"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

"Muaj mjalti" prek Venecian dhe Toronton

Mund të flisni për filmat dhe kinemanë, yjet e saj, bukurinë e artit filmik

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

"Muaj mjalti" prek Venecian dhe Toronton

#1

Post by Aulona » Wed Jul 29, 2009 4:40 pm




Kompania "DigitAlb" kujdeset për shpërndarjen e tij në territorin e Shqipërisë e Kosovës

Nuk është vetëm historia e ngjashme mes dy çifteve. Është më shumë se kaq. Ata përfaqësojnë dy shtete të Ballkanit, Shqipërinë e Serbinë, dy vende që me njëri-tjetrin janë njohur më shumë nëpërmjet luftës e një urrejtjeje reciproke të mbarsur në vite. Përpjekjet për t‘u njohur me tjetrin kanë ekzistuar shumë pak. Hapja e syve përtej fushëbetejës mbetej një detyrë për t‘u plotësuar ende dhe u hodh një hap fillestar. Ç‘rëndësi ka kush ishte i pari. Shqipëria dhe Serbia janë bërë bashkë për të sjellë para publikut të gjerë të parin bashkëprodhim kinematografik. Një bashkim për të ecur drejt suksesit me siguri. Kur në vitin 2006 po përgatiteshin xhirimet për realizimin e filmit "Muaj mjalti", interesi i medias dhe i publikut ishte i madh. Drejtimin e filmit do ta merrte një prej regjisorëve serbë më në zë, Goran Paskaljeviç. Për skenarin është angazhuar ai vetë, por edhe Genc Përmeti, piktor, si dhe një autor i ri shqiptar. Producent është edhe një herë regjisori, por edhe Ilir Butka e Nikola Djivanoviç. Me mbështetjen financiare të Qendrës Ndërkombëtare të Kinematografisë në Shqipëri, Ministrisë së Kulturës Serbi, si dhe të "Pulia Film Commision" në Itali, realizimi i filmit mori udhë. Këtij bashkëpunimi të suksesshëm iu shtua edhe një tjetër kompani prestigjioze shqiptare, "DigitAlb", e angazhuar në projekte të suksesshme. Falë saj u plotësuan hallkat dhe vështirësitë ekonomike që ka çdo produksion. "DigitAlb" ka dhënë kontribut jo vetëm në realizimin e filmit, por edhe përfaqësimin e denjë brenda territorit të Shqipërisë e Kosovës. "Ne kemi një moto: ‘DigitAlb‘ është ekrani i kinemasë së vërtetë. Unë e kam parë këtë film dhe them se është një film i vërtetë. Përveç shfaqjes në ‘DigitAlb‘, ne do ta ndjekim filmin edhe gjatë festivaleve, duke dhënë prapaskenat dhe duke ofruar dokumentarë nga zhvillimet në Festivalin e Venecias apo Torontos. Sapo kemi lexuar skenarin, kemi qenë të bindur që filmi do të shkojë shumë lart. Sigurisht, aktorë si Yllka Mujo, Bujar Lako, apo stafi serb, nuk kanë nevojë për reklamë. Filmi do të shfaqet fillimisht në ‘DigiGold‘ dhe pak më vonë, pasi "Muaj mjalti" të kalojë në disa festivale të rëndësishme të kinematografisë botërore, do të shfaqet në ekranin e ‘Top Channel‘, për të gjithë shikuesit", u shpreh dje Agim Poçari, drejtor i programacionit në "DigitAlb". E thënë kështu duket larg dhe gati e paarritshme për kinematografinë e një vendi të vogël e jo shumë të njohur në këtë fushë, takimi me festivalet e rëndësishëm botërorë, por organizatorët nuk vonojnë të japin lajmin. "Muaj mjalti", ose "Honey Moon", është pranuar në Festivalin e Filmit në Venecia, i cili pritet të fillojë në fillim të muajit shtator. Në edicionin e 66-të të këtij festivali të rëndësishëm, ky bashkëprodhim shqiptaro-serb do të përfaqësohet në seksionin "Venice Days", ku do të ketë edhe premierën botërore, e një javë më pas do të jetë pjesë e një tjetër aktiviteti të rëndësishëm të kinematografisë amerikane. "Ditët e Venecias" është një seksion i pavarur i këtij aktiviteti të rëndësishëm kinematografik, ku marrin pjesë yje nga e gjithë bota. Ai është një seksion i promovuar nga Shoqata e Regjisorëve dhe Autorëve Italianë, i krijuar në vitin 2004. Toronto Film Festival gjithashtu do të çelë dyert për këtë film vetëm një javë pas përfundimit të Festivalit të Venecias. I përzgjedhur për seksionin "Masters", "Muaj mjalti" do të shkelë në një festival nga ku kanë kaluar kryeveprat botërore. Seksioni "Mjeshtrat", ku do të garojë filmi, shfaq punë të reja të mjeshtrave e kineastëve më të njohur. Lajmi i mirë nuk kalohet pa entuziazëm nga ana e organizatorëve, financuesve, aktorëve e producentëve të filmit. Ndërsa në Tiranë mbahej dje një konferencë për shtyp, paralelisht, thuajse në të njëjtën kohë, regjisori Goran Paskaljeviç mbante një të ngjashme në Serbi. Të dyja vendet shpallën në të njëjtën kohë lajmërimin e gëzueshëm. Shqiptarë e serbë, në shtator do të shkelin në tapetin e kuq të dy festivaleve të rëndësishëm në fushën e kinematografisë. Do t‘i tregojnë mbarë botës ëndrrat e dy popujve të vuajtur, si përfaqësues jo vetëm të vetes së tyre, por edhe Ballkanit mbarë. "Kur fillimisht patëm në duar projektin, ideja ishte për të realizuar dy histori njerëzore, por nëse më pyesni tani, unë them se ky është një film politik, pasi ai parashtron për publikun serb, shqiptar e europian, aspiratën e këtyre dy vendeve drejt Europës. Për të realizuar këtë film ne kemi luajtur me elementin e pritjes. Ne jemi gati të shkojmë në Europë. Po Europa a është gati të na pranojë? Është një film politik e nuk mund të ishte ndryshe", thotë skenaristi Genc Përmeti. Të njëjtës ide i bashkohet edhe vetë regjisori Goran Paskaljeviç në një shënim për publikun shqiptar, duke qenë se nuk mund të ishte vetë në konferencën e shtypit. "Gjatë qëndrimit tim të parë në Shqipëri, në dhjetor të vitit 2006, u takova me shumë intelektualë që mendonin ashtu si dhe unë, që qëndronin përtej çdo lloj nacionalizmi të flaktë. Zbulova se si shqiptarët dhe serbët, edhe pse flasin dy gjuhë komplet të ndryshme, kanë shumë të përbashkëta, dhe më e dallueshmja mes këtyre të përbashkëtave është dëshira për t‘u bërë pjesë e Europës", shkruan ai. Në të vërtetë, "Muaj mjalti" vjen si një triptik. Historia shqiptare flet për një çift të ri që kërkon të largohet nga Shqipëria, sepse rrethanat e kanë bërë të pamundur marrëdhënien mes tyre; ndërsa historia serbe flet për një çift të ri që gjithashtu kërkon të shkojë në Europë, me shpresën se ka më shumë shanse se në Serbi. Në pjesën e tretë ndërthuren fatet e këtyre dy çifteve. Historitë e tyre shkrihen paralelisht, por ata asnjëherë nuk takohen, siç do të kishte ndodhur në filmat standardë. "Jam i bindur se në fund të filmit shikuesit do të kenë përshtypjen që këta të rinj jetojnë në të njëjtën hapësirë imagjinare, teksa presin në derë të Europës: shqiptarët në një port të jugut të Italisë dhe serbët në kufirin hungarez, në magazinën e një stacioni të vogël treni", shton më tej regjisori. Nuk ka munguar as fjala e aktorëve shqiptarë. Yllka Mujo e ka vlerësuar punën me regjisorin Goran Paskaljeviç si një eksperiencë të jashtëzakonshme. "Marrëdhënia që u krijua me aktorët ishte shumë njerëzore, e mençur dhe modeste, dhe mendoj që modestia është karakteristikë e atyre njerëzve që kanë arritur diçka në jetë falë punës dhe talentit të tyre. Modestia për mua është një kapak floriri", tha ajo. Për Bujar Lakon, ky bashkëpunim i krijoi mundësinë ekipit shqiptar, që duke punuar me regjisorin brilant Goran Paskaljeviç, të kuptonte potencialet që ka, për të realizuar edhe më të mira se kjo. "Ky film heq dy paralele mes dy vendeve të Ballkanit, dy vendeve që kanë njerëz të talentuar dhe të mrekullueshëm, të cilët kur mblidhen bashkë, dinë të japin gjëra shumë të bukura. Ky bashkëpunim na dha një shembull si punohet, si durohet dhe si duhet të përkushtohesh në punë. Kur të gjitha këto kombinohen duke i shtuar edhe dashurinë, rezultati është shumë i mirë", përfundoi Lako. "Muaj mjalti" ka qenë për gjithë stafin realizues edhe një mënyrë më shumë për të kuptuar se të tilla bashkëpunime përkrahen edhe më gjerë, një mënyrë e mirë për t‘u thënë të gjithëve se ka ardhur koha që shoqëria mbarë të ndryshojë mentalitet, fillimisht në mes njëri-tjetrit e më pas Europa drejt nesh.



Në rolet kryesore: Nebjosa Milovanoviç, Jelena Trkulja, Jozef Shiroka, Mirela Naska, Bujar Lako, Yllka Mujo, Lazar Ristovski, Petar Bozoviç, Daniza Ristovski, Rozeta Feri, Kristaq Skrami, Timo Flloko, Cun Lajçi, Myzafer Zifla, Genti Kame, Fabrizio Buompastore, Domenico Mongeli, Aron Balazs



"Muaj mjalti" u prodhua nga "Ska-Ndal" dhe "Nova Film" me regji të Goran Paskaljeviç, skenar të Goran Paskaljeviç e Genc Përmetit. Goran Paskaljeviç, Ilir Butka dhe Nikola Dijivanoviç kanë marrë përsipër rolin e producentëve, ndërsa fotografia është realizuar nën kujdesin e Milan Spasic. Stafit realizues i bashkëngjitet Dritan Huqi në rolin e producentit realizues dhe Zelkjo Antovic e Durim Neziri si piktorë të filmit.



Kompania "DigitAlb" ka dhënë kontribut jo vetëm në realizimin e filmit, por do të angazhohet edhe në përfaqësimin e denjë të tij brenda territorit të Shqipërisë e Kosovës. Filmi do të shfaqet fillimisht në "DigiGold" dhe pak më vonë, pasi "Muaj mjalti" të kalojë në disa festivale të rëndësishëm të kinematografisë botërore, do të shfaqet në ekranin e "Top Channel" për të gjithë shikuesit


Krijuar më 2004-ën, seksioni "Ditët e Venecias", në të cilin shfaqet bashkëprodhimi shqiptaro-serb, është risia e Festivalit të Venecias në këto vitet e fundit. Deri më tani, tri herë, një nga produksionet e përzgjedhura në këtë seksion ka fituar çmimin "Luani i së ardhmes" dhe është shpërndarë në shumë vende të botës e festivale të tjera të njohura të filmit



"Mjeshtrat"

Një tjetër seksion konkurrues për "Muaj mjalti" është ai i filmit të Torontos, "The Masters" ("Mjeshtrat"), në të cilin shfaqen punë të reja të emrave të njohura të regjisë botërore. Në këtë seksion përzgjidhen prodhimet e regjisorëve të njohur, të cilët publiku i ka ndjekur dhe i ka vlerësuar për krijimtarinë e tyre
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Post Reply

Return to “Kinematografi dhe televizion”