"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kompania turke KURUM blen 60% të aksioneve të Channel One

Mund të flisni për filmat dhe kinemanë, yjet e saj, bukurinë e artit filmik

Moderator: Strokulli

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3202
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Kompania turke KURUM blen 60% të aksioneve të Channel One

#1

Post by Adriana » Thu Dec 04, 2014 3:27 pm

:oops: Edhe keta kishim mangut ne, edhe pse kane vite qe jane nen hijen e fikut, po tani gure-gure po ndertojne ''kalane'', se me 60%-shin mund ta drejtojne fare lehte timonin ne shtepin e tjetrit...






Tirane - Kompania turke KURUM Holding Albania zgjeron investimet në Shqipëri hyn dhe në botën e medias.

Kompania prestigjoze blen 60% të aksioneve të televizionit Channel One, dhe nis një marrëveshje bashkepunimi me Yldon Media Group, ku bën pjesë edhe televizioni Ora News dhe Radio Ora News.

Presidenti i kompanisë Yldon Media Group, Z. Ylli Ndroqi dhe Presidenti i kompanisë KURUM Holding, Z.Haşmet Bedii Kürüm firmosën marrëveshjen paraditen e sotme në Hotel Rogner, ku u mbajt dhe një konferencë për median.

Presidenti i kompanisë Hasmet Kürüm gjatë shpjegoi arsyen përse zgjodhi të hyjë në tregun mediatik shqiptar pikërisht me televizionin Channel One, pavarësisht ofertave të tjera që ka pasur.

“Ne si KURUM Holding kemi një kohë të gjatë dhe jemi përpjekur të hyjmë në një grup mediatik. Menduam se alternativa më e mirë është të blejmë aksionet e Channel One pasi mentaliteti i Yldon Group me mentalitetin tonë përputhen më së miri” deklaroi Presidenti i kompanisë KURUM Holding, Z.Haşmet Bedii Kürüm.

Kürüm: Qëllimi ynë të bëhemi Number One

“Shpresoj dhe besoj se vlera jonë industriale me një eksperiencë 16-vjeçare në tregun shqiptar së bashku me eksperiencën e mirë te Yldon Group në media do të krijojnë një eksperiencë të shtuar në ekonominë e vendit. Qëllimi ynë është që bashkarisht, duke punuar, të ngremë akoma më mirë pozicionin e Yldon Group në media e të bëhemi Number One” nënvizoi më tej presidenti i KURUM.

Pas Vitit të Ri kjo marrëveshje pritet të pasohet nga marrëveshje të reja me grupe mediatike në Turqi për të sjellë eksperiencën jo vetëm për Channel One por për të gjithë infrastrukturën e Yldon Media Group

“Kemi bërë bisedime të sjellim eksperiencën ndërkombëtare sidomos nga Turqia për ta modernizuar akoma më tepër këtë grup mediatik që do ecë bashkarisht” u shpreh Z.Haşmet Bedii Kürüm

Presidenti i Yldon Media Group: Qëllimi i përbashkët, t’i shërbejmë publikut

Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi nënvizoi se bashkëpunimi dhe investim në teknologji e paanshmëri do t’i shërbejë jo vetëm publikut dhe çon vendin drejt Europës.

“Ndihem krenar çfarë kam investuar në mediat e mia. Investimet e mia i kanë shërbyer vetëm publikut shqiptar. I gjithë grupi i Yldon Media Group ka punuar me qëllimin për ti shërbyer publikut dhe do i shërbejë gjithmonë atij. Uroj që kjo kontratë e shitjes së Channel One dhe bashkëpunimi me Ora News t’ju shërbejë dhe juve si biznesmen i suksesshëm i kaq viteve në Shqipëri por dhe publikut shqiptar duke qenë i paanshëm në të gjithë programacionin dhe informacionin që jep.”

“Duke i uruar suksese në botën e medias, duhet tju them se bota e medias është interesante por dhe e vështirë. Duhet të jeni të përgatitur se nëse do të bashkëpunoni me Zotin Ndroqi, unë kam një slogan: Ti shërbej vetëm publikut dhe media nuk ka gjuhë politike. Jam ambicioz. Dua të shkoj drejt rrugës së Europës. Nëse investojmë për integrim duhet të investojmë dhe për teknologji. Teknologjia dhe paanshmëria na çon drejt Europës dhe i shërbejmë më së miri publikut shqiptar” nënvizoi më tej Z. Ndroqi.

Do veprohet si kompani e vetme

Drejtori i Përgjithshëm i Yldon Media Group u shpreh: “Kompania do të operojë si një e vetme me dy partnerë, Yldon Group dhe KURUM Holding”
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Kompania turke KURUM blen 60% të aksioneve të Channel One

#2

Post by rrëqebull » Thu Dec 04, 2014 6:31 pm

Adriana wrote:Edhe keta kishim mangut ne, edhe pse kane vite qe jane nen hijen e fikut, po tani gure-gure po ndertojne ''kalane'', se me 60%-shin mund ta drejtojne fare lehte timonin ne shtepin e tjetrit...
Me gjithë këto pushtime kulturoro-ekonomike, me gjithë këto zaptime, shitje tek të huajt, shkombëtarizime, ndërhyrje e humbje kontrolli e sovraniteti nga të gjitha anët, nuk mund të pritet asgjë e mirë.

Ky nuk është zhvillim, por e kundërta e tij.

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3202
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kompania turke KURUM blen 60% të aksioneve të Channel One

#3

Post by Adriana » Sun Dec 07, 2014 4:55 pm

  Nisma për jetimët, gratë turke në Shqipëri shesin ëmbëlsira
Bamirësi për fëmijët jetimë në Shqipëri. Nën këtë motiv Zeytinagaci Turkish Woman Group ka organizuar shtijen e disa ëmbëlsirave tradicionale turke, paratë e të cilave do ti dhurohen më pas qendrave që merren me kujdesin e fëmijëve jetimë.
Organizatorja, Melda Pencabligil, shpjegon se ëmbëlsirat janë bërë në shtëpi nga amvisat turke për të ndihmuar fëmijët jetimë.
Ky akt bamirësie mer një vlerë të shtuar në prag të festave të fundvitit, duke i dhuruar fëmijëve jetimë më shumë gëzim.

Ora News  


Pa humbur kohe , filluan..
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Kompania turke KURUM blen 60% të aksioneve të Channel One

#4

Post by arianmarku » Sun Dec 07, 2014 9:40 pm

Adriana wrote:
  Nisma për jetimët, gratë turke në Shqipëri shesin ëmbëlsira
Bamirësi për fëmijët jetimë në Shqipëri. Nën këtë motiv Zeytinagaci Turkish Woman Group ka organizuar shtijen e disa ëmbëlsirave tradicionale turke, paratë e të cilave do ti dhurohen më pas qendrave që merren me kujdesin e fëmijëve jetimë.
Organizatorja, Melda Pencabligil, shpjegon se ëmbëlsirat janë bërë në shtëpi nga amvisat turke për të ndihmuar fëmijët jetimë.
Ky akt bamirësie mer një vlerë të shtuar në prag të festave të fundvitit, duke i dhuruar fëmijëve jetimë më shumë gëzim.

Ora News  


Pa humbur kohe , filluan..
Dhe pas nji jave gocat do i shofim me shami, ndërsa qunave do u caktohet dita për t'u bërë synet, falas. Kështu patën vepruar edhe në Kosovë, menjëherë pas luftës, ,,bamirësit'' nga turqia

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Kompania turke KURUM blen 60% të aksioneve të Channel One

#5

Post by rrëqebull » Thu Dec 25, 2014 9:49 pm

[quote2="'"]Kryeministri i Turqisë Davutoglu:
Po punojmë që të rilindim kulturën turke në Kosovë e Shqipëri


Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, pasi ka zhvilluar një vizitë në Shkup, deklaroi sot se Turqia është duke punuar për rilindjen e kulturës turke në disa vende të Ballkanit. Mes tyre ai përmendi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën.

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“, mësohet të ketë thënë Davutoglu.

Turqia prej vitesh është duke punuar për fuqizimin e ndikimit të saj në Ballkan, dhe këtë gjë po e bën edhe nëpërmjet kulturës.

Mjafton këtu të përmendim vetëm faktin që telenovelat turke janë më të ndjekurat jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe vende të tilla si Greqia.[/quote2]

http://www.infoplus-al.com/?p=13704

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3202
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)
Contact:

Re: Kompania turke KURUM blen 60% të aksioneve të Channel One

#6

Post by Adriana » Tue Jun 09, 2015 6:17 pm

rrëqebull wrote:[quote2="'"]Kryeministri i Turqisë Davutoglu:
Po punojmë që të rilindim kulturën turke në Kosovë e Shqipëri


Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, pasi ka zhvilluar një vizitë në Shkup, deklaroi sot se Turqia është duke punuar për rilindjen e kulturës turke* në disa vende të Ballkanit. Mes tyre ai përmendi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën.

“Ne do të dërgojmë nga një fjalor turqisht në çdo familje* të Shkupit. Po punojmë që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri, të ketë një rilindje të kulturës sonë“, mësohet të ketë thënë Davutoglu.

Turqia prej vitesh është duke punuar për fuqizimin e ndikimit të saj në Ballkan, dhe këtë gjë po e bën edhe nëpërmjet kulturës.

Mjafton këtu të përmendim vetëm faktin që telenovelat turke* janë më të ndjekurat jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe vende të tilla si Greqia.[/quote2]

http://www.infoplus-al.com/?p=13704


* Turqit po e harrojne vet kulturen e tyre, ne veri te europes ( gjermani, hollande, belgjik, etj) turqit jane bere me moderne se vet verioret evropian... qe nuk behet fjala per pak popullesi po aty rreth 6-7 milion turq, dhe tani keta kan perveshur menget ti zevendesojne me popullesit e ballkanit mungolat e tyre....

* Nje fjalor turk per cdo shtepi? Dhe per cfare do tu hyj ne pune gjuha turke?

* ''telenovelat turke'', kerkoj ndjese mbase mund te ofendoj dike, po telenovelat e tyre jane per ANALFABETET qe besojne ne perralla... Sikur ato dy-ore ne dite te prashisnin qep e domate ne oborrin e tyre do kishin me fitim ne jet...

Por fajin nuk na e kane keta jo, na e kane te tjeret...., keta bejn kuvend aty ku gjejne vend!!
viewtopic.php?f=65&t=5174
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!



Post Reply

Return to “Kinematografi dhe televizion”