"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Fillon sonte Festivali Veror Ndërkombëtar i Filmit në Durrës

Mund të flisni për filmat dhe kinemanë, yjet e saj, bukurinë e artit filmik

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Fillon sonte Festivali Veror Ndërkombëtar i Filmit në Durrës

#1

Post by Aulona » Sat Aug 22, 2009 5:29 pm



Fituesi i “Oskar”, “Slumdog Millionaire” hap natën e parë të festivalit të Durrësit. Edicioni i dytë sjell në konkurrim 18 filma, mes të cilëve edhe premiera rajonale dhe kombëtare. Version multimedial i ketij lajmi

DURRES-Durrësi do të kthehet për të dytin vit radhazi në arenën e kinemasë evropiane përmes krijimtarisë kinematografike të tri viteve të fundit. Edicioni i dytë i festivalit do të jetë një qendër pikëtakimi kulturash evropiane dhe ballkanike. Organizatorët që synojnë që ky festival të joshë jo vetëm filmat nga vendet fqinje, por ta shtrijë gjeografinë e pjesëmarrësve më tej, kanë zbuluar disa prej surprizave të këtij eventi që do të zhvillohet nga 22 deri më 30 gusht.

Një ndër të ftuarit special, që vjen për të bërë introduksionin e filmit fitues ‘Oskar’, që do të jetë dhe filmi përshëndetës, është filmi “Slumdog Millionaire”, që do të hapë natën e parë të festivalit të Durrësit. Paolo Sorrentino është një prej të ftuarve të rëndësishëm. Ai do të asistojë në garën për “Gladiatorin II”. Skenarist dhe regjisor i njohur do të jetë një nga më të nderuarit në këtë festival dhe ambicie e organizatorëve të ‘DURRES ’09’. Lajmi konfirmohet nga organizatorët, që kanë bërë me dije se ai është një nga të ftuarit më të nderuar të këtij festivali, për karrierën e tij të shkëlqyeshme dhe ambiciet e shumta.

Edicioni i dytë sjell në konkurrim 18 filma, mes të cilëve edhe premiera rajonale dhe kombëtare. Filmat do të konkurrojnë në dy seksione: Balkan World/Botë Ballkanike dhe Contemporary Visions/Vizione Bashkëkohore, si dhe kinemaja retrospektive në këtë edicion kushtuar regjisorit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Ndërkohë që vlerësimi i është besuar këtë vit dy jurive. Juria e parë qendrore që do të vendosë kush do të jetë fitues i çmimit të madh, me president të jurisë, Rigver Muller, që është drejtor artistik i Festival Roterdam, dhe më tej kemi një juri të dytë. Kjo vjen si risi, dhe është juria e kritikës, me shefen e ‘Hollivud Reporter’ dhe drejtoreshën artistike, Deborah Jank. Përveçse një dimension të shkëmbimit kulturor, festivali i cili ka mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit, synon edhe rivitalizimin e resurseve turistike që ofron ky qytet. Tashmë është konfirmuar ardhja e filmit “Gjiganti”, të regjisorit Paolo Sorrentino, i cili do të jetë premierë kombëtare dhe do të mbyllë këtë edicion të dytë të Festivalit Veror Ndërkombëtar të Filmit, si dhe emra të tjerë të rëndësishëm të kinemasë si regjisori çek Peter Zelenka, me filmin “The Karamazovs”, fitues si ‘Best Film’ në “Czech Lion Awards”. Gjithashtu do jetë filmi më i mirë evropian në “Karlovy Vary Film Festival 2009” “Ricky”, me regji të Fransua Ozo, një ndër emrat më në zë të kinemasë franceze. Ndërkohë, në konkurrim nuk mungojnë filma nga Kroacia, Sllovenia, Bullgaria. Filmi “Gjallë” do të jetë premiera shqiptare e regjisorit Artan Minarolli, që do të konkurrojë në seksionin e Filmit Ballkanik, i cili shfaqet në datën 27 gusht.
(s.g/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".

Post Reply

Return to “Kinematografi dhe televizion”