Page 1 of 1

Shqipëria në filmin e Silvester Stalone, një vend rrumpallë

Posted: Tue Aug 21, 2012 9:37 am
by Adriana
I lidh ndonjë gjë emra si Silvester Stalone, Arnold Shvarceneger, Bruce Willis, Chuck Norris, Jean-Claude Van Damme me Shqipërinë? Së fundmi, po. Të gjithë këta emra të njohur të Hollivudit janë aktorë në “The Expendables 2″ (Mercenarët 2) film i zhanrit aksion me regji të Simon West, shkruar nga Richard Wenk dhe Silvester Stalone.
Në film ata vijnë të gjithë në Shqipëri në kërkim të një ‘thesari’. Xhirimet kanë nisur prej shtatorit 2011 dhe janë bërë në Bullgari, Hong Kong dhe New Orleans me një buxhet rreth 100 milionë USD.
Personazhi Barney Roos (Silvester Stalone) dhe grupi i tij i mercenarëve zbarkojnë në Shqipëri për të tërhequr dhe për të çuar në një vend të sigurt, një hartë të çmuar – (që tregon vendndodhjen e një bunkeri ku rusët kanë fshehur një sasi imagjinare plutoniumi) – që gjendet ende brenda asaj që ka mbetur nga një aeroplan i rrëzuar në malet shqiptare. Një prej mercenarëve vritet gjatë përpjekjeve që grupi bën me rivalët e tyre në tokën shqiptare dhe kur janë duke e varrosur mikun e tyre në majën e një kodre në Shqipëri, ata i vënë sipër vetëm disa gurë duke shkëmbyer batuta që e tregojnë Shqipërinë si vend rrumpallë, si “kjo është Shqipëria, këta nuk kanë regjistrime të rregullta as për vdekjet, etj.
Nuk është hera e parë që Shqipëria del e zezë në prodhimet e rëndësishme kinematografike (roli i tyre në krijimin e paragjykimeve është i madh). Në serialin e famshëm vizatimor “Simson” psh, (ku nga vetë amerikanët ironizohet familja tipike amerikane), në një nga seritë është në qendër një vogëlush shqiptar i cili kishte shkuar mysafir tek kjo familje, në vend të vogëlushit Simson që shkoi mysafir në një familje franceze. Ironia godiste në shumë aspekte Shqipërinë. Adili i vogël (personazhi quhej Adil Hoxha) në finalen e filmit del…spiun kurse Shqipëria e Adilit tallet si vendi i një konflikti të egër politik që nuk merr fund kurrë.

Re: Shqipëria në filmin e Silvester Stalone, një vend rrumpa

Posted: Tue Aug 21, 2012 3:20 pm
by erix77
Prisni te shihni Taken 2


Re: Shqipëria në filmin e Silvester Stalone, një vend rrumpa

Posted: Wed Aug 22, 2012 8:49 am
by Adriana
Te faleminderit Erix per videon, do ta shoh sa te kthehem ne shtepi, jam me pushime dhe perdore linjen e internetit nga telefoni ne laptop, per te pare nje video me duhet te pres 1-2-3 ore :(

Mund te mos jet dhe kaq e egzagjiruar sic e ka shprehur autori ne pershkrimin e mesiperm, po amerikani e ka pasur kete ves gjithmon qe ne cdo filme te tij ne shtetet e tjera tregon vetem rrumpallat, duke lene menjeane rrumpallat e veta.....!