Page 1 of 1

Aktorja e njohur shqiptar Antoneta Papapavli u nda prej nesh

Posted: Sun Sep 15, 2013 7:37 pm
by Zeus10
Eshtë ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Antoneta Papapavli.
Ajo do te kujtohet per rolet në teatër si Olimbia tek “Karnavalet e Korçës”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Bajamja te “Fytyra e dytë”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja te “Hijet e natës”, Cuca tek “Cuca e maleve” etj.
Në kinematografi ka luajtur tek filmat, "Kur ndahesh nga shokët" - nëna e Zanës, Sania tek “Hije që mbeten pas”, drejtoresha tek “Shoku ynë Tili”, "Kur hapen dyert e jetës" -nëna e Lizës, "Hije që mbeten pas" - Sania, nëna e Marjetës, "Nxënësit e klasës sime"- Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit, "Apasionata" - Profesorja e Mirës, "Shoqja nga fshati" - Lefka, "Si gjithë të tjerët" - nëna e Jetës, "Kërcënimi" - Marina, nëna e Emës, "Përtej mureve të gurta" - nena e Asimese, "Ata ishin katër" - anëtarja e Këshillit, "Përballimi" - Klea, "Komisari i dritës" - Ngjela etj. Ngjitja e saj e fundit në skenë është në komedinë “Pallati 176”, ku interpreton rolin e nënës së Elsës, në variantin e dytë të komedisë.