"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Te-Bardhat (Nuset e-Malit)

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.

Moderators: uck_aksh, Strokulli

Post Reply
User avatar
Arban Blandi
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 464
Joined: Sun Apr 25, 2010 12:11 am
Gender: Male
Location: Іllyria, Ukraine
Contact:

Te-Bardhat (Nuset e-Malit)

#1

Post by Arban Blandi » Sat May 26, 2012 6:26 pm

Nder shqiptare:

«Bardhë: 8. vet. sh. euf. Qenie fantastike, të cilat, sipas paragjykimeve popullore, përfytyroheshin si vajza, që rronin në mal e nën tokë dhe bënin të këqija kur zemëroheshin».

«Bardhë: 5. fig. Që sjell mbarësi e lumturi; që sjell gëzim; fatlum, fatbardhë. Ditë (orë) e bardhë. Vite të bardha. Pleqëri e bardhë. Fat i bardhë. Shtëpi (derë) e bardhë. Ardhtë e bardhë! ur. Qofsh i bardhë! ur.
6. fig. I mirë, i pastër, i panjollosur; i çiltër; bujar; që sjell të mira. Jetë e bardhë. Me zemër të bardhë! ur. Me faqe të bardhë! ur. Me shpirt të bardhë. Ka zemër të bardhë».

«Të bardhat janë një lloj shtojzovallesh, vajza të bukura, pra, diçka si zanat».

Image

«Malësorët besimtarë, aty ku është ruajtur ky kult, nuk e kanë me qejf ta zënë me gojë rast e pa rast emrin e Zanës, duke e quajtur mëkat një gjë të tillë. Për të emëruar Zanën, ata përdorin eufemizma, si: Shtojzovallet: (Shtoji zot vallet), Shojzorreshat (Shtoji zot rradhët e tyre). Të Lumet, Nuset e Malit, Fatmirat, Të Mirat, të Bardhat. Kjo ka të bëjë me mendësinë sipas së cilës emri i hyjnisë nuk duhet të përmendet rast e pa rast, se është mëkat i rëndë..».

«Mitologjia shqiptare është mjaft e pasur dhe e larmishme: në rite, në mite e besime, aq më shumë në qënie mitike me të veçantat e saj autentike, po dhe me të përbashkëtat me popujt e tjerë, po edhe e një shtrati të përbashkët mbarënjerëzore të kohës së lashtësisë. Të njëjtat figura mitike në jo pak raste i ndeshim me emra të ndryshëm, natyrisht të shfaqura diçka, si të thuash, në variante të ndryshme: këto, natyrisht, janë me burim eufemizmash a ndikime nga jashtë. Të marrim ndër to Zanën: Mund ta gjejmë me njërin nga këta emra: Zana, Gjindi, të Bardhat, Nuset e Malit, të Mirat, të Bekuemet, Shtojzovallet, Shtojzorreshtat, Perria, Vila, Ora. Të Lumet Natë, Mirat, Fatmirat. Si shihet, në një shumicë rastesh janë emërtime eufemizma, pra për t'i marrë me të mirë e për të mos u përmendur emrin».

«Kudo ndër Shqiptarë, në malsi më tepër, kur në të marrë të diellit del hëna e re, fëmijtë dhe vajzat e rritura i drejtoheshin hënës me lutje e formula të veçanta magjike, për fat, mbarësi në jetë. Ja njëra nga këto formula magjike, me të cilën vajzat i drejtoheshin hënës: «Hënë e re, vashë e re! / Unë në punë, ti në gjumë, / Unë shëndet e ti gërshet". (J. Nushi. Mitologji e besime në Myzeqe, "Etnografia Shqiptare", V. 1974, f. 336). Mendojmë se hyjnizimi i hënës në popullin tonë në një masë kaq të madhe ka të bëjë me ndonjë hyjni të lashtë ktonike vendëse me atribute të bujqësisë dhe të jetës familjare. Po Hëna na del edhe si e lidhur me Zanën, me natyrën e virgjër, pra si hyjni e natyrës; është ndërkohë edhe mbrojtëse e grave».

«Sipas këtij përfytyrimi, këto qenie mitike i gjejmë të përshkruara edhe në veprën e Kutelit me emrin Të Bardhat: ”Asaj kohe, kur flisnin dallandyshet edhe kocominjtë, kur Të Bardhat rrëmbenin njerëz dhe i shpinin në male me gurë edhe kur kuajt kishin krahë edhe fluturonin si shpesëri... Në pranverë, kur çilte molla e qershia mbushej fshati rëngë me Të Bardha, që loznin valle, natën me hënë, aty nër kopshte të lulëzuar”. Te rrëfenja ”Babalja”, personazhi i kësaj rrëfenje, një njeri që ishte në paqe me njerëzit, me kafshët, me natyrën (as merimangat, as gjarprin nuk vriste, as gomarit nuk i binte me stap) i shihte Të Bardhat dhe arrinte ta zbuste inatin e tyre kur ishin të zemëruara me ndokënd. Fakti se ato shihen dhe sillen mirë me njërzit që si Babalja nuk i bëjnë keqe as mizës, justifikohet nga origjina e tyre si mbetje të hyjnisë së natyrës së virgjër. ”Në pranverë, kur çelte molla e qershia, mbushej fshati rëngë më të bardha, që loznin valle, natën me hënë, aty nër ato kopshte të lulëzuara”. ”E ngrinin pa një, pa dy ato Zonjat e Bardha (paçin e hijen e tyre!) edhe e shpinin atje ku s’ta pret mendja asty, as mua”. ”Po aq bukur kqëndonin këto Të Bardhat sa e sa nuk i kishin dëgjuar... sa u turbullonin mendjen të rinjve, i nxirrnin jashtë pragjeve dhe i rrëmbenin e i shpinin larg- larg, si e patën ngritur atë të mjerin Niku, po për të gëzuar gjithë i gëzuar ish se ato zonjat e Bardha dinin ta bënin njerinë të lumtur”, ”Mos, bijani, mos! Mos i prishni punë plakut. Se plaku ju do. Ju jeni bija të bardha, jeni të mira, jeni të bukura si ju ka bërë vetë Shënediela, i paçim uratën”. ”Atë e lahen Të Bardhat (të bardha qofshin)”».

«Prapa figurës së zanës, me atributet e saj qenësore, vërejmë një hyjni të maleve, të natyrës së virgjer, mbrojtëse të bimësisë dhe të kafshëve të egra, gjahtare hyjnore. Është luftëtare me forca e mjete të mbinatyrshme në ndihmë të kreshnikëve. Zana, si figurë qendrore e besimeve popullore, zë një vend të veçantë në eposin legjendar mesjetar të shqiptarëve, madje merrte pjesë gjallërisht në veprimet e heronjeve të këtij eposi. Vend qendror zë edhe në disa balada mesjetare, në legjenda mitike: atë e ndeshim dendur në gjini të ndryshme të krijimeve folklorike. Dallohen për trimëri e aftësi luftarake hyjnore. (Tirta, M.)».
Our Scribd Channel - History was a damn dim candle over a damn dark abyss.

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Te-Bardhat (Nuset e-Malit)

#2

Post by erix77 » Sun May 27, 2012 4:41 pm

Zana eshte perendesha Diana.Perendesha e gjuetise,henes dhe lindjes.e lidhur me pyjet dhe kafshet kishte fuqine te fliste dhe ti komandonte ato.
Simbol i rilindjes se jetes dhe natyres ne te njejten menyre si edhe hena e plote simbolizon rifillimin e jetes.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2929
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Te-Bardhat (Nuset e-Malit)

#3

Post by Mallakastrioti » Sun Jun 22, 2014 5:34 pm

Tre "Moira-t" ne Mitologjine "Greke" dhe Tre Mirat ne Mitologjine Shqiptare.

Te keshtuquajtura Moira, sipas Mitologjise ishin tre figura femerore, bijat e Zeusit dhe Temi-t, te cilat endnin fillin e fatit te çdo njeriu, duke e mbeshtjelle kete fill, fillimisht, dhe me tej duke e prere kete fill.

Emrat e ketyre Tre figurave femerore, te cilat kishin te benin me anen mistike te jetes se njerezve ishin si me poshte:

1) Klothi (Klothes), me e reja prej tre Moirave, qe do te thote "ajo qe tjerr".
2) Laki (Λαχε), qe do te thote fat.
3) Atropo (Ἄτροπος), me e vjetra prej tre Moirave, qe do te thote "e pandryshueshme", apo" e pashmangshme" (fati i pa shmangshem).
---
Ne rastin e mesiperm kemi te pakten dy elemente qe kane nje lidhje te drejtperdrejt me gjuhen shqipe dhe pikerisht dy Moirat e para, Klothi e cila tjerr, por ne te njejten kohe edhe lidh fillin, pasi, ne se do verenim me kujdes ne jeten e perditshme te femrave rurale, keto te fundit jo vetem tjerrin, por edhe mbledhin fillin ne nje bosht, pra lidhin dhe nuk kemi arsye te mos e lidhim me shqipen "Qe-Lith=K-Loth".

Rasti i dyte; -Laki. Ne shqip kemi nje fjale teje interesante qe ka nje lidhje gati te drejteperdrejte me veprimin qe kryente kjo Moire.
LAKAT kal.
1. Shprish me lakadredhë. Lakat leshin

Pra fjala shqipe "Lakat", ne kete rast, vjen gati e pandryshuar ne nje lidhje me veprimin e perpunimit te leshit te bagetise i cili perdorej per fillin.
Por. le te hedhim nje veshtrim çka na sjell mitologjia Shqiptare lidhur ketyre tre figurave.

Fatet.
Figura te besimeve popullore, te cilat perfytyrohen si tri gra qe vijne naten e trete te djepi i te posalindurit dhe i caktojne fatin e jetes. Ne veriun e Shqiperise kete detyre e kryejne Oret.

Mirat.
Perfytyrohen si tri gra qe vijne naten e trete te djepi dhe percaktojne fatin e foshnjes. Kur vjen koha e caktimit te fatit degjohet fjala e te Mires se vogel, prandaj ka ngelur edhe fjala e vjeter "C'thot' e treta u befte".

Ne se do perdornim nje paralelizem me tre Moirat ne Mitologjine "Greke", ne rastin tone eshte me e reja qe percakton fatin, Klothi, pra ajo qe tjerr, qe lidh, pra ajo qe eshte fillestarja e fatit.

Oret.
Vendpushimet e Oreve ishin mrizat.
(MRIZ m.Vend i freskët e me hije ku kalojnë vapën bagëtia)
Per kete arsye malesori shqiptar i konsideronte te paprekshem keta lisa te shenjte. Besohej se po te pritej lisi i ndonje mrizi, qofte edhe ndonje dege e tij, demtuesi do pesonte ndonje fatkeqesi. Emri i Oreve shpesh here ishte tabu dhe nuk zihej ne goje dhe zevendesohej me emertime eufemistike te tipit "Qofshin te bardhat" etj.

Ne Atike, ende sot nder Arvanite keto figura quhen Moira edhe pse te tre figurat jane rregjuar ne nje figure te vetme.
Ne Faltoren e Dodones se lashte, ekzistonin perhere tre figura femerore (paraqiteshin si tre gra te vjetra) ,te cilat percaktonin fatin e njerezve dhe pikerisht ne kete Faltore te lashte para greke, pema e lisit ishte e shenjte. Kjo Faltore e lashte prane kishte nje mal te larte i cili thirrej Mali i Te Mirave, ku popullsite e lashta baritore shkonin dhe kerkonin te dinin per fatin e tyre dhe familjes.
----

Image
Image

Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”