"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Berlinale, tri trofe për Shqipërinë

Mund të flisni për filmat dhe kinemanë, yjet e saj, bukurinë e artit filmik

Moderator: Strokulli

Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Berlinale, tri trofe për Shqipërinë

#1

Post by Phoenix » Sun Feb 20, 2011 10:33 pm

[quoteemElsa Demo]Shqipëria ndahet me tri trofe nga Festivali i 61 i Filmit në Berlin. Do të mbahet mend ky edicion për prezantimin në këto nivele të kinemasë botërore i dramave sociale shqiptare nga një tranzicion i thellë. Merita është e Bujar Alimanit, Joshua Marstonit dhe Andamion Muratajt

Shqipëria ndahet me tri trofe nga Festivali i 61 i Filmit në Berlin, ngjarja më madhore ndërkombëtare ku takohen profesionistët dhe politik-bërësit në fushën e kinemasë. Do të mbahet mend ky edicion për prezantimin në këto nivele të kinemanë botërore që arritën disa artistë shqiptarë në një anë dhe në anën tjetër lënda shqiptare në duart e artistëve të huaj.

Megjithëse prodhim kryesisht amerikan, "Falja e gjakut" nga regjisori Joshua Marston, me një histori shqiptare, me aktorë dhe jo aktorë shqiptarë, në gjuhën shqipe, i xhiruar në Shqipëri, fiton në Berlinale "Ariun e Argjendtë" për Skenarin më të Mirë i shkruar nga bashkautorë Andamion Murataj dhe Joshua Marston.

Prize of the Ecumenical Jury, çmim që jepet për vlerat humane që bartin filmat nga kategoritë e Konkurrimit dhe Forumit, i akordoi çmim "Nader And Simin, A Separation" me regji të Asghar Farhadit, filmi mbret i kësaj Berlinaleje; dhe një Çmim Special për "Falja e gjakut" nga Joshua Marston. Bashkëprodhimin e SHBA-Shqipërisë, Danimarkës dhe Italisë, Juria Ekumenike e vlerëson për mesazhin me vlerë, që vjen si akuzë e një të riu ndaj kulturës së vendetta-s në Shqipëri.

Është një vlerësim që anëtarët e Jurive Indipendente të cilët nuk zgjidhen nga Berlinalja. Këto juri kanë vlerësojnë cilësinë e lartë dhe diversitetin e filmave duke evidentuar prurjet e reja kinematografike.
Pikërisht nga gjykim i tillë është vlerësuar "Amnistia" i Bujar Alimanit me një çmim shumë simbolik e me vlerë të veçantë, atribuar nga Juritë e Pavarura të Festivalit. Anëtarët e jurisë "Forum", kategoria ku bënte pjesë filmi shqiptaro-greko-francez i Alimanit e nderojnë me Çmimin e C.I.C.A.E. (Confédération Internationale des Cinémas D'Art et Essai) me këtë motivacion: "Një film mbi përplasjen e një brezi të ri me strukturat tradicionale patriarkale të shoqërisë së tyre. Dashuria sjell etjen për ndryshim, por ky është ende i pamundur për t'u realizuar. Megjithatë filmi jep një rreze shprese për të ardhmen, sikurse është solidariteti ndër të rinjtë. Skenari dhe montazhi origjinal i krijojnë mundësi publikut t'i njohë gradualisht protagonistët dhe gjërat e përbashkëta të jetës së tyre të përditshme. Përdorimi intensiv i portreteve të thukëta, tregon ndryshime fine në fytyrat e aktorëve kryesorë të fuqishëm, të cilët i japin mundësi shikuesit ta ndjekë historinë nga perspektiva e tyre emocionale. I mbështetur nga një kamera e zgjedhur mirë me ngjyra të jashtëzakonshme, filmi arrin të zhvillojë një atmosferë tepër të veçantë."
Pjesëmarrja në Berlinale iu jep të dy filmave shanse të jashtëzakonshme njohjeje dhe qarkullimi. Mbrëmë në Berlinale Palast, ndërsa miliona shikues ndiqnin live ceremoninë nëpërmjet ekranit TV, juria ndërkombëtare e kryesuar nga aktorja italo-amerikane Isabella Rossellini, dha vlerësimet për filmat konkurrentë në edicionin e 61 të Festivalit të Filmit në Berlin.

Sipas gjithë parashikimeve, Ariu i Artë për Filmin më të Mirë i shkoi "Jodaeiye Nader az Simin" (Nader dhe Simin, një ndarje" i regjisorit Asghar Farhadi. Drama nga Irani trajton historinë e një çifti modern të shtresës së mesme që kërkon të ndahet sepse gruaja, Simin (Leila Hatami), do të largohet nga vendi, ndërsa Nader (Peyman Moadi) dëshiron të rrijë pranë të atit të sëmurë. Në thelb askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk është gabim në zgjedhjet që bën.

Filmi shpallet fitues ndërkohë që një anëtar i jurisë, një patriot i Farhadit, regjisori Jafar Panahi ndodhet në burg. Panahi me t'u ftuar në jurinë e Berlinales, u dënua në vendin e tij me 6 vjet heqje lirie dhe 20 vjet heqje e të drejtës krijuese. Berlinalja ia mbajti një vend bosh në juri Panahit duke inkurajuar luftën e tij për liri.

Juria e Berlinales së 61, që kishte anëtarë Jane Chapman, personalitet i kinemasë australiane, Nina Hoss (aktore gjermane), Aamir Khan (aktor nga India) Guy Maddin (Kanada), Sandy Poëell (kostumografe, Angli), vendosi që t'i japë të njëjtit film Silver Bear për Best Actor dhe Silver Bear për Best Actress ansambleve të aktoreve (Farhadi Sarina, Bayat Sareh, Hatami Leila) dhe të aktorëve.
Béla Tarr, regjisori hungarez me karrierë të gjatë e të nderuar, për filmin "Kalin Turinez" me Jury Grand Prix (Silver Bear).

Silver Bear për Best Director shkoi për Ulrich Köhler për filmin "Sleeping Sickness". Silver Bear ex aequo për kontributin e çmuar artistik u nda mes Ëojciech Staron për kamerën dhe Barbara Enriquez për dizajnin, të dy artistë të filmit "The Prize" nga Paula Markovitch.
Çmimi "Alfred-Bauer" për filmin "Nëse jo ne, kush?" i Andres Veiel.
Ariu i Argjendtë për First Feature i shkoi filmit "On the Ice" nga Andrew Okpeaha MacLean.
Golden Bear për Best Short Film i shkoi "Night Fishing" me autorë Park Chan-wook dhe Park Chan-kyong i xhiruar me iPhone.

Filmi japonez "Heaven's Story" nga Takahisa Zeze fitoi FIPRESCI Prize.
Ariu i Artë i Nderit iu dha aktorit aktorit gjerman Armin Mueller-Stahl
Berlinale Camera me të cilën nderohet një personalitet i filmit ose një institucion, iu dha këtë vit Lia van Leer (Izrael), Jérôme Clément (Arte), Franz and Rosemarie Stadler dhe artistes amerikane Harry Belafonte.

Në mbyllje të këtij edicioni drejtori i festivalit Dieter Kosslick ka pohuar se Berlinalja gjithnjë e ka shprehur një dimension politik në programet e saj qysh se Berlini Perëndimor është gjendur si një pikë strategjike midis Lindjes dhe Perëndimit.
"Ajo që më duket me interes, edhe pse përpjekjet tona e kanë pasur të pamundur ta shmangin politikën", thotë Kosslick, "filma si iraniani "Nader and Simin: A Separation" janë ndër ato tituj që gëzuan popullaritet edhe në tregun e filmit. Vepra e Asghar Farhadit u pëlqye si nga publiku dhe nga audienca."
http://www.shekulli.com.al/2011/02/20/b ... erine.html[/quoteem]



http://www.hollywoodreporter.com/review ... iew-154278
http://brecorder.com/top-news/113-arts- ... drama.html

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Berlin, fitues edhe një film për Shqipërinë

#2

Post by Adriana » Mon Feb 21, 2011 4:43 pm

Berlin, fitues edhe një film për Shqipërinë


Në festivalin e Berlinit, regjisori amerikan, Joshua Marston dhe bashkëpunëtori i tij, Andamion Murataj fituan çmimin për skenarin më të mirë për filmin "Falja e gjakut", i cili e merr temën nga gjakmarrja në Shqipëri.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Berlinale, tri trofe për Shqipërinë

#3

Post by Patush » Mon Feb 21, 2011 4:58 pm

Temat u bashkuan Image :D
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3211
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Berlinale, tri trofe për Shqipërinë

#4

Post by Adriana » Mon Feb 21, 2011 5:08 pm

Patush wrote:Temat u bashkuan Image :D




-itsok- -itsok-

Image
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Kinematografi dhe televizion”