qare si dhe ofshamat me kaq shume ndjenje-deri aty sa shume me teper se per te afermit e tyre-per dike qe ka vdekur me teper se njeqind vjet me pare dhe qe ato nuk kane asnje lidhje familjare. (Seyahatname VIII,355a)-Teksti u shkeput prej vepres se albanologut te shquar Z. Robert Elsie, pikerisht prej vepres me titull "A Dictionary of Albanian Religion, Mythology and Folk Culture", f.96, viti botimit 2001.
----
Siç shohim ky fenomen i cili sipas studiueses Talbot praktikohej gjate Bizantit, ne shekullin e 17-e si fenomen apo ritual eshte i pranishem nder shqiptar (Celebi na sjell kete deshmi), por ky ritual permendet edhe ne shekullin e 15-e dhe mjafton te permendim vepren e Barletit "Historia de vita et gestit Scanderbegi, Epirotarum principis...",(Roma, 1508-1510) kur Leke Dukagjini vajton me ligje vdekjen e Skenderbeut. Nje pune te rendesishme ne kete aspekt vlen te permendim edhe veprat e Miss. Edith Durham, e cila i permend keto rite.
Shqiperia dhe shqiptaret me traditat, ritet, mitologjine dhe besimet e tyre, ngelen ende sot nje vend dhe popull i cili ne se do studiohej ne menyre shkencore-profesionale, shume enigma te se shkuares do gjenin pergjigjet e duhura dhe racionale.
---

Image
Image

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Traditat e lashta shqiptare.

#3

Post by ALBPelasgian » Thu Apr 10, 2014 5:58 pm

E kishim postuar me pare ne illyriaproboards, por ja qe ai administratori i ndyte serbe i fshiu sa e sa tema qe ishin mbushur me materiale interesante.

Image
The Ritual Lament in Greek Tradition, Margaret Alexiou

Perpos ne fusnoten nr. 48, ky pasazh nuk gjendet gjetke. Por sqarimet rreth kontestit jane te pamjaftueshme. Zakoni i vajtimit qe pershkruhet ne Shkodren e shek. XV eshte i njejte, sipas autorit, me nje zakon te Kretes, qe per mendimin tim duhet te jete perhapur nga shqiptaret ne kohen e Bizantit. Ndonje te dhene me e hollesishme rreth kesaj eshte e mireseardhur!
  "Συνελείχθησαν οι του νεκρού αγχισταί και τουτονί περιστάντες της θρηνωδίας απήρχοντο, των μεν ανδρών ισταμένων, καθήμενων δε των γυναίων, και των μεν αρχομένων, των δε διαδεχομένων, οίω τω τρόπω Κρήτες εχρώντο περι τε γάμους ηρώων και πανήγυρεις θεών, όθεν και ες ημάς τουτι το πράγμα διαμεμενηκε, τοιουτότροπα ες χορούς αδόντων των Κρητών τε και των Κρησσών"  
  Te afermit u mblodhen rreth te vdekurit dhe u kthyen ne rresht qe te shihnin tjetrin dhe te fillonin vajin, burrat duke qendruar ne kembe, dhe grate duke qendruar ulur, te paret fillonin, te dytat vazhdonin (vajin), njesoj sikur kretasit benin ne kremtet e heronjeve dhe panygureis (lloj feste e posacme) per hyjnite, prej nga i njejti zakon yni rrjedh, ashtu sic kretasit dhe kretaset kendojne ne kore.  
Perkthimi mund te mos jete krejtesisht i sakte...keshtu qe kerkoj permiresimin e tij!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Traditat e lashta shqiptare.

#4

Post by bardus » Thu Apr 10, 2014 8:35 pm

Alb,perkthimi me duket i mire por desha te shtoj se ne ate leter Apostolis i

ka quajtur shkodranet Taulante,dhe i drejtohej Georges Zebedee 1466-1467.

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2112
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Traditat e lashta shqiptare.

#5

Post by ALBPelasgian » Thu Apr 10, 2014 9:14 pm

bardus wrote:Alb,perkthimi me duket i mire por desha te shtoj se ne ate leter Apostolis i

ka quajtur shkodranet Taulante,dhe i drejtohej Georges Zebedee 1466-1467.
Te falemnderit Bardus! Sigurisht qe kjo deshmi e Apostolisit i shtohet invertarit te burimeve bizantine qe vene shenjen e barazimit midis ilireve dhe arberve (Komnena, Macaris, Palimeri, Kalkondili, Krisobuli etj).
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Traditat e lashta shqiptare.

#6

Post by bardus » Sat Apr 12, 2014 11:08 am

ALBPelasgian wrote:
bardus wrote:Alb,perkthimi me duket i mire por desha te shtoj se ne ate leter Apostolis i

ka quajtur shkodranet Taulante,dhe i drejtohej Georges Zebedee 1466-1467.
Te falemnderit Bardus! Sigurisht qe kjo deshmi e Apostolisit i shtohet invertarit te burimeve bizantine qe vene shenjen e barazimit midis ilireve dhe arberve (Komnena, Macaris, Palimeri, Kalkondili, Krisobuli etj).
Letra e plote te Apostolis.

Lettres inédites de Michel Apostolis: publiées d'après les manuscrits du ...
By Michael Apostolius, Alexandre Marie Desrousseaux

Image

Image


http://books.google.com/books?id=T7L03D ... is&f=false ,faqe 79

Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”