"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Motivi i gjarpërit në artin tonë popullor

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.

Moderators: uck_aksh, Strokulli

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Motivi i gjarpërit në artin tonë popullor

#1

Post by rrëqebull » Mon Nov 17, 2014 2:52 pm

[quote2="'"]Motivi i gjarpërit në artin tonë popullor

Në kuadrin e motiveve të shumta që populli ynë i trashëgoi nga e kaluara, motivi i gjarprit zë vend të rëndësishëm. Këtë motiv e ndeshim pothuaj kudo: në veshje popullore, në tekstil, në drugdhendje, në gurgdhendje, në metal etj. Përveç formave plastike, spirale, meandrike dhe valëzore, ky motiv na paraqitet edhe në format më primitive të artit popullor, atij gjeometrik me vija zigzage dhe të thyera.Dëshmitë e para materiale në të cilat e ndeshim figurën e gjarprit, i përkasin periudhave më të hershme, përkatësisht kohës së neolitit. Në Kosovë, nga kjo periudhë, veçojmë figurën e gjarprit të gjetur në Tjerrtore afër Prishtinës, në një ambient shtëpiak1, si dhe figurën e gjarprit të gjetur në lokalitetin Fafos afër Mitrovicës, ku na paraqitet figura e një mashkulli, trupi i të cilit është i mbështjellë me gjarpërinj2.

Në Shqipëri, nga kjo periudhë, vlen të përmenden ekzemplarë byzylykësh me koka gjarpri, që janë gjetur në Kalanë e Hollmit3, si dhe disa figura të tjera të gjarprit nga periudha helene, që janë gjetur në pllaka argjili në Selcë e Poshtme afër Pogradecit4. Gjarprin si motiv e ndeshim edhe në monedhat e labeatëve, të gjetura në lokalitetin e Çinamakut afër Kukësit, si dhe në monedhat e disa qyteteve ilire në Shqipëri, si: në Byllis, në Apoloni, në Dyrrah, në Olimpae dhe në Amantia5.

Po ashtu, në një dorë votive, të punuar prej bronzi (shek. II - III e. s.), e cila është e ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, mund të shihet figura e një gjarpri, si dhe figura e një shufre me dy gjarpërinj përballë njëri - tjetrit në formën e numrit 8, që është skeptri i hyut pagan Hermes, me të cilin ai i çonte shpirtrat e të vdekurve në botën e Hadit. Kjo dorë votive i kushtohet mistereve të hyut Sabas6. Si motiv gjarpri u përdor edhe gjatë mesjetës. Bie në sy sidomos aplikimi i këtij ornamenti në armë e stoli7.

1. Motivi i gjarprit në monumente mbivarrore

Dëshmitë më të hershme të paraqitjes së këtij motivi në monumentet mbivarrore datojnë që nga koha e neolitit8. Gjatë gërmimeve të ndryshme arkeologjike në varrezat e disa popujve të lashtë, si: egjiptianëve, asirianëve e etrurëve, janë gjetur objekte të shumta me figurën e gjarprit9. Gjarpri si motiv është përdorur edhe nga populli ynë. Paraqitja e këtij motivi në disa monumente tona mbivarrore, nuk ishte gjithherë e njëjtë. Derisa në Vukël10 e në Fushë Bregdetare11 të Shqipërisë së Veriut, ky motiv na paraqitet i vetëm, në fshatin Vuksanlekaj12, dhe në Malësi, na paraqitet së bashku me motive të tjera. Mirëpo, pavarësisht nga mënyrat e paraqitjes së këtij motivi në këto monumente, figura e gjarprit këtu ka lidhje me një pjesë të besimeve mbi gjarprin si kafshë htonike, përkatësisht me besimet për gjarprin si kafshë që mishëron shpirtrat e të vdekurve që banojnë në thellësitë e errëta të nëntokës dhe me besimet për gjarprin si mbrojtës të varreve13.

2. Motivi i gjarprit në hyrje të shtëpive

Gjarprin si motiv, e hasim shpesh, edhe në hyrje të shtëpive. Mënyrat e paraqitjes së këtij motivi në këto hapësira janë të ndryshme. Në disa kulla, si p.sh., në kullën e bajraktarëve në fshatin Vranoc, pastaj në kullën e Haxhi Zekës në Pejë dhe në kullën e Isuf Bajram Halitajt në Tomoc (Podgur)14, gjarpri na paraqitet i vetëm, ndërkaq në kullën e Sylë Rexhës në fshatin Vranoc, ky motiv na paraqitet së bashku me motive astrale. Përveç rasteve të lartpërmendura, gjarpri si motiv pëlqehej edhe në krahinat e tjera shqiptare, si: në Përmet e Labëri, në Malësi të Tiranës, në Mat, në Mirditë, në Malësi të Madhe e gjetiu. Në Përmet, bie fjala, figura e gjarprit punohej në muret e shtëpive, përkatësisht në harkun e gdhendur rreth derës. Në kuadrin e motiveve të tjera, gdhenden edhe nga dy gjarpërinj në të dy anët e derës15. Është e kuptueshme se këtu, në zanafillë, kemi të bëjmë me shpirtin mbrojtës të shtëpisë, pra, me një kult të lashtë totemik të popullit tonë. Në periudhën ilire dhe në mesjetë, figurën e gjarprit si hyjni mbrojtëse të shtëpisë, e njohim gjerësisht nga të dhënat mitologjike dhe gojëdhënat popullore. Gjarprin e punuar në hyrje apo në mure të shtëpive e gjemë edhe te popujt e tjerë. Kështu, bie fjala, në muret e shtëpive të qytetarëve të Pompeit figura e gjarprit ishte motiv i shpeshtë16. Këtë motiv e pëlqenin edhe majat me inkët, sidomos në shtyllat e portave hyrëse17. Te gjermanët, ndërkaq, përveç në portën hyrëse, gjarprin në formë të stilizuar, e gjejmë edhe në mure të shtëpive18.

3.Paraqitja e gjarprit në sotli, në veshje dhe në punë dore të grave.

Paraqitja e gjarprit në stoli daton që nga kohët e hershme. Me këtë rast vlen të përmendim byzylykët me kokë gjarpri (shek. V p. e. S)19, të cilët u gjetën në një varr në Banjë të Pejës, e që me të drejtë konsiderohen ekzemplarët më të bukur të këtij lloji. Figura e gjarprit në stoli është përdorur edhe në periudhat e mëvonshme. Përdoret edhe sot nga gratë tona. Përveç në stoli, gjarpri si motiv zë vend edhe në veshjet tona popullore. Në forma të ndryshme atë e ndeshim pothuaj në të gjitha pjesët e kostumeve solemne të grave të reja. Kështu, bie fjala, në kostumin e xhubletës, në grykoret dhe mëngët e këmishëve, pastaj në pështjellakë, çorapë, kollanë etj., ky motiv mund të themi se zë vend qendror.

Ky motiv pati përdorim të gjerë edhe në qëndisjet e veshjeve të qytetit. Paraqitja e këtij motivi në qëndisje bëhej në formë të stilizuar bukur, me vijë të lakuar gjatë sipërfaqes së qëndisur, duke krijuar lëvizje të qeta me një natyrshmëri të veçantë. Në japanxhet e veshjes së grave, të një pjese të qytetit të Shkodrës, gjarpri punohej me fije pambuku ose fije mëndafshi me teknikën e gërshetit, që konsiderohet ndër teknikat më të hershme të qëndisjes shqiptare20. Nuk janë të pakta as objektet e tjera, në të cilat e hasim motivin e gjarprit. Kështu, p.sh., në Llap dhe në Malësinë e Kaçanikut, motivi i gjarprit na paraqitet në jana të leshtë. Motivi është i aplikuar me vijë të lakuar (ngjyrë e zezë në sfondin e kuq), duke spikatur kokën e gjarprit me ngjyrë të bardhë. Po ky motiv është konstatuar edhe në qilima të popullsisë shqiptare në Greqi21. Motivin e gjarprit e ndeshim në formë të stilizuar, edhe në disa këpucë të burrave me brroqe dhe në opingat me xhufka (në Shqipëri të Jugut)22. Në Dukagjin dhe në Labëri gjarprin e punojnë edhe në tatuazhe, që i bëjnë burrat në krah23. Përveç shqiptarëve, gjarprin si motiv e preferonin edhe popujt e tjerë. Sidomos e preferonin priftërinjtë dhe shamanët e ndryshëm. Në disa maska nga Bolivia, që janë të eksjpozuara në Musse d’L ’Home në Pariz, motivi i gjarprit zë vend qendror24.

4.Motivi i gjarprit në instrumente muzikore

Ndër instrumentet muzikore, motivi i gjarprit më së shumti paraqitet në lahuta. Vendet më të shpeshta të paraqitjes së këtij ornamenti në lahutë janë grroçja dhe harku i lahutës. Nuk janë të rralla rastet kur i tërë harku apo budaçi, siç i thonë në Rugovë, punohet në formë gjarpri. Një lahutë të tillë e posedon edhe Muzeu Etnologjik në Pejë. Gjarprin e gdhendur në këtë instrument muzikor e ndeshim edhe në krahina të tjera si p.sh., në Kuç, në Hot e Triesh, në Kelmend, në Kastrat, në Dukagjin, në Nikaj - Mertur, në Malësinë e Gjakovës, etj.Paraqitja kaq e gjerë e këtij motivi në lahuta mund të shpjegohet, përveç tjerash, edhe me respektin që gëzonte kjo kafshë në popull, si simbol i urtisë, i inspirimit dhe i lashtësisë, si për këngën ashtu edhe për instrumentin. Figura e gjarprit, në mënyrë simbolike, duhej të tregonte se nga goja e këngëtarit popullor dalin vetëm porosi të urta dhe me interes për njerëzit.

5.Motivi i gjarprit në armë dhe në objekte të tjera

Përveç objekteve të lartpërmendura, motivin e gjarprit e ndeshim edhe në armë. Në artin e popujve antikë, bie fjala, gjarpri është paraqitur në mburojat e luftëtarëve. Këtë motiv e kishte edhe hyjnesha Atena, e cila ishte hyjneshë e aftësive luftarake25. Ndonëse, gjarpri, është konsideruar ndër shumë popuj, si gjallesë me aftësi të mëdha shkatërruese, por edhe si simbol i aftësisë dhe trimërisë ushtarake, paraqitja e tij në armën e luftëtarit kishte për qëllim që t’i kalojë aftësitë e gjarprit edhe në armën e luftëtarit, për t’ia rritur kështu atij besimin në vetvete dhe në fitore. Gjarpri si motiv u pëlqye mjaft edhe në djepa të fëmijëve. Punohej zakonisht në pozitë të zgjatur, në pjesët anësore të djepit. Paraqitja e këtij motivi në këto objekte kishte karakter apotropeik. Përveç mbrojtjes së fëmijëve nga kafshimi i gjarprit, motivi në fjalë, ishte i mirë, sipas popullit, edhe kundër syrit të keq. Gjarprin si motiv e ndeshim shpesh edhe në arka të nuseve, në kërraba të barinjve, në furka etj. Paraqitja e këtij motivi në këto objekte, sikurse edhe në raste të tjera, kishte karakter apotropeik. Motivi i gjarprit në arkën e nuses, bie fjala, na paraqitet si simbol pjellorie dhe si roje, ndërkaq në furkën e bareshës apo në kërrabën e bariut, kishte për qëllim para së gjithash ta mbronte bareshën e bariun, por edhe bagëtinë, nga kafshimi i gjarprit.Duke qenë se në traditën tonë popullore gjarpri konsiderohej edhe si mbrojtës i vatrës, figurën e tij e ndeshim edhe në disa objekte të vatrës. Kështu, në Prizren janë evidencuar mashat në formë të gjarprit26, ndërkaq, në fshatrat e rrethit të Strugës, demiroxhaku punohej me kokë gjarpri, të ngritur lart27. Figurën e gjarprit, në formën e tij plastike, e punonin edhe vajzat kur përgatitnin pajën. Këtë punë ato e bënin me penj dhe rruaza ngjyrash të ndryshme. Gjarpri i punuar në këtë mënyrë përdorej si apotropeion për mbrojtjen e fëmijëve dhe të nuseve nga syri i keq.

Duke përfunduar, mund të konstatojmë se, motivi i gjarprit, i aplikuar në artin tonë popullor, na del tejet interesant për etnologjinë. Ky motiv është i shumtë dhe i llojllojshëm. Paraqitja e tij në objekte të ndryshme, edhe në ditët e sotme, mund të shërbejë si argument në favor të tezës për vazhdimësinë shpirtërore midis ilirëve dhe shqiptarëve.

Gjurmime albanologjike, Folklor dhe etnologji. 35-2005

Bashkim Lajçi
____________________________________
1. Gjarpri është punuar nga terakota, ka ngjyrë të përhimët, është i dekoruar me vija cik - cak dhe me therje vertikale. Ka këto dimensione: 3,7 x 3,2 cm (R. Galovic,
Predionica - neolitsko naselje kod Pristine, Muzej Kosova, Pristina, 1959, f. 25, 68).
2. Figura është punuar prej terakote me ngjyrë të zezë, dhe ka gjatësinë 2 x 5 cm. Sipas njohurive tona, kjo është figura e vetme në Ballkanin Qendror, me një numër kaq të madh të gjarpinjve të paraqitur në një vend. Më gjerësisht lidhur me këtë shih: T. P. Vukanovic, Zmija kao aplikacija na neolitskoj plastici centralnog Balkana, Vranjski glasnik, XI, Vranje, 1975, f. 475.
3. A. Stipçeviq, Simbolet e kultit te ilirët, Rilindja, Prishtinë, 1983, f. 50.
4. Krahaso : Shqipëria arkeologjike, Tiranë, 1971, fig. 47.
5. Krahaso : H. Ceka, Probleme të numizmatikës ilire, Tiranë, 1967.
6. Më gjerësisht për këtë, shih: Dr. M. Zeqo, Kulti i lashtë i Sabasit në Shqipëri,
«Ekskluzive», nr. 35, 2003.
7. Krahaso: S. Knezevic, Lik zmije u narodnoj umetnosti i tradiciji Jugoslovena, GEM, 22 - 23, Beograd, f. 86 - 87; P. Vasic, Jugoslovenska nosnja u XVI veku, Zbornik radova Etnografskog muzeja u Beogradu (1901 - 1951), Beograd, 1953, f. 134 - 135.
8. S. Knezevic, Lik zmije.., pun. i cit., f. 92.
9. R. M. Lawrence, The Magic ofthe Horse-Shoe, London, 1898.
10. F. Mehmeti, Zakone, rite e besime vdekjeje në Kelmend, Etnografia shqiptare, 9, Tiranë, 1978, f. 354.
11. Krahaso: Y. Selimi, Rite e zakone të vdekjes (Fusha Bregdetare e Shqipërisë Veriore), ESH, 13, Tiranë, 1983, f. 337, fig. 3.
12. S. Beslagic, Stari malisorski nadgrobni spomenici u Vuksan Lekicu, BMK, 10, Prishtinë, 1970, f. 383.
13. A. Stipçeviq, Simbolet e kultit ..., vep. e cit., f. 58.
14. U. Xhemaj, Reliktet e kultit të gjarprit në traditën popullore, Gjurmime albano- logjike, Folklor dhe etnologji, 13, Prishtinë, 1984, f. 27.
15. M. Tirta, Aspekte të kultit..., pun. i cit., f. 66.
16. R. M. Lawrence, TheMagic..., vep. e cit.
17. M. Velicic, Umjetnost predkonkvistadorskeAmerike, Zagreb, f. 70, 94.
18. S. Knezevic, Likzmije..., pun. i cit., f. 71.
19. M. Garasanin, Preistorija na tlu Srbije, II, Beograd, 1973, f. 507.
20. I. Bihiku, Qëndisjet në veshjetpopullore të qytetit, ESH, 14, Tiranë, 1984, f. 216.
21. D. Statovci, Kërkime etnografike, Rilindja, Prishtinë, 1988, f. 147.
22. Krahaso: Artipopullor në Shqipëri, Tiranë, 1976, f. 133 - 134.
23. M. Tirta, Aspekte të kultit..., pun. i cit., f. 70.
24. Winter Dr. Franz, Griechische Sculptur des Funften Jahrhundert, Heft XIX, f. 249; S. Knezevic, Likzmije... pun. i cit., f. 73.
25. S. Knezevic, Likzmije... pun. i cit., f. 73.
26. B. Asani, Enë e orendi shtëpiake në disa fshatra të trevës së Strugës, në: Studimi etnografik i ndryshimeve bashkëkohore në kulturën popullore shqiptare, Prishtinë, 1990,f. 404.
[/quote2]
http://oshtima.org/postimi/98
https://www.facebook.com/oshtima

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Motivi i gjarpërit në artin tonë popullor

#2

Post by rrëqebull » Mon Nov 17, 2014 2:53 pm

Gjarpri dhe rëndësia e tij në Kulturën Tonë, vlen si dëshmues i pastërtisë dhe qëndrimit tonë të paprekur nga besëtytnitë ndotëse, kundra-natyrore dhe kundra-evropiane abrahamike të cilat, pas përçmimit dhe përbuzjes prozhmuese për Gjarprin, kanë fshehur gjithnjë urrejtjen e tyre për kombet autoktone evropiane dhe shtysën e tyre për të cunguar dhe tharë rrënjët pagane të Evropës.

Sa më shumë një komb autokton evropian e ruan të pandikuar vetveten nga ndotja abrahamike, dhe nga çdo ndotje tjetër kundra-kombëtare, aq më shumë ai komb ka të drejtë ta quaj kulturën e vet me emrin `Kujtesa e Evropës`.
Dhe pikërisht Gjarpri, dhe vendi i tij në Kulturën Tonë, na tregon se kjo e drejtë është plotësisht e jona.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Motivi i gjarpërit në artin tonë popullor

#3

Post by rrëqebull » Tue Jan 27, 2015 7:13 pm

[quote2="'"]Simboli i gjarpërit në Malësi të Madhe

Thuhet në popull se cdo shtëpi ka gjarpërin e vet. Besohet se ata zakonisht janë të qetë. Gjatësia e tyre është e ndryshme, thuhet se mund të jetë edhe deri në dy metra. Shqiptarët i thonë "gjarpëri i shtëpisë" ose "Ora e shtëpisë", bile edhe "Roja e shtëpisë". Në Malësi të Madhe termi "Ora e shtëpisë" është përdorur gjithmonë. Edhe sot e kësaj dite ky term për gjarpërin në shtëpi nuk është hequr nga fjalori. "Nuk ban ta mbytni gjarpnin e shtëpisë sepse ai ruan shtëpinë nga të këqijat, nga të ligat, na thonin prindërit kur në shtëpi dukej ndonjë gjarpër. Ai ka punën e vet. Nuk ka punë me ne, na thoshin të moshuarit. Ata dikur lëvizin nëpër shtëpi lirisht dhe askush nuk guxon t'i ngacmojë, kështu që shpesh herë janë gjetur nëpër rrobat apo mbulesat e fjetjes, nën jastekët, nëpër djepat e foshnjeve. Besohet se dikur iu jepej qumësht në vendet e caktuara, ku gjarpëri i shtëpisë zakonisht e kishte daljen e vet. Thuhet nëse e mbysim gjarpërin e shtëpisë, në atë shtëpi ndodhin ngjarje të kobshme, u digjet shtëpia, mund të vdesë dikush prej anëtarêve të familjes, t'u hajë ujku bagëtinë, të bjerë rrufeja në shtëpi ose në stallat e bagëtive. Në bisedë me disa të moshuar, ndër të tjera thonë se "koka e gjarpërit të mbron nga magnia, falli". Vajzat e bukura dhe nuset e reja të shtëpisë, me qellim që të mbrohen ngamagjia e kanë mbartur kokën e gjarpërit, në qafë dhe midis gjinjve. Në fakt, kur dikush rastêsisht gjatë punës së përditshme në arë, duke korrur grurin, thekren, ia merrte kokën, të cilën sipas nevojës më vonë mund t'a mbante një vajzë ose nuse e re e shtëpisë. Koka e gjarprit e mbajtur në qafë ose midis gjinjve është një ritual i trashëguar që nga ilirët, të cilët besonin në forcën mbrojtëse të gjarpërit. Gjarpëri edhe sot e kësaj dite tek shqiptarët konsiderohet si "roje e shtëpisë" dhe mendohet se secila shtëpi diku në themelet e saja e ka gjarpërin e vetë i cili e mbron shtëpinë. Kjo s'ka si mos të ndodh edhe në Malësi të Madhe, populli i së cilës trevë ka ruajtur në kujtesen e vet shumë gjana nga paraardhësit e tyre, fisit ilir Labeatëve. Prandaj kur ai paraqitet në oborrin e shtëpisë as nuk mbytet e as nuk ngacmohet, por lihet i qetë. Pra, koka e gjarpërit tek shqiptarët e ka pasur kuptimin e një objekti sigurie për individin dhe shtëpinë.
Dëshmi për këtë mitologji ilire paraqet edhe gdhendja e simbolit të gjarpërit në gurët e kullave, shtëpiave, pllakat e varreve etj. Në Malësi të Madhe ky fenomen haset gjithandej në shtëpitë e banimit dhe varrezat.
Asnjë kafshë në simbolikën religjioze tek ilirët nuk ka luajtur rol të rëndësishëm sa gjarpri. Kjo kafshë misterioze, me formë të jashtëzakonshme e cila pa zhurmë zvarritet dhe del nga thellësia e tokës aty ku jetojnë demonët dhe zotat e nëntokës, si dhe shpirtrat e të ndjerêve, i cili me kafshimin e vet mundet aty për aty ta mbys jo vetëm kafshën, por edhe vetë njeriun, ka nxitur respekt.
Lidhur me domethenien e gjarprit ne disa para antike kemi nje skene pernjemend interesante, te deftuar ne parane e kolonise greke Pharos (qyteti i vjeter i sotem ne ishullin Hvar). Ne te shohim gjarprin kokengritur, i cili cohet kercenueshem perballe sqapit. Gjarpri ne ate monedhe simbolizon banoret ilire vendore, ndersa cjapi ardhacaket greke. Paraja eshte nga shekulli IV para Krishtit, e kohes kur kolonizatoret greke kane themeluar vendbanimin e vet ne ate vend dhe kur, mes te ardhacakeve e vendoreve, kane zoteruar marredhenie acaruese. Gjarpri ne kete skene dramatike, eshte mbrojtesi i vendoreve te hershem ilire dhe, padyshim, ai ka pasur edhe rolin totemistik mbrojtes ne besimet e tyre.
Rol mbrojtes gjarpri ka pasur edhe nder Labeatet, fisit ilir qe ka banuar rreth Liqenit te Shkodres (Labeatise). Ne parate metalike, te prera nga Labeatet ne shekullin II para Krishtit, shihet lundrakja (anija), e cila sqepin (pulenin) e bashit e ka ne formen e gjarprit. Eshte e mirenjohur se ne sqepin e anijeve (luftarake apo tregtare) gjenden gjithmon shtatoret e kafsheve, te qenieve mitologjike e te tjera, dhe se, ne kohet e mevonshme, gjenden edhe truporet apo driteshkronjat ose flamujt e shenjtoreve, te cilet, si pajtore te anijes, kane pasur per detyre t'i ruajne dhe t'i mbrojne anijen e detaret nga moti i keq, ndeshtrashat, anijethyerja, apo nga sulmet e anijeve armike, me te cilat u eshte dashur te luftojne. Te njejten detyre e kapasur edhe gjarpri ne sqepin e anijeve te lundrakave labeate.
Mbi gjarprin qe mbron detaret e peshkataret kemi nje reminiscence nga koha e re, dhe ate pikerisht nga Liqeni i Shkodres, pra nga territori i Labeateve te vjeter. Sipas rrefimit, i cili eshte ruajtur deri sit e kesaj dite, peshkataret qe kane lundruar dhe peshkuar ne Liqenin e Shkodres, kane perjetuar ndeshtrashen. Motkeqja me furtune qe eshte ngritur befasisht, e ka trazuar syprine e ujit ne liqen, dhe e ka perplasur lundraken e tyre per nje qete nenujire, ashtu qe, me ate rast, ne kic eshte hapur nje vrime, neper te cilen ka depertuar uji me shpejtesi. Peshkataret jane ballafaquar me rrezikun e mbytjes. Tere kete skene te trishte e ka admiryar nga buzeliqeni nje gjarper i madh, i cili menjehere ka rreshqitur ne uje dhe, me trupin e vet, e ka mbyllur vrimen ne lundrake, duke e shpetuar ate qe te mos fundoset.
Ky rrefim eshte vecanarisht interesant, sepse drejtpersedrejti bashkelidhet me besimin e permendur te fisit Labeat ilir mbi gjarprin qe mbron detaret, ashtu qe mund te merret si vertetim mbi vazhdimesine etnike iliro-shqiptare ne kete hapesire.
Ne afersi te ketij liqeni, pra ne hapesiren ku jane ruajtur shume mbeturina te kultures materiale e shpirterore nga kohet ilire, vjen edhe nje doke shume interesante. Ne disa varreza ne fshatrat shqiptare ne veri te Shqiperise dhe ne pjeset jugore te Malit te Zi gjenden varre katolike me kryqe ku jane te gdhendur relievet e gjarperinjve. Pervec kesaj, gjejme edhe rrasa varresh, mbi te cilat eshte i deftuar gjarpri ne reliev dhe, nje rrase varri e tille me deftimin e tre gjarperinjve eshte e muruar ne ballmurin e kishezes ne fshatin Ljare ne afersine e Liqenit te Shkodres.
Nga Shqiperia na vjen edhe nje deftim i rendesishem i gjarprit si mbrojtes (pajtor) i ushtarit. behet fjale per pllakezen metalike qe datohet rreth vitit 230 para Krishtit, e cila eshte zbuluar ne varrezen monumentale ne Selcen e Poshtme, jo larg nga liqeni i Ohrit ne Pogradec. Ne te eshte deftuar lufta e ilireve me armiqte. Luftari ilir, kaluar ne kale, me heshten ne njeren dore dhe me mburojen rrethore ne tjetren, lufton kunder ushtareve armiq, shume besueshmerisht kunder Maqedonasve. Pas luftetarit ilir, kercenueshmerisht kokengritur, ngritet gjarperi gjigant, i cili mbron luftetarin ilir dhe bashkerisht me te lufton aktivisht ne ate beteje.
Nder Arbereshet e Zares eshte ngulitur, duke leshuar rrenje, emri bolla (bullari) per gjarprin e pahelmueshem e te parrezikshem shtepiak. Ky gjarper eshte i gjate rreth 1 m apo 1.5 m, dhe jeton ne shtepi, kasolle e tebana, ledhe te cilat rrethojne oborret e shtepise, ne mullaret dhe ne kapat e sanes, te kashtes e te bykut. eshte i rrnjosur thelle besimi, jo vetem tek Arbereshet e Zares, por edhe ne mbare Gadishullin Ballkanik, se ai i ruan dhe mbron shtepin nga cdo e keqe. Sipas tregimit te se ndjeres Anka Stipceviq, gjarpri i shtepis nuk eshte guxuar ne asnje menyr te vritet, sepse "bolla" e shtepise eshte shpirti i te vdekurve", perkatesisht shpirti i anetareve te vdekur te familjes, i cili kujdesohet per te miren dhe lumturine e shtepiakeve. Po vritet gjarpri (roja, rojtari) i shtepise, eshte njesoj sikur te vritet shpirti i mire i te pareve. Per kete edhe flitet e thuhet se vdekja e gjarprit te shtepise mund te sjelle edhe deri tek shuarja e jetes ne shtepi, ndersa e keqja me e vogel qe mund t'i ndodhe familjes, eshte qe ne shtepine e tyre te mos kete me mbaresi, gezim e lumturi.
Eshte interesant edhe faktiqe ne popull flitet se gjarpri i mbledhur kular (kulac, kutullac) di te gjendet edhe prane femijes se vogel ne djep. Sipas besimit te Arberesheve te Zares, ai gjarper ne asnje menyre nuk mund t'i beje dem femijes, por me pranine e vet vigjiluese do ta ruaje.
Duke perfunduar kete ligjerim mbi bollen ne besimin e Arberesheve te Zares, duhet te theksojme se gjithcka cfare dime mbi gjarprin rojeshtepije, tregon se asnje e keqe nuk u kercenohet njerezve, se ai ruan dhe mbron shtepine e shtepiaket e saj, e per kete nuk duhet te vritet as t'behet ndonje e keqe.
Ne fund, duhet theksuar se fshataret ne viset verishqiptare nuk i vrasin as gjarpinjte helmues, nese me ta lidhin "marreveshjen e mossulmimit". Sipas shenimeve qe na ka dhene Dr. Sime Gjon Dobreci, i cili jeton ne Bratice afer Ulqinit, fshataret ne Malesin e aferme do t'i japin "besen" gjarprit se nuk do ta vrasin, nese e ndeshin ne fushe dhe nese me pare me te kane arritur marreveshjen, me keto fjale: "Gjarpero, njeri-tjetrit po i japim besen, se nuk do te me prekesh mua as nuk do te hash askend prej familjes sime, e une nga ana ime po ta jap fjalen se nuk kam per te vrare nese te takoj ndokund." Per kete, kositesi, qysh ne krye te livadhit te vet, akoma pa filluar kositjen e barit, duhet ti drejtohet gjarprit me keto fjale: "Gjarper, nese je diku ne kete livadh, ik e largohu derisa une ta kosis barin, meqe ia kemi dhene besen njeri-tjetrit".
Dokja e besedhenjes (lidhjes se beses) ne mes te njeriut dhe gjarprit tregon se thellesisht eshte rrenjosur edhe sot e kesaj dite ky besim ne hapesiren prej kah jane shperngulur Arbereshet e Zares.

Anton Pllumaj / Tuz - Malësi e Madhe[/quote2]
Image

Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”