"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Gruaja e parë që këndoi me lahutë

Flisni për folklorin tonë të mrekullueshëm si gojëdhënat, legjendat, këngët e trimërisë, anegdodat popullore, kostumë popullorë, etj.

Moderators: uck_aksh, Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3191
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Gruaja e parë që këndoi me lahutë

#1

Post by Adriana » Fri Jan 22, 2016 10:07 am

Lahuta është ndër instrumentet muzikorë më të hershëm, por edhe më primitivë në Europë, shprehen studiuesit. Trupi i lahutës punohet kryesisht prej drurit të panjës, por mund të punohet edhe nga druri i krekcit, manit, arrës e verrit. Pjesa e lugut të lahutës mbulohet me lëkurë të tërhequr,kryesisht e kecit, por është përdorur edhe plënci i lopës. Harku i lahutës kryesisht punohet nga degët e drurit të thanës dhe me qime të bishtit të kalit. Në vend të telave, te lahuta vendosen deri në dyzet fije të bishtit të kalit të tërhequra, të cilat lidhen te koka e lahutës, kalojnë në një vrimë mes përmes kalit që punohet prej druri dhe vendoset mbi zhark dhe tendosen te bishti i lahutës.

Tingulli prodhohet duke përshkuar me hark bishtin e lahutës, ndërsa akordet ndërrohen duke prekur bishtin me gishtat e dorës tjetër. Lahutari luan në lahutë ulur këmbëkryq ose në karrike, thotë kompozitori i njohur Kolë Susaj.

Me lahutë janë kënduar eposi i kreshnikëve që i përket epikës legjendare, por edhe këngët epike historike, shprehet gjithashtu koreografi Deli Metaliaj, studiues i folklorit dhe valles, si dhe interpretues i saj. Ka patur raste që edhe femrat e kësaj zone kanë qenë interpretuese të këngëve kreshnike. Këtu mund të përmendim Kade Ahmaten nga lagja Brashtë e fshatit Gjonpepaj, motra e lahutarit të njohur, Hajdar Ahmati, e cila i ka rënë dhe i ka kënduar lahutës që në shekullin e XVIII, mbase e para lahutare dhe këngëtare në veri, në djepin e patriarkalizmit shekullor, në Nikaj Mërtur.

Për Kadën tregohet edhe kjo histori, e transmetuar gojë më gojë, si legjendat: Hajdar Ahmati ishte shumë i njohur si lahutar, me trup të madh lis bjeshke (ende sot në malësi, kur dikush e ka këmbën e madhe, përdoret shprehja “e paska këmbën sa të Hajdar Ahmatit”), trim i pashoq në luftë, por edhe me gjaqe. Një natë gjaksit e kishin hetuar se kishte shkuar për festë në fisin e Shalë dhe sapo erret, ia rrethojnë shtëpinë për t’i vënë flakën. Kada i heton dhe menjëherë merr lahutën dhe fillon këngën, duke imituar zërin e vëllait, Hajdarit. Gjaksit sapo dëgjojnë këngën e lahutës, ikin me shpejtësi, nga frika se del Hajdari dhe i vret të gjithë. Të nesërmen e shohin Hajdar Ahmatin duke zbritur Lugut të Ndërmanjës me pushkën në krah e duke kënduar gjatë kthimit nga Shala.

Brenda asaj dite të gjitha fiset e malësisë morën lajmin se Kadë Ahmatja me këngë e lahutë shpëtoj kullat pa u djegë me njerëz e bagëti brenda. Thonë që ky veprim i guximshëm i saj është bërë shkak që të falen gjaqet.

Nikaj Mërturi ka patur lahutë dhe lahutarë pothuaj në çdo shtëpi, Ukshin Brahimi, Mulaj, Mirash Gjoni, i cili njihet edhe si lahutari krijues i këngës “Ajkuna qan Omerin”, Mhill Preka, Sokol Martini, Pal Qerimi, Zef Avdia, Mark Mitri, Dedë Sokoli, apo më të rinjtë si Syk Paplekaj, Zef Markokaj, Zef Beka, Sokol Mulaj dhe Gofile Paplekaj. /Gjon Necaj/Shqiptarja/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Folklori shqiptar”